Vrasja e pabesë e Zef Kol Ndokës (Zefi Vogël). Përgatitur nga Ben Oroshi

Nga Pirusti News

Realiteti i vrasjes së Zefit është krejt ndryshe nga sa i mshojnë urrejtësit e Mirditës. Zefi i vogel u vra në pabesi nga Azemi dhe kjo jo per shkak të moralit, por për shkak të asaj se, Zefi kërkonte që shqiptarët të lidhen me perëndimin, në ketë rast me Anglinë.

Këtu kishte filluar ngatërresa dhe thuja krejt per shkak të fesë, ngase Zefi i vogel jo vetem që ishte luftetarë i madhë dhe kishte korr fitore çdo kund, por ai ishte edhe një properendimorë i madh ashtu siç e mësonte kisha dhe kleri katolikZefi i vogël është vra kur ka dalë nga dera e Rrustë Beqirve të Junikut, dhe është gjujtë pas shpine nga Azemi.

Në mbramje të errt kur ikte drita

Zefit vogël ju nxu prita

në at pritë Azem Galica

Zefi i vogël rrugës tuj shkue

diqysh zemra ju ligshtue

edhe trupi krej ju pak

keq naj krisi pushka përmas

kam e krye nai doli gjak

e prej kalit keq asht ra

asht mundu atdheun me pa.

Shokt e Zefit ju kan afrue,

me flamur e kan mbulue,

s´do të harrojmë djal mas djali

Atdhetar si zog shqiptari

fjalë e besë që ka lan i pari

si ka lan fjalë e besë

je sternip i Skenderbeut

oo ma kan pre shoket ne bes.

Historia e vrasjes në Kosovë të Zefit të Vogël nga Fani i Mirditës.

Sipas Ilaz Bicajt në botimin “Një përpjekje e dështuar”,faqe 39-47.,kapitulli i III) thuhet se “…..në konakun e Rrustë Beqirve..Aty kanë qenë në mes tjerash Zefi i Vogël, Beqir Efendi Vokshi, Bajram Curri, Binak Alia. Aty ka pasë edhe nga Shqipëria.

Beqir Efendi Vokshi ka propozue me u lidhë me përendimin, konkretisht me Anglinë. Aty janë thye ndermjet vedi dhe ka plasê sherri, ka pasë pasoja, është vra Zefi i Vogël, nga Azem Bejta.

Ndërsa Beqir Evendi Vokshin në’Erenik duke u kthy i kan dalë përpara dhe e kanë vra bashkë me trup roje.

Kësisojt fatkeqesisht hyri vllavrasja dhe më pastaj kush ka ka mujt me depërtue.Tahir Elshani u kthye por edhe filloi të shkatërrohet çerdhja e kaçakëve. Bajram Curri mësyeni Dragobinë. Azem Bejta u kthye në Drenicë.Tahir Elshanin e akuzuen se gjoja i kishte vra dy oficerë gjatë rrethimit qe u kishin bërë shkijet dhe e burgosën në kullat e Sheremetit nê Pejë.”

Ndërsa Dr.sc.Lush Culaj, në temën “ Zef Gjidoda Luftëtar i dekadave apo një jetë e tër në shërbim të atdheut -E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 2, Prizren 2005 f.346) thotë se vrasja e Zefit nuk do të mbetet me kaq.Vëllai i Zefit të Vogël, Preka me Tunë Nikollin morën gjak. Se kërkohej koka e Zefit të Vogel nga shovenistet serb kjo ishte e ditur anembanë trojeve shqiptare, prandaj vrasja e Zefit të Vogël është pritur me entuziasëm nga shovinistët serbë.

Edhe pse Zefi i vogel ishte një luftetar i madh dhe më i zoti se Azemi, vrasja e Zefit të Vogel mundet ndoshta edhe të lidhet me kerkesen e shovenisteve serbë të cilet do të kenë mundur të kerkojnë ketë nga Azemi, pasi Azemi tashme bash në ketë muj veç kishte lidhur marrveshje me serbet, pra ne muajin kur u vra Zefi i Vogel .

Se Zefi i Vogel nuk duronte robërinë turke, pasi qysh ne rini ai do të fillonte luftën kunder pushtuesve osmanë dhe për këtë shkak formohet edhe “Çeta e Fanit” e cila u formua nga Zefi i Vogel, Pjeter Çeli apo (Çeli i Lukes), Zef Gjidoda dhe Pjeter Gjidoda.

“Sipas të dhënave të gazetës “Vardar” të Shkupit të datës 18 janar 1909 dhe 11 mars 1909, Zef Gjidoda së bashku me Çelin e Lukës gjenden në ballë të njësitit me rreth 400 luftëtarë të besimit katolik që atdhetari At Engjëll Palaj i kishte përgatitur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share