Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fokusin e komandantit trim Kemail Shaqiri, botuar nga “Lena Graphic” kronologji e plotë e viteve të lavdishme.

Nga Pirusti News

-Nga Mr.sc. Murat AJVAZI-

Kohët e fundit shumë autorë të ndryshëm apo dhe studiues më kanë dërguar libra, studime, monografi, tregime dhe romane  të zhanreve të ndryshëm në adresë të “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë” me seli në Zvicër. Një ndër ta është edhe ky studim i autorit Kemail Shaqiri, i cili ka bërë një punë shumë të madhe.  Autori në fjalë këtë studim e ka bërë aq funksional dhe të kapshëm për lexuesin, duke e ndarë ndarë në pesë kapituj. Po le të njihemi fillimisht me autorin e këtij studimi.  

Kemail Shaqiri, u lind me 10.05.1955, në fshatin Tushilë, Komuna e Skënderajt. Rrjedh nga një familje fshatare, ekonomikisht mesatare. Prindërit e tij merreshin me punë të bujqësisë të kohës, njerëz bujarë e me vlera të spikatura të traditës shqiptare. Shkollën fillore (katër klasë)  e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçarën e kreu në Likofc të Drenicës. Me 1970, kaloi në shkollën e mesme në Skenderaj, pranë gjimnazit “Ramiz Sadiku”, drejtimi natyror. Kemal Shaqiri shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Ishte i dalluar edhe në aktivtetet e lira si në muzikë, dramë, letërsi etj.

Në pranverën e vitit 1973, falë frymëzimit të djalit të axhës së tij Avdyl Shaqiri, veteran i arsimit tani i ndjerë, familja Shaqiri pati fatin të kishte e të formonte një oficer karriere në të ardhmen. Shkollimi i tij si oficer i karrierës dhe kuadër i së ardhmes, i ka kontribuar edhe vendit dhe shoqërisë kosovare. Në vitin 1973, vendos të konkurojë në Akademinë Ushtarake dhe pasi kaloi të gjitha komisonet me sukses,  fiton bursën të cilën e gëzoi gjatë vitit 1974. Në muajin maj 1974 e merr ftesën për tu paraqitur në Akademinë Ushtarake në Beograd si kadet, së bashku me një koleg të tij Ali Hoti nga Polaci i Skenderajit. Pra dëshira për tu bërë oficer ushtarak, Kemailit i’u realizua dhe filloi studimet të cilat i përfundoi me sukses në afat të paraparë më 20.07.1978. Me përfundimin e Akademisë fiton dhe gradën e nëntogerit. Kështu fillon  punën me 25 gusht 1978, fillimisht në qytetin kroat, Koprivnicë në verilindje të Zagrebit.

Pas gradimit në oficer, Kemaili e merr vendshërbimin dhe vjen në pushim në fshatin e tij të lindjes. Punën dhe karrierën e filloi në Koprivnicë të Kroacisë nga viti 1987 deri në vitin 1983, si komandat i njësitit vëzhgues – diverzant dhe i njësive të këmbësorisë. Me 22.12.1983, transferohet në kryeqytetin e Kroacisë – Zagreb ku edhe e përmbylli karrierën me 1991, duke u larguar nga armata dhe duke refuzuar të marrë pjesë në luftë. Që nga viti 1991 e deri në vitin 1998, ka qenë i angazhuar në organizimin e eprorëve ushtarakë në Qeverinë e Republikës së Kosovës në egzil. Ka pasur rolin e koordinatorit për aktivitete ushtarake në mes të Qeverisë në Egzil dhe Organizatës së Oficerëve deri në momentin kur Ahmet Krasniqi emërohet si Ministër i Mbrojtjës. Në pranverën e vitit 1998, organizohet me një grup oficerësh dhe kalon në Tiranë për tu angazhuar në operacionet e luftës së UÇK-së.

Me 21-22 qershor 1998, me një grup ushtarësh dhe oficerësh hyn në Kosovë në Dukagjin dhe merr pjesë në luftë në Zonën  Operative të Drenicës dhe pas një kohe të shkrurtër emërohet Shef i Shtabit të Zonës. Në tetor 1998, pas një pushimi të shkurtër në Zagreb, qëndron në Tiranë në Ministrinë e Mbrojtjës tani e udhëhequr nga Halil Bicaj dhe gjithnjë duke u pregatitur për tu kthyer në Kosovë. Situata e krijuar nuk ia mundësoj hyrjen në tokën amë të pushtuar dhe tani fillon të merret me trajtimin e ushtarëve dhe oficerëve për tu pregatitur për luftë. U gjend në shumë qendra stërvitore. Në Kalimash, Kolsh, Kukës, Vlanë, Cahan, Babinë, Papaj ku ishte edhe më herët në Viçidol të Tropojës e disa herë tjera si Helshan e Burrel, nëpër kohëra të ndryshme. Qëllimi i vetëm ishte që mos ta kalojë kohën në Tiranë. Gjatë këtyre stërvitjeve me oficerët tjerë ai bëri pregaditjen e shumë ushtarëve nga veprimet themelore taktike në fushëbetejë dhe njohja praktike e përdorimit të të gjitha armëve të këmbërsorisë.

Autori Shaqiri ka bërë një punë të madhe dhe të suksesshme në grumbullimin e sistemimin e lëndës së bollshme me aq ngjarje të shtrira në një periudhë të gjatë në tri etapa: para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, periudhë e cila nuk ka qenë aq  e lehtë, por ka qenë umë e vështirë dhe ka kërkuar përkushtim e përkujdesje maksimale. Por autori me përvojë nga fusha ushtarake e nga vijat e froneve luftarake i’a ka dal me sukses dhe na ka dhënë një strukturë me përmbajtje shumë dimensiale ushtarake, luftarake, edukative, arsimore, shoqërore dhe historike. Në kapitullin e parë faqe 19-36, na paraqet aktivitetet dhe veprimet e oficirëve shqiptarë në disa vende të ish Jugosllavisë dhe në perendim. Oficierët dhe nënoficierët shqiptarë në armatën jugosllave siç shkruan autori, i’u përgjegjën zërin të Atdheut. më tej, ai na njeh me kontaktet dhe komunikimin me përfaqësuesit e qeverisë në egzil, fillimin e aktiviteteve ushtarake në përgaditjen e planeve dhe ndarjen e detyrave, zgjerimin e grupeve të oficierëve nëpër vendet ku ishin të vendosur, por dhe me bashkpunimin, komunikimin me zyrtarët të qeverisë në Egzil, deri në vitin 1998.

Në kapitullin e dytë faqe 37-61, autori paraqet veprimet luftarake gjatë viteve 1998-1999, duke ngërthyer ngjarje të shumta të zhvilluara jashtë dhe brenda teritorrit të Kosovës. Ai më tej paraqet pregaditjet e oficierëve dhe lëvizjen drejt Tiranës, qëndrimin në Tiranë dhe njohja mes tyre, lëvizjen e një grupi oficierësh drejtë Tropojës (grupi i parë), pregaditjen profesionale të ushtarëve dhe oficerëve për angazhimin në luftë, kalimin e formacionit në Kosovë dhe vendosja në Jasiq në qershor 1998, kalimi i formacionit të njësiteve dhe akomodimi në Prapaqan, aktivitetet ushtrarake në kazermën “Jusuf Gërvalla“ në Prapaqan të Dukagjinit dhe  kalimi në zonën e Operative të Drenicës dhe pritja nga populli.

Në kapitullin e tretë faqe 63-118, paraqet aktivitetet luftarake gjatë muajve korrik – tetor të vitit 1998, dhe është ndër kapitujt më emocionalë dhe plot dramacitet për arsye se autori gjendet ne vendlindjen e tij të dashur. Më tej në këtë kapitull paraqitet vendosjen dhe akomodimin në komandën e Zonës operative të Drenicës, njoftimi me personelin dhe stafin e komandës, fillimin e aktiviteteve me komandatët e brigadës. Njësive vartëse të Shtabit të “ZOD” dhe me ushtarët nëpër vijat e frontit ku ishin të pozicionuar, incizimi i situatës luftarake në zonë dhe përpilimin e detyrave për shtabin dhe brigadat ekzistuese, monitrimin dhe inspektimin e pozicioneve luftarake në zonë dhe brigada, detyrat shtesë për komandatët e brigadave (Fehmi Lladrovci; Mujë Krasniqi dhe Hysni Shabani) dhe koordinimin e vperimeve luftarake, Planifikimin ushtarak të betejave sipas situatës në terren, hartimin i strukturave të UÇK-së, sipas sistemit të brigadave, funksonializimin i strukturës dhe sistemimi i kuadrit komandues dhe njësiteve dhe sukseset dhe dështimi gjatë operacioneve luftarake.

Autori në kapitullin e katërt faqe 119-161, flet për operacionet luftarake në Koshare dhe Pashtrik operacione të cilat na i paraqet me fakte e argumente të dorës së parë, ndërsa shpërndan mjegullën e krijuar pas lufte për këto dy operacione. Ai më tutje shpjegon parapregaditjet finale për Betejën e Kosharës, stërvitjet ushtarake në qendrat stërvitore në rajonin e Hasit të Shqipërisë, komunikimin me SHP të UÇK-së dhe Ministrinë e Mbrojtjës të Republikës së Kosovës, planëzimi i operacionit “Shigjeta” si dhe thyerja e kufirit në Pashtrik, zbatimin e operacionit luftarak “Shigjeta” në Zonën e Pashtrikut dhe  angazhimin e forcave dhe drejtimet e operacionit “Shigjeta”.  

Në kapitullin e fundit të librit me numër pesë, autori paraqet angazhimin në trupat mbrojtëse të Kosovës 1999-2006, dhe punën e tij si njëri ndër oficerët me më përvojë në përgaditjen e ushtrisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. Ai shpjegon për sistemimin në Akademinë ushtarake të TMK-së, punën dhe veprimet pregaditëse për ligjerata, hartimi i planit dhe programit të edukimit ushtarak për pjestarët e TMK-së, angazhimin e personelit të Akademisë së TMK-së, sipas programit dhe strukturës së përpiluar, funksionimin e tri niveleve të shkollimit për oficerët e TMK-së, dhe njësiteve të zonave, angazhimet tjera shtesë sipas kërkesave të SHP të TMK-së dhe sistemimin në Departamentin operativ G-3, shef i qendrës operative në SHP të TMK-së.  

Ky libër i kolonel  Kemail Shaqirit, i brymosur mirë me njohuri ushtarake, praktike dhe teorike nga literatura e ushtrive më të përparuara botërore mund tu shërbejë gjeneratave të reja për karrierat ushtarake. Autorin e përgëzojmë për punën e tij tejet të vështirë përgjatë viteve në fjalë dhe i urojmë suksese të tutjeshme.  

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment