Prend Buzhala, Frrok Gojani është emër legjende e arsimit shqip në këto anë

Nga Pirusti News
603 Shikime

-Homazh për këtë krye-emër e legjendë të arsimit në Klinës e më gjerë-

Klina ende i mban flamujt e festës së 28 Nëntorit, por sot qytetarët mbajnë minutën e tyre të nderimit në shenjë të ndarjes më 28 Nëntor 2020 nga jeta të profesor FRROK GOJANIT (1934-2020). Ishte profesori im i parë i Gjuhës e letërsisë shqipe në gjimnazin e Klinës (1968), ishte themelues e drejtori i parë i Gjimnazit “Lugij Gurakuqi” të Klinës, i cili vetë e pagëzoi me këtë emër këtë vatër arsimi. I pari profesor me diplomë fakulteti në këtë komunë.

Ai është një krye-emër i arsimit për Klinën e më gjerë.

Por Frroku nuk ishte vetëm i Dugajevës, as vetëm i Klinës. Ishte i shumë viseve tjera të Kosovës. Ai është emër legjende e arsimit shqip në këto anë. Lirisht le ta themi: ishte dhe mbetet një krye-emër i arsimit shqip ndër ne.

Mbi të gjitha, klinasit e ndërlidhin me themeluesin e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në komunën e Klinës, i cili, aso kohe, quhej Universitet i Klinës, vatër ku janë zhvilluar shumë lëvizje arsimore, emancipuese, kombëtare e kulturore. Është njeriu që ka zhvilluar aspirata të larta te shumë gjenerata dhe gjithnjë lart është mbajtur kjo shtyllë e fortë e qenies sonë kombëtare: është njeriu që dijen e shndërroi në veprim të vërtetë e ky veprim prodhoi rezultate që maten me dekadat e rendjes nëpër dy shekuj; është njeriu, për të cilin ishte i huaj egoizmi, sepse i gëzohej sukseseve e arritjeve, punës dhe dijes së secilit nxënës, pedagog, mësimdhënës, secilit njeri; është vërtet pedagogu e misionari, siç e përkufizon autori, që investoi thesarin e përvojës së tij në zhvillimin e arsimit e të dijes, në çuarjen përpara të prirjeve dhe aftësive të brezave të tërë. Dhe, mbi të gjitha, investimi shoqëror, personal e profesional për formimin e personalitetit të të rinjve në shtigjet e tyre jetësore.

Janë ato kohë ku përplaseshin, sikundër thuhej atëherë, e vjetra me të renë, mentalitetet patriarkale me prirjet e reja moderne emancipuese, mentaliteti skllavërues familjar e nacional me frymën e re zhvillimore, jo vetëm arsimore. Janë përplasjet e zakoneve, normave të vjetruara dhe mënyra e vjetruar e jetesës së prapambetur, me paragjykime e mbeturina të së kaluarës që po i ndienin dridhjet e tyre nga drita e arsimit dhe drita e zhvillimit të përgjithshëm social, ekonomik e nacional, me gjithë kundërthëniet e përplasjet e regjimeve shtypëse. Dhe të gjendesh në vorbullën e tillë nuk është e lehtë. Të gjendesh aty ku e ke rolin prijës, sqarues, rolin e një njeriu të autoritetshëm, të matur e të përgjegjshëm, pranuar natyrshëm nga brezat e vjetër e të rinj.

Nxënësit, rinia e prindërit e vërenin edhe një dallim të madh: këtë hendek të madh që ekzistonte midis profilit atdhetar e intelektual të asaj plejade mësimdhënësish e nxënësish; e ndër ta sidomos të prof. Frrok Gojanit, nga njëra anë- dhe të trabantëve të regjimit shtypës, nga ana tjetër. Personalisht, si gjimnazist, me një grup shokësh (si Gani Berisha, Selman Gashi, Gjon Gjergjaj, Shaqir Foniqi, Jak Gjergjaj etj), më 1968 themeluam Rrethin letrar “Jeronim de Rada” dhe e kërkuam ndihmën e drejtorit; ai na ndihmoi edhe në nxjerrjen e revistës “Ylli” aso kohe (me shaptilografim. Jo pak gjimnazistë krijues botonin shkrimet e tyre në gazetat e revistat shqipe të Prishtinës (Gjon Gjergjaj, Shaqir Foniqi, Selman Gashi etj). Kishim pengesa nga arsimtarë që ishin eksponentë të regjimit, por ishte profesor Frroku aty që i fashiste përplasjet me urti të madhe, duke qëndruar mburojë e rojë e jona, e rinisë.

Kësaj radhe, e ndiej obligim të bëj edhe një shpjegim tjetër për karakterin e tij misionar. Vërtet që aso kohe, pas rrëzimit të klikës rankoviçiste Kosova mori frymë më lirshëm, kur u krijua një entuziazëm i madh për përparim, për dije e për emancipim. Sot mund të mburren politikanë të asaj kohe (drejtues të udhëheqjes komunale komuniste) se ata janë “të parët” për gjithçka të mirë që ka arritur Klina apo edhe Kosova.

Profesor Frroku dallonte nga ky soj njerëzish. Për derisa ky soj politikanësh shqipfolës të tipit serbokomuminst mendonin vetëm për karrierën e tyre, pa lëvizur as gishtin më të vogël “për ndryshime”; pedagogu ynë, njeri i shquar edhe aso kohe, mendonte ndryshe.

Të mendosh ndyrshe në ato kohë?! Po!

Kurrë nuk e kem i dëgjuar të fliste për komunizmin jugosllav, për personalitete udhëheqëse komuniste jugosllave, serbe apo të Kosovës. Jo. Ai na fliste për historinë tonë, për figurat tona nacionale. Për deri sa ata politikanë (e besa më vonë edhe drejtorë shkolle pas profesor Frrokut) lëvrinin e bënin çmos për t’u dukur me mburrje si njerëz të besueshëm të regjimit, bëheshin copë për festat serbo-jugosllave të 20 Nëntorit a 25 Majit: profesor Frroku vëmendjen më të madhe ia kushtonte Ditës së Gjimnazit, që mbahej ditën e emërtimit e pavarësimit të gjimnazit, më 20 prill 1969, me program artistik, me këngë patriotike e program kombëtar e arsimor. Asnjëherë nuk recitohej ndonjë poezi për regjimin e kohës, por poezi të rilindësve tanë e të shkrimorëve tanë. Për deri sa udhëheqës tjerë komunalë e jo pak drejtorë të tjerë të kësaj shkolle, edhe aso kohe vitet ’70), e sidomos gjatë viteve ’80 vunë sistemin policor të mbikëqyrjes e të survjeimit ndaj mësimdhënësve e nxënësve në këtë vatër arsimi; profesor Frroku bashkëpunonte ngushtë me profesorë e nxënës, e sidomos me prindër për t’i arsimuar të rinjtë.

Me moton e vargjeve të Gurakuqit “Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligështue” që ai vetë e përhapi si formë mbishkrimi në shkollë në vitin 1969; ai na forconte, edukonte dhe na jepte kurajo që të ecnim përpara; për deri sa serbo-komunistë shqipfolës vinin me të tjera parulla jugosllave për “vëllazërim-bashkimin”, për “të arriturat e socializmit vetëqeverisë” e “për figurën madhore të shokut Tito”, profesor Frroku na fliste për Skënderbeun, për ilirët, për Luigjin, për Naimin, për Mjedën, për figura heronj shqiptarë etj.

Për deri sa të tjerët shkonin fshatrave, më 1968 e këndej, me skuadra policore a fjalime ideologjike “kundër armiqve” apo për arrestime atdhetarësh; Frrok Gojani shkonte nëpër familjet shqiptare, fliste me prindër e të rinj, qofshin ata edhe me nga 20 vjet moshë, që të vinin në gjimnaz e ta kryenin shkollën. Madje, me iniciativë të tij gjimnazistë të moshuar regjistronte edhe nga komunat përreth (Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë e Rahovec). Nuk e ndalonte këtë mision edhe kur ia tërhiqnin vërejtjet organet pseudo-emancipuese të pushtetit!

KUJTESË SHKRIMESH

Për veteranin e legjendës së gjallë të arsimit të Klinës dhe më gjerë, prof. Frrok GOJANIN – në gazetën “Bujku”/”Rilindja”, 22 dhjetor 1995 pata bërë një shkrim. Po e shkëpus një fragment:

“Arsimi është drita e mendjes së popullit dhe e shpirtit të tij. Ndarja ime nga procesi mësimor ende më shkakton dhembje e shqetësim. Po unë nuk mund të them se u ndava e as që do të mund të ndahen ndonjëherë…Kur punoja në gjimnaz, u thosha nxënësve se ata një ditë do të vazhdojnë punën time. Ata nuk besonin, por kjo, për fat të mirë, u bë realitet. Për mua është kënaqësi, është krenari imja dhe shpërblimi më i mirë për mundin dhe djersën që kam derdhur.”

(Njëri ndër veteranët e dalluar, i cili ka lënë gjurmë nderi e pune të palodhshme në arsimin shqip të komunës së Klinës, është edhe Frrok GOJANI. Ai gëzon dashurinë dhe nderimin e shumë brezave shqiptarë, kudo që punoi e veproi. Punën si mësues e pat nisur në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare në Shkollën fillore të Grabanicës, në vitin e largët shkollor 1950-51. Mësuesi i ri ende i kishte të pathara kujtimet e hidhura për terrorin që pësoi familja e tij, me rastin e vrasjes së vëllait, se na i paska pasë dalë në ndihmë kryengritësit popullor të këtyre anëve, Ndue Përlleshit.)

Gjatë viteve ’90 ai ishte kudo me ne, me lëvizjet nacionale e politike të kohës (ndryshe nga ata “shokët e komiteteve komuniste” që ikën na sytë këmbët). Pjesëmarrës në shumë veprimtari e lëvizje kombëtare. Gjatë viteve ’90 nuk iu nda Klubit të Shkrimtarëve e Forumit të Intelektualëve, me angazhimet e tij. Ndër drejtues të Pajtimit të Gjaqeve. Intelektual i autoritetshëm për sa e sa breza në tërë Kosovën E kishim në Kryesinë e Pajtimit të Gjaqeve, e kishim kudo në tribunat që mbante Forumi i Intelektualëve Shqiptarë “Luigj Gurakuqi” i Klinës. Shpesh i vizitonte shkollat e punktet e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”, hynte në orë të mësimit, u fliste e ligjëronte nxënësve me fjalën e pedagogut të qetë, udhërrëfyes, frymëzues.

E keqja pas luftës është se institucionet tona nuk kujtohen për veteranët e arsimit a pensionistët arsimorë. Për ta mbushur këtë boshllëk e dështim total institucional, Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, më 18 dhjetor 2014 themeloi ÇMIM DOMETHËNËS ME EMËRTIMIN “PROMETHEUS” që iu nda disa individëve për bashkëpunim me ne e angazhim gjatë viteve ’90 e përgjithësisht për angazhimet në lëvizjet kombëtare e përparimtare.

Kësaj radhe Klubi Çmimin e ndau për veteranin e arsimit FRROK GOJANI, i cili aso kohe kishte mbushë 80 vite. Gjatë viteve të rënda 1990-1998, u gjend vazhdimisht pranë në tubime, promovime e organizime të tjera, me kumtesa dhe forma të tjera të aktivitetit.

Dhe me rastin e marrjes së këtij Çmimi simbolik, ai mbajti një ligjëratë të shkurtër para të pranishmëve: gjimnazistë, mësimdhënës, intelektualë e përfaqësues institucionesh.
Mbetëm proverbiale fjalët e tij, kur fliste për praninë e 4500 vjetëve të këtij populli në këto troje:

E jona ka shkuar në duar të huaja. dhe prona e fundit që është në dorën tonë, është në pikëpyetje: a do të mund ta mbajmë. Prandaj si mesazh, i madh e i vogël, të jeni të gatshëm ta mbojnë atë që është e jona, edhe atë që ka qenë e jona e sot nuk është, ta kthejmë …Ju premtoj që deri në frymën e fundit jam i betuar para të parëve tanë edhe para popullit tonë që e kemi sot në jetë, para trojeve tona në të cilat shkelim, e shumëkush prej nesh nuk e mendon këtë. Shkelim në tokën tonë, shpesh na ngjan e tradhtojmë tokën tonë. Mos të na ngajë kurrë kjo. Të jemi bashkë se fitorja është e garantuar vetëm me këtë kusht: të punojmë së bashku, ta ndjekim rrugën e të parëve, të cilën e kemi gjakuar dhe e gjakojmë, në të cilën kemi mbjellë jetë, kemi mbjellë gjak. Edhe me përpjekje, me angazhim, firoja është sigurt….”

Drejtoria për Arsim e Komunës së Klinës, para një viti, themeloi Çmimin tradicional “Frrok Gojani” për mësimdhënës e personalitete që janë dalluar me kontribut të rëndësishëm e të dalluar në fushën e arsimit.

Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tij!

(Klinë, 29 nëntor 2020)

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan