Dy yjet shqiptare Bekim Fehmiu dhe Irena Leleku që që realizuan kryeveprën botërore L’Odissea, habisin gazetarët e Rai Uno

Nga Pirusti News

Në 1968 kur po xhirohej një ndër filmat që do të bënte epokë për një kohë të gjatë në të gjithë rruzullin, për dy aktorët kryesorë në këtë film, Odissea dhe Penelopa, shumë pak e dinin se  ishin shqiptarë. Në rolin e Odissesas, ishte aktori me famë botërore Bekim Fehmiu, ndërsa në rolin e Penelopës ishte Irena Papas (Leleku).

Natyrisht që një film i të tillave përmasave kishte tërhequr vemendjen e mediave më prestigjoze botërore, të cilat ndiqnin hap pas hapi lojën e aktorëve. Edhe në kohë pushimi midis puntatave, aktorët e këtyre përmasave të tilla shoqëroheshin hap pas hapi nga gazetarët. Gjatë pushimit dy aktorët që rrinin bashkë të pandarë nga njëritjetri komunikonin në gjuhën e tyre amtarë cka kishte tërhequr vëmendjen e gazetarëve për të cilët kjo gjuhë ishte e panjohur.

Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:
-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?
Irena Papas (Irini Leleku) për tu përgjigjur e para, prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej.
-“Është gjuha e nënës” thotë me krenari Irini Leleku (Penelopa e filmit).
-“Gjuha e nënës, habitet gazetari, ndërkohë vijon:  Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu është jugosllav”?
-“Unë jam shqiptare nga Greqia, kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë zotit, qe ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisseu, kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.
-“Por historia thot se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!
-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke“, i ishte përgjigjur Irena.
Rai Uno -1974

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share