Ndahet nga jeta Ndrec Përkeqi, komandati i batalionit të tankeve në luftën e Kosovës

Nga Pirusti News

Në një moshë krejtësisht të pa përshtatshme është ndarë nga jeta ushtaraku i mirënjohur nga Lëkunda e Mirditës, Ndrec Përkeqi. Sëmundja e rëndë e mori në moshën 55 vjecare, ndërsa kishte mbi supe një karrierë të gjatë e të suksesshme në sektorin ushtarak..

Ndrec Përkeqi do të mbahet mend gjatë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës, i cili në pozicionin e komandantit të batalionit të tankeve të përqëndruara në Kukës, ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake, madje duke strërvitur, mbështetur e trainuar kontigjente njerëzore që ishin inkuadruar në luftën për clirimin e Kosovës.

Në njoftimin me këtë rast që bën faqja “Enciklopedia e Mirditës” thuhet se Ndrec Përkeqi ka kryer shkollën 8-vjeçare në vendlindje, Lëkundë, Selitë; shkollën e mesme mekanike bujqësore (1984) në Durrës dhe Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve (1984-88), në specialitetin tankeve. Ka kryer Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë (2008-2009), si dhe disa kurse kualifikimi brenda e jashtë vendit, kryesisht në Turqi.

Ka punuar si komandant toge e kompanie në Divizionin e Peshkopisë (1988-94), specialist stërvitje e gatishmërie, shef teknike, shef shtabi batalioni e komandant batalioni në Brigadën e Tankeve Laç, Kurbin (1994-1999, 2001-2003). Gjatë luftës së Kosovës (shkurt–maj 1999) ka kryer detyrën e komandantit të batalionit të tankeve të përqendruar në Kukës, duke stërvitur dhe ndihmuar në operacione të ndryshme. Nga viti 2003 ka punuar shef personeli në repartin e zbulimit në Tiranë, instruktor zjarri, shef zbulimi në Shkollën e Trupës, oficer shtabi koordinator në Komandën Mbështetëse, zëvendës komandant batalioni i armatim-municionit, komandant i qendrës së kontroll lëvizjes dhe specialist për menaxhimin e pajisjeve tokësore në Qendrën e Menaxhimit të Materialeve dhe Laboratorit Qendrorë të Forcave të Armatosura.

Nga viti 2017 e në vazhdim ishte përgjegjës sektori në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Shperndarje