Vlerësim i lartë për mësuesin e Domgjonit nga Kukësi Ali Hasani, sot në ditën e 7 marsit.

Nga Pirusti News
453 Shikime

Përgatiti: Aleksandër NDOJA

Sot në ditën e mësuesit, Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” në një ambient miqsh në Tiranë, ka vlerësuar punën e gjatë shkencore dhe tejet rezultative të mësuesit të pension Ali Hasani. Akandemia e Artit, Shkencave dhe Letrave “Mirdita”, i ka akorduar titullin e lartë “Ndrec N. Gjoka”, ndërsa miq të tij, njohës të kontributit të gjatë të mësuesit me aktivitet të madh shkencor janë shprehur me mjaft superlativa. Doktor Profesor Shefqet Hoxha, “Mësues i Popullit”, dr. Mark Nufi, Mrsc. Nikoll Loka, veprimtari Dod Luli, mësuesi Bardhok Pjetri etj, kanë rrëfyer episode pa fund për mësuesin Ali Hasani.

Pjetër Marku, kryetar i AASHL “Mirdita” në fjalën e tij ka evidentuar kontributin e jashtëzakonmshëm të Ali Hasanit, ndërkohë pas akordimit të titullit të lartë mësuesi i Mirditës e i Kukësit është shprehur mjaft i emocionuar duke cituar se Akademia po bën një punë të jashtëzakonshme që duhet ta kishin realizuar institucione të tjera.

Ali Hasani i cili u lind të Pistë të Malziut në Kukës, fillimet e veta në mësuesi i ka pasur në Domgjon të Mirditës. Një mësues i vecantë qënë pak kohë tërhoqi vemendjen e e strukturave më të larta të kohës për punë të përsosur me nxënësit, për të krjuar një “Oaz” sic e quan vetë, për tja arritur asaj që shumë shpejt të bëhet një mësues i talentuar.

Jo më kot nga stafet mësimore e shkencore Ali Hasani njihet si mësuesi që florën dhe faunën e solli gjithë ngjyra në klasat e nxënësve për mbi 25 vjet. Ali Hasani pati problemet e veta të kohës, teksa 6 muajsh mbeti jetim nga nëna, ndërsa hija e e internimit të babait të tij, e ndoqi gjatë gjithë kohët deri në fillim vitet 90-ta.

Portret më i plotë i mësuesit tashmë në pension Ali Hasani.

Ali Hasani lindi në Pistë të Malziut më 30 gusht 1943 në një familje me emër dhe të dëgjuar për patriotizëm. Qysh i vogël reflektonte urtësi,zgjuarësi e sjellje shëmbullore dhe ëndrronte të bëhej i aftë për jetën me synim që t’i shërbente vehtes,familjes e shoqërisë,por më shumë i pëlqente detyra e mësuesit edukator.Natyra i kishte krijuar një trup të gjatë e të bukur fizikisht,i cili si dje dhe sot reflekton,atdhetarizëm,shqiptarizëm e intelektualizëm. Arsimin 7 vjeçar e kreu në Fushë-Arrës. Kreu shkollën pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër. Më pas vazhdoi studimet në Institutin Pedagogjik po në Shkodër në fakultetin histori-gjeografi, dega bio-kimi. Në fillim të viteve 60 emërohet mësues në shkollën 7 vjeçare të Shënmërisë, pranë vendlindjes.

Më pas vijnë emerimet në Helshan, Domgjon të Mirëditës, dhe Kalimash të Kuksit,ku dallohet si mësues i talentuar dhe me interesa shkencore për shkencat e biologjisë. Ai ngriti një kabinet biologjije modern, një kopsht botanik dhe një serë diellore me xhama, në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit me sipërfaqe 80 metra katrorë. Aty eksperimentohej pjekja e domates 10 herë bizon, fidani i së cilës mbillej në janar ndërsa pjekja arrihej më 28 maj të çdo viti. Gjithashtu pranë shkollës ngriti edhe një parcelë eksperimentale për kultivimin e misrit, e cila për shumë vite dha rezultate të larta. Në realizimin e projekteve të tij, Aliu është ndihmuar nga drejtues që punuan ndër vite me tenë këtë institucion si Avni Omuri, Gani Hoxha, Sinan Omuri dhe Elhami Shahu.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe drejtues të lartë të arsimit në Kukës si “ Mësuesi i Popullit ” prof.dr.Shefqet Hoxha, Rrustem Domi, Vexhi Hoxha,Xhavit Biçaku, dr.Mexhit Hajdari dhe të paharruarit Refik Shehu, Hamëz Sokoli,Beqir Osmani,etj. Në vitin 1969 ka marrë pjesë në ngritjen e muzeut të parë historik të rrethit në Kuksin e vjetër, së bashku me kolegët Hasan Peka, Marka Paci dhe Sami Ferizi. Ka ngritur muzeun e fshatit Kryemadh – Kalimash dhe ka ndihmuar në pasurimin e muzeut të shkollës së parë shqipe nëKolesian dhe asaj në Krumë. Ka marrë pjesëdhe ka referuar në konferënca e simpoziume shkencore në zonëe në rreth dhe punimet e tij janë vlerësuar. Për vite të tëra ka drejtuar komisionin metodik tël ëndëve tëbio – kimisë nëzonën e tij. Është aktivizuar nga seksioni i arsimit për vite të tëra në ekipet e ndihmës e kontrollit si specialist i biologjisë e çdo vit është caktuar përfaqësues arsimi për provimet e lirimit. Ka drejtuar për vite të tëra konkursin e anatomise,fiziologjisë e higjenës njeriut, konkursin “Nëpër faqet e revistës “Horizonti”; rrethin e natyralistëve, ansamblin artistik të nxënësvenë Kalimash,në zonë e në rreth, ku shpesh ka zënë vend të parë apo është nderuar me flamur festivali. Ka drejtuar skuadrën përfaqësuese të biologëve të rinj të rrethit të Kukësit në aktivitete kombëtare zhvilluar në qytetet Kukës, Dibër, Lezhë, Librazhd, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Edhe pas daljes në pension mësues Aliu nuk i është ndarë profesionit të tij. Fillimisht ka punuar me pasion me fëmijë të talentuar pa asnjë shpërblim, pastaj duke hapur një librari në Tiranë, stacion i shumë lexuesve të rregullt. Në shtëpi ka një bibliotekë me rreth 5000 tituj. Ka bashkëpunuar gjatë viteve 80 me shtypin qëndror dhe shkencor të kohës dhe më pas thuajse në të gjithë shtypin e lirë. Ka botuar studime historike e publicistike në gazetat:“ Kukësi i Ri “,“ Republika ” ,”Dita”, ”Panorama”, ” Shekulli”, “Labëria”, “Mirdita “ etj.

Në vitin 2006, në krye të një grupi intelektualësh me origjinë nga Malziu i Kukësit, me inisiativën e tij ka themeluar “Shoqatën atdhetare – kulturore, Malziu”. Qëllimi i saj ka qenë dhe është ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i vlerave historike etno – kulturore të qytetarëve të larguar nga krahina e Malziut. Që nga krijimi i saj e deri më sot ai është në organet drejtuese të shoqatës ”Malziu”, ku jep kontribut në konferenca, referime e shkrime në shtyp dhe me takime e bashkëpunim me shoqatat simotra :“Labëria”, ”Akademia e Shkencës dhe Setrave Mirdita”, “Tirana”,“Shkodra“, “Dardania”,“Sofra Pukjane” etj. Në çdo detyrë mësuesi veteran i nderuari ALI HASANI i Kalimashit kuksian është dalluar për :”Profesionalizëm, me aftësi teoriko-metodike, përkushtim, i dashur,i thjeshtë ,njerëzor në komunikim,i ndershëm dhe me figutrë të pastërt moralo-shoqërore,i respektuar si nga trupa e nxënësve, kolektivat pedagogjike,komuniteti i prindërve dhe nga organizmat shtetërore të kohës”.Puna dhe aktiviteti i tij si mësues edukator vazhdimisht është vlerësuar nga organizmat shtetërore të kohës,duke u shpërblyer me stimujë moral e materjal të kohës. Për punën e bërë në arsim, mësuesi veteran Ali Hasani është vlerësuar dhe mban urdhërin “Naim Frashëri i klasit të II-të me motivacion:”Dalluar në mësimin dhe edukimin e disa brezave në proçesin mësimor edukativ duke udhëhequr me shëmbullin përsonal”. Mësuesi Ali Hasani ka qenë dhe është specialist i mësimit dhe edukimit,e si kryefamiljar i suksesshëm, vëlla,mik e shok i dashur e korrekt,por mbi të gjitha ka ka qenë dhe është bashkshort, prind e gjysh shëmbullor.

Ai njihet, pëlqehet,shoqërohet,simpatizohet,dashurohet,fejohet e martohet me një zonjën Eleni Hasani,e cila ka lindur në qytetin e Vlorës. Bashkëshortja e tij gjithashtu është diplomuar në degën e biologji- kimisë dhe kanë punuar së bashku në arsim për rreth 25 vite.Nga martesa e tyre,kanë dy djem. Sot ata janë të shkolluar familjarisht dhe të shtrirë në 2-3 breza dhe radhiten krenari e inteligjencës kuksiane dhe asaj shqiptare,bile me konkurencë ndërkombëtare. Jeta profesionale e Ali Hasanit në fakt është shumë më tepër se sa ato tre dekada që shërbeu në arsim si biolog i talentuar. Ajo është jeta e një mësuesi shëmbullor e të përkushtuar e cila mbahet mend nga brezat e nxënësve që rriti dhe edukoi, nga kolegët dhe specialistët. Pasi ajo është tabloja me ngjyrat e natyrës që zbukuroi Kukësin ashtu si ekspozita e dikurshme me qindra llojet e bimëve dhe luleve të mbledhura në çdo luginë, male livadh alpin të asaj cope të veriut të Shqipërisë.

Tablloja Fantastike e Natyrës: Në bisedë me mësues Aliu ,ai tregon:”Një ngjarje e veçantë mbahet mend ende nga banorët e Kukësit të fundit të viteve ’80. Për tre muaj, në mesin e verës, në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”, u mbajt e hapur një ekspozitë e rrallë. Bëhej fjalë për një paraqitje të bimëve mjekësore tanifere dhe eterovajore. Mbi 170 herbare të bimëve mjeksore të rrethit të Kukësit, ishin ekspozuar në një mënyrë moderne, të etiketuara dhe dizenjaura si asnjë herë më parë. Në çdo stendë kishte etiketa, harta, grafikë e zarfa me gjithë kampionët e gjetur në fushat dhe bjeshkët e rrethit malor. Një ekspozitë thuajse e çuditshme, vetëm pak vite përpara rënies së komunizmit, që pati një jehonë jo vetëm lokale por edhe kombëtare. Aq i madh ishte suksesi i saj, sa mediat qëndrore të kohës, televizioni shtetëror dhe gazetat, i kushtuan hpasirë kësaj ngarje nga Kukësi i largët. Të mësuar me ekspozita pikturash apo fotografish të epokës socialiste, kjo e herbareve dukej sikur vinte nga një botë tjetër. Pikërisht nga bota e pyjeve, livadheve alpine, përrallave dhe realitetit.

E pra i dashur lexues! Autor i kësaj ekspozite me impakt kaq të fortë ishte AliHasani, një biolog i apasionuar, qënë kulm të pjekurisë profesionale po i paraqiste publikut jo vetëm florën e një distrikti malor, por edhe thelbin e një jete kushtuar shkencës. Pikërisht atë të jetës së tij, të një mësuesi pasionant, energjik dhe kreativ. 25 vite punë dhe përkushtim, vinin si sintezë në këtë shfaqje fantastike ngjyrash dhe lulesh, bimësh dhe gjelbërimi. Ishin përshfaqja e jetës së mësues Aliut, që nuk ishte mjaftuar asnjëherë vetëm me programin e thatë mësimor të curriculave dogmatike të kohës. Për Ali Hasanin këto nuk mjaftonin. Dashuria për florën dhe faunën ndoshta kishte nisur qysh herët për djalin e vogël nga Malziu, kur endej livadheve të Pistës.

 Madje legjendat familjare, si stërnip i patriotit Halil Hasani-i cili mori pjesë aktive në luftimet për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtuesit serbo- malazez më 1912 dhe mbrojtjen e krahinës së tij në1913, në krye të çetës patriotike të Pistës- ndoshta kanë patur një tërheqje rreth natyrës. Pasi Halil Hasani, i cili rà në një betejë si ato të eposit të kreshnikëve, i kishte luftuar serbët me një top të bërë nga druri i dardhës. Një gjë e padëgjuar më parë, fantastike dhe epike. Për këtë akt heroik,prof.dr.Shefqet Hoxha në veprën“ Malziu”,faqe 2, botim i 2013, ka thënë : “Ndërtimi i një topi prej druri të dardhës për tëluftuar pushtuesin në katundin Pistë (1913)është një vepër, në mos unike, tejet e rrallë ndër shqiptarë “. Natyra, legjendat, Drini, pyjet e pishës e ahishtave,bjeshkët me fiere e boronica, pemët frutore dhe lulet, shënjuan fëmijërinë e Aliut, mes Pistës dhe Fushë- Arrësit ku kreu 7 vjeçaren. Për t’u zhvendosur në Shkodër, në pedagogjiken“Shejnaze Juka” kur një bursë fatlume do ta lidhte me qytetin e vjetër, djep kulture, i cili do ti formonte shijet artistike por edhe dijet e plotësuara më pas në institutin pedagogjik në degën e biologji-kimisë.

Maratona e Ali Hasanit në arsim do të niste në vitet ’60,në një shkollë modeste të Shënmërisë, ku ishte i vetmi vendas mes kolegësh të ardhur nga Shkodra që ja bënin më të afërt lidhjen me kohën e studimeve. Dhe këtu nis rrugëtimi i tij që krahas ditarit të mësuesit, planeve të punës mësimore e edukative, zhvillon pasonin e tij me nxënës natyralistë, në eskplorim të natyrës. Dhe Aliu në fund të viteve 60 nis të fitojë eksperiencë, i emëruar në disa shkolla: pas Shemërisë, në Helshan e më pas në Domgjon të Mirëditës.” Ndiqni shembullin e mësuesit Ali Hasani” shkruhej nëpër tryezat e mësueve të rinj nga autoritetet, megjithëse vetë ai sa kishte hyrë në botën e profesionit që do ti shënjonte jetën. Mësues Aliu tregon:” Në Domgjon, dekori i ambjentit të shkollës ndryshoi menjëherë ndërsa dhjetëra qershi u mbollën mes Kishës se Shmarranej dhe qelës së fshatit, shumë prej të cilave gjenden aty edhe sot. Mbi qelë dhe nën gurrën e Domgjonit, monument kulture, ai kishte parë një tokë të rrafshët të mbushur me gurë të mëdhenj. Mendja i shkoi që këtë sipërfaqe toke ta pastronte nga gurët dhe ta kthente në kopësht, mbasi aty kishte edhe ujë. Mbas mësimit,me kolegët Filip Serreqi e Preng Gega hapnin vrima me dalta e çekiç në nofullat e gurëve. Ditët e diela, Preng Nufi, një ish minator në minierën e Thirrës, i paisur me leje dinamiti, i hidhte në erë ato gurë. Pas një pune tre mujore, toka u lirua, u pastrua nga gurët e shkollësju dhurua një kopësht me sipërfaqe 3 dynym.

 Në pranverë aty u mbollën farishtet në shtratin e nxehtëe më pasqepë, hudhra, domate, speca e misër.Është marrë edhe me veprimtari kulturore e artistike.Me nxënësit dhe mësuesit Ndue Nikolli e Preng Gega, kanë ngritur ansamblin artistik të shkollës, e në bazë zone Fan, kanë zënë vendin e parë. Është vënë në krye edhe të veprimtarive me karakter kalitjeje dhe edukimi në vende historike e natyrore si në kalanë dhe në gurrën e Domgjonit, në vendin ku ra fillerojtësi Pjetër Llesh Doda apo eskursionet në Rrunë, Zepë e Munellë. Pas Domgjonit, për Ali Hasanin nis një epokë tjetër. Kur e pyesin Aliun se nga është,ai përgjigjet me krenari se është nga Kalimashi. Në përgjigjen e tij ka një tëvërtetë, sepse ai punoi e banoi në atë shkollë 25 vitet më të bukura të jetës dhe punës së tij si mësues, edukator dhe aktivist shoqëror. Aty u martua, aty u lindën dy djemtë e tij. Biografia problematike e la për 25 vjet në këtë shkollë që e gjeti modeste dhe me kontributin e tij, e ktheu në model suksesi.Kujton se në Kalimashnë ato vite binin 1-2 metër dëborë dhe për të ruajtur jetë njerëzish, të familjes tij dhe mësuesve që banonin aty, pas mësimit ai hiqte dëborën e rënë natën, që të mos rrëzohej çatija e shkollës. Ai tregon se ato vite e në atë shkollë, ka arritur rezultatet më të larta e mëtë mira të karrierës së tij profesionale.

 Aty ai u njoh me nxënës, prindër, mësues e drejtues të shumtë por edhe me historinë, traditën, kulturën e folklorin e kësaj treve dhe të këtyre njerëzve bujarë, patriotë e punëtorë, që i deshi dhe e deshën aq shumë. Ai i dhuroi këtij ambienti jo vetëm dekorin e përshtatshëm, por krijoi edhe rrethin e gjelbër me pisha dhe pemë frutore të ndryshme dhe vijoi me endrrën e tij si biolog. Në Kalimash ngriti një kabineti biologjije model për rrethin e Kukësit e më gjërë, ku kishte vendosur të gjitha kafshët përfaqësuse të zinxhirit evolutiv të botës shtazore sipas programit të 8 vjeçares-që nga një qelizorët protozoarë deri tek njeriu. Ato ishin vendosur anash klasës nëkafazeme xhama, në akuariume, terrariume dhe në likuide. Mirëmbajtjen, shërbimet dhe vrojtimet i bënin nxënesit të ndarë në grupe. Në funksion të mësimit,në katër faqet e klasës-kabinet dhe në aneks, ishin vendosur të dizenjuara prej tij, të gjitha mjetet e kartonuara për çdo temë e faqe libri të teksteve të biologjisë. Për këtë kabinet ai përgatiti me ndihmën e inxhinierit elektro mekanik Agim Bido, tre mjete “ moderne” me rrymë elektrike. 1. Skemën eqarkullimit të gjakut në trupin e njeriut. 2. Skemën e lëvizjes së lëndëve ushqimore tek bimët. 3. Një “ televizor mësimor ” për orët epërsëritjes. Duhet të përfytyrojmë se keto detaje jepen për një realitet të viteve 70, kur jo vetëm kompjuterat nuk egzistonin, por as broshurat ilustruese nuk ishin familjare. Përballë dritareve të kabinetit të biologjisë, ai kishte ngritur shtratin e nxehtë dhe kopshtin botanik, ndarë në parcela sipas familjeve, ku ishin mbjellë e sistemuar të gjitha bimët që mësonin nxënësit e tij. Në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit, ngjitur me kopshtin botanik ai ngriti edhe një serë diellore me xhama, me sipërfaqe 80 metra katrorë, çka nuk e kishte bërë asnjë shkollë 8 vjeçare, por as të mesmet bujqësore në rrethin e Kukësit.Aty eksperimentohej pjekja e domates 10 herë bizon, fidanet e së cilës mbilleshin në janar ndërsa pjekja arrihej më 28 maj të çdo viti. Në këtë“ botë të çuditshme ” ishin prezent edhe bletë moderne por edhe një tufë me lepuj angora.

Një vizitë e ministrit të arsimit të kohës Thoma Deljana bëri që e gjithë kjo mikrobotë të merrej si shembull për tu zhvendosur në institucionet arsimore të rrethit, çka solli dhjetëra mësues, drejtues e specialistë për të parë çfarë ishte krijuar nga Ali Hasani. Pjekuria profesionale dhe lidhja organike me kërkesat e daljes nga shabllonët e kohës, sollën një tjetër stad në karrierën e Aliut. Në vitet 80 nxënës të shumtë të rrethit u organizuan prej tij në konkurset e revistës Horizonti, ku dijet dhe argëtimi alternoheshin njëra me tjetrën ndërsa ekspeditat e natyralistëve u kthyen në një pelegrinazh fantastik për njohjen e florës dhe faunës për nxënësit e rrethit malor. Nisur nga aktiviteti jetësor mbi 25 vjeçar i çiftit bashkshortorë të mësuesve veteran Eleni e Ali Hasani,të cilët punuan një qerek shekulli në mësimin dhe edukimin e disa brezave duke i paisur me dituri e shkencë,e duke i dhënë shoqërisë 2 djemë sot intelektualë bashkohor e familjar shëmbullor,ata radhiten si pjesë e krenarisë inteligjencës kuksiane dhe krenari e armatës madhe të mësuesve kuksian e shqiptar,për të mbetur “Një gjurmë vlerash pozitive në Kalimash,Kukës e Tiranë”,ku brezat e ardhëshëm do të jenë krenar me të parët e tyre. Unë si bashkrahinarë,si autor i këtij shkrimi portretizues dhe si dashamirës i vlerave kuksiane e shqiptare”kam kënaqësinë dhe obligimin tim maksimal që nga Filadelfia e Amerikës ta përshëndes ketë çift bashkshortorë veteranë dhe trazhgimtarët e tyre dhe t’ju uroj:”Shëndet cilësor, jetgjatësi, mirësi ,gëzime e lumturi familjare e vëllazërore”. Zoti i bekoft familjarisht.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan