Dr. Nusha Zhuba- Romë, Guri i Xhuxhës nis të flasë.

Nga Pirusti News

Shënim. Dr. Nusha Zhuba ka gradën shkencore marrë në Romë si studiuese e gjuhëve të vjetra.

Guri i vjetër i Xhuxhës në Mirditë një nga gjetjet e rastësishme arkeologjike të gjetura, na tregon historinë e lashtë të atyre trevave jo thjeshtë shekullore por, mijëravjeçare. Shumë studiues, gazetarë, studentë, kureshtarë, shkuan dhe e vizituan atë Gurë, për të njohur sadopak pjesë të asaj historie që për shumë shekuj kishte qëndruar e fshehur nën dhe (mbase dikush e kishte venë gurin në atë pozicion që të mos shkatërrohej nga forca te papërcaktuara që kanë kaluar në ato anë ose forcave fizike te natyrës). Gjithesi duhet falenderuar rastësia në zbulimin e Gurit të veçantë që me anë të simboleve të gdhendura na tregon sot, madhështinë e tij dhe perse ai gjendej aty.

Guri duket shumë i vjetër në moshë dhe na ben të mendojmë se:

  1. Gjuha që është përdorur duket,është gjuhë e vjetër Pellazghe- Etruske me dialektet e sajë, dhe njihet që i perket një epoke nga 1000 vjet deri 100 vjet para erës se re.
  2. Etrusket (pellazgët) kur u shperngulen ne Itali janë shpërngulur me gjuhën, alfabetin, kulturën e tyre. Guri i gjetur në Xhuxhë ka të njëjtat shkronja  arkaike etruske. Mos Fani është vendi  ku jetuan etruskët, të cilët dhe e shkruan atë Gurë po, për shkaqe të ndryshme u shpërngulen në Itali?
  3. Alfabetet e vjetra të zbuluara deri tani janë të një moshe 4000 vjeçare. Duke parë se shumë nga shkronjat e Gurit janë shumë të vjetra, duke llogaritur vitet i bie qe guri të jetë rreth 6000 vjeçar
  4. Po të shihet me imtësi e gjithë tabloja e gdhëndur jep përshtypjen e një trekëndëshi ku në majë mbizotëron një shpend në dukje Mjelmë që përfaqëson Zeusin, Zotin e Pellazgëve pasardhës të të cilit janë shqiptarët, por ky Gur na lidh me vepra të tjera të gjetura nëpër botë veçanërisht në pjesen e sipërme ku në majë janë te gdhendura dhe sytë, simbol i diellit të përdorura dhe në piramidat e lashta të Egjiptit,
  5. Krahina ku është gjetur guri ka ruajtur më së miri kohën pagane sepse të gjithë emrat e fshatrave janë emra të vjetër paganë Melth, Pemë.
  6. Duke parë ata që shkruhen më sipër mos Gurëshkruesi  i  vjetër ka gdhendur 6 kollona. Ka dashur të na tregojëkohen apo me qartëtë gjashten Hënë të vitit dmth muajin qershor?
  7. Pak shekuj më vonë ato treva të Mirdites do të jenë arenë e sulmeve romake të lidhura me Çezarin dhe epoken e tijë, që i përket  shekullit të parë para Krishtit, do të thotë se Xhuxha dhe i gjithë Fani, ishte një vend qytetërimi i lashtë.

Vetë fjala Xhuxhë (ose siç e thërret populli i asaj ane Gjugjë  dhe që atyre ju vjen mire vetëm nëse thua se vjen prej fjalës Gjergj) vjen nga fjala e vjetër Xhixhë-Zjarr ku, Pirustët (të Parët e Ushtave pra mjeshtërit e përpunimit dhe të përdorimit të tyre) paraardhësit e mirditorëve kishin zjarret e përpunimit të metaleve dhe sigurisht kur ata ishin në fungsionim e gjithë zona Xixëllohej -Xhixhëllonte pra ishte Xhixhë-Xhuxhë.

Një ansambël shkronjash janë përdorur në Gurin e Xhuxhës që i përkasin alfabeteve; Pellazg, Etrusk, Ilir, Mesapik, Osc.

Kjo na ben të mendojmë që në këto treva të Mirdites që në ate kohë kishim një alfabet dhe një gjuhe të shkruar, ku flitej gjuha e vjetër, e nga kjo gjuhë dolen shumë dialekteve, do të thotë se shkronjat e alfabetit të shkruara në gurin e vjeter janë nena e alfabeteve të këtyre gjuhëve të përmendura me sipër sepse gjuha e Gurit ka pjesë të të gjithë këtyre alfabeteve. Gdhëndjet e bëra tek guri , janë shkronja të vjetra prandaj leximi i tyre duhet te fillojë nga e djathta në te majtë. Pamjet e shkronjave të kujtojne shumë gjuhët e vjetra Pellazghe dhe alfabetet e sajë , në veçanti siç thamë edhe mësipër , këto na kujtojnë shumë alfabetin Etrusk . Ndahen në rrokje dhe në shumë raste shkronjat mbështeten tek njëra tjetra kur është e mundshme lidhja mes dy ose me shumë shkronjash të së njëjtës fjalë, dhe kjo ndodh atëhere, kur vizat vertikale gjenden në vazhdimësi ndërmjet tyre. Dhe kjo lidhje bën edhe më të mundur që shkronja e parë të jetë pjesë formuese edhe e shkronjës tjetër duke formuar dhe rrokjet.

-Drejtkendëshi i ndarë në pesë pjesë-

Shumë kush ka menduar se ky drejtkendëshi ishte simbol i një varreze por duke lexuar shihet se është një tog i formuar prej fjalësh që duke u mbështetur tek njëra tjetra formojnë drejtkendëshin,  të ndarë në pesë pjesë. Tre pjesët e para janë të lidhura ndërmjet tyre, ndërsa dy pjesët e tjera janë ndryshe.

Fillojmë të lexojmë. Në gjuhën e vjetër drejkendëshi  I parë i ndarë në dy pjesë është H pra H shihet shumë mire, por siç thamë, lidhen ndërmjet tyre dhe e para është pjesë formuese e shkronjës së dyte,pra kemba e dytë e H-së është I, sepse I formohet nga kemba e dytë e H me vizen lidhëse të H –së nga ana e djathtë, pjesa e mesit e H –së nuk shkon gjer në fund , nuk lidh plotësisht kemben tjetër të H, kështu kemba e dytë e H dhe viza në mes nga ana e djathtë formojnë shkronjen I, pra shkronja e dytë është I .

Shkronja e tretë është kemba e dytë e H e cila në këtë rast nuk lidhet nga e djathta po lidhet me një vizë diagonale nga ana e majtë e sajë, kjo vizë diagonale lidh vizen vertikale me vizen tjetër duke formuar shkronjen N drejtkendëshi që formohet përsëritet, është i njëjtë pra me drejtkëndëshin e fillimit dhe ai po ashtu i ndarë në dy pjesë janë dy shkronja I dhe H pra , shkronja e katërt është përsëri I dhe e pesta është H i Lidhim së bashku dhe del fjala HINIH

Kalojmë tek fjalët e dyta që janë të lidhura bashkë me fjalen HINIH, po të shohim dy kuadratet e siperm i pari kuadrat në alfabetet e vjetra na perfaqëson shkronjen O, kuadrati i dytë me kryq në mes në gjuhët e lashta e nga e djathta është S ose Sh.

Kuadrati i tretë është nga poshte që në dukje duket si shkronja Y eshte shkronja U dhe kuadrati i fundit nga e majta eshte shkronja e fundit L atëherë fjala e dytë është OSH dhe fjala e tretë UL

Lexojmë të tre fjalët siç lexohen sot: HINIHOSHUL

Çdo të thotë kjo fjalë?

 HiniH në fjalorin Etrusk – Italisht, do të thotë Anima, ne nuk kemi një fjalor Etrusk-Shqip, prandaj gjejmë Hiniial = me Anima, në shqip dhe në përdorimin e gjerë te gjuhës shqipe nuk egziston fjala Anima dhe kjo fjalëpërkthehet vetem Shpirt.

Hinih –Hyj –Shpirt

Hin-Anima-Shpirt

Hin-Hyn-Hyj-Zot

Hyj -folje që tregon veprim hyrës përveçse perendi

Në gjuhen shqipe fjala Hyn=Hyj-Zot-Yll- Hyj = Shpirt, pra të vjetrit fjalen Hyj -HYN e kanë përdorur si diçka të shenjtë jo vetem Zot por edhe një frymë e shenjtë që Hyn në trup dmth, Shpirt. Meqenëse në gjuhen tonë nuk egziston fjala Anima,Anima që do të thotë shpirt atëherë mundet t’a lexojmë

Shpirti osh ul =

Shpirti është ul-

Shpirti është Ulur

Nëse me shpirtin ne nenkuptojmë diçka të mbinatyrshme jo materiale që vjen nga lart që Hyn dhe që i bashkohet trupit mundet dhe të themi që bëhet Shpirt

Hyj është Ul që mund t’a marrim edhe:

Hyji është Ul=ulur, Hyji është Ul= SHPIRTRAT JANE ULUR tregon një situatë që përpara ishte shumë e keqe , që mund të ketë pasur vrasje, gjak, masakra por që në atë kuvend u përpoqen ti zgjidhnin dhe i dhanë fund asaj situate.

Lexojmë nga e djathta sipër, për efekt vendit por dhe për ti dhenë pamje trekendëshi asaj që po shkruante mjeshtri i vjetër i ka vendosur shkronjat afër mbi njëra tjetren e atje kemi një shkronjë të vjetër P dhe nga e majta e P-së kemi tre shkronja të vjetra njëra mbi tjetren duken qartë, duhet te lexojme nga lart poshtë këtë fjalë, që i korrespondon shkronjave  të atëhershme me F M I, në të majtë të fjalës, FMI kemi një shkronjë tjetër P dhe një tjetër në formë flamuri që i korrespondon shkronjes së vjeter N pra kemi P N që po të bashkojmë bashkë dhe ti lexojmë duke filluar nga e djathta sipas rregullit të atëhershem të parët tanë kanë dashur të thonë; P FMI ,P N dmth, Per FmiPer Ne.

Në Gur shohim një rreth ,në të djathtë të rrethit është një shkronjë e vjetër që korrespondon me shkronjen P, në ketë rast nuk do e analizojmë çka dashur të thotë rrethi në vetëvete po e marrim rrethin si nje shkronjë dhe kjo shkronjë na përfaqëson O e vjetër , pra fjala është fjala PO (Brenda rrethit gjejmë shkronja të tjera po, nuk mund t’i lidhim me fjalët e shkruara sepse ato shkronja përfaqesojnë firmat e pjesëmarrësëve në atë eveniment. Aty janë shkronjat I një H gjejmë një Kryq që do të thotë T dhe gjejmë një N.)

Më poshtë gjejmë shkronjen që duket si një diezis kjo shenjë e vjetër përfaqëson shkronjen Z shumë të qartë, pastaj shohim një gropë që duket sikur është gërryer nga koha e cila në të vërtetë mund të formojë shkronjen O dhe në të majten e kësaj shihet një kryq që është shenja e shkronjës T. Duke lexuar nga e djathta në të majtë lexojmë fjalen ZOT

Atëherë nëse do lexojmë çfarë është shkruar nga e djathta në të majtë duke filluar nga lart në Gurin e vjetër shkruhet:

P Fmi, P n, Për Fmi Për ne Për fëmijet për ne

Po

Zot

Hinih os ul, Shpirti asht ul, Shpirtrat (gjakrat) janë ulur

Fjalët e shkruara kanë nje kuptim shumë te fortë edhe sot “Për ne, për fëmijët, po Zot gjakrat janë ulur”

Duke lexuar këto fjalë kuptim plote mendohet se aty në Xhuxhë, është zhvilluar një kuvend shumë i rendësishëm ku është folur për paqe dhe ku kanë marrë pjesë persona që përfaqësonin shtresa të ndryshme të popullsisë të legjitimuar si presencë me anë të simboleve siç janë, harqet me shigjeta, katrorët me kryqe ,rrathët , drejkendëshat të ndarë në mes. Nuk pretendohet se është përshtatur në shqipen e sotme 100% se të parët tanë ishin praktik dhe nuk duhet të e krahasojmë me gjuhen e sotme, por lidhja e shkronjave të vjetra nuk lë shumë shtigje për interpretime të tjera .

-Dy fjalë-

Një punë te jashtëzakonshme ka bërë doktor Frrok Bardhi banor i zonës i cili ja bëri jetën te gjatë këtij guri. Së bashku me bashëfshatarët e vet me Imzot Gjergj Meten nuk lejuan, prishjen e gurit i cili mund të përfundonte si gur mbrojtës o ndonjë are, të shitej për ndonjë kuintal miell, të vidhej, apo të përfundonte ne muzetë e një vendi tjetër ku kanë pasur fatin e keq shumë vepra arti antike shqiptare.

Nuk është i vetmi ai Gur i gjetur aty. Janë gjetur dhe gurë të tjerë çka tregon se ajo zonë është e mbushur me tempuj prehistorik (ku gratë shpesh here këto gurë i kanë përdorur për të ngarkuar barrët e druve pa jua ditur rendësinë) nuk duhet të lihen në mëshirë te fatit po të rrethohen që të të sensibilizohet zona, duke ju kujtuar se afër atyre miniera të braktisura kanë thesare që duhen ruajtur, por dhe strukturat përkatëse të krijojnë harta të reja për zbulime arkeologjike të cilat mund t’i japin një vlerë të shtuar zonës së Fanit dhe të krejt Mirditës e njohur në histori si vend i fisit të Pirustëve.

Historia e mëvonshme e Pirustëve pra mirditorëve, me anë te letrave të gjetura na i tregon si popull formues i Rumanisë së sotme, në vendin e quajtur ne antikitet Alburnus Maior pranë minierave e Transilvanisë, në fillim të dërguar me forcë nga Traiani por, pastaj ata pra Pirustët ja arriten të integroheshin sepse ishin specialistët më të mire të metaleve e minierave të atyre kohëve . Këtë na e tregojnë shumë mirë titrat e gjetura në ato zona. Shumë Prijësa u linden nga ato troje që tronditen dyert e perandorisë romake duke u kujtuar për heronj edhe pas mijëra vjetëve si Batot e famshem, të lindur apo prijës të këtyre trevave ku fortesat e tyre gjenden edhe sot në Xhuxhë të Mirditës.

Respekt edhe për botuesit e revistës Mirdita dhe në veçanti prof. Pjetër Markun dhe kryeredaktorin Alekdandër Ndoja të cilët nuk po e lenë në harresë Gurin e shenjtë të Mirditës (dhe jo vetëm, por po bejnë një punë kolosale për të nxjerrë në dritë, fakte dhe të vërteta për ato troje historike)por, po përpiqen ta ngrenë në vendin ku i takon, si pjesë historike e lashtësisë së kombit tonë…

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje