“Ditët kuksiane të dramës kosovare”, dëshmi me vlera historike, nga Jonuz Kola

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja

Kombi shqiptar ka shumë vite dhe ngjarje historike, por një ndër vitet më epokale i shekujve të fundit, padyshim është viti 1999. Është epokal që dhe brezat që do vijnë më pas do ta kujtojnë me krenari, sepse gjysma e kombit ndarë përdhunisht nga segementet më kriminale të historisë sonë, fitoi pavarësinë nga pushtuesi i përbindshëm serbosllav.

Natyrisht që pavarësia nuk u fitua në tavolinë bisedimesh apo pazarsh mes fuqive vendimmarrëse, por u fitua pas një lufte afro një shekullore, ku çdo brez sakrifikoi në mënyrë biblike  përmes vuajtjeve, terrorit, vrasjeve, deportimit që vetëm diktaturar çnjerëzore mund ti realizojnë. Por çdo ngjarje ka një finale, dhe lufta për pavarësinë e Kosovës e kishte finalen e saj pikërisht në muajt historikë, mars-qershor, të vitit 1999.

Për këtë luftë është shkruar, dramatizuar, treguar e kënduar pafund në këto 22 vite liri, por në çdo vit do ketë përkujtime e aktivitete pafund, anipse me kalimin e viteve, brezave që për fat të mirë nuk i përkasin kësaj epoke do tu duket si një kujtim i largët, treguar nga nga paraardhësit.

E në këtë vorbull mendimesh që të pushtojnë në këtë mars, përsëri të pushtuar nga një armik mbarë botëror, kuptoj se sa me fat janë ata që në ato ditë historike patën fatin të ishin prezentë në atë kohë të lavdishme, por që patën mundësinë dhe vizionin personal ta dokumentonin atë periudhë açik siç ishte, të pa ndikuar aspak nga politika e ditës, apo etja e madhe për pak pushtet në të ardhmen.

Natyrisht njëri prej tyre ishte intelektuali i mirënjohur i Kukësit, portë e parë e pritjes së shtetasve të Kosovës, mësuesi dhe përkthyesi Jonuz Kola. Profesori i gjuhës anglese Jonuz Kola u thirr në ato ditë të vështira e historike për kombin që të ishte në një pozicion kyç në pritjen e refugjatëve nga Dardania, për në Shqipëri. Nga pozicioni i zyrtarit më të lartë në zyrën për rrefugjatë pranë Prefekturës Kukës që ai më vonë do ta cilësonte “Në vendin e duhur, në kohën duhur” Jonuz Kola ka dhënë një kontribut të çmuar në amortizimin e asaj situatë të jashtëzakonshme, ndërsa kontributin shumë më të madh e ka dhënë në dokumentimin e atyre vlerave të pamata historike, që brezat e mëvonshmë të kenë dokumenta të besueshëm reference.

E më e besueshmja mbi të gjitha mbetet fotografia që flet, por dhe e shkruara sërish mbetet, sepse fjalët siç thotë një shprehje popullore, i merr era.

“Ditët Kuksiane të Dramës Kosovare. 27 mars-13 qershor 1999” dëshmi historike me autor prof. Jonuz KOLA.

Është një botim cilësor me fotografi dhe ditare, që e ka gjetur dritën e botimit në vitin 2012, në Prizren. Fotot me ngjyra shkrepur nga celuloidi i Jonuz Kolës flasin pafund. Ato përcjellin detaje rrënqethëse të fund marsit 1999, por edhe entuziasëm të pa përshkruar afër mes qershorit të po atij viti. Natyrisht shumë prej fotove do të jenë në pamje slide, por unë po zgjedh disa pjesë ditari që janë në këtë libër, ndërsa lexuesi e vlerëson vetë kohën, por edhe kontributin e autorit të këtj libri dëshmi, Jonuz Kola.

27 mars 1999

Rexhep Mejdani, President i republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga kryeministri Pandeli Majko, ministri i pushtetit lokal Demeti, ministri i rendit Petro Koçi dhe ministri i mbrojtjes Luan Hajdaraga, pasi u takuan me autoritetet vendore të Këkësit, ndoqën veprimet stërvitore të një baterie artilire.

Mijëra refugjatë kosovarë të dëbuar me forcë nga ushtria Jugosllave, braktisën trojet e tyre dhe kaluan pikën kufitare të Morinit për t’i shpëtuar terrorit dhe zhdukjes fizike.

Bashkia Kukës lëshoi thirrjen: Ata kanë nevojë për ndihmën tonë. O sot o kurrë. Të shprehim solidaritetin për vëllezërit tanë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë të Shqipërisë, nga rezervat e shtetit në Kukës u dërguan furnizime me ushqime (miell, vaj, sheqer, makarona, oriz, sapun, etj) të mjaftueshme për 2500 veta për një muaj.

28 mars.

Vazhdoi fluksi i të ardhurve kosovarë dëbuar me dhunë…Kufirin e kaluan 19 mijë vetë. Kukësi strehoi të ardhurit e datave 27 e 28 mars.

Në spitalin e Kukësit u shtruan 30 veta të plagosur e të tortuaruar. Në morgun e e tij, dy veta ishin të vdekur.

Në Kukës filloi të qarkullojë thirrja e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U kërkohej kosovarëve të mos braktisnin Kosovën e ti bashkohen UÇK-së në luftën e saj çlirimtare.

Grupi i deputetëve të PDSH-së vizitoi Kukësin. Në shtëpinë e lindjes lindi fëmija i parë kosovar. 2000 kosovarë të dëbuar me dhumë prej trojeve të tyre, u evakuan drejt Durrësit.

29 mars

Për të parë gjendjen në vend dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar, në Kukës erdhi Zv.Kryeministri Ilir Meta.

Në Kukës erdhën 16 automjete për të evakuar një pjesë të refugjatëve për në Dibër, gjë që u refuzua prej tyre, duke kërkuar të ishin sa më afër kufirit kur ta sillte rasti të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Në Kukës, numri i të ardhurve arriti në 70,000 vetë. Prej tyre 40 mijë janë strehuar në familjet kuksianë, 10 mijë në ambiente të ndryshme publike të qytetit, 6 mijë në komunat Bicaj, Shtiqën, Tërthore e Kolsh, 12 mijë në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj.

Në shërbim të evakuimit të rrefugjatëve u vunë në dispozicion 16 autobuzë, 109 kamione shtetërorë, 30 kamionë të ushtrisë e policisë, dhe 110 automjete të vetë kosovarëve. Në Kukës erdhën gazetarët e parë të huaj.

27 mars

Ish presidenti i RSH dhe kryetari PD të Shqipërisë, z. Sali Berisha vizitoi Kukësin. Fluksi i madh i mbërritjes së kosovarëve. 5294 pesona kaluan kufirin.

Bisnesmeni i suksesshem kuksian Basri Ruka ndau në Bicaj ndihma të konsiderueshme ushqimore……

4 maj

Që nga data e ardhjes së refugjatëve, në shtëpinë e lindjes në Kukës kanë lindur 200 fëmijë, 12% e të cilëve kanë lindur me operacion. UICEF ndihmon me krevate.

……………………………………………………………………………………

12 qershor

Një avion britanik C-130, i forcave të NATO-s, për arsye defekti, bëri ulje të detyruar në afërsi të arodromit të Meteorit. Pas uljes në tokë dhe rrëshqitjes në distancë 1500 m, mori flakë. U plagosën 12 ushtarë britanikë.

bar “Amerika” të qytetit të Kukësit, gjenerali Shvartz Komn, komandant i forcave gjermane të inkuadruar në përbërje të NATO-s, sëbashku me ushtarakë të tjerë, në prani të gazetarëve e kanaleve të huaja e shqiptare dha një konferencë shtypi për mënyrën e hyrjes së 5000 trupave gjermane në Kosovë.

13 qershor

Populli i qytetit të Kukësit përshëndeti trupat gjermane udhës për në Kosovë, të cilat kaluan në pikën kufitare të Morinit rreth ores 11 dhe u përqëndruan në Prizren.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share