Mr.sc Murat Ajvazi: Monografia “Domgjoni” e autorit Llesh Ndoj, nje vlerë e patjetersueshme në historinë e shkruar të kësaj krahine.

Nga Pirusti News

Monografia “Domgjoni”  e autorit Llesh Ndoj e ndarë në katër kapituj në një volum prej 332 faqesh,  na jep një pasqyrë të shumëanshme të fshatit të madh historik  të Fanit.  Me kalimin e kohës njerëzit kanë dëshirë të flasin dhe të dijnë për vendlindjen e  tyre. Një libër për vendlindjen është ftesë për reflektim, një rrëfim jete për dashuri për Domgjonin. Monografia e Llesh Ndojit e shtjell Domgjonin e vendosur midis pyjeve në lartësinë e Munellës, sepse vetëm nga ato lartësi shihen të gjitha fshatrat e tij me një shikim të bukur të natyrës dhe e ndjen dallimin nga fshatrat  tjera të Fanit, të cilat Domgjonasit janë të rafineruar me ceremonial, me solidaritet që vjen edhe nga kujtesa e prejardhjes nga një i parë i përbashkët. Sipas autorit, Domgjonasit nuk u shkrin me të tjerët fanas, suke i mbajtur disa tipare nga tiparet e tyre identitore. Autori Llesh Ndoj ka bërë një punë të madhe shkencore, shumë të lodhshme por të sukseshme në grumbullimin, sistemimin dhe mbarshtrimin e materialeve të shumta gojore, literaturës dhe dokumeteve të shumta.

Është fakt i njohur që ky fshat i Fanit në Mirditë,  ruan pasuri të ndryshme dhe pret hulumtimet përkatëse. I mbarështruar me kujdes në katër kapituj, monografia në fjalë na njeh përsëafërmi në gjurmët e lashta, pasurin e  florës dhe faunës, banorët lagje për lagje, zhvillimet kulturore fetare, arsimore, personalitetet e veçanta, dëshmorët, viktimat, djegjet dhe masakrimet  turke, serbe, luftën titanike të Domgjonasve edhe të tjerëve për çlirim nga robruesit dhe migrimet e popullatës. Domgjoni ndonëse i shtrir në regjionin e Fanit edhe dje dhe  sot vazhdon të jetë i anashkaluar nga planet zhvillimore të shoqërisë. Në kapitullin e parë faqe 19-103, autori shpejgon  emrin e fshatit, popullsisë, fiset dhe origjinen e tyre. Më tutje paraqet terenin, burimet natyrore, ekonomike dhe shtrirjen gjeografike ku ndër të tjera shkruan: “Domgjoni nis nga lartësia prej 350-400 metra mbi nivelin e detit në fshatin Gjakëz, vazhdon në rreth 600-650 metra në qendër të fshatit 1200 metra në livadhe e përfundon në majën e Munellës në lartësi 1991 metra”.

Veç Munellës mali tjetër i lartë është maja e Sukrracës që njihet edhe si kaptina e Domgjonit, në lartësi prej 1065 metra mbi nivelin e detit. Ky fshat gjendet në zonën kufitare me rrethinën e Pukës, nga i cili ndahet prej malit të Munellës., por në veri – lindje  ndahet edhe me malin e Purrithit. Fshati Domgjon ndodhet rreth 5 kilometra larg nga qendra e Fanit dhe lidhet në rrugë automobilistike, aktualisht gjysmë e asfaltuar dhe e ngushtë. Qytetëza e Domgjonit mbrenda një kalaje ishte vendi ku u vendosën së pari banorët. Në kapitullin e dytë,  faqe 104-174, autori na shpjegon bimësin, flora, gjallesat ( fauna), ekonomin, toponimet për Domgjonin, si lagjet e banuara si ajo e Songut, Vaut, Arat e gjata, Kodra e Trojeve, Gjakëz, Hevjës, Molla e Kuqe etj. Këto toponime e pasurojnë më tejë këtë monografi. Kapitullin e tretë faqe 175-214, i rreket shpjegimit të veçantive të banorëve, besimin, festat, aspektet vetqeverisëse, normat, fejesat e martesat, vdekjën e antarëve të familjës, gjakmarrjën etj. Kurse në kapitullin e katërt faqe 214-326, paraqet krenarinë mbi atë Gjergj Fishtën nga Domgjoni si njeri ndër figurat mbizotruese të letërsisë shqipe duke shpjeguar biografinë e tij etj.

Ai më tej shpjegon shtëpinë e Bajraktarit vëllezrit Nekaj, Gjok Domgjoni, Pjetër Llesh Doda, Mark Prenk Qunin, Kolë Pjetër Laska, Ndue Preng Marku, Pjetër Paluca, Llesh Preng Toma, Mark Zef Frrokun, Mark Preng Markun (Gjokaza), Gjon Ndue Bibë Përnoca, Gjet Ndue Prenk Kola (Kaza), Fran Gjok Froku etj.  Interesant është se autori e paraqet të sotshmen e të nesërmen se Domgjoni është në duart e sigurta të intelektualëve Domgjonas si brenda trevave shqiptare dhe jashtë saj, duke ju falenderuar kontributet si të Ndue Kaza, Mark Pacit, Vlash Laskës, Marte Tomës, Zef Kazës, Hasan Hasanit, Gjon Gega (Zvicër), Zef Vorf Nekaj (Amerikë) etj.

Kjo monografi ka vlera të rëndësishme për studme të mëtejshme të çdo vendbanimi shqiptarë, por është edhe një kontribut në shkrimin e drejtë të Enciklopedisë së Mirditës. Lënda shumë e pasur me dokumente arkivore, literatur e shfrytëzuar, gojëdhënat etj. e bëjnë këtë monografi një thesar të vërtetë studimor duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore që pasuron njohurit e lexuesve mbi Domgjonin dhe të kaluarën e tij, traditën, historinë etj. Autori meriton përgëzime për këtë arritje të madhe, i cili vjen adhurim ndaj vendlindjës dhe që është një hym dashurie për Domgjonin. Gjithësesi monografia në fjalë është  për tu përshëndetur.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje