6 shkurt 1991. Nga burgu i Spaçit vjen thirrja “piskamë”. Na lironi, ose….

Nga Pirusti News

Edhe pse pluralizmi kishte arritur të shpallej me ligj, qindra të burgosur vijonin të prisnin lirinë në burgun e Spaçit. Të paktën deri më 6 shkurt 1991, kalvari i të burgosurve të ndërgjegjes vijonte të ishte prezent. Ky kalvar vijonte mënyrë paradoksale, në një kohë kur edhe ishin shpallur zgjedhjet e para pluraliste, zgjedhje të cilat u mbajtën me 31 mars të po atij viti. Pikërisht në acarin e dimrit të fundit në atë luginë shpellë, ku prej vitit 1967 mijëra të burgosur të ndërgjegjes ishin izoluar në mënyrën më anti-njerëzore, 41 prej tyre të dënuar sipas nenit (127) kalim i paligjshëm kufiri” i drejtohen për ndihmë degës së PD Mirditë, duke paralajmëruar se ata do të futeshin në grevë urie. Dokumenti i rrallë, letra e plotë dhe lista emërore vjen nga ing. Muharrem Bicprendi, një ndër themeluesit e PD-së në Mirditë.

Po sa ata qëndruan ata në burg, dhe ku janë sot këta nënshkrues të kësaj letre të rëndësishme për kohën dhe po aq të rëndësishme për arkivat???.       (shenimi im, a. ndoja)

 

Ja çfar përmbante dokumenti i rrallë dhe lista e nënshkruesve:

Spaç 6. 02.1991

Komisionit nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike.

Ndjehemi krenar për pluralizmin që tashmë është i pranishëm kudo, dhe demokracinë e vërtetë që po lind dhe që po e dëshirojmë të gjithë. Por mendimi jonë i çiltër që del nga zemrat tona të shumëvujatura nga padrejtësitë që na janë bërë dhe që vazhdojnë të na bëhen, është që t’ju drejtohemi ju si parti tek e cila shohim mbrojtjen e vërtetë e të gjitha të drejtave që gëzon njeriu, që nga Karta e Helsinkit, ajo e Parisit e të tjera.

Ju lutemi na merrni në konsideratë, e ta publikoni në përmes gazetës Rilindja Demokratike ankesën tonë sat ë drejtë aq edhe kuptimplotë.

Popullit dhe këshillit presidencial.

Kur mbi 8000 vetë shkojnë në familjet e tyre  mbasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërsa neve, për të njëjtin krim të mbetur në tentativë vuajmë akoma dënimin, duke na mbajtur me shpresa të cilat për në janë të kota. E themi këtë sepse ne kemi pritur, kërkuar dhe përsëri na thuhet të presim. “Deri kurë..!”

Për dijeni ju njoftojmë edhe juve si demokratë të vërtetë se neve të dënuarit e nenit 127 (kalim i pa ligjshëm kufiri) mbetur në tentative, shpallim grevën e urisë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm tonin. Mbetemi me shpresë së Rilindja Demokratike nëpërmejet shkrimeve të saja plot sinqeritet dhe vërtetësi, do të gjejë kohë të na ndihmojë në kërkesën tonë të drejtë.

Meqë dita e zgjedhjeve po afron, dëshirojmë edhe që vota tona ti hedhim për kandidatët demokrat.

Me respekt nga të gjthë të dënuarit e nenit (127)

Spaç, Mirditë.

Lista e të burgosurve nënshkrues

  1. David Luma
  2. Haxhi Sulaj
  3. Paulin Malaj
  4. Roland Mwhilli
  5. Sotir Kaishi
  6. Niko Stavras
  7. Mezan Sulku
  8. Pajtim Byjketa
  9. Irfan Liçi
  10. Arjan Alia
  11. Aristidh Gjata
  12. Ded Petraçi
  13. Arqile Sidheri
  14. Maksim Braholli
  15. Shkwlqim Mahmutaj
  16. Ismail Gjilani
  17. Nikoll Jaku
  18. Perikli Tata
  19. Abedin Shyti
  20. Adriatik Kote
  21. Jani Buzi
  22. Lin Olaj
  23. Gjergj Pepa
  24. Ndue Kalaj
  25. Nikolin Lakaj
  26. Klenathi Done
  27. Vlash Ndoni
  28. Alban Hasani
  29. Avni Rumi
  30. Tajar Aliaj
  31. Mihal Panajoti
  32. Spiro Papa
  33. Sadik Dervishi
  34. Arqile Hazizi
  35. Kujtim Veshi
  36. Kadri Lala
  37. Prel Vucaj
  38. Besnik Elezi
  39. Dritan Betaj
  40. Fitan Nurishiti
  41. Ardian Vokrri

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share