Portreti nga Pjetër Domgjoni, Ju njoh me aktivistin e dalluem në Kroaci, Martin Gojanin e Marmullit

Nga Pirusti News

Nëpër faqet e revistës “Mirdita”, nr. 28

Martini, djali Markut dhe Dranës Gojanit, lindun n’vitin 1956, n’katundin e Marmullit vinte nga nji familje bujare, e ardhun para 120 vitesh nat katund prej Gojanit Mirditës. Mbasi kryen shkollën fillore n’Bishtazhin, me ndihmën e famullitarit don Millorad Defar (don Mila), merr udhën e meshtarisë, kryen dy vite e gjysmë, n’seminarin “PAULINUM” n’qytetin e Suboticës. Por për shkaqe t’pa njoftuna, ndërprenë seminarin, kthehet n’Kosovë dhe n’Prizren, mbaron shkollën e mesme të tregtisë.

Martohet, tue marrë për nuse, Vitoren, nji vajzë e bukur prej Famullisë Bishtazhinit. Me te, Zoti i fal tre fëmijë. Deri n’vitin 1989, Martini, herë mbas here, punon n’Kosovë, Slloveni dhe Zvicër, me nji dëshirë t’vetme, krijimin e nji jete t’qëndrueshme n’Kosovë. Por nat vit bashkëshortja tij pson trombozë n’tru. Mbas tre muaj përpjekjesh t’pa sukseshme t’mjekve t’Gjakovës, Vitorja mbetet krejtsisht e paralizueme. Ky ishte edhe shkaku kryesor që Martini merr familjen dhe shpërngulet prej Marmullit n’katundin Drljanovac, prefektura Bjellovarit në Kroaci, ku jeton 30 vjetë rresht kurse, prej vitit 2019, jeton n’qytetin e Bjellovarit.

-Mrekullitë e Zojës Mexhugorjes-

Me ardhjen n’Kroaci, Martini, merr bashkëshorten e shkon n’Mexhugorje, me kërkue nihmën e Zojës Mexhugorjes për shëndetin e bashkëshortes. Nat vizitë, bashkshortja tij, fillon me folë. Mbas 15 muajve, n’vizitën e dytë që i bajnë Zojës Mexhugorjes, bashkëshortja e Martinit fillon edhe me ecë dhe mbi t’gjitha mrekullitë. Dy bashkëshortëve t’lumtun, Zoti ua falë edhe dy fëmijë tjerë, ku. Mihilli, njeni prej pesë fëmijve tyne, sot asht meshtar-famullitar shumë i sukseshëm, do me thanë. At dëshirë që dikur e kishte baba, e realizoi djali tij, Mihilli. N’vitin 2007, Martini zgjidhet kryetar i Bashkësisë Shqiptare t’Prefekturës Bjellovarit-Bjellogorës.

-Aktiviteteti-

Sa e merr kët detyrë, ma s’parit, ban riorganizimin komplet t’Bashkësisë dhe mbrenda afatit dy vjeçarë për herë t’parë, për pakicën kombëtare-shqiptare themelon dy këshilla. Këshillin pranë komunës dhe këshllin pranë prefekturës, tue organizue edhe zgjedhjet e lira. Kandidon dhe zgjidhet kryetar këshilli i pakicës shqiptare për Prefekturën, Bjellovarit-Bjellogorës, detyrë që e ushtron pandërpre edhe sot n’mandatin e tretë të tij.

Si dashamir i arsimit, për herë t’parë n’historinë e asaj prefekture, në tri qendrat shkollore, Nova Raça, Velika Pisanica dhe Bjellovar, për fëmijtë shqiptarë, organizon mësimin plotsues në Gjuhën Shqipe.

Tue qenë vet, kangtar dhe instrumentist, ringjall edhe, shoqninë kulturore, “Shqiponja Bjellovarit.“ Shoqni që n’kuadrin e pakicave kombëtare, organizon aktivitete të ndryshme kulturore deri edhe në nivel t’Repulikës Kroacisë.

Me nisiativën e ish ambasadorit Shqipnisë n’Kroaci, zotniut, Pellumb Çazimit, kryetarit degës bashkësisë, Martin Gojanit dhe prefektit, Mirosllav Çaçija. Prej vitit 2010, Fillon bashkëpunimi n’mes. Prefekturës Bjellovarit-Bjellogorës dhe Çarkut Beratit, me ish kryetarin e çarkut, zotniun, Petrit Sinaj. Gjatë atij viti, n’mes, dy prefekturave shkëmbehenë vizita të shpeshta kurse. N’vitin, 2011, bahet binjakëzimi dy qyteteve, Bjellovarit Kroacisë dhe Beratit t’Shqipnisë.

Bashkëpunimi mirë vazhdon edhe sot e ksaj dite kur n’kryesinë e Çarkut Beratit asht i zgjidhun dhe ende vazhdon me udhëheqë at çark, zotniu, Fatlli Adilaj që asht ba edhe mik zemre dhe mik shtëpie me zotniun Martin Gojanin. Ai bashkpunim, ende vazhdon, sidomos n’kulturë, ku Bjellovarin e vizitonë edhe grupi artistik, “Margarita Tutulani” e Beratit.

Me ftesën e Martin Gojanit, Bjellovarin e viziton edhe grupi kulturor i Vaut Dejës, udhequn prej Viktor Palokës.

Ndërsa, Martini vazhdon funksionin e kryetarit këshillit prej vitit 2015, kryetar i Bashkësisë Shqiptare t’Bjellovarit-Bjellogorës emnohet, zotniu, Skender Zogaj, nji aktivist i dallumë dhe shok, kolegë e bashkëpuntor i shkëlçyeshëm i Martinit.

Bashkësia Shqiptare e udhëhequn prej Skenderit dhe Martinit, çdo vit organizon festimin e Ditës Flamurit dhe ditën e pavarsisë Kosovës. Bashkësia gjithmonë merr pjesë edhe në manifestimetë kulturore t’pakicave kombëtare që mbahen në nivel t’republikës. Organizojnë edhe tubime e tryeza të ndryshme,

Kët vit, pra n’vitin 2020, me angazhimin e madh të deputetës shqiptare n’parlamentin kroat, zonjës, ERMINA LEKAJ-PËRLASKAJ. Me t’hollatë që ajo i nxjerr prej Ministrisë t’drejtave njerzore. Bashkësia Shqiptare n’qytetin e Bjellovarit, blenë objektin në të cilin vendoset QENDRA KULTURORE SHQIPTARE.

Simbas nji statistike, n’qytetin e Bjellovarit, jetojnë, 775 shqiptarë.

E mbylli kët shkrim me dëshirën e vetme. Gjithmonë e përcjellshinë suksesetë kët bashkësi të udhëhequn prej Martinit, Skenderit dhe t’gjithë antarëve tjerë t’kryesisë Bashkësisë Shqiptare t’Bjellovarit-Bjellogorës kroate.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje