“Në sytë e diellit” botim që e radhit autoren Medvegjase Linda Shaqiri, në aradhën e krijuesve mbarë kombëtarë shumë të vlerësuar.

Nga Pirusti News

Në një kohë që shpresojmë ta arrijmë përsëri, një grua shoqëruar nga bashkëshorti i saj prishtinas Besarti, ngjitet ngadalë dhe disi e pasigurtë nga emocionet, në drejtim të podiumit të sallës së tejmbushur të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ishtë moment që unë sapo kisha thirrur emrin e saj, për tu ngjitur në skenë. Data shënonte 6 dhjetor e vitit 2019.

Jam nga Medvegja, thotë shpengueshëm poetja e kësaj treve, pjesë e padiskutueshme e kombit tonë të përbashkët, por që akoma ndodhet nën okupimin sado kamufluar demokratik të Serbisë, pushtuese shumëshekullore të një pjese të konsiderueshme të hapësirës sonë mbarëkombëtare.

Për një moment salla e tejmbushur jo më pak se 300 anëtarëshe dhe simpatizantësh të Akademisë së Shkencës, Artit dhe Letrave Mirdita” mban frymën, në shenjë respekti për poeten e re, bijë të asaj treve padiskutimisht “cep lirie” në pritje të ditëve më të mira, për tu bashkuar me trojet “amë”, që nisin aty diku aty shumë përtej urës së Ibrit, apo kudo që gëlon dhe flitet shqip.

Linda Shaqiri duartrokitet pafundësisht gjatë pas deputimit të poezisë së saj, botuar në atë numër që po promovohej, të revistës “Mirdita”. Prej asaj kohe Linda Shaqiri mbetet një mike dhe bashkëpunëtore e revistës tonë dhe e të gjithëve “Mirdita” edhe pse kohët kanë ndryshuar, jo për arsyet tona, por për arsye globale.

Linda thotë se revista dhe Akademia “Mirdita” ishte një suport i rëndësishëm në jetën e saj artistike. Prej kësaj kohe kur ajo u vlerësuar me çmim nga “Mirdita” e saj dhe të gjithëve, ka patur vëmendje kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi Mirdita ishte një suport i rëndësishëm në zgjimin e talentit që Zoti ja kishte dhuruar, por që prej kohësh kishte qëndruar i fjetur.

Natyrisht për vajzën medvegjase koha do ishte në dispozicion të vlerave të saj, përderisa ajo evoluoi deri në botimin e librit të saj të parë, titulluar “Në sytë e diellit”. Po përpara se të vijojmë me atë çfar libri përcjell, le të njihemi pak më shumë me profilin e autores Majlinda Shaqiri-Zeqiri.

Autorja Majlinda Shaqiri-Zeqiri është vajzë e dy pridërve intelektualë, babai mësues dhe nëna infermiere. Ajo është lindur në Leskovc në Serbi. Nuk kaloi shumë dhe pridërit e saj për arsye pune zhvendosen nga Leskovci për në Medvegjë. Jetuan aty deri në vitin 1999 kur Kosova u gjend nën terrorin e fortë të rregjimit serb, por që me shumë sakrificë i’a doli të çlirohej. Deri në atë kohë, Linda sëbashku me dy motrat dhe vëllain e vetëm u shkolluan, por në kundërshtim me vullnetin e tyre, ky shkollim u mundësua vetëm në gjuhën e okupatorit.

Kur Kosova u çlirua, kujton Linda prindërit e mij vendosën të shpënguleshin nga Medvegja për në Fushë-Kosovë. Ishte një vendim i vështirë, por ishte e pamundur që të jetonim aty edhe për arsye se prindrit e saj ishin ekspozuar ndjeshëm në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës. Por vendimi për tu larguar vetëm me disa valixhe dore, ishte i detyrueshëm.

Ika me lotë në sy nga banesa ime, thotë Linda pasi ishte data 1 shtator 1999, ditë kur do të fillonte shkolla. Të gjithë bashkëmoshatarët e mij ju drejtuan shkollës, ndërsa unë me familjen prej gjashtë antëtarëshe morëm rrugën e rrefugjatëve. Me shumë mundim mbërritëm në Fush-Kosovë. U vendosëm në një banesë të rrënuar nga bombardimet, pasi këtë e kishim shkëmbyher me banesën tonë në Medvegjë. Janë situata mjaft të vështira që vështirë të përshkruhen, thotë Linda, pasi për shumë kohë jetonim me ndihma sepse për momentin ishte vështirë që prindrit të gjenin punë. Megjithatë koha kalonte dhe pak nga pak u rregulluam.

Linda thotë se mbaroi shkollën e mesme në Fushë Kosovë, ndërsa vijoi mësimin në Universitetin e Prishtinës. Ishin kohë të vështira ekonomike, por të bukura në angazhimet dytësore ato kulturore të cilat ishin të pafundme. Ishte shumë e angazhuar në krijme poetike dhe si rezultat poezitë  dhe shkrimet e saj janë publikuar në revista, gazeta  dhe portale të ndryshme si në Gazetën “Rilindja”, Prishtinë, Revistën “Mirdita” në revistën  “Dituria”, Boras-Suedi, Revista Gjurmë historike të cilën boton Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër,  Revista Alternativa, Gazeta letrare, portali  dhe revista Medvegja, Medvegjë, portali Pirusti Neës  AgjensioniFloripress, Kosoovë, etj. Poezitë e Linda Shaqirit janë të publikuara në  portalin “Atunis”,  data bazë që e njehson me autorët vendas dhe të huaj bashkëkohore, Belgjikë. Majlida Shaqiri sëfundmi është bashkëpunëtore dhe redaktore e portalit prestigjativ të vëndorigjinës “Medvegja Sot”.

Falë cilësisë së tyre shumë prej poezive të saj janë përkthyer në gjuhën suedeze dhe janë pjesë e një antologjie Suedeze, çka e rendit poeten medvegjase në mesin e poetëve suedezë dhe shqiptarë të botuar në dhjetor 2020. Ajo çfar është më e rëndësishme poezitë e saj janë përkthyer edhe  në gjuhën angleze dhe do jenë pjesë e një antologjie të poeteve të zgjedhur botëror.

Nëse u referohemi çmimeve letrare, Linda Shaqiri është fituese e shtatë prej tyre. Për të qenë më të informuar çmimet vijojnë më tej si Çmimi i tretë në poezi, 2002. Diplomë për poezi me cilësi të lartë, Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita, Tiranë, 2019. Finaliste në Festivalin  mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’edicioni 37 Vushtrri, 2019. Çmimi i Akademisë së Artit,  Shkencës dhe Letrave “Mirdita” Tiranë, nga konkursi mbarëkombëtar i poezisë “Viti i Fishtës 2020”. Çmimi i tretë në festivalin Mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’edicioni 38 Vushtrri, 2020. Vlerësuar me Trofeun e interpretimit më të bukur të Festivalit të Aktrimit, Rinisë të  kombit shqiptar 2020. Është pjesë e librit të nderit të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave ‘Mirdita’ Tiranë.

Aktualisht Majlinda Shaqiri punon në Ministrinë e  Pushtetit Lokal, pranë Qeverisë së Kosovës, dhe mban pozitën e Zyrtarit të Lartë në Departamentin për Performancë dhe Transparencë Komunale në Prishtinë, ndërsa është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Pak fjalë rreth botimit të saj “Në sytë e diellit” botim i cili menjëherë pas daljes nga shtyi ka pasur sukses të veçantë dhe është mirëpritur nga shumë mediume kulturore dhe artistike.. 

Poetët kanë një detyrë të rëndësishme në këto kohë. Shumë prej tyre janë talente, por nuk e vlerësojmë sa duhet talentin e tyre. Mjaftohen me botimin e tyre në rrjetet sociale dhe e quajnë të mbarur misionin e tyre. Një shprehje e herëshme thotë se “e shkruara në letër, mbetet”. Mbetet që brezat vijues ti vlerësojnë siç në sot vlerësojmë në pafundësi veprat e lëna të shumë poetëve shqiptarë të shekujve të ndryshmë që edhe në këto kohë janë të njohur e vlerësuar. Linda Shaqiri është modeste dhe në fillimet e saj nuk e shikon vehten në atë stad, por ka kuptuar mirë se krijimet duhet dokumentuar. Andaj pak kohë më parë poetja ka nxjerrë botimin e saj titulluar “Në sytë e diellit”. Natyrisht që me poezinë e saj janë marrë kritikë të shumtë të cilët kanë vlerësuar ndjeshmërinë e saj ndaj atdheut, vëndlindjes, situatave që kalojmë por edhe kohëve që shpresojmë të vijnë.

Libri është tashmë në dorë të lexuesve. Shumë prej tyre e gjykojnë si një risi që nis që me titullin apo kopertinën e cila është dizenjuar nga vetë autorja. Brendia është mjaft interesante, pasi vërehet qartë një stil i veçantë në krijimtari, pasi është tejet e lexueshme që autorja përcjell mjeshtërisht atë që percepton dhe ndjen. Poziviteti dhe optimizmi është pjesë e pasqyrimit në vargje. Nuk shikohet askund pesimizëm siç jemi mësuar të dëgjojmë shumë në këto kohë. Në fokus mësëshumti është figura e njeriut të mirë, e mbi të gjitha e femrës shqiptare duke e portretizuar si mjaft të rëndësishme në rolin e saj në shoqëri, jo thjeshtë si fenomen për përteritjen e jetës, por si një kategori e rëndësishme njerëzore.

-Aleksander Ndoja-

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share