Prof. Nezir Selmani (Zharku): Monografia “Hajkobilla” e Murat Ajvazit, monografi me sens te atdhedashurise

Nga Pirusti News

Deshira e dashuria jane “flatra” per vepra te medha. Keto dy cilesi e nxiten Murat Ajvazin qe te shkruaj nje monografi per bashkevendasit dhe per popullin e vet, me te cilin e ndau te miren dhe te keqen, te emblen dhe te hidhuren, ne katundin e tij Hajkobilla (Gjelbrishte). Monografia u botua ne Shtepine Botuese “Lena Graphic Design” Prishtine, 2021. Ky botim i ka 180 faqe ne te cilat jane 20 ilustrime dhe nje fotografi e Faik Talirit. Ilustrimet dhe fotografia kane nje rendesi te madhe, sepse ato na mesojne te shikojme, te zbulojme dhe te kuptojme me mire boten. Nje proverbe kineze thote se fotografia, vizatimi i mire vlen me shume se 30,000 fjale.
Ne fillim te monografise autori shkruan: “Librin ua kushtoj prinderve te mi”. Prinderit jane me te respektuarit e ne vecanti nena, sepse fjalet jane art i vdekur per t’i dhene kuptim fjales nene.Dashuria e nenes nuk krahasohet me asnje dashuri tjeter ne bote. Nena gjithmone ka nje vend te vecant ne zemren e njeriut.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka mbetur te festohet cdo vit, diten e javes se dyte te majit, “dita e nenes” cohet nga nje karafil ne kishe dhe njerezit marrin pjese ne sherbesen e posacme qe mbahet me kete rast. Kete zakon e ka qitur zonjusha Ana Xharvis ne shenje mirenjohjeje dhe falenderimi ndaj se emes dhe ndaj te gjitha nenave te vendit. Ana ka agjituar aq me kembngulje sa qe ne vitin 1914 Kongresi Amerikan ate dite e ka futur ne radhen e festave shteterore dhe e ka bere feste te ligjeshme.
Autorin e kesaj monografie valet e jetes e larguan nga vendlindja, prandaj ai i ka emocionet me te theksuar per vendlindjen, sepse i mungon aroma e saj por ai ndihet i larguar vetem fizikisht. Nostalgjia e ka bere qe ai dit e nate te jete afer vendlindjes. Mu per kete arsye ai vuan per te kaluaren e katundit Hajkobille (Gjelbrishte), per te kaluaren, traditat, historine, kulturen dhe njerezit e tije. Ai e sheh vendlindjen me zemer. Deshiron t’i forcoj lidhjet me djepin e vatres, ku jane shqiptuar belbezimet e para dhe jane kenduar kenget e ninullave. Jeta e mban hapur rrugen e largimit, por edhe te kthimit me mallin e vatres se pa shuar. Dheu i atit eshte me i dashur, qe me vone me kalimin e kohes, merr permasa me te gjera, kuptimi per t’i dale zot dikush me pene e dikush me arme, sepse balta e vendlindjes eshte me e mire se dielli ne vend te huaj. Ai permes kesaj monografie na e paraqet harten e hapesires se Hajkobilles (Gjelbrishten).
Albert Einstein (1879-1955) ka thene “Logjika do te te coj nga ‘A’ ne ‘B’, imagjinata do te te coj kudo”, por autori logjiken e ka perdorur prej ‘A’ deri ne ‘B’ sipas gojedhenave dhe fakteve dokumentare te paraqitura me ane te 207 fusnotave ose referencave qe ka perdorur e nuk ka pasur nevoje ta perdor imagjinaten sepse nuk ka shkruar beletristike, por monografi, ku i hedh poshte pallavrat se kane ardhur disa sllav, te veshur me te zeza, te hipur ne kuaj, te cilet flitnin gjuhen serbe. Gjate udhetimit kuajt kane mbetur ne balte dhe jane ndegjuar zerat: “Hajt-Kobilla” dhe nga kjo me vone fshati eshte emertuar Hajkobille. E verteta me e afert eshte se ne kohen e romakeve te vjeter ka egzistuar miniera e Samakoves, ku ka punuar Heinz Kobila nga Gjermania dhe nga emri i tij i ka mbetur emri ketij katundi Hajkobille (Gjelbrishte). Autori ne kete monografi paraqet te gjitha ngjarjet e hekatombeve sidomos duke filluar prej vitit 1877-1878, kur ushtria serbe i perzuri 640 katunde me 350,000 banore nga vendet autoktone si :Nishi, Toplica,Leskoci, Vranja, Jabllanica, Kurshumlia etj. Ai paraqet sadizmin e kesaj ushtrie, te cilen e krahason me naten e Bartolomeut. Masaker ne mase e kryer ne France naten e 23 gushtit te vitit 1572 (ishte duke u gdhire dita e Shen Bartolomeut).Masakra u krye ne Paris nga katoliket kunder protestanteve Hygenote, ku gjeten vdekjen rreth 3,000 vete. Kjo masaker u nxit dhe nga Katerina Medici.Simbolizon intolerancen fetare dhe shfarosjen ne mase te njerezve. “Sipas Leo Freundlich ne Varosh dhe ne Prishtine nga ushtria pushtuese serbe u pushkatuan cdo i dhjeti qytetare, dhe se oficeret serbe pranonin se dilnin ne gjah shqiptaresh”. Nje oficer serb mburrej se ne doren e tij kishte therur nente shqipetare brenda nje dite. Keto masakra vazhduan edhe pas shekullit XIX dhe fillimit te shekullit XX, gjate Luftes se Pare dhe Luftes se Dyte Boterore per ti frikesuar dhe per ti perzene nga trojet e veta shqipetaret. Metoda tjeter per ti shperngulur ishte edhe kolonizimi gjate mbreterise SKS, por shqiptaret gjithnje benin rezistence kunder pushtuesve serbe duke ju shkaktuar edhe atyre humbje te medha.
Edhe pas Luftes se Dyte Boterore Kosova ra nen pushtim te ri. Me kete regjim nuk u pajtuan patriotet me te njohur te Kosoves sic ishin: Shaban Polluzha, i cili eshte luftetari i pare ne bote qe ia ktheu pushken komunizmit, Mulla Idriz Gjilani, Shyt Mareci, Hysen Terpeza , Avdyl Dura, Rame Beka, Din Hoxha, Adem Demaci e te tjere. Peripecite e popullit shqipetar u shtuan edhe me shume. Filloi grumbullimi i tepricave ushqimore me dhune. Mbledhja e armeve me 1955-1956. Rrahjet, burgosjet, vrasjet ne kufi qellimi i te ciles ishte shperngulja e shqipetareve per ne Turqi, por populli iu beri balle te gjitha te keqijave deri ne luften e fundit, kur Millosheviqi i coj frenet dhe i liroi nga burgjet kriminelet ordinere per te bere masakra ne Kosove.

Shkretimi i Hajkobilles (Gjelbrishtes)
Autori me kete monografi e ka misheruar dashurine ndaj katundit te tij, ndaj atdheut, qe nuk e harron kurre. Ai ne te gjitha etapat e zhvillimit te katundit si ne arsim, shendetesi, ekonomi shkruan pa hiperbolizime, paraqet gjendjen e katundit ashtu si eshte.Shkruan per njerezit qe kane kontribuar per arsim, shendetesi, ekonomi por pa kaluar ne pangjerisem, as per Aziz Muratin i cili ia kishte lene amanet, qe si magjister i historise, te shkruaj nje monografi per Hajkobillen. Aziz Murati kishte qene intelektuali i pare ne Hajkobille per te cilen ka shkruar Emin Kabashi nje monografi: “Aziz R. Murati Jeta dhe Vepra dhe Veprimtaria ne udhekryqet e historise”.
Murat Ajvazi ndalet per te bere nje analize edhe pas krijimt te shtetit te Kosoves. Dihet se populli shqipetar i ka pasur, i ka dhe do t’i kete dy plage shoqerore te pa sheruar:Hakmarrjen dhe Gurbetin. Per ti kuptuar keto dy plage duhet lexuar librin “Afsha Shqipetare” te shkruar nga Pierre Cabanes dhe Bruno Cabanes, Onufri , Tirane 2001, dhe “Letersia shqipe dhe mergimi “, Prishtine 1997.
Pas luftes ne Hajkobille (Gjelbrishte) ashtu si ne tere Kosoven ndodhi fenomeni i braktisjes nga banoret. Hajkobilla me 1948 kishte 70 ekonomi familjare me 478 banore. Ne vitin 2011 kishte 12 ekonomi familjare me 72 banore, kurse ne vitin 2019 jane 30 banore?. Cka ndodhi? Si u be keshtu? Cfar ishte shkaku? Une shkaqet nuk i di vetem dua ketu ti shenoj dy koincidenca:
Te marten me 26 janar 2016 ishte caktuar mbledhja e Parlamentit te Kosoves. Rendi i dites ishte caktuar: Zbrazja e Kosoves nga popullata dhe mergimi i tyre, por ne kete mbledhje nuk erdhi kryeministri dhe asnje minister i Kosoves? Deputetet nuk dinin se kujt t’i drejtoheshin dhe te diskutonin per shkaqjet e ikjes se njerezve.Kjo ishte nje tragjedi per Kosoven.
Te premten me 26 shkurt 2016 Parlamenti i Kosoves ishte mbledhur per ta votuar presidentin. Donin qe ta votonin kryeministrin per “sukseset e tij” dhe te ngritnin nga kryeministri ne president. Ne raundin e pare nuk i mori votat, as ne te dytin, e ne rundin e trete pasi per te votoi edhe Lista Serbe fitoi dhe u be president, por ishte aq i “mire” dhe mandatin e perfundoj ne Hage.
Prishtine 2021.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share