Tagri i pashkruar i farkëtarit me ngjyrë, në tre bajrakët e Ohrit

Nga Pirusti News

Tre bajrakët e Ohrit shtrihen në juglindje të Mirditës etnokulturore. Selita, vëllau i parë, Kthella dhe Rrënxa. Shpesh quhen: “Tre bajrakët” dhe jo rrallë, “Bajrakët e Thkellës”. Ashtu si dihet, bajrakët ishin territore, që kishin popullsi me një toborr(bataloin )ushtarë. U ngritën këto struktura nga perandoria osmane, rreth vitin 1735, në zona me popullsi katolike. Akademiku, Mark Tirtja e lidh toponimin, ” Tre Bajrakët e Ohrit”, me të qenit territore në Sangjakun e Ohrit dhe jo me të ardhur prej andej, pa perjashtuar migrime të papërfillëshme. Sa i përket emërtimit, “Bajrakët e Thkellës”, është një togfjalësh i vonë dhe lidhet me mbledhjet, (kuvendet) që bënin tre bajrakët, te Kroi i Fikut në Perlat si pikë e përshtatëshme për tri njësitë. Këto njësi u bashkuan me unionin e 12 bajrakëve aty nga mesi i shekullit të XIX-të. .

Vinin nga larg. Ndoshta prej pjesës veriore të kontinetit të zi.Vendasit i quajnë, gjypç, egjiptianë. Të zeshkët, sa me të drejtë janë quajtur njerëz me ngjyrë. Gjuhë, përveç shqipes, nuk dijnë. Thonë se kanë ardhur heret nër viset shqiptare. Se kur, nuk mund të jepet ndonjë mendim i kthjelltë. Edhe në tre bajrakët e Ohrit, nuk mbahet mend se kur, veç një gjë dihet mirë: Ishin nomadë, e thënë ndryshe, nuk qëndronin gjithmonë në një katund a lagje.

Kishin 17 Viktor Gjikolaj besimin mysliman dhe sa herë largohej një familjezevendësohej me një tjetër që vinte nga Mati e Dibra , por edhe nga Kosova ( kishte që mbanin mbiemërin, Kosova ). Ata pëbënin në vetvete një miniminioritet në këtë oaz të besimit katolik. Njiheshin si farkëtarë në profesion. Po çfar tagri u jepte atyre e drejta dokesore?

Askund nuk gjendet një fjalë e shkruar për të drejtat e tyre. Përpos të tjerash, emërvendet në tre bajrakët e Ohrit si, Ara e Gjypkut, Djerri i Gjypkut, Kodra e Farkës, Varri i Gjypkës, etj., flasin se vendasit u kishin dhënë jo pak të drejta . Katundi a bajraku, u ka dhënë atyre troje , por edhe ndopak tokë për t’i integruar në rrjedhën që kishte jeta në Dheun, ku kishin ardhur familjarisht. Po si do të vepronin konkretisht me këta ustallarë, që gaditnin veglat e punës e gjithë gjërat që punoheshin në hekur? U duhej dhënë një tagër e, si për shumë probleme të tjera, Paria është mbledhur e ka pleqësuar edhe për farkëtarët me ngjyrë , që vinin, duke sjellur një dukuri të re në marrëdhëniet e tyre.

S’pari, u është dhënë një truall për shtëpinë e familjes (ose familjeve) dhe të farkës. Pleqësia e Dheut(Këshilli i rregullimit të territorit të zonës), në vendimmarrjen e vet, ka pasur parasysh pozicionin gjeografik të truallit. Ai duhej të ishte sa më i përshtatshëm , për sa i përket lehtësisë së marrëdhënieve me krejt banorët, përndryshe me klientelën e farkës.

Së dyti: Prona e kujt do të merrej e t’i jepej farkëtarit? Pleqësia ka shfrytëzuar korijet e katundit(tokat disponibël), brenda zonës së banuar dhe assesi jashtë tyre . Ndonjë fjale të hedhur në kuvend, se farka mund të ngrihej edhe në ndonjë skaj, i është përgjigjur reagimim i arsyeshëm: “Njerëz si na, janë edhe ata’’. Heshtja, që ka vijuar pas këtyre fjalëve , ka qenë votimi unanim i ligjvënësve vendor për ndërtimin e banesës dhe të farkës .

Ky ishte vetëm fillimi. Lajtmotivi për dhënien e të drejtave farkëtarit me ngjyrë, u bënë fjalët:” Njerëz si na, janë edhe ata”.. Kësodore, në sofrën e bisedimeve, u hodhën gjithë pikat e draftit si: udhët si me hy e me dalë nga farka, u vendosën të ishin si për çdo konak tjetër, që qet tym (që është familje më vehte), të mbante jo vetëm kafshë transporti, por dhe bagëti të imta e të kullosnin në 18 Barra e vrame kullotat e katundit a Dheut si gjithë familjet e tjera. Ndër bajrakët e Ohrit, popullsia ishte thuajse krejt katolike , me ndonjë përjashtim të vogël në Dheun e Selitës e të Rranxës, laramanizim, pat filluar, në shekullin e 17-të.

Në Kthellë, kjo nuk pati ngjarë përpos myslimanizimit të mbiemrave, që vazhdon të jetë edhe sot si, Hasani, Sulejmani, etj. Në këto vise, farkëtarët me ngjyrë u tajtuan nga banorët me njerzillëk të madh. Mendojmë se kisha katolike, ka luajtur një rol mjaft pozitv, lidhur me integrimin e tyre, në marrëdhënie me njerëzit e atyre anëve. Gjatë intervistave, që kam bërë me të moshuar të Selitës, Kthellës dhe Rranxës, lidhur me argumentin e kësaj eseje, kam mësuar se : Sa herë këto familje, banin dasëm, krushq shkonin ata që thirreshin në fshat. Dhe ata nuset i merrnin larg, në Dibër, Mat, Krujë, ku asokohe nuk kishte transport me makina e kërkohej mund i madh.

Në dasëm e në mort të farkëtaërve me ngjyrë, merrnin pjesë nga fshati dhe zona. Kur milej tufa për herë të parë, në pranverë, gjithë qumshti i çohej në shtëpi ustajt, kjo bëhej edhe për ogur, për mbarësi të gjësë së gjallë. Kur lëvoshkej misëri, çdo katundar i dërgonte një kosh me kallinj misri, kjo edhe si një detyrim për punët e kryera në farkë. Interesant është gjesti, kur fshati kishte festë (fetare). Familjes së ustajt, i dërgohej mish nga qafa e kafshës së therur për festë. Mishi zgjidhej, që farkëtari të mos e marrë këtë dhuratë si një detyrim, por si një respekt, ku të mënjanohej çdo keqkuptim, e të mos vihej re asnjë element diskret. Këto marrëdhënie mes farkëtarëve dhe banorëve të zonës, sollën risi në jetën komunitare dhe krijuan një traditë, që u respektua ndër breza. Në Kurbnesh, më treguan një episod mjaft interesant, ku shpaloset nje solidaritet i pazakontë: “ Kur shtabi i brigatës partizane, kishte hyrë në fshat, i kishte kërkuar kryetarit të këshillit nacinalçlirimtar, para popullit:

Ose të gjendeshin dy kafshë ngarkese, deri në mëngjes, ose do varej në litar para katundit! Krytari i Këshillit kishte thënë: Nuk kemi mushka në katund! Komandanti partizan kishte përsëritur edhe një herë tjetër të njejtat fjalë dhe kishte marrë të njejtën përgjigje nga kryetari:

Nuk kemi kafshë ngarkese në katund! Ishte viti 1944. Kohë lufte. Katundi i mbledhur në logun e kuvendit u shpërnda dridhshëm e vrikthi, pa thënë asnjë fjalë tjetër përveç atyre, që tha kryetari. Në mbledhje kishte qenë dhe farkëtari i Selitës, me të birin. Ishin kthyer bashkë në shtëpi, duke menduar gjatë gjithë udhës se si kryetari nuk kishte permendur pelën e tij për t’ia dhënë shtabit të komandës partizane… Aty, pas mesnatës i troket në derë njëri prej parisë e i thotë: Unë kalin ia pata dhanë për do punë një miku në Kthellë, por çova djalin e ma solli. Ne, nuk mund të vemë në litar shoqin tonë, për dy mushka. Erdha me të thanë , që nesër, ti me pelën e unë me kalin, të shkojmë e t’i dorëzojmë. Po, tha farkëtari menjëherë, duke shtuar se e kemi shoq të mirë e nuk e dorëzojmë për dy kafshë…

Askund nuk kam lexuar për tagrin e tyre, por të gjitha sa thashë i kam dëgjuar nëpër biseda me të vjetrit. Jam impresionuar me mënyrën se si janë trajtuar nga njerëzit e këtyre anëve ndër shekuj, këta mjeshtra të hekurit. E pra, asohere nuk ishte nënshkruar Karta e të Drejtave të Njerut, as Martin Luter Kingu nuk kishte ardhë në këtë botë e njerëzit me ngjyrë shiheshin si rracë inferiore. E megjithëatë, thellë në viset e arbërit, kodet e kushtetutës antike, Kanunit të Maleve, iluminonin ndërgjegjen për humanizëm, drejtësi e paanësi.

Sot në Selitë nuk ka asnjë farkëtar. Ikën të gjithë, në fund të shekullit të XX-të, në qendra të mëdha urbane. Ata, qenë bërë shumë familje dhe punonin kryesisht në degën mekanike si farkëtarë, saldatorë e mekanikë. Të gjithë farkëtarët banonin në qytetin e Kurbneshit, që për shumë dekada, ishte një ndër qendrat më të rëndësishme të industrisë së bakrit, por që dallohej dhe për veprimtari kulturore. Kishin një botë të pasur, që e shpalonin si valltarë e instrumentistë, si këngëtarë… Kishte prej tyre edhe të zgjedhur në forume të ndryshme. Asnjë dallim nuk iu bahej në asnjë fushë të veprimtarisë shoqërore. Tagri, që u kishin dhënë këtyre njerëzve, ishte kthyer në një traditë. Ani, se kurrë nuk qe hedhur në letër, por qe gdhendur në shpirtin e bardhë të etërve tanë të drejtë e njerëzorë.

Marre nga libri me shenime per etnokulturen,”Barra e vrame”

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share