Rrëshen-Lurë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim hap procedurën për shpalljen e fituesit

Nga Pirusti News

Linku ku mund te shikohet publikimi i Bankes Europiane per Rindertim e Zhvillim: 

https://www.projproc.com/tender/30070-albania-component-b1-reconstruction-and-upgrade-road-perlat-fushe-lure-and-improvementt-road-section 

Më në fund, pas pritjeve të gjata dhe një sage të pa përshkrueshme udhëtimi për mijëra banorë të Mirditës, Matit e mësëshumti të disa zonave të Peshkopisë, përfshirë Lurën, Reçin etj, por edhe zona të tjera të Kukësit që janë kufi me Lurën, rruga Përlat-Kurbnesh-Lurë ka hyrë në fazën finale, pra në atë pa kthim, për nisjen e punimeve.

Ramazan Kalia, bisnesmen dhe intelektual i njohur nga Gur-Lura, shkruan në profilin e tij në lidhje me këtë lajm të shumë pritur, se sot është Ditë historike për Lurën. Me në fund rruga e Lurës futet ne kanalin e pakthyeshëm të ndertimit. Mirenjohje per te gjithe ata qe kontribuan. Z. Kalia e shoqëron njoftimin e tij me fotografinë e faqes së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila në gjuhë angleze njofton hapjen e procedurave për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë rrugën Perlat-Kurbnesh-Lurë.

Ndërsa gjeneral Sandër Lleshaj, ish-ministër i brendshëm, me vendlindje në Mërkurth të Selitës, fshat i cili ndodhet në këtë aks i cili po merr jetë, thotë se: “ky është pa dyshim lajmi më i mirë që banorët e këtyre trevave marrrin prej shumë dekadash. Minatorët e Kurbneshit e të Perlatit dhe banorët e tjerë të Perlatit, Shebes, Lëkundës, Kthellës së Epër, Bardhajt, Lufajt, Zajsit, Kurbneshit, Mërkurthit, Kumbullës, Krej-Lurës dhe Lurës e kanë merituar dhe e kanë pritur prej dhjetra e dhjetra vitesh ndërtimin e këtij aksi jetik. Me ndërtimin e rrugës, ata dalin nga periudha e një izolimi të padrejtë, ndërkohë që shumë prej tyre, tashmë të shpërngulur, fitojnë mundësinë për t’u rikthyer dhe për të rifilluar jetën në trojet e tyre. Ka pasur shumë politikanë që e kanë premtuar shpesh herë dhe me bujë të madhe ndërtimin e kësaj rruge, për t‘a harruar po aq shpesh atë”.

Duke vijuar më tej gjeneral Sandër Lleshaj shprehet se, me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time personale dhe besoj edhe të gjithë banorëve të trevave që përshkohen nga kjo rrugë per Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pati vizionin për të kuptuar rëndësinë e këtij aksi të rëndësishëm si dhe vullnetin për të akorduar një buxhet të konsiderueshëm, edhe pse në kushte të një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Falenderime të sinqerta edhe për Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe për Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, që kanë ndjekur me përkushtim të gjithë procedurat e nevojshme dhe të ndërlikuara për këtë projekt të rëndësishëm.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share