“Nje ditë pune për ju Luljeta”,Të ndihmojmë këngëtaren e papërsëritshme mirditase, Luljeta Përbasha.

Nga Pirusti News

Dy ditë më parë kronikani i palodhur që mbulon Korçën, Pogradecin dhe zona të tjera përrreth, Tonin Frrokaj me origjinë të herëshme mirditase na sjell një kronikë e cila ka tronditur rëndë opinionin në përgjithësi e komunitetin e artit në veçanti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit mirditas në veçanti e sidomos atij artistik, në Shqipëri e diasporë.

Një ndër pjestarët e dikurshëm të Pallatit të Kulturës në Mirditë, Agostin Pal Gjomarkaj me tu njohur më situatën e rëndë pas kronikës së gazetarit Tonin Frrokaj, ka hedhur idenë e hapjes së një numri llogarie ku mund të ndihmohet kjo familje në situatën e rëndë ku ndodhet, teksa kryefamiljari fatkeqësisht po përjeton një sëmundje të rëndë.

Pikërisht sot në ambientet e Pallatit të Kulturës në Mirditë, aty ku Luljeta Përbasha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si artiste, por edhe si drejtuese e ish-Pallatit të Pionierëve u mblodhën një grup artistësh për të marrë masat e para në këtë drejtim.

Nën drejtimin e drejtorit të kulturës z. Gjergj Marku u vendos hapja e numrave të përkohshëm të llogarisëLEKË, USD dhe EURO.

Logaritë u hapën me tre firma, të përbërë nga gazetari Aleksandër Ndoja dhe këngëtarët Fran Preçi e Gjovalin Filopati.

Janë të ftuar të gjthë ata që kanë mundësi të kontribuojnë “Një ditë punë për Luljetën”, ndërsa në fund të kësaj nisme qytetare, tre firmëtarët e sipërcituar vetëm duke qënë sëbashku, pasi dhe vetë banka nuk njeh rrugë të ndërmjetme, sipas kontratës paraprake të nënshkruar, në prani të vetë Luljeta Përbashës do të bëjë spostimin e fondit me qëllim blerjen e një banese modeste.

NR E LLOGARISË, RAIFFEISEN BANK 

Në lekë Shqiptare:

Nr. i Llogarisë: 0100883976

Iban: AL1620215 0000000000 100883976

Kodi: SWIFT: SGSBALTX

 

Ne EURO:

Nr. Llogarisë: 0110883976

Iban: AL9820215 0000000000 110883976

Kodi: SWIFT: SGSBALTX

 

Në Dollarë Amerikanë (USD)

Nr i llogarisë: 0120883976

IBAN: AL8320215 0000000000 120883976

Kodi: SWIFT: SGSBALTX

Shënim: Çdo individ, grup individësh apo shoqata që ka mundësinë të investojë bazuar në këtë thirrje, është i lutur që dërgojë madatin përkatës në adresën: njediteperluljeta@yahoo.com me qëllim që të publikohet në kategorinë “Luljeta Perbasha” në webin pirustinews.com.

Faleminderit.

Luljeta Perbasha, Kronika që po trondit opinionin në përgjithësi dhe artin në veçanti.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment