Dr. Nusha Zhuba, Edhe në Firenze një gur i kohës së etruskëve që flet qartë dhe sot.

Nga Pirusti News

Ky gur  që po shikoni në këtë publikim, është  gjetur mbi nje varr Etrusk, ndërsa sot  e gjendet ne muzeun arkeologjik të Firences. Si shqiptar pasardhës të pellazgëve etruskëve, kjo pllakë deshifrohet pa më të voglin sforcim.

Duke filluar të lexojmë nga e djathta në  të majtë, siç lexonin të parët tanë, kemi këto  shkronja: N I P A D O I A H, pra Nipa e Dajah ose më mirë Nipa e Daja.

-Çfarë kanë dashur të tregojnë paraardhësit tanë me këto fjalë?,

 -Çfarë u kishte ndodhur Dajave e Nipave?

-Ishin vrarë në ndonjë luftë, vuanin nga e njëjta sëmundje, kishin vdekur nga ndonjë tërmet? Që të kenë pasur grindje mes dajave e nipave as nuk mund të llogaritet sepse nuk do i kishin varrosur bashkë. Sigurisht një ngjarje e rënde ka bërë që këto Nipa e Daja të jetonin në përjetësi e të kujtohen nga vizitorët që mbushin këto muzeume çdo vit.

Thjeshtësia me të cilën mund të lexojmë këtë mbishkrim sot në gjuhën shqipe na bën krenarë që gjuha jonë jo vetëm që ishte shkruar kur nuk egzistonin gjuhë të tjera, por shërbeu si bazë kulture për shumë popuj që e përvetësuan. U bë baza e latinishtes,  por ata që e morën,  na hoqën me forcë këtë alfabet  duke na  thënë që ne jemi ardhacakët.  

Marrëzi … Historia flet, këto shkrime flasin më shumë se çdo libër i shkruar për interes të kësaj o asaj perandorie…

 

Ju mund të lexoni edhe...

1 Komente

Ruzhdi Morina 25 Tetor, 2020 - 6:31 am

Mua shkronja e tret me duket se eshtd L etrure
Dhe fjalia lexohet NILADOIAH.
Nga mund ta ndajm ne fjal
NI LA DOIAH
pra NJË LA DAJA
E çka la Daja nuk e di.

Reply

Lini nje koment

Shperndarje