Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ditë shqiptarie në Preshevë ….

Nga Pirusti News
1 095 Shikime

Dr. Anna Hida Romë.

Prej me shumë se një muaji ishim të ftuar në konferencën: “Personalitete shkencore shqiptare në albanologji nga lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” e mbajtur në Preshevë në datat 28 dhe 29 tetor 2023.
Kishim muaj që prisnim të niseshim për Preshevë. Për Preshevën, Bujanocin, e Medvegjën kemi lexuar shumë sepse i njihnim jo vetëm nga historia, por dhe nga prof. Rexhepi Abasi e prof Vesel Sabedini (të paktën flas për vete) , dhe Medvegjën nëpërmjet bijës së sajë Linda Shaqirit që nuk resht asnjëherë së foluri për këta treva fisnike shqiptare.
Rruga ishte e gjatë për ne që vinim nga Roma, sepse nuk ka avion direkt për në Prishtinë, por dëshira për të marrë pjesë ishte e madhe. Ndërsa u tregonim miqve italianë se ku do shkonim , ishin të parët që na këshillonin meqenëse kishin dëgjuar për situatën e Mitrovicës duke na thënë: “Mos u nisni do ngelni atje, situata është e tensionuar” , por ne kishim vendosor të merrnim pjesë në atë konferencë shkencore sepse grupi organizator kishte muaj që punonte pareshtur.
Grupi i lidhjes së Historianëve me Seli në Zvicër u mbodhëm në Prishtinë në “Grand Hotel” dhe nga aty vazhduam rrugën për Gjilan e në kufirin e “Dheut të bardhë”. Deri aty gjithçka në rregull. Kishim marrë porosi të paraqiteshim me kartat e identitetit në kufi përndrysh s’na lejohej të kalonim. Sapo mbërrijmë në kufi një pamje aspak e këndëshme, makinave u mbulohej një pjesë e targës, si nga ana e kufirit të Kosovës ashtu dhe nga ajo e Serbisë. Mbuloheshin targat kosovaree serbe jo të shteteve të tjera. Në shekullin e 21 diçka absurde….
Kalojmë fshatin më të afërt të kufirit.. Fatkeqesisht Shqipëria e Kosova ndahen me kufinj po me shqiptarë që vit pas viti konferencë pas konference, traktat pas traktati i hiqen trupit mëmë, fshati ishte i vogël po në rrugë valviteshin flamuj shqiptarë, ( Për këtë do flas në pjesën e dytë).
Nata ra shpejt dhe nuk po shikonim asgjë derisa arritëm në një ambjent shumë luksoz në Hotel- resort Bici.
Aty na priste grupi organizativ me në krye të palodhurin prof. Xhemaledin Salihu. Pritje shqiptarçe, në radhë na jepnin dorën sikur po shkonim në dasëm, dhe për ta dasëm ishte, dasma shkencore shqiptare për Luginën, duke na uruar mirëseardhjen. Aq e ngrohtë ishte pritja sa na u duk vetja sikur të ishim ftuar nga kushërinj tek të afërm. (Camelia gjithmonë habitet me mikpritjen shqiptare, ju na e kaloni në çdo gjë ne rumunëve më thotë).
Akomodohemi në dhomat e hotelit (hotel fantastik jo vetëm për komoditetin por dhe për pastërtinë) dhe pastaj zbresim për darkën. Një sofër shqiptare ku nuk mungonte asgjë. Edhe një herë prof. Xhemaledini na uroj mirëseardhjen .
Ishte nder të ishe mes të tërë atyre studiuesve të ardhur nga, Akademitë e shkencave të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë, Studiues nga Sanxhaku, Italia, Rumania, Zvicera, Bosnja të ishim dhe ne.
Gjithsecili kishte sjellë personazhe, ngjarje e data shqiptare të panjohura më parë apo të para në këndvështrime të reja .
Unë u paraqita me “Pellazgu Matn – Eern, Quranta secoli su due Sicilie ” një libër i Arbëreshit Emanuele Bidera, i cili mbronte me forcë identitetin pellazg të shqiptarëve në kohën kur po krijoheshin shtetet kombe në 1700- 1800, kur Shqipëria ishte thjeshtë një provincë turke. Kur shtetet e tjera europiane kërkonin me çdo kusht të bënin lidhjen me Pellazgët, Bidera e përfaqësoj denjësisht kombin shqiptar. Meqenëse studimet tona do të publikohen në një përmbledhje të konferencës do ishte mirë që gjithsecili të kishte një libër të tillë që të pasuronte mendjen dhe bibliotekën e tijë.
Edhe kolegia ime Camelia Nita, rumune me origjinë nga Vllahia solli Elena Gjikën, mbesën e mbretërëve të Moldovës e Vllahisë si gruan që mbrojti me forcë origjinën e sajë shqiptare, por që i dha shumë rilindjes europiane, pasi vinte nga një familje me shumë kulturë, ku “Muzeu i Bukureshtit” është themeluar nga babai i Elenës dhe mbi ato gjetje vazhdon edhe sot sepse babai i Elenës qe një arkeolog i famshëm në Rumani.
Konferenca u mbyll në orën 18 e 35, por besoj se ajo konferencë për ato dy ditë nuk u mbyll asnjëherë sepse , njohjet, temat e zhvilluara, debatet mbi to kanë vazhduar jo vetëm në ambjentete ngrënies dhe kafesë por derisa flinim.
Për këtë një meritë të veçantë kanë dhe organizatorët e Shoqatës për trashëgimi e krijimtari të Luginës së Preshevës….vazhdon nesër pjesa e dytë…

Pjesa e dyte:

Ditë shqiptarie në Preshevë pjesa e dytë….

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest