Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kur pritet të përkujtohet 100 vjetori i shkollës shqipe në Selitë, 1923- 2023 nga mësuesi i parë Dom Vlash Muça.

Si u përkujtua tetëdhjetë vjetori i shkollës shqipe në Selitë, 2003.

Nga Pirusti News
392 Shikime

-Nga Viktor Gjikolaj-

Si u përkujtua 80 vjetori i shkollës sw parw shqipe në Selitë, me organizimin e Komunës.

Tetëdhjetvjetori i shkollës së parë shqipe në Selitë, u kremtua me vendim të Këshillit të Komunës Selitë, në pranverën e vitit, 2003 Dom Vlash Muça, famullitari i Selitës, në vitet 1921- 1949, njëri ndër klerikët që sherbeu më gjatë në atë famulli, më 1923, hapi shkollën e parë në Selitë, duke shënuar ngjarjen e parë arsimore, në atë zonë. Më, 2003, në 80-vjetorin e shkollës së parë, shkova në një fshat të Fushë-Krujës dhe me ndihmën e Ndue Llesh Arapit, gjeta shtëpinë, ku kishte lind dhe kish ndërruar jete inspiruesi dhe mësuesi i parë, Dom Vlashi. Qëllimi ishte, të mund të gjenim ndonjë relikë, shënim a kujtime, por vetëm tri foto të tij mundëm të gjejmë.

Piktori Pjetër Marku sjell nw telajo priftin patriot e mendjendritur, për tja dhuruar shkollës së Bardhajve.

Familjarët, që mbanin mbiemrin Lesi, kishin migruar në Mallkuqe nga Oroshi, na i dhane ato. Njerën prej tyre, pikerisht atë që piktori Pjeter Marku e pikturoi në një format 80 x 60 dhe e vendosëm në shkollën e Bardhajt, krahas Fishtës, Naimit, Kadaresë, Konicës dhe Artistit të merituar, birit të Lëkundës, Preng Lekunda. Këshilli i Komunës Selitë i ka dhënë titullin:”Qytetar Nderi”, pas vdekjes. Në ceremoninë e dorëzimit të titullit, erdhën në jubileun e 80-te, të shkollës në Selitë, familjarët e klerikut patriot e arsimdashës si dhe prifti i famullisë së Bilajt, ku Dom Vlashi pati shërbyer në vitet e fundit të jetës së tij. Kronika e këtij jubileu, që ishte një ngjarje për arsimin e kulturën në Selitë, shënoi shumë episode mbresëlënëse për breza të tërë nxënësish dhe mësuesish.

 Në atë pranverë të vitit 2003, Komuna Selitë, organizoi të parin përvjetor të shkollës së parë në Bozhiq (Bardhaj).

 Kishte patur edhe më heret perpjekje për të berë kremtime, por ato kishin mbetur në kuadrin e disa referimeve , që asohere i quanin sezione shkencore. Në keto referime nuk citohej kontribuesi kryesor për hapjen e saj, famullitari Dom Vlash Muça jo vetëm se ai ishte një klerik katolik, por se , më 1947, qe dënuar me burgim për bashkëpunim me reaksionin … U përmendën atë ditë emrat e nxënësve të parë të shkollës, por i pranishëm ishte vetëm, Ded Përndreu, që asokohe jetonte.

Kujtuam me nderim e respekt Ish- drejtues të shkollës së Bardhajve dhe të shkollave të tjera të Selitës. Ndër të tjerë drejtori i Shkollës 8-vjeçare të Kurbneshit, Ndre Picaku (1965-1968) jo vetëm se për herë të parë, do të hynte në program një gjuhë e huaj (gjuha ruse), por se nën drejtimin e tij mori vrull lëvizja artistike në atë shkollë, që për shumë vite kishte ndër grupet më të mira artistike në shkallë rrethi. Natyrshëm, artistët e vegjël të kësaj shkolle u bënë fidanishtja e shtëpisë së kulturës së Kurbneshit, duke shënuar kështu një traditë të bukur. Përpos gjithë strukturave të pushtetit lokal, mori pjesë në kremtime ish- kryetare e Bashkisë Rëshen, Marije Biba, N/prefekti i Mirditës, Bardhok Pulaj, përfaqësues të Qarkut Lezhë, Drejtorisë Arsimore, veteranë të arsimit në atë zone.

Titull i lartë nderi për Dom Vlash Muçën, nga komuna Selitë.

 Mes tyre dhe ish mësuesi i Zajsit, poeti Gjokë Beci, Mjeshtër i madh. Asnjëherë nuk kishte patur në oborrin e saj kaq selitas e të ftuar, kjo shkollë, e cila qe zbukuruar me një dekor festiv e me një mikromuze, që u pasurua edhe me relika të zbuluara rishtas. Folën aty drejtori, Kolë Margjini, ish – drejtorët: Pashk Lika, Nikoll Bushkola, poeti Gjokë Beci, Familjarët e Dom Vlash Muçës, që mori titullin e nderit.

Për mua mbetet një kujtim shumë i bukur bashkëpunimi, që pata  me n/prefektin, Bardhok Pulaj, piktorin Pjetër Marku. trupën pedagogjike të shkollës si dhe me gjithë arsimdashësit e asaj komune të largët e të varfër. Në këto kremtime u bë homazh për ata, që kanë ikur këso bote…

Në krahun tim, kryetar i komunë Selitë asokohe, në këtë jubile ishte, ish- kryetar i Bashkisë Rrëshen, Pashk Biba (ma vonë Drejtor Rajonal i Arsimit), që kishte ardhur me statusin e familjarëve të ish-drejtorëve. I biri i ish-shefit të arsimit dhe kulturës, në Mirditë, Zef Ndue Prenga. Më kishte mbetur në mendje e që nuk do ta harroj kurrë, një episod, në vitin 1961, kur vazhdoja klasën e parë dhe mësues Zefi na pati pyetur me radhë, se çfarë do bëheni, kur të rriteni?.

Shokët e shoqet e klasës u përgjigjën sipas dëshirës së tyre. Dikush tha, mësues, dikush, minator, inxhinier…Po ti, m’u drejtua mua, që isha në bankën e fundit. Drejtor, iu përgjigja ngadalë.. Më pa me një vështrim prindëror, buzëqeshi dhe më hodhi dorën e tij të butë mbi supin tim të njomë…Kështu i thashë në atë mot të largët, por statusin e drejtorit nuk e mora kurrë… Një ish -nxënës, foli me mall, respekt e mirënjohje për Mark Arapin, ushtarkun e Akademisë Ushtarake të Modenas, Itali, që i kishte mësuar matematikën. Dhe jo vetëm ai.

Në atë takim, kujtime për mësuesin dhe intelektualin e paharruar Mark ARAPI.

Të gjithë brezat, që kishte mësuar Mark Arapi, sollën kujtime e vlerësime pafund. Edhe një student i Akademisë së Leningradit, Llesh Tarazhi, pas ndërprerjes së studimeve, vazhdoi për mësuesi. Por , pati edhe mësues, që u bënë ushtarakë… Në vitet “60-të e në vijim u zgjerua numri i shkollave tetëvjeçare në Selitë, deri sa në vitin 1969, u hap Shkolla e Mesme Elektromekanike (natën) e ma vonë shkolla bujqësore, ku ndiqnin mësimet nxënës nga gjithë zona.

 I kujtuam atë jubile , që nga mësuesi i parë në Qelën e kishës, Dom Vlash Muça, Mark Legisin, por edhe mësuesit e parë pas luftës së dytë botërorë si Xhelal Ukën, Preng Pjetër Burakun, Bib Gjin Gjikolën, Nikoll Bib Lleshin, Frrok Përgjoni, Kol Picakun, Pjetër Tomën, etj, që shumë vite shërbyen në shumë shkolla të Mirditës. Në Selitë erdhën mësues nga Kosova, Mati, Dibra, Shkodra, Durrësi, Vlora, Saranda, Korça, Tirana… Mësueset e para ishin Vasilka Bojaxhiu, Vasilika Baca dhe Pina Martinini, të cilat ishin edhe veprimtare të shquara në lëvizjen artistike. Pina Martini vuri disa drama në skenën e qytezës minatore si, Hijet e Natës, Gjaku i Ri, Heronina… Mësueset e para selitase ishin: Marije Kolndreu Marku, Marije Gjikolaj Llusku, Martine Mikeli, Marte Gjikolaj, të cilat dolën nga shkolla “Shejnaze Juka”, Shkodër. Shumë nga mësuesit e mësueset ishin qifte.

I pari ishte çifti Martini. Kolec Martini vinte nga Tirana. Ish- shok klase me Ramiz Alinë, largohet nga Aparati i Komitetit Qendror dhe bëhet mësuesi im i kasës së dytë. Pastaj çifti Kelmendi. Selim Kelmendi , pejani që erdhi në shtetin amë e u martue me Aferdita Kelmendin…Mësues Selimi, që më mësoi në klasën e katërt i dha fund jetës në burgun e Burrelit…,çifti Baca (Mihal e Vasilika Baca) nga Korça. Po përmend dhe çiftet e tjera sipas rendit kronologjik: Gjovalin Ndoj e Davida Ndoj, Preng Syziu, Marije Syziu, Gjon Çoku, Davida Çoku, Dod LLeshi, Prena Lleshi, Rexhep Ahmeti e Zana Ahmeti, Mark Kala, Age Kala, Bib Llusku, Izmini Llusku, qifti Ndoku, Legisi, Vokrri

Drejtuese femra në Selitë (Kurbnesh), Aferdita Çeliku, Marte Bushi,,Violeta Cara, Marte Arapi,etj. Të paharruar do mbeten mësuesit e ardhur nga Kosova , në Kurbnesh e rrethinë jo vetëm për kontributin e tyre, por edhe për dramën e tyre: Selim Kelmendi, Rexhep Ahmeti, Ymer Llugaliu, Gani Demiri, Xheladin Vokrri, (kosovar i lindur në Kurbnesh).

Selim Kelmendi ndërroi jetë në burg politik, Ymer Llugaliu dhe Gani Demiri u arrestuan në Kurbnesh dhe u dënuan me burgime politike. Kujtoj se pati mendime, që shkollës së Bardhajve t’i hiqej emëri, ”Bajram Curri” dhe t’i vihej emëri i Dom Vlash Muçës. E kundershtova prerazi. Biri i Gjakovës ishte dhe mbetet mik i madh  i Selitës… Në hartën administrative të Mirditës, Selita për do kohë pat kaluar me Matin. Kur u rikthyen me Mirditën, mbetën jashtë kësaj harte, Gjoçaj, Lami i Madh, Zall Gjoçaj, që janë pjesë autentike e Selitës etnokultuore. Nga nxënësit e shkollës në Selitë, shumë janë bërë emra të njohur të shkencës, kulturës, letërsisë e politikë

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest