Vlerësim maksimal për vellimimin poetik “Ti më erdhe pa trokitur” me autore poeten dhe moderatoren radiofonike, Moza Shehi

Nga Pirusti News

Libra me poezi në ditet e sotme ka shumë, ashtu siç ka dhe poezi te shumta që vijnë jo thjeshtë nga librat por dhe nga “rrjetet sociale”, që nga audodidaktët e deri tek poezitë që shkruhen nga poetët e mirëfilltë që sjellin produktin profesional në këtë lëmi. E natyrisht në keto raste leximi i tyre nuk duhet kaluar si nje rutinë. Ka inflacion fjalësh natyrisht në jo pak prej tyre, por ka dhe të tillë që janë plot ndjenjë që përcjellin emocion me vargje që dalin prej shpirti, këto vlejnë shumë dhe nuk duhen kaluar në heshtje.

Pikërisht në perifrazim të kësaj ideje, poetja e mirënjohur, autore e shumë librave që kanë lënë gjurmë të forta te lexuesi, Lola Shehi në rolin e moderatores në promovimin e librit me poezi të titulluar “Ti më erdhe pa trokitur” me autore znj. Moza Shehi, tregoi një rrëfenjë nga e kaluara. Ajo tha se ushtarët ishin porositur që kur të vinte ministri në repart dhe ti pyeste nëse u del ushqimi, ata duhet të përgjigjeshin, po, na del dhe tepron. Ministri u tha meqë u tepron, çfar bëni me të. Ushtarët që nuk ishin instruktuar për më tej, po me naivitet i përgjigjen ministrit se tepricat i hamë, por nuk na dalin. Pra kështu ndodh dhe më poezinë, sidomos ajo poezi që tashmë ndodhet e botuar në vëllimin poetik “Ti më erdhe pa trokitur” të autores Moza Shehit.

Ceremonia

Rreth orës 13, njerëz të kulturës dhe artit u mblodhën në ambientet e Shoqatës “Jehona Shqiptare” në Tiranë. Të pranishëm ishin mjeft emra të njohur dhe të mirënjohur të letrave dhe poezisë, ndërsas të ftuar ishin edhe drejtuesit Akademisë së Artit, Shkencës, Kulturës dhe Letrave “Mirdita”.

Takimin e hapi moderatorja dhe intelektualja e mirënjohur e fushës së krijimtarisë artistike, znj Lola Shehi. Ajo ka bërë një përmbledhje të shkurtër të librit me poezi, duke interpretuar disa prej tyre. Në vijim, Pjetër Marku në cilësinë e kryetarit të Akademisë “Mirdita” i ka përshëndetur të pranishmit si dhe ka dhënë vlerësim maksimal për autoren e këtij libri, njëherit moderatore e “Odës Poetike” në radio Shkëlzeni, https://www.radioshkelzeni.com/ radio tepër e frekuentuar sidomos nga diaspora, e hapur në Suedi nga Agim & Vigjina Zeka. Ai i ka dhuruar  dy numra të revistës “Mirdita”, njërin kushtuar Fishtës, dhe tjetrin numrin vijues, atë të 30-të, por edhe një libër “Krijimtari Mirditasish” me autor të ndjerin Hasan Hasani (Përkola) nga Prishtina, por me origjinë të herëshme nga Domgjoni. Z. Pjetër Marku në fund u ka bërë thirrje krijuesve të pranishmë që të bashkëpunojnë me revistën “Mirdita” revistë e cila tashhmë është prezente në rreth 35 vende të botës.

Aktori i mirënjohur i teatrit shqiptar Luftar Paja ka vlerësuar poeten me origjinë nga Dibra, ndërkohë ka përcjellë mjaft situata humori mes artistësh. Poeti mirënjohur, autor i disa librave me poezi dhe krikë, Namik Selmani i cili jeton në SHBA, tha se kompozimi dhe i panelit ishtë ajo çfar magjishëm bën poezia. Edhe pse Pjetri është mirditas, autorja është dibrane, Luftari e Lola janë myzeqarë e unë i përkas komunitetit çam, të gjthë kanë se çfar përcjellin në një panel. Namik Selmani ka folur më gjatë rreth veprës së autores, duke përcjellë mjaft interes në referencën e tij. Kanë qenë të shumtë pjesmarrësit që kanë folur rreth librit, ndërkohë herë pas herë interpretonin pjesë të zgjedhura nga poezitë. Larmi më të madhe në këtë aktivitet e dhanë dy këngëtare të vogla, njëra Klea Rrapi e mirënjohur në fushën e show bizit për fëmijë si dhe pjesemarrese aktive ne rubriken “Femijet lexojne” një emisioni për fëmijë në RTSH-2, dhe tjetra shoqja e klases e saj Grejsi Lita, si dhe këngëtarja e afirmuar Kristina Ndoj.

Në fund autorja e librit, Moza Shehi  falenderoi gjithë të pranishmit të ardhur nga disa rrethe të vendit, ndërsa në shenjë mirënjohje ajo intepretoi dhe një poezi për të pranishmit,
Në fund të fjalës së saj,  Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” në përbërje të cilit ishin drejtori artistik, prezantuesja e programit si Presidentja shoqatës, i dorëzuan autores Moza Shehit, një “Çertifikatë Vlerësimi” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në eventet e shoqatës Jehona Shqiptare” dhe si autore e librit me titull “Ti më erdhe pa trokitur”.

Me këtë rast poetes Moza Shehi i’u akordua dhe “Karta e Antarësisë” së Shoqatës dhe “Pasaporta e Autorsisë” të Librit saj të Titulluar “Ti më Erdhe pa Trokitur. Programi u mbyll me një kolazh këngësh nga këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Kristina Ndoja.

Autorja Moza Shehi ka falenderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë event si dhe ata që e kanë suportuar, si redaktorja Sanie Ndreka, fotografia nga Perikli Shuli, ndërsa ballina dhe arti grafik nga Rudi Berisha në Podujëve.

Përgatiti: Aleksandër NDOJA

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share