Profil artisti-Luljeta Përbasha

Nga Pirusti News

Luljeta përbasha është një ndër këngëtaret elitë të Ansamlit “Mirdita” ndër vite. Zëri i saj kumbon edhe sot në vetëdijen e artdashësit mirditas e më gjerë. Ajo që fëmijë është angazhuar në zërat melodiozë të Mirditës, ndërsa me rritjen e saj u bë pjesë e pandarë e ansamblit “Mirdita” Mjeshtër i Madh.

Janë të shumta këngët e saj burimore mirditase në përbërje të këtij ansambli, por zëri i saj i spikatur me një timbër e cilësi të lartë beri që ajo të jetë pjesmarrëse në festivalet e kengës në RTSH.

Fillimisht ajo merr pjesë në pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Qendrojme Si Malet”, festival që u mbajt në dhjetor 1977. Gjithashtu në Dhjetor 1980, Luljeta Përbasha merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Do Vij Patjetër”. Në Shkurt 2013, Luljeta Përbasha & Anton Gjoka publikojnë videoklipin “Lërmi Plagët Nënë Të Më Therin”.

Aktualisht ajo jeton në Bilisht të Korçës me familjen e saj.

Ju mund të lexoni edhe...

1 Komente

Luljeta Perbasha, Kronika që po trondit opinionin në përgjithësi dhe artin në veçanti. – Pirusti News 25 Shtator, 2020 - 6:04 pm

[…] Kronika që po trondit opinionin në… -Të njohim artistët tanë, Luljeta Përbasha- Profil artisti-Luljeta Përbasha Ymer Llugaliu, Un kurr s`e kam vu në… 50 fakte për shqiptarët, sipas një televizioni […]

Reply

Lini nje koment