Kisha e Shëlbuemit në Rubik, miratohet projekti për ndërhyrje konservuese e restaturuese.

Nga Pirusti News

Pas rindërtimit të kullës historike ku ka jetuar periodikisht gjeniu i letrave shqipe At’ Gjergj Fishta, por dhe rindërtimit të Kishës po aq historike, asaj të  Shën Barbullës në Pllanë, rradha tashmë duket se do jetë rikonstruksioni dhe kthimi në identitet të një ndër kishave më historike, e vendosur në shkrepin e Rubikut, Kisha e Shëlbuemit e miquajtur një mrekulli mistike nga murgujt e mesjetës.

Lajmin e mirë për trashëgiminë kulturore të Mirditës e bën me dije deputetja e qarkut Lezhë znj. Lindita Nikolla. Në një postim të saj në rrjetet sociale deputetja njofton se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese në “Kishën e Manastirit të Rubikut”, monument kulture i kategorisë së I-rë, me një sipërfaqe prej 390m2.

Kisha e Shëlbuemit Rubik nuk pati fatin e njëjtë me shumë objekte kulti në vendin tonë gjatë rregjimit komunist, pasi arriti të qëdrojnë në këmbë herë duke u përdorur si magazinë e herë si objekt brenda rrethimit të një reparti ushtarak. Por nuk patën të njëjtin fat kuvendi dhe disa objekte të tjera përrreth, të cilat shërbenin si shkollë për fretërit e rinj, por dhe si qendër e organizimeve patriotike kombëtare, deri edhe si vend ku Mirdita njohu pavarësinë duke ngritur flamurin kombëtar, tre ditë pas ngjarjes historike të Vlorës, konkretisht më 1 dhjetor 1912.

Pas rënies së komunizmit pati një ndërhyrje restauruse që në të vërtetë u krikua shumë, për faktin se objekti u suvatua me teknikën e suvatimit të pallateve të regjimit të kaluar, duke fshehur shumë vlera të patjetërsueshme murale.

Disa herë më vonë ka pasur tentativa për ndërhyrje në këtë objekt, por nuk u bë e mundur. Me projektin e ri referuar fotove të publikuara të tij, kjo Kishë do të njohë një dimension të ri jo vetëm si objekt i kultit, por edhe si një vend me vlera të jashtëzakonshme historike e turistike.

a.ndoja

Me shume:

http://bit.ly/3obWqli

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share