Ymer Llugaliu, Un kurr s`e kam vu në dyshim, që nxansve te mij, kolegve dhe çdo mirditori që më ka njoht s`u ka ardh keq per arrestimin tim.

Nga Pirusti News

Mësuesi i Mirditës nga Podujeva Ymer Llugaliu ka nisur posaçërisht për pirustinews.com një shkrim ku në menyrë korrekte falenderon të gjithë ata mirditas që nuk e kishin harruar. Sëpari falenderon “Maturën 1971” të Rrëshenit, të cilët në moshë pensioni udhëtuan drejt Podujevës për tu takuar me mësuesin kujdestar. Ndërsa nuk harron nxënësin për pak kohë atje në Kurbneshin e largët, politikanin Luan Rama i cili vitin që shkoi pikërisht në ditën e mësuesit më 7 mars i dedikoi një urim dhe një buçetë lulesh të freskëta, pikërisht në qytetin ku jeton mësuesi me një histori të veçantë.

Natyrisht një vend të veçantë në shkrimin e Tij zë edhe intervista e dhënë kohë më parë për webin Pirustinews ku sipas Tij: “ – Ekranin me i pa, me i lexue, me i perjetue mendimet e ndrituna, ndjenjat e mirnjohjes, ndjenjat e dhimbjes për punën, për sjelljen time ndaj ish nxansve dhe kolegve te punës. Indinjatën e tyne ndaj dënimit qe me bani injoranca kanibalisto monisto klanore u ba e mundun falë nji bisede e shkurt, që zhvillova me gazetarin Aleksander Ndoja”.

Është fjala për ekranin “PIRUSTI” nga ku ka parë e lexuar me qindra komente mirditasish,  disa prej të cilëve si Mrikë Trumshi, Dila Toçi, Marie Shqalësi, Bardha Mançe ish mësuese në Kurbnesh, etj ka zgjedhur tu përgjigjet drejt përdrejt pikwrisht me këtë letër, në pamundësi për të reaguar direkt, pasi Ai nuk është frekuent i rrjeteve sociale. Për më shumë le të ndjekim të plotë mesuesin Ymer Llugaliu, në letrën e tij për mirditasit me të cilët ndau vite të shumta, disa prej të cilëve vite të errëta.   (A. Ndoja)

Nga Ymer Adem Llugaliu:

                                  –  R I N GJ A LL J E –

Nëpër gjumë apo ne kllapi kisha shpreh në nji smartphone:  Atje (në Mirditë) jane qindra zemra që më kanë dashtë dhe që unë i due. Ktë e kísha ba pa adresue kategori, as vend. Kur pa kalue nji muej, ne Sheshin e Shqipojes, në  Penduji (Podujevës) “mbinë” dhjetë ish- maturantë të vitit 1971, asokohe unë kujdedstar klase dhe  ligjerues i lands  së Letërsisë.

Mirseerdhët!

Mirsejugjetëm!

– Si jeni me shendet?

– Të gjithë mire. Si ujq të Mirditës.

– Po me kualifikime çfar keni arrijt?

– Të gjithe jemi me diploma universitare.

– Po me pune?

– Te gjithë jemi pensionistë.

 – A, po. Koha rrjedh si lumi pa pushue. Me përjashtim të tiranëve, që ngrejnë penda, ujin e lumit apo të lumejve e detyrojnë nëpër vite dhe dekada nëpër moçale me e trubullue, me e qelb ne amulli.

Profesor, na po gzohemi, që mbas pesdhet vitesh po takohemi përsëri. Me ju thanë te vërtetën, kemi qenë në dilemë a mundemi me të gjet a s`mundemi me të gjet. E të gjetem ma mirë se ç’kemi mendue. Bile tash në nji fushë jete, jemi te barabaret me  Ju. Të gjithë jemi pensionistë.

   – Për talente kjo kohe asht fushë e përshtatshme krijimi

 Luan Beqaraj mes tjerash tha se Profesori “Lis ka qene dhe lis paska mbet”; ndonëse shumë furtuna dhe rrebeshe për dekada të tana janë sul mbi ty. Lisat, që  kanë rraje dhe trung përsëmbari edhe majat i drejtojnë shpejt.

– Fran Brozi: Profesori, përveç që veprave të shkrimtarve, ua bante nji zbërthim perfekt, edhe në vleftësimin e njohunive te nxansve ka pas nji  kriter shumë të drejtë, ndonse neve na dukej pak si i shtërnguem.

– Unë parim e kam pas që në klasë mos me hy me vonese as i papregaditun. Ndoshta për nota të shkëlqyeshme kam qenë pak ma i kursyem se shum mësues tjerë. Por për nxanës kam qene i barabaret për te gjithë.

Per ktë nuk kemi pas as nuk kemi asnji dyshim, u munduen të gjithë ish-maturantet me than në nji za aprovimi.

– Mbas dhjetë  maturantve te vitit 1971, që kanë ardh me 24. 11. 2019, në Podujevë  ka ardh Luan Rama që e kam pas  nxans ne Kurbnesh vetem për pak muej. Ky ka ardhë me 07.03.2020 dhe ma ka sjell nji buqete me lule te freskta nga Tirana.

   **************************************************

 – Ekranin me i pa, me i lexue, me i perjetue mendimet e ndrituna, ndjenjat e mirnjohjes, ndjenjat e dhimbjes për punën, për sjelljen time ndaj ish nxansve dhe kolegve te punës. Indinjatën e tyne ndaj dënimit qe me bani injoranca kanibalisto monisto klanore u ba e mundun falë nji bisede e shkurt, që zhvillova me gazetarin Aleksander Ndoja. Për ktë e falenderoj Sandrin!

 Un kurr s`e kam vu në dyshim, që nxansve te mij, kolegve dhe çdo mirditori që më ka njoht s`u ka ardh keq per arrestimin tim. Sa kane lexue intervisten time dhan Aleksandër Ndojës, kanë reague me dheta dashamir me gzim  te veçanët, se un qenkam gjall dhe shëndosh.

Dante Aligeri ne Komedia Hyjnore,mes tjerave, thot:

Nessun magior dolore,

Que ricordarsi del tempo fellice,

Nella miseria.

( Nuk ka dhimbje ma te madhe,

Se me kujtue kohen e lumtun,

Kur je ne mjerim ).

Unë, faktikisht, nuk jam në mjerim. Por po me përshkon nji trishtim i lehtë, që koha e kalueme nuk kthehet ma. Unë e vleftsoj shum  krijimtarine letrare te Jeronim De Radës, por jo ma pak edhe veprimtarine e tij patriotiko humane, në moshën 93-vjecare ka vdek me regjister në dore tue u dhanë mësim arbanve të  shperngulun ne Kalabri.

Trishtimi i ambël nëpërmes poreve me përshkoi çdo qelize, kur lexova pershtypjet e shkelqyeshme qe paskam lan te nxansit e mij. E tash nuk e kam ma mundsine me e ba ma ate pune.

MRIKA  TRUMSHI;

Me keni ngulit Autoret e Gegnishtes se Bukur; Mjeden, Stermillin, Migjenin. Ku dukshem e tregoje veten ma pasionant.

Me vjen mirë, qe me keni kuptue drejt. Unë me gjithë zemër e due Gjuhën Shqipe. Vetëm me e studiue atë ne Universitetin e Tiranës s`kam perfill asnji rrezik, dhe i kam kapercye ata. Mirpo në Universitet dhe në jeten e përditshme vuna re se Gegnishtes ja kishin vu themren ne fyt për  me  ja  zan frymën. Ndonse asht ma e bukur, ma e pasun, ma shkencore dhe me tradite  shkrimi ma te hershmme se rivalja e saj minore. Un flas dhe shkruej gegnisht. Un pa ardh ne Shqipni e kam dasht Shkodren mbi tjerat, për hir të shkrimtarve te saj,qe kisha lexue.

 MRIKA TRUMSHI;

Të gjithe thonin se Ti e doje shum Migjenin. Aq sa kur të arrestuen, na mendonim se ky ishte  shkaku.

Unë, Ymer Llugaliu:  Asht  e vertete se Migjenin e kam dasht dhe e due, ma shum se çdo shkrimtar tjeter shqiptar. Jo vetëm për gjuhen Gegnishte, por për frymzimin vulkanik, për mendimin gjenial:

                  Dhe njeriu ende nuk e di;

                    Asht ai pjelle e zotit,

                   Apo zoti asht pjelle e tij.

**********************************************************

            “Per qindisjen figurative te qylymave persian. Per konçizitetin e mendimit:   “Ehu, burr, i tretun do ta shifsha  vallen tande ne maje te nji  shpate.”

Por edhe per sakrificen sublime te shendetit te vet tue u mundue me i ndihmue “njerzit qe po i rrokte nata.”.  Ai e dinte se “tbc-ja” po ja thithte shendetin. Por nuk u dorzue. Mbeti te frymzimi per me e qindis qiellin me yje te rij. Qe ai e parandjente rrezikun ndaj shendetit te vet, vertetoj ne kta rreshta:  “Tullumbat e Lulit kane hap gojen sikur duen me e hanger mesuesin. Po, po. Tullumbat e Lulit kane me e hanger mesuesin.”

Por dashamirët e Migjenit janë në mëdyshje’ E përbin tullumbat e Lulit mesuesin, apo ndonji bisturi e Inkuizicionit mesjetar ja preu dejet e frymemarrjes mushknies vulkanike te Gjeniut te Letersis shqipe.

Arrestimi im nuk e besoj se ka ardh nga dashunia ime ndaj vepres se Migjenit. Por ne te ka ndikue jo pak. Dashunia ime ndaj Gegnishtes se Bukur, siç e queni Ju e Nderueme Mrike. Prap po mendoj, se dyshimi juej nuk asht i pabaze. Vepra e Migjenit asht fut ne program dhe tekste shkollore per vleftat pwrmbajtsore dhe artistike per me diskreditue sistemin e sundimit zogist, kur dhe ishte shkrue vepra. Por, meqense sistemi monist ne skamje e veçanet ne shtypje ishte edhe ma i rande. Ne kte mes Vepra e Migjenit bahej thike me dy tehe, pra kunder dy rendeve.

O si nuk kam nji grusht te fuqishem!

Malit qe hesht mu ne zemer me ja njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht i paligjshem.

E un te knaqem, te knaqem tue qesh.

Mali simbolizon gjendjen e rande ekonomike dhe shoqnore. Ndersa grushti simbolizon revolten e skamnorve. Ndersa te: “Ehu burr i tretun do ta shifsha vallen tande ne maje te nji shpate”. Asht thirrje per revolucion. Kto e vargje tjera te Migjenit, i kam lexue e komentue me pasion para nxanansve, por kte shpesh e kam ba edhe jasht mureve te shkolles ne prani te shokve.

E nderueme Mrike! Ti tenton me me  kerkue falje për llymin e shoqnis. Ne rastin konkret te asaj mirditore.  Un nuk e kam pa as nuk e shoh Mirditen nepermes atyne robotve. Bile nga ata kater deshmitar i fajsuem mbetet vetem njeni prej tyne, sepse e dij qe deshmine e rreme e ka ba me vetdie. Tjeret kane qene te pregaditun nga operative e zones. Merrni kto letra dhe shkrimin ne to mesonji permendesh, se kini me deshmue ne gjyq. Kur kane dal me deshmue thonin nga dy-tri fjali dhe ngelshin. Gjyqtari ua lexonte tekstin, tue i pyet; A e ke than edhe kte, edhe kte, edhe kte…?. Unë kam ndërhy. Nuk ta paskan mesue mesimin. Te gjithe i kije ngelsa. Robotet e tundshin kungullin me nji po, po, po, pasuese, si kali ne vape, kur mundohet me i tremb mizat.

 Per me ta perforcue perkufizimin tand, Mrike e Nderueme, se un nuk kam qenë mësues “robot”.       

Po ta tregoj nji rast konkret, qe me ka ndodh vitin e fundit ne gjimnaz. Kur po doja me hy ne klase per mesim, para dere gjeta nji shkurtabiq. Ai m`u drejtue; A ka mundsi me hy në klasë me ndigjue ktë orë mësimi?

 -Kush jeni ju?

 -Jam inspektor arsimi nga Tirana.

 -Duhet me marr leje ne drejtori.

 -Po, kam marr leje.

 Hyme ne klase. Ai u ul ne fund bankave,un zhvillova mesimin. Kisha nji poezi (kange partizane) te Memo Metos. Mbasi mbaroi mesimi ne koridor me tha: Nuk fole per heroizmin e Memos. Un ja ktheva. Un jam mesues Letersie dhe si i tille e analizova  poezine e tij. Per histori flasin mesuesit e asaj lande. biseda vazhdoi më tej:

Nga Shkodra jeni juve?, pyet inspektori sigurims (shen.im a.n)

Jo. Jam pak mbi Shkoder.

E kuptova nga te folurit.        

Me duket shqip fola.

 Mrike e Nderueme!

Un besoj se nuk ka nxanse  as nxanes ne Mirdite, te cilit i kam dhan mesim, qe nuk i ka ardh keq per arrestimin tim. Kte keqardhje mundemi me e shtri te te gjithe mirditoret, qe me kane njoht. Por fjale ma te ngrohta, ma njerzore, ma intelektuele, ma vleftsuese te sakta per  punen time si mesues. Per gzimin tuej rreth qendrimit tim  te guximshem ne gjyq, nuk me kishin ardh, pervec nga penda jote e mprehet  dhe lakonike. E kam dijt se inspektori ma i mire per mesuesin asht nxansi i tij. Por kjo varet nga sinqeriteti dhe intelekti i tij. Shkrimet tueja ma kujtuen thanjen e Pestalocit: “Vetem fjalet e daluna nga zemra munden me depertue ne zemra tjera”.

 Ju uroj shëndet e jete te gjatë! Lumtuni familjare! Suksese ne profesionin Kangtare! Ju mujshi  me u ba edhe nji shkrimtare e shqueme.

  DILA  TOÇI;

“Profesor Ymer Llugaliu ishte nji intelektual me nji  nivel te nalte Kulture. Kishte nji prezence me pamje fisniku. Ku shtati i tij i gjate e i drejte si qeparis, rrumbullakonte gjith bukurine e tij shpirtnore. Ai nuk e meritonte denimin’. Perkundrazi, ai duhej me qene ne dekanate per nivelin qe kishte, shkruan Dila.

         Un e di se Letersia artistike asht mretneshe e arteve, siq asht Filozofia mretneshe e shkencave. Kte aksiome ma kujtoi Dila Toci, qe me pak fjale (penelata) ma k a ba portretin fiziko-moral,pak I egzagjeruem, mue me pelqen. Dilen e pergezoj per nivelin intelektualo-artistik. Dhe të falenderoj per portretin fiziko-moral qe ma ka ba.

Dilë, un mirrem ngapak me prejardhjen e fjalve. Emni yt e ka prejardhjen nga dielli. Prandaj per me qene sa ma afer bunimit, mundesh me u quejt; Diella ose Diellore.

Për Bardha Mançe:

Ju falenderoj per fjalet e mira ne adresen time! Per stigmatizimin e zvarranikve te sistemit shtypës.

Un kam ktë mendim. Sistemi  monist shtypes Enverist  tentonte te gjithë banorët e vendit me i ba me mendue me nji koke, me fol me nji goje dhe me zbatue vetem  nji urdhen.

Për Marie Shqalshin:

Te falenderoj, qe qenke ndie mire ne oret e mija te Letersis! Per Baben tand un kam respekt te vecanet. Te fala te perzemerta Dr. Paulin Shqalsit!

M I  R  D  I  T  A-

Emen i  bukur,thjesht shqip. Mirditoret me kane thane. Mirditen s`e ka shkel kurr kame turku. Un u kam than Mirditen dhe asnji nga Malsit e Veriut s`i ka shkel kurr as kamba bizantine. Prandaj  Mirdita nder te parat troje shqiptare i thithte rrezet e ngrohta mengjesore, qe pertheheshin ne miliarda  pikla vese mbi gjethe dhe fije bari  gjith gjelbrim, i qindisun ne reflekse argjendi. Mramjeve Munella, krenaria  mirditore, puthej me qiellin, ndersa zanat vallzonin me yje. Nen freskine e pishnajave te Oroshit valviteshin dymbedhet Bajraqet e Mirdites. Ndersa  bajraktaret ne krye me Kapidanin bajshin kuvend mrena kornizave te Kanunit te Maleve, i  ashper ky, por i drejte dhe i lashte sa vete Dardania. Por nji vjeshte te vone, nji mramje te erret, nga Jugu, nepermes Grykes se Urakes u sul rrebeshi, uragan apo cunam, me ngarkesa siberiane mbi supe te murranit; i ngriu luginat. Kodrat i mbeshtolli me qefin te bardh. Majat e lisave i izoloi ne kaprroz frymemarrjen   me ua ndal. Gjaku shkoi lum. U mpiks ne shtatore herojesh. Edhe heroin Pal Mlyshi, mbasi ja shperban familjen, farefisnine, mbas shtate vitesh anmik, hipokritet, “bijt e Stalinit” thane: Jo. Ky nuk asht anmik, asht heroi yne.

Un e gjeta Mirditen në mjegull. Në dhimbje për të ramet. Pak shprese dhe besim ne te gjallët. Ne te tille gjendje shpirtnore isha edhe vete. Mue me mbante aktiv pergjegjsia ndaj detyres. Nxansit nuk i dijne hallet tona. Ata duen mesim. Kte detyre jam mundue me e krye sikur te isha ne gjimnazin e Podujeves, per te cilin kisha ardh me krye studimet ne Tirane.

Ne Shqipni e kane dijt te gjithe, se nga pushteti monist, klanor Shkodra dhe Mirdita kane qene ma te persekutuemet. Un qe isha lind dhe rrit ne persekutim, e ndieja kte ne çdo qelize te trupit tim. Prandaj te dya kto i kam dasht ma shum se vendet tjera te Shqipnise. Me sa duket, ky fakt ra ne veshet apo syt e ndonji psikopati.  Dhe ai ma preu tagrin shkurt. Ky duhet eliminue! Se paku nga fusha arsimore, po edhe nga krejt ajo shoqnore.

Dhet muej me kane majt ne Shpellen e Akullit (errsi, ftohet, uni), ma e padurueshmja e treta.

Per Shpellen e Sterqokve hidrogjeologet me tregonin: Ktu e kane hudh nji dash me briena.        

Mbas nji jave ka ra ne Urake pa briena. Per mue kjo legjende ka nji domethanje pak ma ndryshe. Erdha me marr krah. M`i vune prangat ne kambe e duer dhe drynin ne buze.

 Kte nuk ma bani Mirdita. Por ma bane ata,  qe e paten prangue edhe Mirditen.  

                   Y M E R    A D E M    LL U G A L I U

                                     Podujevë, shtator 2020  

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment