Konkursi letrar “Gjergj Fishta” shpallen fituesit e kësaj gare me pjesmarrës nga gjithë hapësira mbarëkombëtare.

Viti i At' Gjergj Fishtës ishte në fokusin e veprimtarive të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave "Mirdita"

Nga Pirusti News
1 046 Shikime

Në kuadër të vitit fishtjan në fillim të vitit u përcaktuan disa nisma, ndër to dhe konkursi poetik. Edhe pse jetojmë në një kohë të kushtëzuar nga Covid 19, asnjë nga aktivitetet nuk u pezulluan, por u realizuan sipas programit, ndonëse duke iu përshtatur situatës.

Pas njoftimit për hapjen e konkursit poetik u pa një interesim i madh i pendave poetike nga mbarë hapësira jonë kombëtare. Të gjitha poezitë janë të arrira dhe do shërbejnë si një buqetë e bukur në vitin e veçantë fishtjan.

 Juria është munduar të jetë sa më gjithëpërfshirëse, megjithatë gara është garë, e cila ka sjelle dhe fituesit e mëposhtëm:

Çmimi i parë: Lola Shehi-poezia Rrëfim

Çmimi i dytë: Farida Ramadani-poezia “Legjendat mallkojnë

Çmimi i tretë: Eltona Lakuriqi-poezia “Promemoria e Fishtës për familjen Prendushi dhe letra për sivëllezërit e tij françeskanë”

Çmimi i Karrierës: Qendresa Sadrijaj-poezia “Këmbim vetmie

Çmimi Vargu më i bukur fishtjan: Hysen Grajçevci-poeziaUnë i përvuajturi

Çmimi Akademisë Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” – Majlinda Shaqiri – poezia “Flet shpirti Pishtar

Çmimi i Inkurajues: Indira Avdyl Hoxha-poezia “Viti i Fishtës

Çmimi STIL: Angjelina Mena Nikolli-poezia “Lahuta jote nji përmendore

Çmimi GJETJE POETIKE: Llesh Ndoj-poezia “At Gjergj Fishta e Anton Çeta

Çmimi MESAZH: Liridon Cenaj-poezia “Hej ti ku je?

Poezia Fituese nga Lola Shehi:

 

RRËFIM

At Gjergj,

Në shtëpinë tënde,

Kam ardhë të rrëfehem

Krejt pa dashje,

Po kam mëkatuar At

Qënien më hyjnore ndër qeniet e gjalla

E kam marrë inat

 

E di At se ç`do më thuash,

Ta lexoj në sy

Bija ime

Inati është këshillues i keq

Ndaj mos e mbaj njat zemrës,

Mos i bëj konak

Inati bija ime,

Asht ma keq se dreq

 

Hajde bija ime,

Rr`fehu e çliroje shpirtin

Se zoti  asht i madh e di me falë

Veç amanet,

Fol ngadalë e  n`shqipe t`pastër

Se tej përtej m`a shpon ashtën shqipja e çalë

 

At Gjergj,

Të mërzita e të mora kohë

Ah sa vështirë e kam të rrëfehem

Mëkati im, është i një lloji të rrallë

Nuk dyshoj në mençurinë tënde madhëri

E ke marrë me mend pse po i vi vërdallë.

 

Më ndje o zot,

Se kam marrë inat  nënën time

Pse s`më solli në jetë pak më herët,

Vetëm dy ditë më parë

Do kishim pasur rastin ,

Datëlindjet  t`i festonim bashkë

O këtu në vendlindjen tënde,

O në rebelen time, Karbunarë

 

Të më recitoje ca vargje nga të tuat

Veshur me frakun e zi e me qaforen e bardhë

Shoqëruar me tinguj fyelli ,

Të këndoja një iso myzeqare

Ti me zë të plotë baritori,

E unë si thëllëzë me zë të parë

 

Në sofrën e datëlindjeve,

Nuk do vendosim qirinj me vitet tona

E ku na mjafton fryma të fikim gjithë ata qiri

Në sfond,

Dua një melodi që lazdron vjeshtën

Dy gota verë të kuqe,

Dhe ca të ëmbla poezi…

 

Ja pra At, t`u rrëfeva

Mëkatit tim mos i mbaj mëri

Ti je i gjërë e di me falë

Më fto të përgjërohem në datëlindjen tënde

Dhe unë mëkatarja e penduar

Fluturimthi do të vi.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan