Debati mes Ali Pash Tepelenës dhe Arianit Komneni (Gjergj Arianiti) në lidhje me islamizimin e shqiptarëve…

Nga Pirusti News
969 Shikime

-Pjese nga romani “Të jetoshnë Ishull” me autor Ben Blushi fq:101-102-

 “…. kujt i thua ti që Ibrahimin nuk e detyroi kush të bëhej mysliman, ju kthye Arianit Komneni, me një zë të fortë prehistorik Ali Tepelenës. Kush mund t’i besojë këto dokrra? Ka 300 vjet që turqit i detyrojnë shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhëtojnë krishtërimin. Sa familje shqiptarësh kanë paguar taksën e gjakut, devshirmen dhe i kanë nisur djemtë e mitur jeniçerë në ushtrinë osmane?

Sa familje të tjera detyrohen sot e mot të paguajnë një të dhjetën e të korrave të tyre haraç, që të mos bëhen turq? Sa të tjerë paguajnë taksën e tokës, xhizven, të cilën taksidarët u a rrjepin të krishterëve? A mund ta mohosh se tëkrishterëve nuk u merret parasysh padija (denoncimi) te Kadiu mysliman? A mund të mohosh se familjet e krishtera detyrohen të japin fëmijë peng, që turqit tu besojnë atyre dhe kjo quhet taksa e sinqeritetit.

A mund ta mohosh se në të gjithë vendin, nga Shkodra deri në Elbasan, tregtarët e krishterë nuk lejohen të hapin dyqane ne pazaret e qytetit? A mund të mohosh ti, se fshatarëve të krishterë në Vlorë u grabiten tokat nga bejlerët myslimanëA mund ta mohosh se vajzat e krishtera detyrohen të vënë ferexhenë që 10 vjeç, ndryshin nuk i lënë të dalin në rrugë?

A e din ti se një grua e krishterë në Berat që nuk mban perçe dhe që nuk i mban duart e mbledhura kur ecën, dënohet si e përdalë nga burrat myslimanë?A e din ti se titujt dhe gradat u jepen vetëm myslimanëve, megjithëse të krishterët jetojnë në të njëjtën perandori me ta? A e di ti se sa familje të mëdha shqiptare në këto 200 vjetë u detyruan të ndërronin fenë, se ndryshe do ti kishin humbur gradat dhe ofiqet e tyre bashkë me pronat?

A e din ti se pas vdekjes së Skendërbeut, Sulltan Murati nxori një dekret që i detyronte të gjithë shqiptarët të bëheshin synet me pahir, për të larë, sipas tij, tradhtinë e Skënderbeut?

A e din ti që para disa vitesh një prift në Mirditë u kap dhe kur nuk pranoi të bëhej mysliman, u dënua me vdekje?

A e din ti se turqit i japin të drejtë vetes ta shajnë si të duan Krishtin, por po u shave Muhamedin të djegin të gjallë, siç bënë me një të krishterë në Korçë?

A e din ti çfar i ndodhi Gjergjit në Janinë? Ta them unë që tëkuptosh pse Ibrahimi u bë mysliman.

Gjergji ishte shërbëror te një efendi i pasur. Puna e tij ishte t’i mbante të zotit çibukun dhe rrogozin e faljes. Kur i zoti shkonte në xhami të falej, Gjergji e priste te dera sepse si i krishterë, atij nuk i lejohej të hynte në xhami. Efendiu që e thërriste Gjergjin Mustafa, në sy të myslimanëve të tjerë, një ditë i kërkoi të futej në xhami. Gjergji nuk pranoi, por efendiu e futi me forcë duke e kërcënuar se do ta hiqte nga puna.. Kur e morën vesh myslimanët e tjerë, u bënë si të tërbuar sepse e quajtën këtë si fyerje ndaj Islamit. Gjergjin e burgosën dhe duke e torturuar i kërkuan të bëhej mysliman. Mirpo, djali nuk pranoi dhe vdiq gjatë torturave. Por dhimbja e tij nuk mbaroi këtu, sepse turqit kërkuan që fëmijët e tij të bëheshin myslimanë. Por gruaja e tij nuk pranoi dhe që ti shëptonte, deklaroi se fëmijët nuk i kishte me Gjergjin. Dhe natyrish kopilët nuk meritojnë të bëhen myslimanë, apo jo? Kështu shpëtuan fëmijët e shkretë, që për të ruajtur fenë e tyre humbën babanë, por edhe nderin e nënës së pa përlyer…”

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan