Botimi më i fundit “Preçi nën Kala dhe në Ungjill”, histori që bën krenar një trevë si Blinishti

Nga Pirusti News

-Nga: Aleksandër Ndoja-

Promovimi i çdo libri ka veçanësinë e vet. Kjo dhe falë rëndësisë që paraqet në brendinë e tij. Ndërkohë që pandemia ka diktuar rregulla tjera. Por gjithësesi kushtëzimi i rregullave jo gjithmonë duhet parë në negativitetin e kësaj kohe që filloi mesmarsin e këtij viti. Kjo sepse promovimi i ditës së sotme erdhi krejt ndryshe, larg sallave të mëdha me apo pa njerëz, larg fjalimeve patetike me fjalë të përzgjedhura për të kënaqur autorin.

Ndue Preçi i përket “dinastisë” së preçve të Blinishtit që kanë çfar të tregojnë e për çfar të mburren. Ai ruan si trofe nga të paret e tyre ungjillin 285 vjeçar i mirënjohur në të gjthë zonën si “Ungjilli i Preçit”. Pikërisht falë këtyre asteve historike, që ato të mos shuhen në “sirtaret” e harresës, vjen dhe botimi më i fundit i titulluar “Preçi nën Kala dhe në Ungjill”.

Botimi nis me parathënien e gazetarit të mirënjohur Frrok Çupi i cili është i lindur dhe rritur në Blinisht. Ndër të tjera Frrok Çupi shkruan se “Kalaja e Preçit dhe epoka e Princit, kanë të njëjtin kuptim. “Preçi” në fakt do të thotë “Princi”, veçse me një lëmim të emrit pasi koha herë pas here merr “limen gjuhësore” dhe punon mbi të njëjtën fjalë, çfar gjuha e bën natyrshëm. Preçët janë pjesë të Princit dhe trashëgimtarët më të “prekshëm” sipas emrit.

Libri “Preçi nën Kala dhe në Ungjill” është pasaportë e vërtetë e një treve të spikatur. Ka emra dhe histori. Ne faqet e këtij libri kalojnë si nëpër film shekujt që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Janë të përkthyera toponimet e vjetra të cilat rrëfejnë ngjarje dhe data të rëndësishme si përpjekjet e këtyre njerzve për ruajtjen e traditës dhe besimit.

Shembulli më i qartë është edhe ruajtja e Ungjillit të Shënmarkut, prej më shumë se 285 vitesh pikërisht në derën e preçëve, ndërsa ruhet me shumë kujdes nga i zoti i kësaj shtëpime, Ndue Mark Preçi i cili është edhe autor i këtij libri.

Ajo çfar e bën të veçantë këtë Ungjill është se në faqet e tij gjen një letër nga Vatikani për familjen Preçi. Një letër e tillë në një italishte të vjetër që gjendet në këtë botim kaq të vjetër që po bën tre shekuj është një dëshmi e plotë se vetë Vatikani që në atë kohë kishte dijeni për përkujdesjen e kësaj familje për Kishën dhe besimin e Krishterë. Në liber ka dhe histori teksa një pinjoll i kësaj dere Marka Preçi vritet nga turqit në përpjekjen e tij për të shpëtuar një Kishë jashtë fshatit të tij, Kishën e Shëngjergjit.

Ceremonia e promovimit të “Preçi nën Kala dhe në Ungjill”.

E diktuar nga rrethanant pandemike, Akademia e Artit, Kulturës dhe Letrave “Mirdita” në bashkëpunim me autorin Ndue Preçi zgjodhi që paraqitjen e këtij botimi ta bëjë pikërisht “..nën kala dhe pranë Ungjillit” Fjalë që rrjedhin natyrshëm në një ambient pranë oxhakut ku në ballinën e tij është i afishuar ungjilli. Muret janë mbushur me portrete brezash të preçëve, ndërsa për librin kanë shumë për të thënë. Pjetër Marku në fjalën e tij ka folur rreth përmbajtjes së librit, ndërsa ka veçuar botimin cilësor realizuar nga botuesi “EMAL” nën përkujdesjen grafike dhe drejtshkrimore të Frrok Çupit. Pjesmarrës të tjerë si Llesh Ndoj, Mark Gjergji, Frrok Doda, Bashkim Pepa, Gjok Gjoka, Mark Ndreca etj përcollën për të pranishmit përceptimet e tyre për punën e autorit Ndue Preçi, duke theksuar se brenda faqeve të tij është një histori e veçantë që bën krenar jo vetëm Blinishtin, por edhe një treve më të gjerë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share