Në orët e para të ditës më tërhoqi vëmendjen një shkrim, publikuar nga mikja, ish-bashkëqytetare e jona Stela, vajza e Adem Rukës që erdhi nga Vlora në moshën 6 vjeçare dhe u vendos në një pallat ngjitur me ish-turizmin Rrëshen. E lexova me një frymë dhe thashë me vete, sa mirë del një shkrim i cili rrëfehet me çiltërsinë e një fëmije edhe pse sot vet autorja është gjyshe. Sa mirë është kur një kohë e vështirë denoncohet pa teprime, pasi teprimet e panevojshme sikur i amnistojnë ato kohë të vështira, pse jo për një kategori njerëzore ishin kohë të zeza. Edhe pse sot ajo banon në SHBA, me humor i shkrova në privat se këtë rrëfenjë do ta “vjedh”. Stela me atë humorin e saj tipik ma kthen, “po vidhe mo, ke rast ” Ja pra Stela, “e vodha” dhe po e publikoj açik, siç e mora. (shen im. andoja)
Ngjarje dhe data. Nga Estela Ruka.
Në 1971 im atë transferohet në Mirdite – Rrëshen. Unë në moshën 6 vjeçare që deri në ate kohë isha rritur me gjyshen nga mami (ne Berat) dua t“ju tregoj diten e pare që dola me shoqet e pallatit në Rreshen.
Pallati jonë kufizonte sheshin kryesor te Rreshenit. Në hyrjen tonë jetonin në njerën nga dhomat edhe mësueset nga Tirana. Në një dhomë tjeter jetonte Ibrahim Bani me familjen, ndërsa në dy dhoma të tjera jetonim ne, si familje. (vetem me një tualet)
Nga pas pallatit ishte një oborr i madh ku luanin fëmijet. Prezantimi me shoqet e pallatit ishte i gëzushëm dhe meqë kisha ardhur une e re, ato vendosen të bënin nje festival kengë të gocave që loznin në atë oborr. Atë ditë e kujtoj si sot, sepse nuk ishte si ditet e zakonshme.
Fillon “festivali” e këndojne me rradhë, Tatjana, Lili etj, dhe me vjen radha mua.
Unë që në fillimu them :- Hapuni pak se do kërcej dhe do kendoj.
Fillova unë “Make seva – Make seva .. seva e seva seva seva tuto cambjera” ..
(Këngë nga një koncert që sapo kishia pare Rafaela Kara, që ishte dhe idhulli im që në moshen 6 vjeçare).
Me të nisur debutimin dëgjoj një zë nga ballkoni i mësueseve, por të fortë.. Stelaaaa, Stelaaaa moj Stelaaaa, më shumë si në forme qortuese, më saktë alarmante.
Zeri ishte aq i fortë sa unë shtanga, ndërpreva këngën dhe ktheva kokën lart.
Në ballkonin e mësueseve therriste mami im, me të madhe. Hajde shpejt lart tani …
E hutuar lashë shoqet dhe ngjitem me vrap deri në katin e pestë, nuk po kuptoja çfar kishte mami që therriti ashtu.
Ajo me priti tek dera nmdërsa mua më merrej fryma teksa ngjitesha shkallëve.
Çfar po kendoje, me pyet ajo?
– këngën e Rafaeles i them unë.
Pu, pu, pu, pu, do na fusesh ne burg moj vajzë, tha ajo duke më marrë për dore në guzhine…
Unë e shtangur po e shikoja dhe e pyeta, Çfar eshte burgu o ma ? Ai kazani me ser te nxetë që shkojne njerzit kur vdesin ?
(pa dashje dy gabime une )
Boboooo, tha mami im dhe filloi të më spjegonte disa gjëra që unë as nuk po i kuptoja në atë moment .
Nga ajo ditë mora vesh që në atë koncertin e paskemi parë fshehurazi, dhe se po të këndoje këngë te tilla shkoje ne burg, por burgun as nuk e parafytyroja dot. Vetëm pas disa viteve kuptova se atje shkonin njerzit qe dënoheshin.
Mu kujtua kjo histori për të thënë se sa me trauma është rritur brezi im.
Brez qe u detyrua të gënjejë çfar sheh ne tv, çfar dëshirash apo hobi ka, çfar idhujsh ka, çfar ëndrash ka, e shume gjera të cilat ndikojnë drejtpersedrejti në formimin e nje njeriu. Kjo dhe shumë te tjera si këto janë vërtet për te ardhur keq, per brezin e rritur në kohën e qoftlargut.
Shënim: Foto e vëllezerve te mi ne po ate vit 1971 Rrëshen – Mirditë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “pirustinews.com”, në të kundër çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”