Pal Canaj: Anton Çetta një personalitet të shquar të botës shqiptare dhe një ngjarje epokale Lëvizjen për Pajtimit e Gjaqeve në Kosove

Nga Pirusti News

Sot në Klinë u zhvillua ceremonia e inagurimit të bustit të Anton Çettës. Mendjet dhe zemrat e shumë shqiptarëve sot u përqëndruan në qytetin plot histori të spikatura të Klinës, ku intelektualë më në zë të kësaj treve realizuan një vepër dinjitoze, bustin e Anton Çettës, pajtimtarit të shquar të gjaqeve të Kosovës në ditët më të errta të pushtimit, gjaqe që financoheshin e stimuloheshin nga pushtuesi serb me qëllim përçarjen e shqiptarëve të Kosovës, për të sunduar atë më lehtë. Ishte Anton Çetta që në ato kohë të vështira organizoi lëvizjen e madhe popullore, lëvizje që i dha fund vëllavrasjes e të gjthë sëbashku u vendosën në një front të përbashkët në rezistencën ndaj pushtuesit, deri në ditën e madhe të çlirimit. Ceremonia e sotme në Klinë u bë në kuadër të 101 vjetorit të lindjes së pajtimtarit të shquar dhe  31-vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë). Për të pasur një panoramë të qartë të kësaj ngjarje historike e të lavdishme për Klinën, le të ndjekim fjalën përshëndetëse me të rast, mbajtur nga profesori i mirënjohur i Klinës, intelektuali Pal Canaj (shen im, A. Ndoja)

(Fjalë rasti në ceremonin e 101- vjetorit të lindjes të Prof. Anton Çettes dhe 31-vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë )

Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi, sot po përkujtojmë Anton Çettën një personalitet të shquar të botes shqiptare dhe një ngjarje epokale Lëvizjen për Pajtimit e Gjaqeve në Kosove, ku se bashku Antoni si prijetar dhe Levizje si ngjarja simbolizojnë paqen dhe unitetin nder shqiptar, në kohen kur ora e historisë po e kërkonte një ndërmarrje të tillë.

Historia e fundshekullit të XX, në Kosove, si periudhe e përpjekjeve për çlirim nga okupatori serb pasqyrohet përmes vlerave të saje, siç janë, Lëvizja Politike për Çlirimin e Kosovës e prirë nga Ibrahim Rugova, Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve e prirë nga Anton Çetta dhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prirë nga Adem Jashari. Prandaj këto figura të rrënjosura në kujtesën historike të popullit shqiptar, meritojnë të jene të monumentalizuara edhe përmes busteve dhe shtatoreve në sheshet e qyteteve të Kosovës.

Mendjendrituri Anton Çetta admirohej fort nga Ibrahim Rugova dhe veprimtarja e tij për pajtim dhe zhdukjen e gjakmarrjes duartrokitej nga Adem Jashari. Përfaqësuesi i shtetit mik, ambasadori amerikan Filip Kosnet porosit, s’duhet harruar njerëzit si Anton Çetta.

Viti i kaluar, 2020 shënonte 100 Vjetorin e Lindjes se Anton Qettes, dhe 30 vjetorin e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Kline, i cili vepron për mbi tri dekada, ky asociacion gjatë veprimtarisë se vet në rrethana pushtimi dhe në kohë lirie ka ideuar projektuar dhe realizuar veprimtari të shumta në pasqyrimin e vlerave të kulturës kombëtare.

Ideja e këtij Forumi për vitin 2020 ishte mbajtja e një simpoziumi shkencor, kushtuar figurës se Anton Çettes dhe Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë si dhe ngritja e një busti të prof Anton Çettes në qytetin e Klinës., por për shkak te rrethanave pandemike ne vend këto projekte u shtyn për këtë vit.

Ky vullnet i intelektualeve klinas si Prend Buzhala, Dode Ndrecaj , Leke Mrijaj e te tjerë, mori përkrahjen nga veprimtarët Krist Qeta dhe Gani Nikqi, të cilët kontribuuan financiarisht, se bashku me shumë bashkatdhetarë tjerë nga diaspora në Zvicër, te cilët emër për emër meritojnë pafundësisht mirënjohje.

Kërkesa për vendosjen e bustit te Prof Anton Qettes ne qytetin e Klinës, e parashtruar nga Forumi i Intelektualeve “Luigj Gurakuqi”, qe në nisme është përkrahur nga të gjitha nivelet komunale, si Kryetari i komunës Zoti Zenun Elezaj, kryesuesi i Asamblesë Komunale zoti Fadil Gashi, përfaqësuesit e subjekteve politike, shefat e grupeve parlamentare dhe është miratuar njëzëri nga të gjithë asamblistët më 25.o9.2020, në seancën e –VI- te Kuvendit Komunal.

 

Realizimi artistik i portretit në bronz të Profesor Anton Çettes është modeluar nga skulptori i talentuar Agron Blakqori, vepra e te cilit do ta hijeshoj qytetin e Klinës, ndërsa derdhja në bronz është realizuar nga duart mjeshtërore të Emiliano Nurçja. Shkëmbi i granitit në të cilin qëndron busti, i shndërruar ne vepër arti është skalitur nga Osman Morina. Punimet e platosë rrethe bustit janë realizuar nga Naim Nikqi. Gjatë kryerjes se punimeve, firmat zejtare dhe hoteliere rreth e përqark punishtes gjithnjë kanë qenë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre të nevojshme, ashtu siç dinte dikur bacë Antoni që ti bashkonte njerëzit në shërbim të së mirës, të gjithë të bashkuar ja arritëm që sot dhe për mot ne mesin e klinasve ta kemi të skalitur në bronz figurën e pajtimtarit, Anton Çetta.

Urime Klinë !

Ju faleminderit !

Pal Canaj

Klinë, 01 .05. 2021

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share