Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Agostin Pal Gjomarkaj në rrëfimin e tij për angazhim kulturor në Mirditë, dhe sot në SHBA

-Nga Aleksandër NDOJA-

Nga Pirusti News
22 967 Shikime

Në mbi katër dekada Gusti, siç e njohim ne bashkëkohësit e rinisë së tij, ishte njëri prej atyre djemve më aktivë, që i jepnin gjallërinë e domosdoshme qytetit të vogël që themelet e para i kishte nisur në vitin 1947. Në fakt në memorien e qytetit mbetet një fotografi historike e asaj dite që nisi të ndërtohej ky qytet. Pikërisht me 15 prill 1949 u hodh kazma e parë, dhe fotoja që e përkujton këtë çast i përket pikerisht babait të Gustit, Pal Gjoka i cili shfaqet pranë karrocës me inerte, në krah të drejtuesit më të lartë politik e shtetëror të kohës, Bardhok Biba. E ndërsa qyteti rritej, bashkë me të rriteshin dhe djemtë apo vajzat e banorëve të parë, por edhe të ardhurve vijimsisht në këtë qytet.

Ngritja dalëngadalë e institucioneve të arsimit dhe kulturës, por edhe e ndërmarrjeve të tjera ekonomike sado në mënyrë të centralizuar, patën ndikim të fortë në evidentimin dhe formimin e një elite të rinjsh, ndër më aktivët e të talentuar, që do të linin gjurmë të pashlyeshme në aktivitetet kulturore e sportive, aktivitete që ishin të frekuentuara masivisht nga pjesa tjetër e popullsisë që punonte 8 orë pa u shkëputur në 6 ditë të javës, nëpër ndërmarrje të ndryshme ekonomike.

Gustin e shohim përmes fotove arkivore si aktor humori në përbërje të të trupave teatrale të Pallatit të Kulturës në Rrëshen, si mbështetës i aktiviteteve sportive, në përbërje të bandës frymore të qytetit, instrumentisti i angazhuar, por edhe mbështetës teknik e fonik, në Pallatin e Kulturës.

Një panoramë të tillë ai e shfaqi deri në vitin 1997 kur si shumë bashkëqytetarë të tij mori rrugën e emigracionit duke ndaluar në tokën e premtuar”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe këtu, ndonëse mbërrin në një moshë jo shumë të favorshme, Gusti gjen mundësi për të qenë sa më aktiv në komunitetin e shqiptarëve atje, pa shmangur për asnjë moment vemendjen nga nga qyteti i origjinës, Rrësheni. Në SHBA megjithëse në moshën 54 vjeç, nis studimet dhe përfundon arsimin e lartë, të mohur në moshën e tij normale, në vendin e origjinës. Ndërsa herë pas here i kthehet vendlindjes me ndihma simbolike për futbollin a volejbollin, ndërsa rasti më tipik ishte thirrja e tij për të ndihmuar këngëtaren elitë të Mirditës, Luljeta Përbasha. Ishte thirrja e Gustit që inicoi një lëvizje të gjerë e cila u mbyll me sukses, ndërsa ishte edhe vetë kontribues i drejtëpërdrejtë me ndihmë financiare, përtej ‘bla-blave” të disa të tjerëve që vetëm jepnin receta patetike online, pa dhënë asnjë lloj kontributi.

Në një intervistë për Pirusti NEWS, Agustin Gjomarkaj përcjell në pak pak hapësirë, jetën e një qyteti në memorien e tij.

-Kur ishin fillesat tuaja në aktivivitetet artistike. Ne cilën klasë ishe, cilët ishin bashkëmoshatarët në këto aktivitete, dhe nën kujdesin e cilit mësues?

Kur isha ne klasën e pestë në pushimet mes orëve të mesimit dilnim para klasës dhe mundoheshim me ba humor me shokët si Xhevdet Kurtulla, Robert Meçani e Nikolin Vuka. Disa herë ndodhte që mësuesi i lëndës se muzikës, i nderuari Ndue Dona, na gjente para dërrasës së zezë duke aktruar, nuk na bërtiste, por na linte te vazhdonim “gallatën”.

-Nëse ju shfaqët një talent në aktrim, kush e evidentoi i pari këtë?

Mësuesi i landës së Historisë, i pa harruari Kin Baçli, u merrte me organizimin e aktiviteteve artistike të shkollës, dhe nga rekomandimet e mësues Ndue Dona shumë shokë e shoqe të talentuar në fusha te ndryshme te artit, u afruan pranë Shtëpise se Pionierit. Ndërsa mua mësues Kini me tha: ti Agostin duhet të regjistrohesh në rrethin e estradës, se aty mundet të jesh i sukseshëm. Dhe unë ashtu veprova, u regjistrova ne rrethin e estrades.

Cili ishte roli juaj i parë ne skenë. Cili ishte skeci apo premiera. Kush e vuri ne skenë?

Në fillim te viteve 70, regjizor në Pallatin e Kultures ishte Frinc Fistani, një person shumë i talentuar dhe shumë i dashtun me ne fëmijët e grupit të estradës. Në Prill 1971 vumë në skenë një “VARIETE me HUMOR e MUZIKË.” Me regjine e tij dhe muzikë të mësues Ndue Dona. Roli im i parë ka qenë roli i një “nxënesi të padisiplinuar”, dhe me intepretimin qe bana, pata shumë sukses.

-Në adoleshencë e më tej në rininë e herëshme tuaj, që i përket viteve 70 – 80, si mbushej dita. Cilët ishin disa nga bashkëmoshatarët tuaj dhe me çfar merreshit kryesisht?

Perveç aktiviteteve sportive qe drejtoheshin me shume pasion e pune te pa lodhun nga mesuesit Ndue Ruçi e Kujtim Mema, nje aktivizim masiv moren dhe aktivitetet artistike, sepse në vitet 70 u diplomuan në Insitutin e Arteve, regjizori Zef Nikolla, muzikantet Zef Gjok Tusha, Kol Picaku, piktori Lin Loci dhe masoviku Ndue Gjika. Këta djem të ri sollën nga Tirana një frymë të re për artin bashkëkohor, dhe punuan tanë jetën me pasion e dëshirë për artin në përgjithësi dhe i kushtuan vemendje te veçante talenteve të reja.

Ishim në klasën e gjashte dhe nën drejtimin e muzikantit Zef Gjok Tusha dhe regjizorit Zef Nikolla, vumë në skenë operetën e parë Shqiptare për fëmijë, “Tre shoket e nje klase”.  Ne rolet kryesore ishim LIMI (Xhevdet Kurtulla) BIMI (Rebert Meçani) METE (Une Agostin Kola). Opereta ishte nje shfaqje masive dhe aty kanë inerpretuar shume vajza e djem si Englantina Bakiu, Beatriçe Shqalsi, Klora Deda, Kristina Pergjini, Luljeta Perbasha, Vitore Gjini, Vjollca Ukaj, Vitore Gega (TOTA) Nikolin Vuka, Edmon Kola, Paulin Tusha, etj.

Çdo vit vinim në skenë shfaqje me humor e kangë. Ne vitin 1973 me regjinë e regjizorit Zef Nikolla vumë ne skene teatrin “KUR HARRON DETYREN”. Në rolet kryesore isha unë dhe Xhevdet Kurtulla, Vitore Gjini (nana) dhe shokët e klases, Nikolin Vuka, ToninDeda, Klora Deda, Kristina Pergjini, Vitore Gjoni (TUSHA), Englantina Bakiu, Gjovalin Pepa, Edmond Kola, Gëzim Dani e Sotiraq Naqi. Këtë teatër e kena regjistruar dhe në radio Tirana si dhe ne televizion, me regjine televizive te aktorit dhe regjizorit Fatos Sela.

-Sa ishte “presioni” për të mos kaluar caqet dhe çfar kujtoni ndonjë sherr të kësaj natyre me bashkëmoshatarët?

Me thanë të drejtën presioni i vetëm ishtë, se kush nuk kishtë nota të mira në mësime dhe sjellje shembullore, nuk do te aktivizohet ne shfaqjet artistike, një mënyrë shumë inkurajuese kjo, për të qenë nxënës të mirë në mësime e sjellje. Por ka pas  raste te disa bashkëmoshatarve te mij që ishin të talentuar, por nuk u aktivizoshin ose u mënjanoheshin, për arsye biografie. (nuk dua te permend emna) Ndërsa sherret ishin te vogla, p.sh. kur u ndashin rolet, se cili donte të merrte rolin ma të mirë, (per tu dukun) por këto sherre i qetsonin me shumë maturi drejtuesit dhe regjizori i shfaqjes. (ma i pa fjalë ishte Nikolin Vuka, hahahaha).

-Në shkollë të mesme, përveç mësimeve, sa të pranishme ishin aktivitetet artistike. Cili nga mësuesit e asaj kohe ishte më pranë jush në këtë drejtim?

Shkollën e mesme e kam marue në Shkodër (Shkolla e Mesme Industriale “1 MAJ” dega elektrike). Kuptohet se Shkodra kishte shumë artivitete sportive e artistike. Pasioni im ishte futbolli, kam lujtë futboll me para te rinjte e Vllaznisë, me brezin e Luan Vukatana, Hyhen Dedja, Bepin Pali, Kujtim Shaba, Xhabir Gruda, Bardhyl Jera, Fatbardh Leka, Roland Luci, Artan Alibali et,j me tranjer të nderumin Xhelal Juka (vellau i mesues Rifat Juka), por në gen unë paskam pas humorin (aktrimin). Ç’do vit në Shkodër u organizonte takimi i estradave te shkollave të mesme dhe unë isha pjese në estraden e shkollës time. Mësuesit që merreshin me grupet artistike ishin Edi Mazi e Loro Mandi. Kemi vu në skenë me regji të aktorit te teatrit “Migjeni” Kol Kaftalli, komedinë “Luani i shpisë”.  Unë luajta rolin e rojes së ndërmarrjes, u pëlqeva shumë për intepretimin dhe humorin që përcjellja tek spektatori. Ne vitin 1977 estrada e shkollës tonë zuni vendin e dytë dhe unë me shokun tim Marian Lec Kabashi u shpallem dyshja ma e mire e turneut. Vite qe nuk harrohen kurrë.

-Po me pallatin e Kulturës, kur ishin fillesat tuaja. Kush ju angazhoi. Kujt ja dedikoni përfshirjen tuaj. Si u prite?

Mas mbarimit te shkollës së mesme në Shkodër,  u ktheva në Rrëshen në qytetin tim të dashtun e te pa harruar. Unë fillova punë në N.P. Druni në pozicionin elektricist. Ne ato vite në Rrëshen u zhvillohej për çdo vit takimi i estradave të ndermarrjeve, dhe një ditë duke shkuar në punë takoj muzikantin Zef Gjok Tusha i cili ishte caktue si drejtuesi estradës të Ndërmarrjes Bujqesore dhe më ftoi te isha dhe une pjese e ketij grupi. Zefi me nihte qe femije per talentin tim si aktor. Ishte kënaqesi te interpretoja perkrah aktorit të talentuar dhe i paharruar Mark Reci (elektricisti). Zume vendin e dytë se të parin kishte vite qe e merrte Komunalja e udhëhequr nga Kol Zefi. Ne çdo intepretim jam mundue që të jap më të mirën dhe gjithmonë jam duartrokitun dhe jam pritur shumë mirë. Përfshirjen time në aktivitetetet e pallatit te Kulturës në Rrëshen ja dedikoj ish drejtorit, shkrimtarit Badhok Sulejmani, regjizorit Zef Nikolla, muzikantit Zef Gjok Tusha dhe korografes Dava Gjini, sepse une kam marrë pjese dhe si vallëtar në Ansamblin “MIRDITA” në takimin kombetar te klasës punëtore, në vitin 1981 dhe kam kercyer “Vallja e ZAJSIT” dhe” Feste ka Mirdita”, dhe ne festivalin e “Ansambleve Folklorike” të shteteve te Ballkanit ne Kostanca – Rumani ne vitin 1995 (me korograf Fran Gjergji.)

-Na tregoni lirshëm ngjarje dhe raste sipas përceptimit tuaj në kohë. (ngjarje, njerëz, data)?

Kur isha i vogël sa herë jepte shfaqje Estrada e Rrëshenit unë isha i pranishëm si spektator. Kur dilnin ne skene Fran Vorfi, Kol Zefi, Zef LleshTusha e Mark Reci me pushtonte nje kenaqesi e madhe, i ndiqja me shume vëmendje se si interpretonin rolet e tyne dhe mahnitesha me përsosmërinë, profesonalizmin e aktrimit. Nje katërshe qe nuk i vjen më humorit Shqiptar, them shqiptar se këta katër burra ishin aktorë profesonistë të përmasave të gjera kombëtare. Dhe kur shkosha ne shpi, rrisha para pasqyrës dhe imitoja rolet që ata kishin interpretuar. Një ditë nana me gjeti para pasqyrës dhe u habit me sjelljen time dhe me tha: or mec, pasha zotin s’jetu mu duke mer sot, une qesha dhe e perqafova, jo nane jam tu ba si Frani, Kola, Zefi e Marku, i pelqeja shume keta aktorë dhe gjithmonë ëndërroja.. a do tevije dita qe une te interpretoj ne skenë sebashku me ta. Dhe fati e deshi dhe unë kam dalë në skenë dhe kam intrepretuar përkrah tyne. Vetëm me Kolën nuk kam interpretuar, një dëshire e jemja qe nuk u realizue. Mbaj mend një heër do te iterpretoja një intemeco te shkurtër me Fran Vorfin, kisha shume emocione dhe pak frikë, Frani e kuptoi dhe me më tha: mos shiko nga salla, dhe ba muhabet me mue sikur ke ardh te dera e shpise teme, me kerkue nje filxhan kos per fare. Po ashu me humor  e kaluam kete situate. Duhet nje nate dimni me fol për vlerat e humorit qe aktoret e Estrades se Rreshenit kanë percjelle tek spektatori.

Me vonë ishit pjesë e pallatit të kulturës. Kur i kishte kulmet ky pallat. Cilin do vlerësoni më shumë nga drejtuesit, por edhe kolegët apo bashkëpunëtorë të jashtëm?

Me kamnguljen e dretorit të Pallatit të Kulturës zotni, Bardhok Sulejmani dhe regjizorit Zef Nikolla, në muajin prill të vitit 1986 fillova punë në Pallatin e Kulturës, si teknik zani dhe ndriçues skene. Gjeta nje kolektiv artistash perfeksioniste të dashuruar me artin. Puna ime direkte ishte me piktorin dhe skenografin e pa harruar Lin Loci, muzikantin Zef Gjok Tusha dhe sektorin e rigjisë të dretuar nga regjizori Zef Nikolla. Tre mjeshtra ne zanatin e tyne qe nuk te falnin gabimin ma te vogël në shfaqjet qe jepte Pallati i Kulturës. Duke punue me keta njerez mu rrit akoma më shumë dëshira për artin dhe per humorin në veçanti.  Mbas disa muajsh ne Pallatin e Kultures filloj pune dhe Anton Preng Curri, punonjesi i Biblotekes. Keshtu u kriju nje berthame e vogël artistash të cilet përveç punës ne profesionët përkatëse aktivizoheshim dhe me estradën e teatrin, Fran Vorfi (regjizor- actor), Luljeta Perbasha (kengetare) Alba Prendi (kengetare) Anton P. Curri (actor) dheune (aktor).

Në këtë vit (1986) filluan punimet e hekurudhës Milot-Rreshen-Klos, dhe aktivitet kulturore artistike filluan të rriteshin si numër dhe në cilësi, gati çdo jave jepnim shfaqje me kange e humor neper sektorët e ndryshem të hekurudhës, por estrada jonë ka dhanë shfaqje dhe në Rubik, Reps, Kurbenesh, Klos (Fanë) Ulzë, Burrel, Lezhë, Krujë etj. Plus brigateve kulturore neper fshatrat e ndryshme te Mirdites. Per mue kulmin Estrada e ka marrë rreth vitit 1987. Perveç Fran Vorfi, Zef Llesh Tusha, Anton P. Curri, Agetina Curri (Ndoja), Edmond Ymeri, Nikolin Vuka, Gjovalin Filopati u afruan dhe elemeti i ri, (jo në mosh) si Lili Dushi, Estela Ruka, Kristina Perbasha, Angjelin Tusha, Xhevdet Kurtulla, Robert Mecani, etj, kështu u krijua nje grup shumë cilësor dhe shumë të pregatitun në aktrim. Çdo vit vinim në skene nje premierë estradë, dhe per t’ja zgjat jeten ftonim kengetarë dhe humoristë nga estradat profesioniste të Shqiprise. Përkrah tyne dhe ne artistat mirditore kemi interpretuar me cilësi e dinitet.

Të ftuarit ne vite knë qenë aktorët Veli Rada, Fadil Hasa, Mirush Kabashi, Koco Devole, GjoshoVasia dhe kengetaret, Bashkim Albali, Pareshqevi Simaku, Liljana Kondaci, KozmaDushi, Justina Alia, Bujar Qamili, Luan Zheguetj.

Perveç specialitavë, nje kotribut te veçante ja dedikoj dhe dy drejtorve, Bardhok Sulejmani e Ndrec Doda, dy burra te veçantë për mua, me një shpirt njerzor, tolererant, shumë inkurrajues dhe liberal, në kuptimin e mirë të fjalës.

Një nga bashkepunetorët më të ngushtë në karrejerën time si aktor pranë estradës së  Rreshenit, ishte Anton P. Curri. Nje artist shumëdimensional, Antoni është aktor, skenograf, bufatorist, piktor, regjizor, libretist dhe nje krijues e fantazist që nuk shterr kurrë.

Me Antonin përveç interpretimeve në skenë kena bërë regjinë e disa shfaqjeve, Antoni ka ba dhe skenografinë, si “Zëra dhe tinguj Rinore”, “Dasëm në Lokal”, “Variete Gazmore”, “ Fjala Artistike”(me nxanësit e shkollës së mesme), “Mis Lulebora”, “Mister Body Bill” me (Qendres Kulturore te Fëmiljve), “Recital i Korografes Angjelina Leka”etj. Sëbashku kena interpretuar dhe në çdo fund viti në koncertin e fëmijve që jepej për vitin e Ri, me drejtues muzikantin Kol Picaku.

Ne Janar te 1990 vjen në Reshen ekipi i “17 Nëntori” me luajtur me “Minatorin” për kupën e Republikës. Me këtë rast me idenë e libretin tim e te Antonit dhe regji të Zef Nikollës, muzikë te Zef Gjok Tusha, dekor të Lin Loci, kemi shfaqur spektaklin “Mire se vjen Tirana”.  Nje shfaqje dhe mikpritje, qe drejtuesit dhe lojtaret e “17 Nentorit” i befasoi.

Një ngabashkëpunetorët e jashtëm në gjininë e humorit ishte ing. Dod Pjetraj, nje mjeshter i humorit, shume materiale te shkruara nga ai kishin sukses te pa diskutueshem.

Suksesin estradës ja rriste dhe orkestra e këngetarët me drejtimin e muzikantit dhe dirigjentit Zef Gjok Tusha. Ishte një orkester profesionale me djem shumë të talentuar, si Paulin Tusha (fizamonike, piano,  tromb, bilbil) Tom Lleshaj (kitarë, bas, tromp) Loro Gjika (saks, klarinete) Ndue Maca (kitare) Pashk Filopati (saks, klarinete) Bardhok Pergega (saks, klarinete) Gezim Lushi (saks, klarinete) Gjin Dona (trombone) Ndue Gjoni (tromb) Ardian Dona (oboje, bas) Gjovalin Gjini (kitare) Bert Gjinali (bateri) Bledar Tusha (bateri, daulle) Emini-nga Rubiku (bateri) dhe e vetmja femer në staf ishte Flora Gjika (flaut)

Ndërsa kengëtarët ishin: Luljeta Perbasha, Alda Prendi, Resmie Murrja, Viron Prodani, Albert Ndoja, Preng Maca, Kristina Perbasha, Estela Ruka, Uljana Gjikola, Jeta Daxha, Leonora Ndoja, Linda Ymeri, Hajredin Gjeta, gjithmonë te pranishem kane qene dhe“ Treshja e Djemve” Mark Gjoka, Dod Prendi & Anton Gjoka,etj.

-Na thoni disa drama apo skeçe që keni vendos ne skene. Cilët kanë qenë rolet tuaja. Si përzgjidheshe. Kush u caktonte?

Perveç estradës një traditë e bukur ka qenë dhe vendosja në skenë e dramave, me regji të regjizorit Zef Nikolla. Një ndihmese profesionale, cilësore dhe të pa kursyer ka dhanë Prof. FRAN CUKA, nje mjeshteri interpretimit dhe regjise. Regjizori Zef Nikolla zgjidhte dramen dhe aktorët dhe sipas karaktereve dhe aftësive te aktrimit u vendoste per secilin se çfar roli do te luamin ne skene. Nje ndihmese te vyer kanë dhënë mësuesit e gjimnazit dhe prania e tyne i jepte ma shumë cilësi e seriozitet shfaqjeve. Unë kam lujtë vehtëm ne katër drama, nuk e gjeja vehten aty se isha një aktor i zhanrit komik.

Mbaj mend kur vumë në skenë dramën “Çeshtja e Blertës” ishte mometi kulmor i dramës. Erdhën ne shpinë tonë prinderit biologjikë te Blertës dhe të gjithë reaguam sipas skenarit, reagova dhe une por cfare ndodhi, ne sallë u nigjuan të qeshuna, thashe me vete: eh mor Agostin s’qanke për kete punë. (dhe sot kur e kujtoj me kapin te qeshunat). Disa nga dramat qe jane vu ne skenen e Pallatit të  Kulturës ne Rrëshen jane: “Baca i Gjetajve” “Perkolgjinat” “Gjemime Lufte” “Çështja e Blertës” “Netë pa Gjumë” etj. Aktoret e sektorit te teatrit ishin, prof. Fran Çuka, prof. Andrea Nathanaili, profesoreshë ValbonaVerteniku (Nathanaili), prof. Robert Spahiu, ushtaraku Lulzim Muça, Saime Kasemi, Miranda Ndreja (Lange), Gjergj Ndoja, Lilo Salia, Shefqet Abrazhda, Natasha Muça, Lindita Gjergji (Nikolla), Vitore Loku (Nikolli) Anton P. Curri, Vlash Gjon Kacorri, Robert Mecani, Xhevdet Kurtulla, etj.

Rolet ne skeçe kanë qenë të shumtë, dhe ne të gjitha rolet jam përpjekur të realizoja sa ma mirë. Rolet që më kanë mbetur në kujtesën time janë, “Djali qe ngacmonte vajzat” dhe skeci parodi “Mblidhna ne kafe, e merrna me llafe” të interpretuar se bashku me Fran Vorfin e Gjovalin Filopati. Paroditë sëbashku me Edmon Ymerin kanë qenë nje sukses tjeter i estrades sone. Pra, gjate gjithe jetes time artistike, kam lujte mbi 50 role ne estrade, 4-5 ne drame dhe mbi 9 role në teatrin e kukullave, me regji të Arta Lushi e Fran Vorfi.

-Kur u larguat nga Pallati i Kulturës. Pse pati vështirësi pas 90-tës, apo u larguan elementët.

Me ardhjen e demokracise shume gjana ndryshuan dhe ne aktivitet e Pallatit të Kulturës, salla gati çdo dite u zente me aktivite politike, shumë amatorë dhe specialista u larguan nga Mirdita e Shqipnia, për një jetë ma të mirë. Por ne fillim të viteve 90, Antoni dhe une jemi mundue te bajmë diçka, me ndihmen e drejtorit te ri z. Tom Lleshaj, muzikantit Paulin Tusha dhe me skenarin e pune e palodhun te Antonit dhe në bashkepunim me Kishen Katolike Rreshen ne sheshin qendror të qytetit u zhvillua spektakli “Luna Park”, kemi ba disa variete te vogla dhe hera e fundit që kam iterpretuar në skenë ka qenë viti 1995, në koncertin recital të kengetarit Hajredin Gjeta, skenari dhe dekori nga Anton P. Curri, regjia nga unë, drejtues orkestre, muzikantin Paulin Pali. Dua te kujtoj se krimtaria e Antonit shkoi deri ne spektaklet e RTSH, Antoni, Agetina Ndoja (Curri) Mark Kolaj dhe une kena iterpretuar ne skenen e Teatrit Operas e Baletit, ne skektaklin “Rreth fatit per 12 jave” viti 1994 (skenari Pandi Laco, regjia Vera Grabocka), dhe hera e fundit ne jeten time qe kam dalë ne skene bashke me Antonin ka qenë spektakli televiziv “12 ne Holliëood” Qershor 1995 (skenari Pandi Laço, regjia Vera Grabocka) në rolin “burri gjyshem qytetar dhe gjysemfshatar”  e Antoni ne rolin e gruas.

Ne Gusht te 1995 jam larguar nga Rresheni. Me ndihmen e shokut tim të rinisë  kompozitorit Edmond Zhulali, fillova punë teknik zani (fonie) me grupin artistik te ushtrise, prane Ministrise se Mbrotjes. Aty kam punuar me artistat Veli Rada, Met Bega, Behar Mera, Altin Rada, Arjan Toçi, Elton Deda, Arjan Gjici, Hektor Duri, Adriana Ceka, Redon Makashi, Adhurim Demiri, Joli Paparisto, Mimoza Mevlani  me udheheqës artistik, komozitorin Edmond Zhulali dhe kompozitorin KujtimLaro.

Kur vendosët të largoheshit për në SHBA. Si mbërritët atje. Sa të vështirë e patët integrimin?

Ndodhen ngjarjet e vitit 1997, jeta në Tiranë u ba e vështire, e ardhmja për të jetuar ne Shqipni mu duk e zymtë, dhe mora vendimin që të largohem nga Shqipnia për një jetë ma te mirë për familjen time. Me ndihmen e dy miqve ma te shtrejt për mua, prof. ROY H. LANGE dhe bashkeshortja e tij MIRANDA LANGE (Ndreja) shkela ne tokën e premtuar, SH.B.A. Fillimi ishte shumë i veshtirë, gjuha, kultura, mentaliteti, mënyra e jetes, dhe malli per familjen, shoket, miqte dhe qytetin ku kisha jetuar e punuar mi shtonin akoma  ma shumë veshtersite. Por me kurajo, durim,vendosmëri dhe ndihmen e mikut tim prof. ROY, dalngadale u ambjentova dhe u inkuadrova ne jeten e ketushme. (tani me duket se kamlindur ne Amerike). Ne vitin 2000 fitova të drejtën për të jetuar e punuar ne SH.B.A. dhe pas nje kohe teshkurter u bashkova me familjen.Tani bashke me familjen jena shtetas Amerikan.

-Ku punonuat dhe si lindi ideja për të ndjekur shkollimin e lartë në SHBA. Ndonjë peng i së shkuarës. Pse nuk e kishe ndjekur arsimin e lartë në kohën vijuese pas shkollës së mesme?

Ne fillim kam punue duke larë pjata në një restorant, duke mësuar se si të gatuajë me ndihmën e shefit te guzhinës kalova në pozicionin e guzhinjerit (jam guzhinjeri mirë, hahahaha), por në të njëjtën kohë punoja dhe në një supermarket në departamentin e sallam-bulmet, (Deli departmend) M.q.s. puna që bajsha ishte direkt me kliente lënë shumë i rëndësishem ishte komunikimi (gjuha), prandaj vendosa të shkoj në shkollë për të mësuar gjuhën Angleze. Në klasën e tretë nje ore mësimi e kishim për të treguar përpara auditorit së cili nxanës për jetën e punët që kishim ba në shtetet nga kishim ardhun, në klasë kam pas shokë klase nga, Italia, Franca, Greqia, Rumania, Bjellerusia, Rusia, Brazili, Columbia, Meksiko, Vietnami, India, Porto Riko, Republikën Domenikane, kam pas dhe nje djale Shqiptar, etj.

Une tregova për jetën ne Shqipni dhe punën që kam ba. Mbas i mbaruam mësimin mësuesja zonja Katherin Shackner, me thirri dhe me tha: Agostin do te shkojme ne katin e 12 tek departamenti  medias dhe te vazhdosh studimet per “Medio Comunication”, m.q.s ju keni eksperience ne fushen e artit, une ngurrova e shpreha frike por  me ndihmen e pedagogëve dhe inxhinierve vazhdova studimet e duke ba dhe dy pune dhe u diplomova ne vitin 2010. Mas diplomimit kam pune ne Tv. Hartford dhe Tv. Univision me orë jo te plota (part time) kam punuar kameraman dhe audio dhe në posterin e emisionit “Analeh Show” në Tv. Univision për 5 vjet ka qe fotografia e jeme si kameraman. Kam punu ne dy dokumentare – kamera, dhe dy dokumentare – skenari e kamera. Ne Shtator te 2019 jam shkeputun nga këto punë, dhe tani punoj në një shkollë të mesme ne West Hartford, Connecticut.

Kur marova shkollën e mesme dëshira ime ishte te vazhdoja shkollën e lartë në Insitutin e Lartë të Arteve per aktor. Në qershor te vitit 1981 mbarova kursin për  regjizurë në “Qendrën Kulturore të Krimtarisë Popullore” Tiranë, u pregatita për konkurim, por nga seksioni e arsimit Mirditë nuk mu dha e drejta për të shkuar në konkurs, sepse nota ime në lendën e “Njohurive te Marksizem-Leninizmit” ishte 6 (gjashtë).

Kur kujtoj te kaluarën time ndjehem mirë se gjithmonë kam punuar me njerez të dashtun, korrektë të talentuar, dhe kam mësue shumë prej tyne dhe jam përpjekun me ba ma të miren. Fjala “PENG” më dëshpëron, por gjithmonë më ka dhanë kurajo për të ardhmen e për një jetë ma të sukseshme.

-Cili do ishte mesazhi juaj për kohën dhe bashkëpunëtorët tuaj që tashmë nuk janë apo janë në Rrëshen.

U morëm me art sepse ishte mënyra e vetme për te treguar vlerat e kulturës, traditave, zakoneve të krahinës tonë të dashtun MIRDITË e shpirtin tonë njerzor, arti ka për detyrë të njohë e të shpjegojë jetën, dhe besoj se brezi im ja ka arritun qëllimit.

Vazhdojeni traditen.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest