Që 𝐍ë𝐧ë 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳a të jetë mbretëreshë edhe 𝐧ë 𝐒𝐮𝐞𝐝𝐢, 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞..!!

Nga Pirusti News

Znj. Florie Bajraktari, artiste, krijuese si dhe kryetare e OJQ-së, ´´Mbretëresha Antigonë´´ fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, për të kontribuar në realizimin e projektit për ngritjen e shtatores së Nënës Terezë në Värnamo të Suedisë.

Vendi i ngritjes së shatores është përcaktuar dhe miratuar tashmë, por nevojiten vetëm mjetet finaciare për punimin dhe transportin e shtatores.

Ky Projekt është mirpritur nga Pastori katolik, Franz Schnider i cili ndihet shumë i lumturuar që mund të jetë pjesë e projektit duke kontribuar më ndarjen e trollit për vendosjen e shtatores së Shën Nënës Terezë, në Suedi.
Pastori, Franz Schnider, paraprakisht, ka falenderuar, uruar dhe bekuar të gjithë kontribuesit e tjerë, të vullnetit të mirë,që do të dhurojnë mjete financiare për ngritjen e shtatores së Shën Nënës Terezë në Suedi.

Gjithashtu ai ka bekuar gjithë kombin shqiptar të Shën Nënës Terezë, bijtë e bijat shqiptare nga mbarë bota, si edhe shqiptarët në Suedi po ashtu.

Projekti për ngritjen e shtatores së Shën Nënës Terezë, në Suedi, kërkon ndihmën tuaj! Numri i xhirollogarisë është ky:

Raiffeisen Bank Kosovo
Prishtina, Kosovo
SËIFT code RBKOXKPR
XK05 1501 2000 0002 8925 (në shtojcë dokumentat zyrtar)
Viber+46 70-449 75 44
ËatsApp +46 70-449 75 44
GSM.+383 497-379 10 Kosovë

Ndërsa Florije Bajraktari ju dretohet me këto fjalë:
´´Te gjithe qytetareve te vullnetit te mire kerkojme qe tna ndihmojne finansiarisht dhe moralishte per ngritjen e shtatores se Lumtures Nena Tereze ne Qytetin e Värnamo ne Suedi.
Kekesa ime qe e kam paraqitur ne Qytetin e Värnamo ne oborrin e kishes Katolike eshte pranuar qe shtatorja e NENES TEREZE te jete ne madhesi 2 meter ne Bronz qmimi 40. 000 euro
Ne jemi percaktuar qe punimin e kesaj vepre, skultorin mr Gani Bajraktari Florie Lule Bajraktari Thomas Alm nje mik i madh i shqiptarve.

OJQ `´ Mbretëresha Antigonë´´ promovon kulturën shqiptare edhe më ngritjen e monumenteve të figurave kolosale kombëtare shqiptare, mbrenda dhe jashtë vendit!

SUKSESE.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment