Udhë e mbarë revista “Gjurmë Historike”. Del numri i parë i revistës historike, botim i LHSH

Nga Pirusti News

-Nga Aleksandër Ndoja-

“Gjurmë Historike” është mediumi më i ri në hapësirën tonë mbarëkombëtare. E konceptuar në formatin e një reviste mjaft cilësore, prodhuar në shtypshkronjën e mirënjohur prishtinase “Lena Graphic” me drejtues dhe pronar z. Hajdar Fejzullahu dhe dizenjim të Venera Alshiqit, kjo revistë vjen si product i pendave shkencore e historike që i janë bashklëlidhur Lidhjes së Historianëve me seli në Zvicër me kryetar z. Murat Ajvazi, themeluar me 25 janar të këtij viti. Një ndër vendimet e konferencës themeluese, përveç të tjerave u vendos të prodhohet dhe një revistë historike e shkencore, ku pendat më të spikatura të hapësirës mbarë kombëtare, por dhe në hapësira të tjera shqiptare brenda kufinjve shtetërorë të të disa shteteve që na qarkojnë.

Në fakt herë në mediumet shqiptare vjen një produkt i ri kulturor, shkencor apo historik ka një kureshtje jo të pakët, pse jo edhe urime dhe mbështetje nga kontigjenti dashamirës e intelektual nga shumë fusha.

Këtë rradhë vjen e paralajmëruar prej kohësh një revistë shkencore në fushën e historisë. Them e paralajmëruar prej kohësh, për faktin se kjo revistë ishte e “dënuar” që në embrion, pasi sapo mori udhë, një murtajë e rëndë goditi me ashpërsinë më të madhe të gjithë globin e për pasojë izolimi, apo dhe kufizimi i lëvizjeve bëri që procedurat të stoponin. Ato stopuan fizikisht e teknikisht, porse në mëndjen dhe vullnetin e një grupi të ngushtë miqsh e bashkpunëtorësh me në krye Mr.sc Murat Ajvazi, kjo nisme nuk reshti asnjë herë.

Dhe tani kjo revistë që tashmë e kemi në dorë ka marrë udhë, ka marrë udhë për të mos u ndalur kurrë. Natyrisht për shumë arsye është e justikuar që numri i parë të jetë modest, por mbetet të jetë shumë i rëndësishëm. Modest sepse si çdo produkt që prodhohet rishtazi ka mungesën e përvojës, ndërsa mbetet shumë i rëndësishëm sepse shënon një datë niseje, shënon një pikënisje drejt të pandalshmes ku do të ndërthuret cilësia gjithnjë në rritje me misionin atdhetar e historik.

Vetëm 24 orë pasi kjo revistë doli nga shtypi në Prishtinë, ka mbërritur edhe në Mirditë. Pikërisht ishte kryetari Murat Ajvazi, njëherit dhe kryeredaktor i kësaj reviste si shkrimtari e poeti Dan Ibrahimi, të cilët një ceremoni modeste në Rrëshen u’a dorëzuan nr. 1 të revistës drejtuesve të Akademisë së Artit, Kulturës dhe Letrave “Mirdita” ekzemplarët e parë të “Gjurmë Historike”.

Në vështrimin vizual revista është mjaft cilësore ndërsa ka të publikuar këshillin botues me emra të mirënjohur me tituj e grada të larta shkencore, si Rovena Vata, Luan Topçiu, Zeqirja Rexhepi, Gjon Keka, Hivza Golosa, Bardha Mançe, Murat Ajvazi, Pjetër Marku, Paulin Zefi, Aleksandër Ndoja, Dan Ibrahimi, Salih Salihu, Lon Karrica, Argjira Ukimeri, Safet Hasani dhe Asllan Qyqalla. Ndërsa redaktor i këtij botimi është Aleksandër Ndoja, me lektor poetin Dan Ibrahimi.

Në 187 faqet e këtij botimi, ka shkrime mjaft cilësore të cilët hedhin dritë mbi shumë ngjarje historike ndër shekuj, me autore penda të mirënjohur si Gjon Keka, Mark Palnikaj, Argjira Ukimeri, Nikolin Kurti, Nikollë Loka, Salih Salihu dhe shumë të tjerë. Të gjithë janë të bindur se udha e kësaj reviste ka për të qenë e gjatë, çka ofron mundësinë e një kontributi të madhe në historiografinë tonë kombëtare.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje