Eduart Frrokaj, ju rrëfej “dashuarinë” e madhe të kriminelëve serbë ndaj popullsisë katolike në Kosovë. Prova, fakte dhe ngjarje.

Nga Pirusti News

-Tetor 1913, hyrja e ushtrisë serbo-malazeze në Dukagjin, Ujz i Gjakovës, 72 shqiptarë të dy besimeve të vrarë.

Prill 1941, masakër e tmerrshme në Hasin katolik të Gjakovës, e organizuar nga forcat serbe,74 shqiptarë të besimit katolik të vrarë ne famullinë katolike shqiptare të Bishtazhinit ne tri ditë të festës së Pashkëve, 10 fshatra në terror dhe

gjak, një pjesë të viktimave i dërguan qëllimisht për përqarje ndërshqiptare në Xhamine e Rogovës së Hasit ku i mbyten me çekan në kokë .

27 prill 1999, masakër mizore në Meje të Gjakovës, më e madhja në luftën e Kosovës, e tmerrshme dhe shumë brutale. Natasha Kandiq e quan ndër më të tmerrshmet në hapësirën e ish Jugosllavisë. Sipas Fondit për të drejtën humanitare u urdhërua nga strukturat me të larta te Ushtrisë dhe Policise serbe te kohes. 15 fshatra shqiptare katolike dhe myslimane te Gjakoves u perfshine ne nje rrethim te hekurt. Ne fshatin Korenice ekzekutimet e meshkujve nga mosha 15 vjeçare filluan ne oborret e shtepive te fshatit ,te mbijetuarit e tjere u vrane ne Meje . Ne dy postblloqe te modelit te Srebrenices ne Meje me 27 prill u ekzekutuan 376 shqiptare te dy besimeve katolik dhe mysliman.

Ne mengjesin e hershem fshatrat katolike shqiptare Korenice, Guske, Meje, Ramoc u rrafshuan me toke. U urdherua qe askush te mos shpetoj nga mosha 15 vjeçare . Deshmite e forcave serbe ne Tribunalin e Hages flasin per nje tmerr dhe horror te papare. Per hire te se vertetes disa deshmitar nga forcat serbe flasin se ne nje moment disa pjestar te policise kane tentuar pa sukses ti ndalojne vrasjet. Nga te ndaluarit askush nuk mbijetoj, 95 perqind e viktimave ne Meje kane plumba ne koke . Qe te vritet çdo deshmi e mundshme .

 Mbremja e 27 prillit zonen e Rekes se keqe dhe Lugut te Çarragojes ne rrethinen e Gjakoves e gjeti me 376 te vrare ,shqiptar malesor te dy besimeve tona historike mysliman dhe katolik .Ne mesin e viktimave ne Meje jane 38 viktima te moshes femijerore 14- 15 vjeçar. 269 trupa nga masakra e Mejes u gjeten ne nje varreze ne Batajnica 2 ,pjesa tjeter e trupave nga 376 sa u vrane ne Batajnica 5 .

Kjo eshte historia jone. Sot po tentohet nje histori e permbysur. Nuk duhet ta lejojme.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje