Editorial Mirdita-29, “Viti i Fishtës” në fokusin e Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”

Nga Pirusti News

*-Aleksandër NDOJA-

Viti 2020 shënoi 80 vjetorin e kalimit në amshim të At” Gjergj Fishtës, figura më e spikatur e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.  Ati françeskan Gjergj Fishta (1871-1940), ishte një patriot dhe atdhetar i jashtëzakonshëm, sepse Ai si asnjë shkrimtar tjetër i kohës apo dhe më herët, i dha shprehje të fuqishme artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I mirënjohur si ‘Homeri shqiptar’ dhe si poet kombëtar i Shqipërisë deri në Luftën e Dytë Botërore, Gjergj Fishta pas vitit 1944 u anatemua, u izolua, ndërsa vepra e Tij u censurua. Ndërsa pas rënies së komunizmit vepra e Gjergj Fishtës i rivlerësua, shqiptarët u njohën me kryeveprat e tij, veçmas më “Lahutën e Malcisë”. Por duhej të shënohej 80 vjetori i kalimit në amshim të Homerit shqiptar që ky vit të shpallej viti i Fishtës. Kanë qenë të shumta aktivitet kombëtare këtë vit, ndërsa mori fund “saga” me kullën e rrënuar e cila thuhet se ka lidhje me prinderit e Fishtes, ndersa punohet qe nje dite te ringrihet kulla ku lindi dhe u rrit gjeniu i letrave shqipe.

Në këtë kuadër edhe Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” që në krye të herës pas shpalljes së vitit të Fishtës ndërmori disa aktivitete përkujtimore e promovuese në nderim të kësaj figure me origjinë nga Domgjoni i Mirditës, që bën krenar çdo shqiptar. Fillimisht u shpall konkursi poetik ku penda të spikatura nga hapësira mbarëkombëtare patën disa muaj në dispozicion për të paraqitur krijimet e tyre. Pikërisht pak ditë më parë komisioni përkatës shpalli çmimet fituese të kësaj gare artistike fishtiane, emra që i bëjne nder dhe lartësojnë zhanrin e poezisë me krijime për Fishtën e madh.

Edhe ky numër i revistës, pra “Mirdita 29” i kushtohet kësaj figure emblematike të shqiptarizmit. Edhe në këtë numër janë penda të arta të cilët përcjellin fakte historike të padëgjuara për parë për Fishtën. Janë të shumta punimet që përcillen në këtë botim si në shkrimin e Akademik Mark Tirta i cili përcjell një histori të detajuar të jetës dhe aktivitetit të Gjergj Fishtës. Edhe studiuesi Mr.sc Murat Ajvazi përcjell një shkrim mjaft interesant mbi preferencat dhe vlerësimet e shkrimtarëve kroatë të kohës, mbi fenomenin “Fishta”.

Prof.dr. Pal Nikolli i kushton një hulumtim të gjerë rolit  të  veçantë  të  At  Gjergj  Fishtës  në  standardizimin  e  alfabetit  të  gjuhës  shqipe  dhe gjuhës shqipe. Janë të shumtë autorët si Nusha Zhuba që përcjell një raport të ndërsjelltë të Atë Gjergj Fishtës me Akademinë Italiane të Shkencave, apo studiuesi nga Kosova Kastriot Veselaj i cili përcjell fakte interesante mbi Takimet e Justin Godart me At Gjergj Fishten të përshkruar në “Ditarët shqiptarë -mars 1921 – dhjetor 1951”.

 Janë të shumtë shkrime të tjera, poezi dhe arte figurative që në në këtë numër na sjellin një Fishtë të merituar jo vetëm në një përvjetor jubilar siç është viti 2020, por që vijueshmërisht do të jenë në faqet e “Mirditës” dhe në aktivitetet e Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”.

*Kryeredaktor i revistës “Mirdita”

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share