Kalon në amshim në SHBA Zef Ndue Prenga (Bajraktari), me një histori të spikatur arratie gjatë rregjimit të kaluar

Nga Pirusti News
1 897 Shikime

Nga Shtetet e Bashkua të Amerikës vjen lajmi i trishtë për kalimin në amshim të një prej figurave më të spikatura të mërgatës shqiptare në këtë vend, Zef Ndue Prenga (Bajraktari). Lajmin e rëndë e bën me dije nipi i të ndjerit Luani, i cili ishte pranë tij atje në SHBA, në këto ditë të vështira.

Zef Ndue Prenga (Bajraktari) nga Oroshi i Mirditës, pinjoll i derës së mirënjohur të Bajraktarit ka një histori të rrallë arratiseje, kur rregjimi komunist në Shqipëri ishte tejet i konsoliduar, ndërsa prej shumë vitesh flitej pak ose aspak për këtë fenomen. Arratisje e Zef Ndue Bajraktarit ishte rrufe në qiell të pastër për rregjimin i cili prej shumë vitesh e kishte detyruar njeriun e talentuar të punonte si punëtor i thjeshtë në sektorin më të rëndë në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, në ngarkim e shkarkim të thasëve me çimento apo inerte. Një situatë e tillë nuk u kapërdie gjatë nga Zefi i cili aty në mes viteve 70-ta në heshtje të plotë e kishte ndarë mendjen të arratisej. Ishte i privuar nga shumë të drejta, edhe nga ajo e shkollimit. Por inteligjenca e tij ishte e jashtëzakonshme. Unë si shkrues i këtyre rradhëve e kujtoj shumë mirë kur vetë isha në moshën 10 vjeçare. E kujtoj si sot aty në hije të manit, në oborrin e shtëpisë time, teksa me babain tim të ndjerë prej shumë vitesh, rrinin me orë të tëra me libra në duar.

Të dy ishin në një klasë, ndërsa ndiqnin shkollën e mesme pa u shkëputur nga puna. Bashkëkohësit i kujtojnë si nxënës të shkëlqyer, aq sa i rezistonin e merrnin nota të larta edhe me mësues si Llukman Kosovrasti, Ymer Llugaliu, Xhelal Marku e shumë mësues të tjerë, mjaft kërkues. Për shumëkënd ka qënë disi e pakuptimtë se pse këta mësonin kaq shumë, cili ishte qëllimi i tyre. Të paktën Zef Ndue Prenga e kishte një qëllim. Ishtë ende pa krijuar familje, ndaj një ditë të bukur zhduket “pa lënë gjurmë”.Disa herë shoku i tij i klasës më të cilin bashkëndanin hijen e manit, por edhe me lidhje gjaku si stërnip i tij, është thirrur në polici për tu pyetur rreth të “zhdukurit” Zef Ndue Prenga. Në fakt, edhe ky para hetuesve “nuk dinte gjë”.

Por do të kalonin mbi 20 vite kur të dy shokët e klasës do të flisnin pa frikë. Zef Ndue Prenga disa herë e ka pohuar se i jam lutur Luigjit të arratiseshim bashkë, pasi edhe ai kishte dy dajat e tij të arratisur që në vitin 1949, por ky e pati të pamundur, pasi kishte shumë fëmijë dhe në moshë krejt të vogël.

Por për një gjë, vijonte Zef Ndue Prenga i jam shumë mirënjohës, se kurrë nuk pranoi se e dinte planin e arratisjes, e falë kësaj heshteje unë arrita të dal jashtë kufinjve të ferrit, që bashkëndanin me shokun e shkollës dhe shumë të tjerë.

Po si eci jeta e Zef Ndue Prengës, pas arratisjes nga Mirdita në vitet 70-ta.

Luan Gjon Prenga (Bajraktari) nipi i Zefit të ndjerë, ka pak vite që ka emigruar në SHBA dhe i është gjenduar xhaxhait të tij pranë në këto kohë të vështira për të, pasi kohë më parë kishte pësuar një paralizë të rëndë. Luani thotë se xhaxhai i tij ishte lindur më 19 Mars 1941. Ka marue shkollën e mesme natën në Mirdite, me nota të shkëlqyera. Është arratisur pasi ka mbaruar shkollën, fillimisht në Australi. Zef Ndue Prenga ka qenë njohës i katër gjuhëve të huaja. Pasi ka jetuar për tre vite në Australi, vendoset përfundimishte në Amerikë ku edhe ndërton familjen e tij të mrekullueshme, duke lënë tre vajza dhe një djalë. Zef Bajraktari ka dhënë një kontribut të madh financiar për luftën e Dardanisë në vitet 1998-1999. Në SHBA vendosi kontakte të afërta me familjen Gjomarkaj, ndërkohë kishte miqësi e bashkëpunim të ngushtë me Zef Oroshin, Preng Paçukun, Nikoll Shkozën, Nikollë Melyshin e shumë të tjerë.

-Aleksandër NDOJA-

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan