Aksidenti tragjik me familjen Avdiaj nga Prishtina, nxënësit e “SHËN JOZEFIT” në marshim sensibilizues

Nga Pirusti News

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën tragjikisht 4 anëtarët e familjes Avdiaj nga Kosova një javë më parë, ka tronditur mjaft rëndë opinionin në Mirditë, në territorin e së sëcilës u shuan jetët e Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe Klejdi Koçi, dhe vajza 11 vjeç e  Medina Avdiaj, 5 vjeçe. Familja fatkeqe nga Prishtina udhëtonte përmes Mirditës për në Rinas, ku do të merrnin linjën ajrore në Rinas, për në Zvicër. Një parakalim i gabuar ka bërë që mjeti i drejtuar nga Blerim Avdiaj nga Prishtina të përplasej me një kamion me targa të shtetit të Kosovës.

Pikërisht sot nxënësit e shkollës profesionale “Shën Jozefi” të Rrëshenit kanë ndërmarrë një nismë të pagëzuar prej tyre “Dashuria edukon”.

Në faqen e tyre në rrjetet sociale ata shkruajnë se “Nxënësit e Shën Jozefit, senatorët e të gjitha klasave, organizuan dhe zhvilluan sot një marshim sensibilizues për Rëndësinë e Jetës dhe Kujdesin ndaj Rregullave të Qarkullimit Rrugor.

Marshimi u bë nga Shkolla “Shën Jozefi”, deri në vendin e aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë, afër autostradës së kombit, ku humbën jetën 4 persona, ndër ta dy fëmijë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share