Mr.ScNikollë Loka: Romani “Unaza e Virgjëreshës” i autorit Ndue Dedaj shënon një sukses në krijimtarinë e tij si prozator

Nga Pirusti News

Dy histori paralele që ndërthuren bukur me njëra tjetrën, në dy mjedise të ndryshme sociale, qytet dhe fshat; në dy kohë të ndryshme brenda një shekulli. Në këtë roman shtjellohen dy tema tabu: virgjëria e betueme dhe dashuria e ndaluar.

Episode, ngjarje dhe histori paralele; emocione njerëzore, përpjekje për ta tejkaluar kohën dhe paragjykimet ndërthuren bukur. E kaluara jepet siç ishte, pa e paragjykuar, anatemuar, as glorifikuar. Virgjëresha është gruaja burrë. Sjellje të dyzuara, ndjenja të përziera, raporti midis ndjenjave dhe arsyes.

Në linjën tjetër një dashuri e ndaluar, dy njerëz që jetojnë pranë njeri-tjetrit, secili në familjen e vet, por me një peng në të kaluarën, peng që nuk mund të fshihet pafundësisht. Jeta rrjedh në atë mënyrë që ata ta rigjejnë njëri-tjetrin. Ndodh ajo që konsiderohet tejkalimi i vetëvetes për të gjetur tjetrin. Triumfon pushteti i dashurisë që nuk kërkon arsye dhe i mjafton vetja.

Romani na sjell dy mjedise paralele: një mjedis qytetar urban dhe një mjedis arkaik rural, që ndërthuren bukur në funksion të një ideje themelore, të njeriut si krijesë delikate që ec mbi tabu.
Romani është modern nga konceptimi, gjetjet, ndërthurjet, trajtimi, zgjidhjet, ku theksohet karakteri sociologjik dhe dimensioni psikologjik i tij.
Ngjarjet zhvillohen në një mjedis qytetar, ku njerëzit të kaluarën e kanë çuar në muze dhe i japin tërë nderimin që meriton, ndërkohë që jetojnë të tashmen.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment