Nga Dan Ibrahimi, Prishtinë. “Gjurmë historike” një revistë me standarde shkencore.

Nga Pirusti News

Ditë më parë ka dalë numri i revistës “Gjurmë historike” organ i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë që ka selinë në Zvicër. Si një revistë në fillimet e veta, “Gjurmë historike” na vjen me një pasuri të dukshme studimesh historike dhe recensionesh mbi vepra të ndryshme historike, duke u bërë një gjurmë interesante në publikimet albanologjike, më konkretisht të atyre mbi historinë shqiptare.

Në faqet e revistës në fjalë, parakalojnë emra studiuesis si Gjon Keka, Safet Hasani, Mark Palnikaj, Murat Ajvazi, Argjira Ukimeri, Nikolin Kurti, Nikollë Loka, Dan Ibrahimi, Salih Salihu, Emrije Krosi dhe të tjerë, që me tematikat duarta të trajtuara ngjallin kërshërinë për seriozitetin e revistës. Revista starton me një shkrim nga gazetari Aleksandër Ndoja i cili bën një përshkrim të gjithë punës deri në daljen e numrit të parë.

Revista që në numrin e parë duket se ka përmbushur pritshmërinë pasi në faqet e saj një pjesë e punimeve janë të niveleve të larta shkencore. Punimet janë botuar me të gjitha kriteret e botimeve shkencore pasi ato përmbajnë edhe referencat përkatëse në fusnota.

Studimet e paraqitura këtu janë mbi epokat e ndrysme të zhvillimeve historike e kulturore të shqiptarëve. Ato shtrihen nga fusha e studimeve mbi antikitetin, ato mesjetare dhe të koërave të reja. Në dritën e atyre që u than më lart, konstatojmë që kjo revistë përmbush standarde të pranueshme për publikime serioze.

Krahas punimeve studimore, në revistë egziston edhe rubrika për recensione mbi veprat gjithnjë nga fushat e historiografisë. Në këtë numër aty janë botuar edhe tri recensione nga autorët mr. sc Murat Ajvazi dhe Emrije Krosi.

Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër, përmes këtij organi të botimeve shkencore synon të bëhet një dritare e mirëfillt e studiuesve tanë të kudondodhur. Në kuadër të saj kjo lidhje e historianëve, me në krye mr. sc. Murat Ajvazi, ka synime afatgjata për kurajimin dhe përkrahjen e studimeve historike që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ne nuk na mbetet tjetër pos që t’i urojmë rrugëtim të mbar në drejtimin e nisur revistës në fjalë si dhe Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje