Gjon Keka – PJETËR BOGDANI ZËRI I GJENIUT DHE PATRIOTIT, Prishtinë 2020, botoi “Lena Graphic”.

Nga Pirusti News

Nga . Mr.Sc. Murat AJVAZI

Dekadat e fundit kanë parë dritën e botimit shumë libra edhe në lëmin e historisë. Një prej tyre vjen nga Vjena, prej studiuesit të mirënjohur të hapësirës mbarëkombetare, antër i strukturës drejtuese të Lidhjes së Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër, Gjon Keka. Studimi i tillë na vjen për një ndër figurat më të rëndësishme shqiptare, Pjetër Bogdanin.  Autori Gjon Keka ka bërë një punë të madhe dhe të sukseshme në grumbullimin dhe sistemimin, por dhe mbarështrimin e dokumentave të shumta, të hulumtuara në arkivat e Vjenës. Studimi tashmë i botuar në Prishtinë nga shtëpia e mirënjohur panshqiptare “Lena Graphic” është ndarë me kujdes në tre kapituj.

Në kapitullin e parë faqe 5-13, autori e përshkruan Pjetër Bogdanin si një njeri të madh, pasi ashtu si dikur dhe sot veprat e Bogdanit shkëlqejnë për nga mënyra se si janë shkruar. Stilet e letrave të bekuara të Ipeshkvit Pjetër Bogdanit tonë dardan, kurdoherë janë flladi dhe gëzimi i shpirtit për arbërorët.

 Më tej autori e përshkruan Bogdanin si njeriun më të madh të Dardanisë. Është në natyrën njerëzore që kombi të ketë në djepin e tij gjenitë e tij që i japin atij vlerën e pavdekshmërisë dhe rrinë si llampa që ndriçon, ndërsa si gjeni i kombit ai dha nga vetvetja dritën e brenshme të tij, teksa nuk e kurseu as jetën dhe trupin. Madje Bogdani i’u largua luksit të Padovës dhe erdhi të jetojë në Dardani si një dardan i vërtetë, si në kohërat e mira ashtu edhe në kohërat e rreziqeve të urisë e mjerimit .  

Vepra e  Gjon Kekës përmban stilin e predikimit, temat e trajtuara, njohurit e Bogdanit gjeografike dhe astronomike si dhe paraqet ngjarjet në testamentin e vjetër. Bogdani sipas autorit, nuk ishte vetëm një doktor i mendimit filozofik, por paraqet edhe si personalitet të jetës politike shqiptare, të asaj kohe. Autori  ndër tjera shkruante: Ai i hodhi poshte argumentet e Peter Bakshiqit dhe i bindi kardinalët e Kongregacionit që të merrnin më 16 nëntor 1654, vendimin në favor të ungjit të vet. Pjetër Bogdani  e mbrojti çështjen, siç thuhet në aktet e kohës me argumente shkecore nga të cilat themelore ishte se Peshkopata e Prizrenit me besimtarë shqiptarë, kishte nevojë për një Ipeshkëv shqiptar, e jo sllav. Kështu në tetor të vitit 1656, Ndre Bogdani u emërua krye – Ipeshkvi i Shkupit, duke mbajtur njëkohësisht nën drjetimin e tij edhe Ipeshkvin e Prizrenit, kurse F. Stomirovi u transferua në Ohër, si krye – Ipeshkvi i një Arkidioqeze katolike, pa banorë katolikë.  

Autori Gjon Keka, Bogdanin e paraqet si një martir, dijetar, filozof, politikan dhe shkrimtarë i famshëm që ishte një biblotekë në vete, dhe ishte një ndër burrat e famshëm që me veprat e tij e nderoi botën arbërore dhe europiane i cili në shpirtin e tij në rend të parë e vendosi atdheun dhe ngriti fatin e tij si një yll për ti treguar botës se arbërorët e Dardanisë, janë me rrrënjë të thella në trojet e tyre dhe se pushtuesit barbar turk nuk do të mund ta spastrojnë Dardanin nga dardanët dhe të mbjell fare demoniake të tij.

Autori e paraqet Bogdanin si një lider shpirtëror i arbërorëve, politikan, vizionar, edukator dhe ringjallës i vetëdijës kombëtare, i cili arriti ti bashkojë edhe të tjerët sëbashku me arbërorët për luftë kundër pushtimit osman. Ai e lidhi fatin e tij me fatin e atdheut të tij, me fatin dhe gjendjen e kombit të tij në atë kohë, prandaj Ai herë shpërndante farën e Ungjillit, herë udhëhiqte betejen kundër injorancës, duke du dhënë dritë edhe edukim arbërorëve të cilët pushtuesi turk i kishte lënë në injorancë dhe mjerim, ndërsa herë të tjera e zhvishte petkun e fesë dhe vishte ato kombëtare, për ti dalë zot atdheut sëbashku me arbërorët e tjerë. Kjo tregon se ai nuk e la popullin e tij vetëm dhe as nuk qëndroi prapa tij, por nxori gjoksin para gjithë asaj ushtrie barbare turke dhe e udhëhoqi drejt fitoreve popullin e tij kundër armikut, së bashku me austro- hungarezët dhe kombet e tjera europiane kundër pushtuesit turk.

Lidhja e fatit të tij me atdheun, na kujtojn lidhjen e Gjergj Kastriotit me Atdheun e tij edhe në kohën kur ai ishte peng i sulltanit barbar. Pjetër Bogdani ashtu si Schilleri i famshëm e kishte zgjuar, ushqyer, shenjtëruar sensin, guximin dhe forcën e kombit në mënyrë që të çlirohet nga zgjedhja e huaj. Prandaj në veprat e botuara ne shohim edhe sot atë duke qëndruar atje para syve tanë dhe duke folur me ne. Kjo shërben për të tërhequr vëmendjen tonë si dhe për ta bërë të vërtetën më depërtuese. Ai mund të na flas me një tonë të përzemërt dhe duke na u drejtuar gjithmonë drejtëpërdrejtë ai nuk filozofon për këtë, por gjakftohtë e nxjerr veprën e tij si një doktor i filozofisë dhe teologjisë, një nga krijuesit më të famshëm arbërorë, si një astronom që zbret nga qielli misteret e panjohura për arbërorët pro edhe si një prijës shpirtërorë, kulturorë e politik i vendit për ti dhënë atij dritën e dijës dhe të zhvillimit.  Në kapitullin e dytë faqe 14-16, autori na paraqet bibliografinë e papërpunuar deri më tash.

Ndërsa në kapitullin e tretë faqe 17-288, paraqet veprat dhe dokumentet të tjera mbi jetën e Pjetër Bogdanit, të pa studijuara deri më tash si bie fjala” Della Cattolica fede dimostrata – Gesv Christo – Santo Evangelo – Pietro Bogdano – arhivescovo di Scopia „, etj.     

 Me duhet të them se ky libër është njëri nga studimet e para të hartuara nga dokumentet e arkivave të Vjenës dhe për këtë autorin Keka, e përgëzojmë për këtë studim, ndërsa uroj që në të ardhmen të kemi studime tjera nga arkivat në fjalë.  

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment