Nga Juljan Vlashi, Kuvendi Françeskan i Rubikut, në dy kohë…

Nga Pirusti News

Nga fundi i shek. XV, Shëlbuemi i Rubikut (S. Salvatoris de Rubigo), duhet të ketë kaluar në zotërimin e françeskanëve, pasi në disa dokumente të shek. XV, përmendet si abaci benediktine në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit, në vitin 1418, 1427, 1466, etj. Në fund shek. XVI, pjesa më e madhe e abacive dhe kuvendeve ishin rrënuar. Sipas një relacioni të vitit 1585, në Shqipëri kishte 5 kuvende françeskane me 40 fretër: Rubik, Lezhë, Sebaste (Laç), Mamël dhe Bisht-Muzhli (Kepi i Rodonit).

Në relacionin e pas vitit 1644, drejtuar Kongregacionit të Propaganda Fide, Arqipeshkëvi Mark Skura, ndër të tjera shkruan: “…. ka Shëlbuemin e Rubikut, tashti kuvend i etënve minorë observantë të Shën Françeskut, motit ka qënë abaci (benediktine) me rentë të madhe…”

Sot, nga moskujdesja e institucioneve përgjegjëse, po tjetërsohet një monument me vlera të rralla historike, kulturore dhe fetare.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment