Nga Gjok Pepa, PARADOKS BASHKEKOHOR

Nga Pirusti News

Ashtu si çdo i apasionuar pas historisë, edhe unë jam përpjekur që të ndjek gjithnjë me vëmëndje çdo të re që na përcjellë rreth saj koha e sotme, sidomos për periudhën e lashtësisë. Sipas shumë autorëve, studiues me apo dhe pa grada, kjo periudhë historike, pra lashtësia, është tmerrësisht e manipuluar dhe paturpësisht e vjedhur prej fqinjëve tanë. Në mbrojtje të këtyre përfundimeve ata na sjellin një mori faktesh e argumentash, sa që “ulërima” e tyre do duhej të bënte, që dhe më skeptiku studiues, profesor apo dhe akademik, për një çast të mbante frymën e të vinte gishtin mbi tëmthin e kokës, për të pyetur veten;

 Mos vallë duhet provuar shoshitja e tyre me kujdes? Me këtë veprim i shërbejmë apo e dëmtojmë historinë në përgjithësi dhe atë kombëtare në veçanti? Detyrimi ynë është ruajtja e statukuosë apo të guximi për të thelluar më tej kërkimet në këtë drejtim?

Përkundër këtij gjesti të domosdoshëm, apo thjeshtë dhe detyrimit që duhet të ketë një studiues për të shtuar sëpaku rrjeshtin e tij në faqen e historisë apo gjuhësisë pasi vetëm kështu do mundet të justifikojë dhe krekosjen e të quajturit i tillë, shoh me dhimbje, se mjaft syresh, të vjetër dhe të rinj, mundohen me të gjitha llojët e formave që të ndrydhin çdo inisiativë të ndërmarrë në këtë lëmë sa thua sikur atë e kanë me tapi vetëm ata.

Ky paradoks duket se po e shoqëron dhunshëm çdo fushë të dijes në Shqipëri aq sa po tejkalon marramendshëm dhe nihilizmin e shfaqur prej kohësh që si një egërsirë prehistorike mundohet të shqyejë çdo arritjet të sistemit të kaluar.

Në gazetën “DITA” të këtyre ditëve lexova nje analizë me titullin “Shqipja është gjuhë e vjetër, por jo gjyshe- stërgjyshe e gjuhëve.”Një profesor bashkëkohor analizonte librin“Albanologjia si detyrë shkencore –Për historinë e gjuhës shqipe dhe mitet e saj.”

Ja si e fillon ai këtë analizë; – “Ky libër i prof. Muratit vjen në një kohë e cila vazhdon t’u fryjë erërave të nacionalizmave ballkanas. Veç (lavdi zotit), ai nuk shërben si benzinë për ta gurgulluar në zjarr, por si Vardari e Drini për të shuar këta nacionalizma, duke nisur që nga ai shqiptar e me rradhë.”

Pra sipas këtij profesori, ky librër na shërbeka si ujë i mjaftueshëm për të shuar së pari flakët e nacionalizmit shqiptar e më pas, të atij të fqinjëve tanë. Vallë ti shqetësojë kaq shumë nacionalizmi foshnje i bashkëkambasve apo tjetërkund e kanë hallin ai dhe kolegu i tij autor i librit në fjalë?!Për të kuptuar këtë le të vazhdojmë më tej me konkluzionet e tyre.

“Duke analizuar (ndoshta krejt!) gjuhëtarët që janë marrë seriozisht me gjuhën shqipe, profesor Murati arrin në përfundimin ;- Ne nuk dime asgjë nga pellazgjishtja, nuk kemi ndonjë material a fragment të shkruar nga ilirishtja. Atëherë si mund të bëhen afrime e përngjasime të formave të sotme të fjalëve të shqipes me të gjuhëve gjegjëse të para 2000-3000 vjtëve, aq më tepër kur ato ndërmerren të bëhen nga diletantë të thekur?”

Të ndalemi pak edhe ne për të analizuar këtë paragraf. Profesor Murati pasi na paska analizuar krejt gjuhëtarët, pra ata të vjetrit, që kanë bërë aq sa mundën në kohën e tyre për gjuhën shqiptare, befas kërkon apo pretendon të vendosë dhe një kufi përfundimtar. “Ne nuk kemi asgjë as nga pellazgjishtja e as nga ilirishtja.” Dhe për të mbrojtur këtë kufi ai na citon  akademikun çabej që si pas tij përsiaste; – “Të flasim me dokumente. Sot, fjalët nuk i dëgjon askush.”

Sipas analizuesit autori i këtij libri nuk është fluturak, nuk është nacionalist i sëmurë, por një studiues me këmbë në tokë.Pra të quhesh studiues serioz dhe me këmbë në tokë sipas tij, do të thotë të mbetesh as më pak e as më shumë aty ku të ka lënë e kaluara.Kështu i bie që ky studiues me grada ka studiuar gjithë studiuesit e gjuhës dhe konluzioni apo arritja e madhe shkencore e tij është se ata i kanë thënë të gjitha.Ruana zot!

Nuk them se i njoh të gjithë ata që në kohë na bien të dhëna të reja rreth lashtësisë së historisë dhe gjuhës sonë por do përmend vetëm disa si, Matias Aref, Aristidh Kola, Eleni Kocaqi që me punën e të tyre, ndonjëri dhe më shumë se 30 vjeçare, na kanë sjellë mjaft të dhëna në mbrojtje të tezave të tyre por që janë shpërfillur e shpërfillen paturpshëm prej kategorisë së profesorëve si Murati e analizuesi i tij.

Ja si shprehet autori i librit për këta dhe gjithë të tjerët.”Gjithnjë ka pasur nacionalistë të shfrenuar gjuhësorë edhe shqiptarë, por sot, me mundësinë e botimit të çdo gomarërie e derrërie (pra , marrëzie)(pemët kanë shpirt e mjerë ato që priten për këto libra!), numri i diletantëve (siç parapëlqen ti etiketojë prof. Murati ata etimologë popullorë) që nisur nga premisa thjeshtë e ngjashmërie shqiptimore jo vetëm fjalët e gjuhëve të ballkanit (sidomos greke e sllave) por mbarë gjuhët e botës i shpjegojnë vetëm nëpërmjet shqipes.Turqishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, anglishtja, rusishtja, hebraishtja, etj, na u shpjeguakan vetëm nëpërmjet gjuhës së gjuhëve; shqipes.Me shqipen tonë fillon e mbyllet gjithshka.”

Pasi merret disi edhe me marrëzitë e nacionalistëve sllavë, profesor Murati i rikthehet sërisht shembujve të kampionëve të tillë në vendin tonë.”Sot me grafomanë – etimologë – llapëtarë (sepse është turp ti quash gjuhëtarë!) pa përgatitje akademike, pa shkollim të shëndoshë linguistik, me imagjinatë të shfrenuar e shfazuar, gëlojnë rrjetet sociale, madje shkruhen dhe botohen përjavë e përmuaj e përvit libra me përmbajtje etimologjike helmuese, do guxonim të thonim”.

Vini re cinizmin e këtij profesori me këmbë në tokë (llucë për më saktë).Kërkon me çdo kusht që çdo studiues të zhytet në llucën e kënetës së tij (të tyre) që kutërbon nga era e mykut dhe të mos guxojë kurrë ta pastrojë atë apo të hapë një shteg të ri ku ujë mund të vazhdojë të rrjedhë a të kullohet. Gjithshka e re në këtë lëmë konsiderohet gomarëri e derrëri, shkurt marrëzi, pasi sipas tyre shqipja nuk mundet kurrë të jetë në një nivel të tillë sa të jetë nëna e të gjitha gjuhëve sepse ky nuk është tjetër veçse nacionalizëm i shfrenuar.

Nuk jam ndonjë studiues i fushës së historisë apo gjuhësisë por kjo këmbëngulje e profesorëve (me këmbë në llucë) më habit sëtepërmi. Duke qënë sëpaku një lexues i apasionuar kam patur fatin të ndesh dhe shkrime e studime të disa personaliteteve të huaja dhe shqiptare që na bien fakte të shumta e kokforta rreth lidhjeve të rracës sonë me pellazgët e famshëm dhe gjuhën e tyre.Ja disa prej tyre ;

“Pellazgët mbeten si populli më i vjetër autokton e proto-europian që u dukën së pari në Europën perendimore ; Francë, Gjermani, Spanjë, dhe zbritën poshtë në epokën e akullnajave, në vendet më të ngrohta ; Itali, Ballkan, Arçipelag, Azi e Vogël, Mesapotami, dhe në gjithë pellgun e mesdheut.” – Eduart Shnaider.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo rracë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgë kanë qënë Ilirët e lashtë….Këta Ilirë kaluan në Itali me emrin Toskë siç quhen edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, Toskanë, Etruskë…Eshtë tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo rracë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. Nuk është për tu çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfardolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin banorëve të saj lavdinë e dikurshme…” – George Fred Williams – 1914

Nëse shqiptarët do kishin ardhur në Europë në një kohë të vonë, migrimi i tyre do të ishte i njohur, por historia nuk na thotë asgjë për këtë. Duhet, natyrisht, të nxjerrim si përfundim se ata kanë jetuar në Shqipëri qysh prej kohëve më të lashta. Popujt e parë të rracës së bardhë që kanë pushtuar Europën përpara vetë keltëve dhe helenëve janë iberët, etruskët, trakët dhe në fund ilirët, që janë paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta ilirë të lashtë i përkasin një dege të lavdishme të racës së bardhë, që e quajmë ariane, nga e cila rrjedhin drejtpërdrejt hindutë, persët dhe medët, helenët dhe gjermanët…”- Hyacithe Hecquard, Konsull francez në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit.

Dijetarët kanë pretenduar se 1/3 e gjuhës shqipe është me rrënjë latine, 1/3 greke dhe 1/3 ilire. Por, në vend që të nxjerrin prej shqiptarëve fjalë të huazuara nga gjuha latine dhe greke, a mos do të ishte më mirë t’i shihnin ato prej latinëve dhe grekëve nga gjuha pellazgjike, e cila kalon, në mënyrë të pakundërshtueshme, si gjuha e parë e ardhur në Itali dhe në Greqi, të cilën shqiptarët e përcjellin si e vetmja e ruajtur deri në ditët tona”.- Zhan Klod Faverial

Për një lexues të vëmëndshëm dhe me logjikë të shëndoshë edhe sikur të mos ketë ndeshur kurrë në shkrimet, intervistat apo botimet e studiuesve bashkëkohorë që na sjellin fakte të tilla e që gëluakan dhe rrjeteve sociale, besoj se do të mjaftonte dhe vetëm kaq sa solla unë për të vënë në dyshim apo dhe për të hedhur poshtë konkluzionet e këtyre dy profesorëve. Logjika më e thjeshtë të imponon të pranosh se këta autorë të huaj që i përkasin që të gjithë shekullit të 19- të, së pari nuk kanë lidhje me nacionalizmin e aq më pak me atë të shfrenuarin, dhe së dyti, janë pesonalitete kaq hijerëndë sa nuk do ia lejonin kurrë vetes të rënit pre nga konkluzionet e tyre të gabuara në kohë.

Studiuesit serioz, si në histori ashtu dhe gjuhësi, do ti duhet vetëm hedhë disa diagonale të thjeshta mbi këto të dhëna që munda të sjellë unë për ndryshuar qëndrim apo sëpaku për të vënë veten në dyshim.Këto diagonale do ti mundësonin atij një grafik të besueshëm të kronologjisë së dyndjeve të kësaj rrace si dhe transformimeve të saj gjatë migrimeve brenda territoreve të reja si dhe informacionin mbi gjuhën e përdorur prej tyre dhe trashëguesit e mundshëm.

Për të mos iu shmangur akuzave të profesorëve në fjalë për nacionalizëm do desha të shtoj për lexuesit edhe një fakt të fundit, librin “PELLAZGET – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit.”

Ky libër ka për autorë ; Sir Patrick Colquhoun dhe Pashko Vasa. Asnjëri prej tyre nuk arriti ta shohë të botuar këtë studim pasi ndarja nga jeta thuhet se ua la dhe të pambaruar sikur donin apo pretendonin ta përfundonin ata. Materialet e këtij libri i mblodhën dhe botuan dashamirësit e studiuesit anglez. Eshtë e pamundur që në këtë shkrim të përmbledh apo analizoj tërë librin në fjalë por po mundohem ta përcjellë atë disi nëpërmjet botuesve të tij. Ja si shkruajnë ata në parathënien e librit ;

“Faqet e mëposhtme janë rezultat i kombinimit të punë hulumtuese të dy dijetarëve me kombësi të ndryshme, të cilët, ndonëse nuk e njihnin njëri- tjetrin, arritën të dy njëkohësisht në të njëjtin përfundim. Kjo ngjashmëri pikpamjesh dhe një rastësi fatlume çoi në fillimin e një korespondence e cila rezultoi në bashkë-autorësi…”

Autorët duan të provojnë së pari, se si nga ana historike, ashtu edhe nga ajo etnologjike dhe fililogjike, shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e linjës së pellazgëve të lashtë, si për nga raca, ashtu dhe për nga gjuha e folur, së dyti, se rrethuesit e Trojës ishin pellazgë; dhe së treti, se poemat të rapsodëve të tyre (pellazgëve) qëndrojnë në themel të atyre poemave që kanë mbijetuar në një gjuhë tjetër.”

Besoj se lexuesit të këtyre paragrafëve nuk ka si ti shpëtojë fakti që këta dy dijetarë të kombësive të ndryshme dhe që nuk e njihnin njëri-tjetrin kishin arritur të njëkohësisht ë të njëjtin përfundim. Nga nacionalizmi apo nga hulumtimi konverguan ata kësisojë?!

Nuk besoj se do kem fatin e madh të etiketohem si nacionalist i shfrenuar dhe shfazuar prej këtij takëmi profesorësh apo studiuesish me këmbë në llucë pasi unë jam thjeshtë vetëm një gëlues i rrjeteve sociale pa asnjë llojë botimi në këto fusha, por gjithsesi do ta vlersoja si një medalje dhe çdo fyerje nga sivëllezërit e tyre që shfaqen shpesh dhe në këto rrjete.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje