-Riti i Burrneshës solemne- Nga Andris Lleskai

Nga Pirusti News
509 Shikime

Kur ndërron jetë një Burrneshë
heshtin idhnaket erini
se nuk e rrokin të hakmerresh
do perëndi përmbi perëndi.

Mirat “Nona, Decuma, Morta”
fillin e fatit e ftillojnë,
Orët sesa punon aorta
që kërthi na e parathonë.

Kështu erinitë përshtaten,
pajtohen, shortin e pranojnë,
se me tri Mirushet nuk maten,
nuk shtyhen as nuk kundërshtojnë.
* * *
Kur ndërron jetë një Burrneshë
njerëzit njësohen njëzëri
“T’dhashtë Zoti gajret!”, me shpresë:
zemrat durimi tua zëri!

Por zemrat malcohen me pezëm,
sado të ngushëllohen disa,
shtangen e shungullohen ngeshëm;
tranohen burra – tranohen gra.

Ajo hesht, sovrane e hijshme,
ballëlarte me një nur t’ëmbëlt,
ia puthin duart e ndritshme,
lule t’ballit, madje dhe këmbët.
* * *
Kur ndërron jetë një Burrneshë
muzat zbresin e sillen rreth saj,
vjen afshi i Melpomenesë,
Euterpës, Kaliopës; n’vaj.

Frymëzim nga muzë Eoda
marrin ato që kurrë s’dinin,
rimojnë bija, edhe motra,
menjëherë e thurin himnin.

Shtrihet jeta e saj ndër vargje,
një epope tragji-lirike,
vajtojcat s’dinë epitafe,
rrjedhin në vargje homerike.

-SPJEGUES-

#Erini – perendi greke (tek romakët “Furie”) që ishin mbrojtëset e femrave

 #Mirat – besohej se ishin 3 gra që përcaktonin fatin e fëmijës së porsalindur, “i shkruanin të ardhmen” gjer në vdekje; njihen dhe me emra të tjerë si “Orët”, “Fatëzat”, “Mirushet”, “Fatmirat” etj.

#Nona, #Decuma #Morta – tri mirat romake që tirrnin fillin e jetës.

#Orët – Mira, shpjeguar më lart

#Muza – figura mitologjike që frymëzonin artistët që shpirti i tyre të krijonte, të recitonte, këndonte, etj. ndryshe quhen dhe “hyjneshat e artit”. Besohej se ishin deri 9, Platoni shtoi Safarin, poeteshën e Lezbos, duke i bërë 10; bashkë me Meletën, Mnemën e Eodën bëhen 12 muza.

#Melpomenea – muza e tragjedisë, në arte paraqitet duke mbajtur maskën e tragjedisë.

#Kaliopa – muza e poezisë epike, paraqitet duke mbajtur tabelat e dyllit e laps (ku dikur shkruheshin eposet e para)

#Euterpa – muza e poezisë lirike, paraqitej duke mbajtur një flaut ose më së shumti duke i rënë flautit

#Eoda – muza e këndimit dhe ligjërimit

 #Homeri – poet grek i lashtësisë, besohej se ishte një rapsod i verbër shëtitës, së cilit i janë mveshur krijimet e Iliadës dhe Odisesë.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan