Kryetari i FRPD Pulaj, ju rrëfej arsyet e arratisjes së shpirtit të protestave Kastriot Lala

Nga Pirusti News

-Për Kastriot Lalën një situatë e tillë erdhi kur qeverisja e Tiranës përshkallëzoi qëndrimet e saj në dëm të demokracisë, ndërsa qytetarët u derdhën shesheve për kundërshtimin e kësaj situate-

Nëse kalon nëpër lagjen “Drita” në afërsi të Mamurrasit, qytezë në rrethin e Krujës të tërheq vëmendjen një ndërtesë mjaft e bukur, por e braktisur. Është një banesë trekatëshe e kuruar me kujdes, aq sa duket qartë se pronari i saj e ka pasur ndërmend të jetojë gjatë aty, pa i shkuar ndërmend se një ditë do të largohej përfundimisht.

Një situatë të çon pas në kohë, në kohën e komunizmit kur rregjimi obskurantist kishte me plan të dënonte sa më shumë njerëz politikisht sëpari për të garantuar pushtetin despotik që pjell komunizmi, por edhe për të sigurar punëtorë krahu pa pagesë, në minierat e vendit. Një mirditas të cilin e kishin të shënjuar për ta dënuar e akuzuan se donte të arratisej nga Shqipëria komuniste. Dhe për ta provuar akuzën thërrasin një dëshmitar “parafabrikat” që komunizmi i kishte me lista, ndaj i instruktonte për çfar duhet të referonin.

Gjatë referencës dëshmitari i porositur i tha trupit gjykues, se shtetasi M. D dote të arratisur dhe këtë e kishte dëgjar nga vetë goja e të akuzuarit, kur ky (dëshmitari) punonte për ndërtimin e shtëpisë së tij. I akuzuari i kthehet menjëherë dëshmitarit të rremë, duke i thënë se si është e mundur që unë teksa ndërtoja shtëpinë e re dhe kisha marrë ty për ndihmë, të kisha plan në arratisje. Me një ironi të hollë i akuzuari i kthehet dëshmitarit, mos ke kujtuar se shtëpinë e re e ndërtova për të ta dhuruar ty….Megjithëse u krijua një situatë tragji-komike, dhe dëshmitari doli “bllof” përsëri trupi gjykues i manipuluar nga polotika komuniste i dha dënimin më të rëndë të paraplanifikuar.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe tashmë në “demokraci” shtetasit Kastriot Preng Lala i cili falë punës së tij në Mamurras si specialist ndërtimi, por në emigracion sezonal të ligjshëm, kishte krijuar mundësinë për ndërtimin e një banese mjaft konforte për familjen dhe fëmijët e tij. E ndërsa banesa është ndërtuar ne të gjitha kondicionet për një jetesë normale, askush nuk e kishte menduar, as vetë Kastrioti se do vite koha shumë shpejt që ajo do të braktisej nga të zotët. Një situatë e tillë erdhi fale politikës së mbrapshtë e cila një herë e një kohë ndalonte arratisjen, tashmë ka zgjedhur të kundërtën, për të mos pasur kokëçarje apo problematikë të ndryshme.

Për Kastriot Lalën një situatë e tillë erdhi kur qeverisja e Tiranës përshkallëzoi qëndrimet e saj në dëm të demokracisë, ndërsa qytetarët u derdhën shesheve për kundërshtimin e kësaj situate. Edhe zona e Mamurrasit, e njohur për revoltat e saj të shumta nuk mbeti pas, por i’u bashkua demonstratave të cilat morën një kundërpërgjigje të ashpër me dhunë të fortë fizike, psikologjike por edhe policore. Ngjarjet precipituan në muajt e parë të vitit 2019, kryesisht gjatë muajit prill.

Kostandin Pulaj drejtues i protestave për zonën e Mamurrasit, njëherit dhe kryetar i Forumit Rinor të PD-së për Mamurrasin thotë se Kastriot Lalën e njoh mirë jo vetëm për faktin se jetojmë në të njëjtën lagje, por se çdo ditë udhëtonim bashkë në drejtim të zemrës së protestave, përballë kryeministrisë, në Tiranë. Edhe pse ndesheshim me pengesa e kërcënime të shumta, nuk u stepëm për asnjë çast. E dinim shumë mirë se çdo sjellje e jona monitorohej me camerat e policisëm, ndaj edhe ishim shumë të kujdesshmëm në sjelljet tona. edhe pse nuk na ndalonin gjatë protestës, na zinin prita gjatë kthimit për në banesat tona. Disa here jemi shoqëruar, madje edhe jemi keqtrajtuar nga policia. Ne ishim te vetëdijshëm për situatën, ndaj herë pas here unë duke qenë njeri pranë medias, kam dale nëpër studio televizive duke denoncuar, dhe bërë thirrje për rezistencë. Kjo më dha mua njëfarë imuniteti, ndaj rregjimi kishte frikë të sillej shumë dhunshëm ndaj meje. Por disa herë Kastrioti më ankohej se e kishin terrorizuar në banesë kur policia i shkonte për kontroll në mes të natës kur ishte me bashkëshortën, nënën shumë të moshuar dhe fëmijët minorenë.

Në përfundim të bisedës Kostandin Pulaj shprehet se kohët e fundit Kastrioti ishte shumë i shqetësuar, por nuk e besoja se presioni kishte qenë aq i madh sa të ndërmerrte vendimin për braktisjen e punës dhe ambienteve të tij, për tu larguar pa adresë. Unë e kam denoncuar largimin e tij, thotë Pulaj, por vendimi i tij duket i pakthyeshëm.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment