Kaçaniku i Idriz Seferit, i vogël për nga sipērfaqja por me një histori të madhe

Nga Pirusti News

Nga Osman CAKA

Qytet i Kaçanikut shtrihet në thembër të Kosovës. I vogël për nga sipērfaqja por me një histori të madhe e të mirënjohur jo vetëm në hapësirën tonë shqiptare, por shmë më shumë se aq. Kaçaniku ka bukuri të rralla natyrore e të spikatura, ndërsa në ekstreme përshkohet nga dy gryka me dy lumenj, si Lepenci dhe Nerodimen të cilët bashkohen në fundin e qytetit.

Për Kaçanikun sado është folur dhe do të flitet, përsëri nuk mund të përshkruhet, pasi aq sa është toka e vjetër, po aq i vjeter është edhe ky qytet. Kaçaniku ka një lashtësi të madhe, është një jetë me shumë ngjarje që kanë ndodhur në ketē pjesë. Ky popull ka kaluar barrën e rëndë mbi supet e veta çka na bën krenar ne si Kaçanikas. Kaçaniku eshtē i lidhur ngushtè me emrin e Koxha Sinan Pashēs, një vezir shqiptar i cili ka origjinè nga krahina Lumës, më saktë Tropoja, një vezir unikal në perandorin Osmane.

Në Kaçanik ka pasur dy hane, mishtore, gjelltore publike në të cilat janë ushqyer gratis shumë banorë për shkak se kjo trevë ka qen shumë e varfër. Kaçaniku ka edhe urën e Konakut, urë e cila tashmë ruhet nëpër foto të vjetra, që e tregojnë të ngritur prej drurit, ndërsa tani eshte ngritur një urë e re që nuk e ka ndryshuar emrin “Ura e konakut”.

 Të paret tanè kane pas thanë gjthmonë se ai person që e ka kaluar urën e Konakut, Kaçanikasit i kan ofruar strehim dhe e kanë percjellur në mënyren më të mirë, andaj Kaçanikasit edhe sot njihen për mikpritje dhe bujari. Ajo çfar e karakterizon Kaçanikun është edhe konstrukti i veçantë i ketij qyteti. Xhamia që gjendet në qender, Kalaja e cila daton nga shekulli i XVI janë dy fortesa që i kanë bërë ballë kohës, e që e ruajné dhe përshkruajnë historinë e tij ndër vite. Kjo kala ka qenë i ndërtuar nga sulltan Murati i Ill, i cili e ka qeveris këtë vend si sulltan, prej vitit 1574 gjer ne vitin 1595. Kjo qeverisje përkon në kohë, me qeverisjen Koxho Sinan Pashës.

Kalanë e ka ngritur për të mbrojtur grykën e Kaçanikut deri te rruga që ka lidh rrugën e Prizrenit e cila ishte një vijë në të cilën kanë qarkulluar ushtarët dhe mallrat ku ka sunduar ai. Sipas Qelebiut, ishin 40 -50 shtëpi në këtë Kala të cilat kanë qene të mbuluara tjegulla. Këtu ka pasur vreshta edhe 4 kulla vrejtuese. Xhamia eshte ndërtuar mes viteve 1594-1595. Né Xhami përveç se hoxha qé ka pas për obligim faljen e namazit i paguar, ai ka kryer edhe punë tjera si ndezjen e kandilave, roje nate, por çka kishte qenë ma interesant ishte se e kishte paguar një person që gjithmonë të lutet për shpirtin Koxha Sinan Pashës.

Simboli i historisë shqiptare eshte edhe gryka e Kaçanikut ku është luftuar ditë me radhè. Është fakt i njohur në histori se si Kacaniku dhe Idriz Seferi u kanë bërë rezistencë pashallarëve té portës të Stambollit në gryken e Kacanikut, ku është ba nje luftë për tre ditë e netë. Njihet edhe si Kacaniku i Avdyl Durës, Ramë Bekës edhe shumë figurave té mëdha historike të kësaj komune. Kaçaniku njihet edhe nga Sali Bajra i cili në vitin 1968 ishte kundër padrejtësive që beheshin në atë kohë ndaj popullit shqiptar. Ai u shkarku nga pozita e kryetarit tē komunes pa deshirën e popullit. Sali Bajra njifet për rezistencën e tij edhe kur sllavo- maqedonasit ushtronin dhunë kundrejt popullates shqiptare ne Maqedoni.

Kurr nuk harrohet vepra e tij kur në Dibër kishte ndodhur termeti, ndërsa ky organizoi ndihma per popullaten e dëmtuar, ndërsa të gjitha shtëpitë Kaçanikase u hapën për vllëzrit e tyre shqiptarë nga Dibra. Atëhërë ne ishim gjenerata e parë dhe e mbaj mend si sot kur ne si gjeneratë ishim té dënuar. Por ajo që popullata dhe udheheqesit e atehërshëm té Jugosllavisë mbajnë mend ishte kur kryetari Kacanikas zoti Sali Bajra, ia ndaloj hyrjen nëpër mes grykes se Kaçanikut per në Kosovë, Kristo Cervenkovskit. Kacaniku nē luftën fundit njifet me komandat Agim Bajramin, Qamil Ilazin, Hetem Hasaj si dhe emblem e gjallë komandant Rufki Sumën e shumë e shumë dëshmorè e martirè qe u flijuan për lirinë e Kosovës. Kacaniku tani njihet edhe urën ma të gjatë ne Europë, urë që lidh Kacanikun komune e re të Hani të Elezit dhe Iliriden. Ky është Kacaniku, historia e tij, e Idriz Seferit, Avdyl Durës, Ramë Bekës, Sali Bajres, Agim Bajramit, Qamil Ilazit, Hetem Hasajt dhe Rufki Sumës.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share