Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Arkiva 2008/Një çertifikatë “persekuton” ushtarakun e pushkatuar nga rregjimi komunist.

Nga Pirusti News
1 629 Shikime

Botuar në “Tirana Observer” 2008

Historia e një ish të përndjekuri që na drejtimi në ushtri, pushkatimi dhe internimi i familjes.

Mirash Rajta është rreth 65 vjeç dhe ka lindur në Lurë. Ka qenë vetëm 4 vjeç kur babai i tij, Preng Rajta është ekzekutuar nga forcat e ndjekjes, ndërsa ai vetë me katër motrat, vëllezërit, nënën dhe gjyshen e tij internohen nga Lura ku kishin banesën e tyre dhe përfundojnë në Kala, Berat, në kushte të rënda jetese. Këtu Mirashi humbet gjyshen, e cila varroset në një vend që edhe sot e kësaj dite nuk është identifikuar. Paralel me internimin, kulla e tij digjet për herë të dytë, ndërsa shumë pasuri janë sekuestruar nën justifikimin standart “armik i popullit”

Ndërsa pas vitit 1992 ka mundur të gjejë dhe të rivarrosë eshtrat e babait të tij, ajo çfar e ka lodhur më shumë  është fakti se nuk mund të gjejë një çertifikatë për babain e tij. Ai thotë se ka shkuar në disa prej zyrave të gjëndjes civile, por familje e tij nuk figuron në asnjë rregjistër përpara vitit 1953, kohë kur ai është kthyer nga internimi sërish në banesën e tij në Lurë. Mirashi thotë se për një çertifikatë nuk mund të bëje asnjë dokument nga të cilat mund të përfitojë dëmshpërblim për vitet e rënda të internimit, për sekuestrimet e pasurive dhe djegien e banesës, për vrasjen e babait të tij Preng Rajta sëbashku me nipin e tij Gjon Rajta.

-H I S T O R I A-

Fisi Rajta është ndër fiset më të mëdha në fshatin Krej-Lurë, në kufirin me Mirditën ndërsa administrativisht i përket Peshkopisë. Zakonet dhe përkatësia fetare janë mësëshumti të zonës së Mirditës. Ndërsa pinjolli i fisit më të madh në zonë, Preng Rajta falë intelektit dhe mbështetjes së familjes e cila prej kohësh njihej për gjëndjen e mirë ekonomike, arrin të shkollohet në fushën ushtarake. Për gjashtë vite me rradhë studion në shkollat e formimit fillestar në Gjakovë dhe më pas për 9 vite studion në akademinë ushtarake të Romës në Itali.

Me t‘u kthyer në Atdhe, kohë në të cilën qeveriste rregjimi i Zogut, Preng Rajta emërohet në detyrën e komandantit ushtarak të Qarkut të Peshkopisë. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, Preng Rajta nuk pranon që të nderojë ushtarakisht sipas udhëzimeve fashiste. Kjo do t’i kushtonte Preng Rajtës largimin e menjëhershëm nga detyra, heqjen e gradave dhe kthimin e tij në Lurë, ku i kthehet punës në bujqësi. Me rënien e fashizmit dhe ardhjen e gjermanëve për Preng Rajtën hapet një dritë jeshile. Kjo përkon dhe me faktin se daja i tij, Mark Gjon Marku, i biri i kapedanit të Mirditës, merr detyrën e ministrit të brendshëm në qeverinë e kohës. Me të marrë detyrën e ministrit Mark Gjonmarku e emëron sërish Preng Rajtën në detyrën e komandatit të Qarkut në Peshkopi. Kjo zgjati deri në muajin nëntor të vitit 1944, kur forcat partizane fillojnë të marrin nën kontroll të gjithë zonat e vendit, nën cilësinë e fitimtarit kundër pushtuesve italo-gjermanë.

Preng Rajtës ende në detyrë i njihet merita e madhe për dorëzimin paqësor të gjithë pushtetit ushtarak tek komandanti i zonës së Dibrës, Haxhi Lleshi. Shkëmbimi i këtij pushteti u bë pa asnjë viktimë, dhe kjo falë marrëveshjeve të ofruara nga Preng Rajta për dorëzimin e menjëhershëm të gjthë terrenit që zotëronte me forcat e tij ushtarake. Por kjo nuk u njoh gjatë nga forcat komuniste që sapo kishin marrë pushtetin. Preng Rajta vihet në listën e zezë të kundërshtarëve të pushtetit dhe ndaj filloi menjëherë përndjekja.

Vrasja e Preng Rajtës.

Sapo dorëzoi detyrën e komandantit ushtarak të Dibrës, Preng Rajta mëson se ishte vënë në shënjestër të pushtetit të ri të kohës, ndaj del në mal për ti shpëtuar kësaj përndjekje. Burime të detajuara arkivore provojnë se Preng Rajta ka pasur më herët lidhje dhe kontakt me Mehmet Shehun, por duke mos pasur siguri, nuk pranon të dorëzohet. Kështu forcat e ndjekjes arrestojnë babain e tij Gjergj Keq Rajta i cili vdes në burg nga torturat në Peshkopi. Nga dokumentat arkivore që ka në dorë Mirash Rajta, mëson se kulla e tij për herë të parë digjet në vitin 1945 nga brigade e 27-të. Ndërsa i sekuestrohen 220 dele, 32 të dhirta, 16 lopë, 1 mushkë etj. Dokumenti mban nr 117 të protokollit, datë 20.04.1947 dhe është firmosur nga A. Koçi dhe H.T. Familjarët strehohen nëpër shpella derisa vendosin një çati të re në kullën e gurtë. Sërish në vitin 1946 kulla vihet në flakë, ndërkohë që forcat e njkejes vihen në ndjekje të oficerit Preng Rajta. Ndonëse ai mundi t’i shpëtonte disa pritave, ajo e 20 dhjetorit 1947 ka qenë fatale. Preng Rajata 41 vjeç, sëbashku me nipin e tij Gjon Rajta 27 vjeç vriten në vendin e quajtur “Laku i Tharrit” në zonën e Kurbneshit. Pas kësaj familja e tij e mbetur internohet në Berat, për tu rikthyer në Lurë pas gjashtë vitesh, në vitin 1953. Në Berat ata lënë nënën e Preng Rajtës, e cila në moshë të thyer vdes nga skamja, ndërkohë që me të ardhur në Lurë, familja rindërton banesën falë edhe ndihmës së banorëve të fshatit Krej-Lurë.

Mirash Rajta: Kërkimet e mia për çertifikatën.

Ka shkuar në çdo institucion që duhet për të marrë një çertifikatë, e cila do të tregojë se babi i tij është vrarë dhe nuk jeton më. Por edhe pse është munduar nuka ka mundur ta gjejë ende. Djali i ish komandantit të qarkut Dibër, Mirash Rajta i rritur jetim që në moshën 4-vjeçare tregon endjet nëpër institucione dhe përgjigjet që ka marrë gjatë këtyre viteve në kërkim të saj.

Pse deri tani nuk keni mundur të plotësoni dosjen e babait tuja, Preng Rajta?

Është paradoks që një oficer i lartë karriere, i vrarë si kundërshtar i regjimit, të mos ketë mundësinë për të marrë një çertifikatë që përcakton vdekjen e tij. Edhe pse kishin kaluar plot 50 vite nga dita e vrasjes, unë munda ta gjej varrin e tij në Shpal të Mirditës, dhe ta rivarros në Lurë tek të afërmit e tij. Pork am më shumë se 15 vite që endem për të gjetur një çertifikatë të tij.

Dihet se autoriteti për këtë është zyra e gjendjes civile. Ku kanë konsistuar përpjekjet tuaja?

Kam udhëtuar mbi gjashtë herë nga Mirdita ku banoj për në Peshkopi, por në Zyrat e Gjendjes Civile më thonë se në rregjistrat përkatës nuk ekziston një emër i tillë. Atëherë unë paraqes çertifikatën time personale, ku duket qartë atësia ime, por sërish vetëm ngrenë supet. Kam shkuar edhe në Burrel, por edhe në komuna të ndryshme për rreth Lurës, por asnjë gjurmë. Jam ankuar dhe në shoqatën tonë, tek sekretarja e përgjitshme Lili Ndoci, e cila më ka dhënë të drejtë, por asgjë nuk është bërë. E gjithë procedura e dëmshpërblimit tim dhe të vëllezërve të mi, është futur në rreth vicioz nga mungesa e një çertifikate. Pra i gjthë kalvari i mundimit, përsekutimit, i vrasjeve në familjen time po më shumëzohet me zero vetëm për një çertifikatë.

Ju si e shikoni zgjedhjen e këtij problemi?

Për mendimin tim, kjo zgjidhet me një akt të thjeshtë administrativ. Është e pa mundur që unë vetë kam të gjitha gjeneralitetet dhe emrin e babait tim në çertifikatë, ndërsa me letrat e zyrave babai im nuk ekziston. Duhet më shumë vullnet nga administrata përgjegjëse të gjejnë me letra emrin e babait tim, pasi meshtrat e tij mund ti gjej vetë, pa ndihmën e askujt.

Aleksandër Ndoja, botuar në “Tirana Observer” 14 tetor 2008

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest