Gjet Ndoj është një emër i njohur në ambientin e shkencave historike falë produktit të shumtë…
Pirusti News
Pirusti News
Aleksandër Ndoja ka lindur në fshatin Kodër Rrëshen më 20. 04. 1967. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, Kodër Rrëshen, shkollë e cila ishte vetëm për ciklin e ulët. Që në atë kohë spikat zelli i madh për të mësuar, inteligjenca e konsiderueshme, ndaj edhe pse në atë kohë (1973 – 1977) kërkesat për mësime ishin mjaft të larta dhe të rrepta, çdo vit përfitonte vlerësimin e fletë nderi për rezultate të larta në mësime dhe sjellje shëmbullore. Me të njëjtin ritëm vijon mësimet në cilklin 8-vjeçar në qytetin e Rrëshenit. Edhe pse në ciklin 8-vjeçar kërkesat ishin më të larta, ritmet e të mësuarit nuk lëkunden aspak, madje në këtë kohë kemi një shtim të dëshirës për të lexuar libra dhe romane pa fund. Përfundimi i klasës së 8-të në atë kohë ishte edhe mundësia për të marrë një drejtim të caktuar në jetë, por biografia politike e familjes ishte kryesorja që përcaktonte vijimsinë e mëtejshme në kushte normale. Duke qënë se bababi i tij kishte dy dajat të arratisur jashtë shtetit si emigrant politikë, (Ndue e Gjon Zef Ndoci) fati ishte disi i paracaktuar, ndaj Këshilli i Bashkuar i Kooperativës Tarazh i cakton që mësimet në shkollën e mesme ti vijojë pranë Shkollës së Mesme Industriale Rubik, në degën e minierave. Por pas një muaji, me shumë ndërhyrje arrin të ndërrojë degë dhe të kalojë në shkollim për teknologji shpimi në sektorin gjeologjik, në të njëjtën shkollë në Rubik. Por edhe se çdo ditë vinte nga fshati Kodër Rrëshen dhe merrte autobuzin për në Rubik për të qënë aty në ora 7.30 të mengjesit, përsëri mësimin e vijon me rezultate të larta, por vetëm vitin e parë. Familja e tij duke mos parë të ardhmen e tij si gjeolog, ndërhyn për ta ndryshuar rrjedhën e arsimimit drejt atij profesional. Babai i tij Luigj Ndoja një tornitor i mirnjohur në Mirditë, duke e ditur mirë se pikërisht për shkak të dajave të tij të arratisur asnjë nga fëmijët nuk mund ti çonte në shkollë të lartë, i derivon edhe fëmijët drejt profesioneve. Këshu edhe për Aleksandrin u rezervua shkollimi në Shkodër si teknik dhe specialist për aparatura kohë matje, ku punon për vite me rradhën në Rrëshen fillimisht, e Rubik. Rënia e sistemit komunist e gjen duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak pranë Brigadës së Ndërlidhjes, në Tiranë. Pas rënies së komunizmit bien edhe barrierat biografike dhe për pasojë rinisin fazat e tjera të shkollimit, për të përfunduar ne rrjedhat e gazetarisë. Që në vitin 1996 nis të shfaqet me shkrime të ndryshme problematike në shtypin e kohës, duke u përqëndruar përfundimisht si reporter i Mirditës në gazetën “Koha Jonë”. Janë të mirnjohura shkrimet e shumta problematike, reportazhet, portretet, opinionet e përditshme në “Koha Jonë”. Shumë shpejt do të bëhej ndër pendat më të spikatura, i vlerësuar me mirnjohje dhe çmime të rëndësishme në shkallë vendi. Pasi largohet nga “Koha Jonë”, për shumë vite me rradhë, madje që në numrin e parë është prezent në gazetën “Tirana OBSERVER”. Jo vetëm gazetar i lajmit, por në këtë periudhë spikasin opinionet e shumta sidomos politike, me një stil të veçantë denoncimi. Ajo çfar bie në sy më sëshumti në shkrimet e tij është guximi për të denoncuar fenomenet negative tej çdo kompleksi, duke depërtuar në nivelet më të larta të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Për këtë fakt është i kërkuar edhe në mediat vizive, por siç thota ai, është më i profilizuar në median e shkruar. Sot në iventarin e tastierës së tij janë mijëra shkrime nga të gjitha gjinitë e gazetarisë. Eshte bashkëthemelues i revistes periodike "Mirdita" dhe kryeredaktor i kesaj reviste. Si njohës i mirë i teknologjisë informatike, prej vitesh ka punuar në Bashkinë Mirdite si webmaster dhe gazetar pranë faqes zyrtare të Bashkisë Mirdite. Aktualisht është drejtor i mardhënive me publikun në Bashkia Mirditë, webmastër dhe gazetar i faqes zyrtare të kësaj bashkie.
-
-
AKTUALITETIKOSOVEKRYESOROPINION
Kush mendoni se duhet të jetë rektor i ardhshëm i Universitetit të Tetovës, dhe përse? Befason me përgjigjen e tij profesori Arburim Iseni
Nga Pirusti NewsNë një intervistë që kemi bërë kohë të fundit me disa intelektualë lidhur me ndryshimet,…
-
AKTUALITETIKRYESOR
Kalon në amshim në SHBA Zef Ndue Prenga (Bajraktari), me një histori të spikatur arratie gjatë rregjimit të kaluar
Nga Pirusti NewsNga Shtetet e Bashkua të Amerikës vjen lajmi i trishtë për kalimin në amshim të…
-
KOSOVEKRYESORKULTURE
“Në sytë e diellit” botim që e radhit autoren Medvegjase Linda Shaqiri, në aradhën e krijuesve mbarë kombëtarë shumë të vlerësuar.
Nga Pirusti NewsNë një kohë që shpresojmë ta arrijmë përsëri, një grua shoqëruar nga bashkëshorti i saj…
-
HISTORIKOSOVEKRYESOR
Vrasja e pabesë e Zef Kol Ndokës (Zefi Vogël). Përgatitur nga Ben Oroshi
Nga Pirusti NewsRealiteti i vrasjes së Zefit është krejt ndryshe nga sa i mshojnë urrejtësit e Mirditës.…
-
KOSOVEKRYESORPERSONAZHREPORTAZHSHKA MIRDITA
Nga Pjetër Domgjoni, Mirditas që shkëlqejnë në Kroaci përmes punës së nderëshme
Nga Pirusti News-KATËR SHTËPITË E SHPALLUNA MA T’BUKURAT N’KROACI- Katër vilat, katër objektet apo katër ndërtesat, buzë…
-
AKTUALITETIKRYESORPERSONAZHREPORTAZHVIDEO
TV- Malisheva në Kosovë, një dokumentar vlerash për fshatin Xhuxhë në krahinën e Fanit, në Mirditë.
Nga Pirusti NewsFshati Xhuxhë në Fanë edhe pse gjatë 30 viteve të fundit tranzicion është zbrazur në…
-
AKTUALITETIKRYESORKULTURE
Tagri i pashkruar i farkëtarit me ngjyrë, në tre bajrakët e Ohrit
Nga Pirusti NewsTre bajrakët e Ohrit shtrihen në juglindje të Mirditës etnokulturore. Selita, vëllau i parë, Kthella…
-
AKTUALITETIKRYESOR
Rubik, Marianne Graf një qendër për trajnimi për përpunimin e produkteve bujqësor.
Nga Pirusti NewsUdhëtarë të shumtë teksa kalojnë në rrugën Milot – Rubik e për më tej për…
-
AKTUALITETIDIOQEZAKRYESOR
Dioqeza, “Vdekja në letërsinë shqipe gege”, bisedë me shkrimtarin e mirënjohur Stefan Çapaliku.
Nga Pirusti NewsGjatë orëve të pasites, në ambientet e Kuries Dioqezane u zhvillua aktiviteti me temë: “Vdekja…