Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Albert Arapi, njeri i sfidave që nisin nga Kurbneshi, në Shtet e Bashkuara të Amerikës

Histori, ngjarje dhe data për Zajsin, Kurbneshin, Rrëshenin, Udine, Romë e Michigan.

Nga Pirusti News
1 326 Shikime
-Përgatiti Aleksandër NDOJA-

Albert Arapi është një individ i kundondodhur në shumë etapa që kemi kaluar ne si shoqëri. Edhe pse në dukje i heshtur me një prezantim ku rrezaton buzëqeshja, Alberti ka shumë për të rrëfyer. Bashkëmoshatarët apo afromoshatarët e kujtojnë djalin energjik të zbritur nga Zajsi i Kurbneshit në Rrëshen, që dinte të luante futboll, të gjykonte ndeshjet, të pikturonte, të merrte pjesë në gara vrapimi deri edhe gara me ski në borë, të luante teatër apo ti binte instrumenteve muzikore, të udhëtonte me motoçikletën e tij “jawa” kur ata numëroheshin me gishtat e dorës, të shkëlqente në ushtri, apo kolektiva, të organizonte evente apo kampionate në fusha të ndryshme.

Ky ritëm nuk ka ndryshuar edhe në vendet ku ka qëndruar si emigrant, në Itali, ndërsa prej vitesh ndodhet familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse vitet ecin, sporti, teatri, pjesmarrja është evidente edhe atje.

Në fakt historia nis në fshatin e largët, Zajsin e mirënjohur që ka prodhuar histori, njerëz të pendës e fjalës, ndër to figura të shquara si profesori i shquar Mark Arapi, por dhe poeti legjendë, Gjok Beci.

 Pikërisht Alberti në moshën 5 vjeçare shuan ëndrrat e prindërve dhe të afërmeve që ai të ishte si fëmijet e tjerë, nga një sëmundje e rëndë dhe e paspjegueshme. Por ndodhi që perëndia ti jepte forcë xhaxhait të tij Mark ARAPI që një mbrëmje të trishtë për familjen, të paraqitet në dhomën e të sëmurit fëmijë dhe me një ton të fortë e “urdhëron” të çohet nga krevati, për të kapur topin që kërceu nga dora e mësuesit akademik, në dyshemenë e dhomës…

Kjo dhe shumë të tjera, fakte, kohëra, ngjarje në kujtesën e Albert Arapit në një rrëfim për Pirusti NEWS.

-Ju përsërisni se Jetën time ja dedikoj lalë Markut (Mark Arapit, mësuesit dhe personalitetit të shquar të Mirditës). Cila është arsyeja?

Në moshën 5-vjeçare në rrethana të paspjeguara sëmurem rëndë i bllokuar nga gjymtyrët për afërsisht një jave. Në mungesë mjeku, nga të afërmit thuhej se i ka ra “sharra” (paralizuar) Pranoja vetëm nanën afër, të tjerët rrinin rreth mejë dhe kujdeseshin duke më sjellë mjaltë, mollë etj.

Nuk pranoja të më afrohej as infermjerja e zonës Vaide Hoti që vinte nga Kurbneshi të më jepte ndihmë. Kujtoj edhe sot se vinin shumë njerëz për vizita të alarmuar, se mbizotëronte dyshimi se mund të mbetesha i paralizuar.

Kjo situatë mori fund një prej mbrëmjeve të vështira për mua dhe familjen time, teksa në dhomën ku qëndroja i pa lëvizur prej ditësh, u shfaq xhaxhai im, mësuesi i mirënjohur i matematikës në Kurbnesh, Mark Arapi.

 Lal Marku siç e thërrisnim deri ditën që u nda nga jeta, shfaqet me buzëqeshjen e tij gjithë mirësi që më gëzoi shumë, ndërsa nxjerr nga çanta një top të vogël të zi (50 lekësh në atë kohë). Teksa e përplas në tokë, thërret me një ton të fortë emrin tim. Pasi topi kërcen 2-3 herë, unë instiktivisht hidhem nga krevati për të kapur topin. Të gjithë mbetën të shtangur pasi kishin kaluar gjashtë ditë që nuk kisha lëvizur. Nga ai moment dhe deri më sot, kurrë nuk kam pasur problem të tillë, edhe pse siç do shënoj me vonë, jam marrë më sportin e futbollit, atletikë, por edhe më vallet karakteristike mirditase që kërkojnë shumë zhdërvjellësi dhe fuqi muskujsh.

 Për të folur për (Lal Markun) duhen netë pafund, por unë si fëmijë kujtoj se ishim familje e madhe dhe të gjithë fëmijët qëndronim në kullë, pasi si shkolluar në Itali, dhe përfaqësues i një kulture të spikatur, dëgjonim tingujt e mandolinës qe ai luante rreth një orë çdo natë, pastaj ne të gjithë fëmijët shkonim per të fjetur.

Le të flasim pak për prindërit.. cili do ishte një përkufizim i juaj për ta?

-Gjithçka ne jete referenca dhe rrefimet janë të lidhura me prinderit e mijë që me shembullojnë gjithmonë si model të pa krahasueshem te miresise, rregullit, edukatës, dashurise dhe perkushtimit pa limit, per gjithçka te dhuruar prej tyre.
-Ku e nisët hapin e parë drejt shkollimit?

Natyrisht filloren e bëra në Zajs, në fshatin tim të paharruar të lidjes, ndërsa vijimin në klasën e pestë e bëra në Kurbnesh. Janë vite të largëta, por kujtoj se kam qenë pjesë e grupit artistik te shkollës, si instrumentist me çifteli, por dhe grupin e valleve. Isha fëmijë kuptohet që talenti kërkon një shtysë, dhe shtysa për mua ka qenë mësuesi i paharruar e i mrekullueshëm, kosovari që la emër të mirë në Kurbnesh dhe ngado shkoi,  Rexhep Ahmeti. Nuk e di cili ishte inspirimi i tij, por mua dhe Gjovalin Bushin (tashme mjek kirurg i mirënjohur) na pikasi teksa luanim futboll, ndërsa mësuesi punonte palodhur për krjimin e valleve. Prof, Rexhepi  na ndoqi me vëmendje nje dite qe po luanim futboll dhe në një pauzë mes ndeshjes na u drejtua, duke na thënë se do të vini sëbashku më Gjovalin Bushin për tu dhënë rolin kryesor në vallen e shpatave, valle e cila në kohë rekord mori zë gjithkund.

Në pak kohë u bëmë shumë të kërkuar nëpër aktivitete të ndryshme të qytetit të minatorëve siç ishte pagëzuar Kurbneshi, pasi donin të shikonin me çdo kusht këtë valle aktoriale, një duel me shpata, valle e cila është mbajtur mend gjate, nga komuniteti i zonës.

-Pas kësaj, futbolli mbeti pasdore!

Jo, në asnjë mënyrë. Ne Zajs organizoja lojën e futbollit mes vështirësive të shumta nga mungesa e terreneve, sepse pas më pak se dy minuta lojë, topi përfundonte në humnera dhe na duhej më shumë se 20 minuta për ta rikthyer atë në “fushën e lojës”. Ndeshjet zvilloheshin mes lagjeve në Kurbnesh, por edhe  kundër djemve të fshatrave si në Lufaj, Bardhaj, Kthellë Epër, etj.

Edhe pse që nga klasa e  6-të isha i inkuadruar me sparakiadën e shkollës në futboll, kercim se larti dhe garat e gjata, në mbarim të klasës 7-të në spartakiadën mes shkollave 8-vjeçare të rrethit, bëja pjesë me futbollin e shkollës. 

Gjithashtu në klasë 7-të në  spartakiadën e shkollave 8-vjeçare që zhvillohej çdo vit në Rrëshen fitova vend të parë në  kërcim së larti, ku me këtë rast profesor Tomorr Koçia nga Vlora më regjistron për te konkuruar në Shkodër për në shkollën sportive, pasi isha shumë mirë pothuajse në të gjitha disiplinat e fiskulturës, ndërsa profesori ma thoshte shpesh para klasës. Theksoj se vitin vijues, prof Tomorri u transferua ne Vlorë, duke u zëvendësuar nga një mësues tjeter, ndaj fatkeqësisht kjo ngeli vetem si ëndërr.

-Si e përjetuat këtë, humbje dhe mbyllje në vetvete, apo u çel ndonjë portë tjetër?

Të them të drejtën unë nuk kisha më ndonjë ide për momentin, por ishte mësues Rexhepi përsëri shansi im. Isha në bankë me Kastriot Kolmarkun, të dy ishim protogoniste për futbollin, ndaj organizonim ndeshje. Në kësi rastesh shkruanim lajmerimet për ndeshje futbolli, vizatoja dhe fushën dhe përbërjen e ekipeve duke ju shkruar emrat, vizatoja portën dhe ndonjë lojtar duke gjuajtur topin dhe i ngjisnim në muret e shkollës. Kjo bëri që mua të më dilte zëri, se dija të pikturoja.

 Përsëri prof. Rexhepi që më jepte lëndën e Historisë, për plotësim orësh na jepte edhe lëndën e vizatimit. Ishte një mësues që e admironim shumë për mënyrën e mësimdhenjes dhe kulturën e gjerë. Kjo situatë do më krijonte përsëri një shans historik për mua.. 

Në një orë mësimi ai na jep të bëjmë një vizatim  të lirë, ndërkohë në tabelë lë të varur portretin e Isa Boletinit që e kishte punuar vetë dhe thote; Sot do bëni vizatim të lirë dhe kush të dojë të punojë figurën e Isa Boletinit, duke parë portretin e tij ne tabelë.

E gjithë klasa kthen kokën nga unë pasi gjithmonë bëja portrete, sidomos të rilindasve, duke i parë tek libri i letërsisë, ndaj menjëherë bëj gati fletoren e vizatimi, lapsin, gomën dhe nis punën për realizimin e portretit te heroit kombëtar, Isa Boletinin.

Ne mbarim të orës së mësimit realizova portretin dhe profesori idhull i yni, pasi e pa më tha;  Isha i sigurtë që do ta realizoje, ndërsa merr portretin me hedh krahun ne qafë, e me merr me vete ne zyrën e drejtorit.

Ishte drejtor Pjeter M. Lleshi i cili me njihte dhe familjen dhe rrethanat, me hedh nje shikim se mos une kisha ba ndonje ‘prapsi’. Profesor Rexhepi i tregon portretin dhe i thotë këtë e realizoi Alberti, ndaj duhet te shkojë në konkurim në Rrëshen, për ne liceun artistik, dega Pikturë.  Drejtori duke bërë nje lëvizje koke në formë pohimi,  i thotë Ti je mësuesi, ndaj ju e dini, ndërsa duke mu drejtuar mua më tha, se atje ka më shumë studim dhe më pak lojra…!…

Shkojmë ne klasë dhe profesori u thotë se Alberti do shkojë në konkurs të Pikturës, po ashtu dhe Pjetër Mikeli, do konkuronte për Muzikë.

Gjatë 2 javëve pritje nuk përmbaheshim, ndërsa vjen dita që nisemi me një “skodë” nga fabrika dhe mbërrijmë në Rrëshen.  Zbresim nga kamioni tek agjensia dhe vendosemi si përherë  për të fjetur tek ndërtesa dy katëshe e komunales,  ku banonte kushëriri simpatik, Bardhok Arapi

Të nesërmen paraqitemi në konkurs tek shkolla 8-vjeçare.  Fati ishte me ne, të dy dalim fitues dhe direkt na çojnë tek Seksioni i Arsimit të rrethit, ku prof Gjon Lleshi do na komunikonte si fitues te bursave për në Liceun Artistik, ndërsa ishte kusht të merrnim nga një pëlqim nga Këshilli Popullor i fshatit tonë, Zajs.

Pa e fshehur entusiasmin për fitoren e arritur, mbërrijmë në pikën e nisjes, në Kurbnesh. Çështja jonë shkoi në Këshillin Popullor i cili shprehu dakortësinë paraprake, por duhej pyetur “sekretari i Partisë”.

Pas tre ditësh na vjen lajmi i zi sipas të cilit nuk më lejohej të shkoja në degën e fituar, me arsyetimin absurd se nuk lejohet që dy fëmijë nga e njëjta familje të shkonin në shkollë, pasi vëllai më i madh  Gjoni, (ing. Gjon ARAPI) në atë kohë ishte në vitin e fundit në degën e  “inxhinieri ndërtimi” dhe dhe e dyta, fshati ka nevojë për fuqi  punëtore.

-Ju u pajtuat me këtë version, apo nisët me ndërhyrje?

Në fakt kjo ishte e rëndë si për mua ashtu edhe për familjen. I ndërhynë shumë veta sekretarit të partisë, deri edhe kushëriri im Gjovalin Arapi, por ky sekretar dhe nuk pranoi kurrë, duke përsëritur me ironi, “dashkan me u ba të gjithë me shkollë këta”. Në fakt e dinim plotësisht cila ishte arsyeja…(e nëmura biografi)..  Kjo çështje u bë shumë publike dhe shumë veta u shprehnin nën zë që është absurditet, por s’kishin çfar të bënim.

-Atëherë ju u detyruat të pranonit sfidën, për tu regjistruar si punëtor në kooperativë?

 Jo, në fakt. Familja kishte menduar planin ”B” e kështu me datë 30 gusht 1973 unë sëbashku me vëllain e madh Gjonin nisemi për në Lezhë. Ndalemi te tezja jonë fisnike në Spiten, ku na pritën me shumë dashamirësi. U dakortësuam që unë të banoja aty te tezja, dhe sëbashku me djalin e tezes Shkurtin shkojmë ne Lezhë, ku falë ndihmës së njohurës të familjes tonë profesoreshë Tereze Llusku, do shkonim te drejtori historik e zemërmire i Gjimnazit “Hydajet Lezha” Mark Vuja. Drejtori na priti ngrohtë duke zhvilluar një bisedë të gjatë e të ngrohtë me Gjonin, si student i vitit fundit në inxhinjeri.

Gjoni në formë kritikpër mua i thotë drejtorit Vuja se Alberti është nxënes i mirë, por merret shumë me futboll e pikturë. Drejtori fisnik me të qeshur tha: kështu nxënësish na duhen, por pa harruar mësimet, ndërsa ju drejtua profesoreshë Terezes që të pajisesha me të gjitha librat, pa kërkuar asnje leje nga fshati nga une kisha ardhur.

-Si vazhduat më tej?

Pasi marrim librat, Gjoni niset për Tiranë, ndërsa unë dhe Shkurti që tashmë ishim shokë klase, nisemi në këmbë për Spitën. Ishte arritje e madhe për mua që më sëfundi vazhdoja klasën e  9-të si shumë të tjerë, në një qytet si Lezha edhe pse bëja jo më pak se tre orë vajtje ardhje në këmbë nga Spitëni në Lezhë dhe anasjelltas..

Pas afro një muaji, ndërsa ishim në orën e fiskulturës e po luanim tek aneksi i stadiumit të futbollit, me afrohet prof, Esat Sadiku qe stërviste te rinjtë e ekipit të mirënjohur “Beslidhjes” Mësues Esati e dinte nga profesori im se luaja futboll me shumë pasion, dhe vrapoja shumë.  Profesor Esati me pyeti se nga isha dhe ku banoja, ndërsa u interesua nëse kisha biçikletë për te ardhur ne shkollë…

Pasi unë ju pergjigja, më mori tek stadiumi dhe papritur me pajis me uniformën e “Beslidhjes” (fanellë, geta e atleteduke më thënë që të hënën në oren 15:15 minuta te isha tek aneksi i stadiumit, për tu stërvitur me të rinjtë. Ishte fillim tetori 1973 kur unë do rrjeshtohesha me futbolliste si FurdjaKastrioti dhe Paulini (Deda) ndërsa pas 30 vitesh do ta koheshim ne Detroit USA. 

-A munde ta përballoje stërvitjen në orët e vona, kur dita shkurtohej, ndërsa pas stërvitjes duhej të udhëtoje për në fshatin Spitën, në këmbë?

Ishte vërtetë e vështirë dhe kjo ra në sy të profesorit Esat Sadiku. Kështu vetëm një javë më vonë, pasi kishim përfunduar stërvitjen, profesori me thërret dhe me prezanton me një student të vitit  të vitit të IV, me sa kujtoj quhej Mark i cili duhej të ishte kryetar i këshillit te konviktit, duke i thënë që për ditët që kisha stërvitje, të flija në konvikt e më vonë do interesohej që të sistemohesha si konviktor, për të qenë më afër me stërvitjen. 

-Duket sikur situata ishte normale, si më mësimin ashtu edhe me stërvitjen, për tu bërë një futbollist i mirënjohur?

Në fat kështu mendoja dhe unë. Punoja me ngulm si me shkollën dhe stërvitjen, por fatkeqësisht në anën tjetër në Zajs, drejtusit e Partisë kishte bërë mbledhjen e popullit dhe kishin dhënë urdhër për të na kthyer në fshat.

 Po kështu dhe për Mhillin, kushrinin tim që dhe ai kishte shkuar në Laç të vazhdonte gjimnazin.  Baba im kishte lënë punën për të më zëvendësuar në kooperativë, por dhe kjo nuk kishte mjaftuar. Ndaj i kishin dhënë një ultimatum që askujt nuk i shkonte ndërmend.

Ata i kishin thënë babës tim se nëse do që Alberti të vazhdojë shkollën në Lezhë, duhet të kthesh në kooperativë Gjonin, që ishte në vit te fundit inxhinjeri ndërtimi. (këtë opsion e kishin më të dëshiruar ndoshta.)….!!?

Rreth dates 20 tetor, kishin mbledhur përsëri fshatin dhe i ishte dhënë ultimatum më të ashpër, duke i kërcënuar që dy familjet se ose duhet të sillnin djemtë në fshat, pasi kemi nevojë për bujq e jo shkollarë, ose do ju hiqet triska e frontit, gjë që për kohën ishte dënim i madh.

-Në këto kushte si u veprua?

Krejt papritur më 22 tetor vjen kushëriri im Luigji i cili kishte marrë Mhillin në Laç dhe më thotë se duhet qe deri pasnesër që bëhej festa e rrethit, duhej të paraqiteshim tek zyra e sekretarit të partisë, në Kurbnesh. 

 Ishin ditë tmerri për mua në atë kohë, kur isha 15 vjeç. Ëndrrat mu shembën si për mësimin ashtu edhe për futbollin, që ishte pasioni im i gjithë’hershem.

 Erdha në fshat në kooperativë, ndërsa për asnjë moment nuk më ikte nga mendja mundësia që pata në Lezhë, krahasuar me fshatin tim, Zajsin, që ishte mjaft i bukur e piktoresk, por që shuajti çdo ëndërr timen si per shkollën, po ashtu dhe për futbollin, pasi nuk ofronte asnjë mundësi.

-Duket se u shëmb gjithçka, Gjoni si vëlla më i madh a e pranoi këtë sfidë?

Këtë marrëzi të sekretarit të partisë e kishte mësuar dhe Gjoni, ndaj nuk vonoi shumë që të vinte në Zajs, këtë rradhë me doktoreshë Tinen, që do ishte bashkëshortja e tij. Kur po iknin, Gjoni si vëlla i madh më dha shumë shpresë pasi më porositi që të sillesha mirë, të mos merresha më lojra dhe të vijoja me mësimin me librat e klasës 9-të, se do bajm gjithçka. Në fakt ashtu ndodhi, pasi pas pak kohësh, në fillim të pranverë 1974, Gjoni vjen ne Zajs dhe më merr me vehte, për në Rrëshen.

Ishte koha Gjoni kishte përfunduar arsimin dhe ishte ingjinieri i parë i ndërtimit mirditas. Ai kishte krijuar njohje dhe respekt, ndaj më çoi në takim me drejtuesit e gjimnazit Tom Lleshi dhe Luigj Tusha. Këta më mundësuan të jepja provimet me korespondencë.

 Pas nje muaji dhashë provimet dhe profesorët më shumë vlerësuan për konceptet sesa përgatitjen, sidomos matematika, fizika, gjeometria etj, gjithashtu do influenconte  dhe mënyra e ardhjes sime, dëshira per tu shkolluar si dhe influenca e raporteve me Gjonin, që tashmë do ishte ingjinjeri i parë i ndërtimit në Mirditë.

Në muajin shtator 1974, Gjoni caktohet ne N.N. Rrëshen dhe un rregjistrohem në Gjimnazin “Bardhok Biba”, në klasën e X-të. Fjetja për mua u rregullua tek Ndërmarrja e Ujrave, ku Drejtori i Ujrave Nikoll Pjeter Bardhi, njeri fisnik e plot mirësi më sistemoi në një dhomë, tek ndërtesa e vogël, ku me pajisi dhe me rroba fjetje.

 Përsëri fillova shkollën pa lejen e autoriteteve vendore (partisë në Zajs), por këtë herë lufta u sfumua dukshëm, pasi Gjoni tashmë ishte ingjinjer dhe doktoresh Tinja, filloi si mjeke në spitalin e Kurbneshit. Kjo situatë e re influencoi ndjeshëm, por jo aq sa me heq kërkesën për kthim në kooperativë, sepse braktisja e fshatit cënonte ‘rëndë’ interesat e Atdheut….?!

Edhë se isha i ngarkuar me mësime në shkollë të mesme tashmë, traineri i futbollit profesor Martin Gjoka  do me perzgjidhte  me skuadrën e te rinjve te “Minatorit”.

-Dhe përfundon viti shkollor, a nuk kish “frikë” të shkoje në fshat për pushime verore, pasi zakonisht punohej në kooperativë?

Ndjehesha disi më i sigurtë. Kishte filluar të më pëlqente teatri, ndaj për pushime verore mora me vehte nga Rrësheni një botim të vogël që quhej “libër estrade” ku kishte disa tekste autorësh për të apasionuarit e kësaj fushe, por edhe për kolektiva të ndryshme që duhej të vinin në skenat amatore numra të ndryshëm.

Shpesh mblidheshim me kushërinjtë në lagje, ndaj një ditë u propozova që referuar librit që solla, të organizonim një estradë. Vendi ku do baheshin provat do ishte “Mulleni”, tek ura e Becit. Për dy javë me rradhë unë, Frani, Davita, Nikolli, Mhilli etj, u përgatitëm seriozisht me kengë, valle, numra te ndryshem dhe melodi me çifteli. Pasi bëjmë provën gjenerale, lajmërojmë lagjen dhe përgatisim skenën dhe japim shfaqjen e parë, tek vendi i mbledhjes se brigadës.

Kaq të rinj, si u prit kjo risi për zonën, pasi estradë në Zajs ishte e padëgjuar besoj?

E vërteta ishte se u pëlqye jashtë mase, ndaj u perhap lajmi dhe na kërkuan ta japim ne lagjen e dytë Zajs, por do duhej ta shihte përpara sekretari i Partisë, për ndonje ‘shfaqje’ të huajVigjilenca ishte e lartë dhe në fakt e gjeti nje vend ku bëri vërejtjen, por e ndryshuam.

Ishte nje parodi që kishte të bënte për njerëzit që i bënin bisht punës, që e kisha gjetur tek libri i estradës ku me kujtohet nje strofe:

Lumo lum per ju
Lumo qe ju kemi
Rrugen e keni ndërru
I bini nga treni. 

Sekretarit më thirri dhe tha që i pëlqeu shfaqja, por tek kjo parodi tek  rrjeshti i fundit, që thoni I BINI NGA TRENI…nuk shkon, pasi këtu në Kurbnesh nuk ka tren, por Partia do ta sjelli. Unë menjëhere e ktheva rrjeshtin e fundit ‘I BINI NGA MULLENI’. Kjo doli shumë e kombinuar, pasi “te Mulleni” ishte shtëpia e kulturës së lagjes.

Shfaqja doli çdo herë e më bukur, pasi fituam dhe eksperience dhe u dha në lagjen e dytë në Zajs, Kurbnesh dhe për minatoret, ndaj dhe kemi marrë shumë duartrokitje e komplimente.

Pas tre vitesh do ta përseritshin shfaqjen por jo më unë, por Arbeni me Lazrin, Gjakonin Kolën e  tjerë, ku aty do të dallohej dhe ikona e këngës Prena Beci.

 -Erdhi shtatori, ndërsa ju latë gjurmë me estradën. A ju kthyet shkollës dhe hobit tuaj, sportit?

 Po në shtator 1975 u ktheva në Rrëshen për të vijuar me vitin e III-të në Shkollën e Mesme në Rrëshen. Kjo kohë koincidoi me faktin se falë mjeshtërisë së trainerit Nikoll Toma dhe angazhimit të fortë sportiv, ekipi i “Minatorit” shënoi një arritje të madhe duke dalë fitues në një turne në Shijak, e për pasoje lë kategorinë e III-të, për tu ngjithur ne të dytën.

Nuk do zgjaste shumë kohë e trainer Toma, do më bënte pjesë të ekipit të parë, ku aktivizimet e para ishin ndeshjet për kupën e Republikes, e  fazen e dytë do te vinte prof Sabri Peqini, ish trainer i Dinamos dhe kombetares. Ajo periudhe ishte e artë, pasi trajtoheshim me 100 lek në ditë për ushqim, ku për kohën nuk ishte pak.

-Sërish trazira induktuar nga qeveria e kohës. Ing. Gjon Arapi thërritet për të punuar në Tiranë, por….

 Ne pranverë e vitit 1976 Gjonin e tërheqin profesorët Pandi Stratoberdha dhe Petrit Radovicka në Byrone hidro-teknike te Ministrisë së Ndertimit, ku puna kryesore do te ishte tek laboratori i hidrocentraleve, në ndërtesën e teatrit të sotëm  “TURBINA”.  

Pasi Gjoni filloi pune aty, natyrshëm ne Tirane filloi dhe bashkëshortja dr. Martinja,  falë kolegeve me peshë të fakultetit, dr. Liria dhe Dr. Meriemja që e ndimuan që të fillonte te Spitali Pedriatik. Duke qenë se unë indirekt isha pjesë e kësaj familje u ktheva në një problem se ku do qëndroja. Këtu ndërhyn përsëri Gjoni i cili me anë të një miku të tij më regjistroi në Gjimnazin “Qemal Stafa” ndërsa për banim u sistemova tek një e aferme e jona, pas ish hotel “Arbrisë” sot Ministria e Drejtësisë. Por kjo situatë do merrte fund shpejt, pasi teksa merrej në shqyrtim kërkesa e doktoreshë Tines për të ndjekur bashkëshortin, plasi alarmi në komitetin e Mirditës, se nuk duheshin lejuar dy kuadro të largoheshin në një kohë nga Mirdita, ndaj menjëherë doli urdhëri i prerë që edhe Gjoni të kthehej në Rrëshen.

-Përsëri në Ndërmarrjen e Ndërtimit ku ishte, apo?

Në fakt po në këtë ndërmarrje, por u ravijëzua një hakmarrjet për tentativën e “arratisjes” në Tiranë  por u transferua në Reps, ndërsa dr. Tinja u dërgua në spitalin e Repsit.

Duke qenë se një çift tjetër te dy kuadro të lartë me banim ne Reps donin ti transferonin në Rrëshen (sigurisht me biografi të mirë) u dha orientimi që Familja Arapi të ndërronte shtëpinë me famijen ‘X’ dhe do ishin te dy palët në rregull. Pra nëse do dorëzonte banesën në Rrëshen, dilte tatalisht nga sistemi si qytetar i Rrëshenit, duke u regjistruar në Reps.

 Përsëri Gjoni nuk do njihte perkulje,  pasi konsultohet me nje mik që ishte në komandën e rrethit, por jo në rol kryesor, i tha mbyll deren dhe mos të jetë njeri në shpi deri sa mund të gjëndet nje zgjidhje. Kështu u veprua ndërsa unë që banoja aty më merr në banesën e tij një mik i joni Gjon Gjonaj, të ndërtesat e PAM Mirditë.

-Arritjet sportive, kur filluan të merrnin formë të plotë?

Në klasë të 12-të profesori i nderuar i fiskulturës Mhill Doda me përfshin me ekipin e atletikës në MARATONE për ne garat kombetare ne Tiranë. Ishim unë Alberti, Bashkimi, Vitorja, Nikoleta. Unë dhe Bashkimi ishim në garën e maratones 10 km, ku vrapuam rreth kodrave te liqenit 4×2500 dhe fituam vend te dytë,  dhe të tretë në shkallë kombëtare.

-Ishte viti i fundit në gjimnaz Rrëshen, cili ishte rrugëtimi jot, kur dihet se pas përfundimit të maturës rruget ndahen?

Pas mbarimit te gjimnazit duke përfituar nga angazhimi im në futboll, më caktojnë në NN Rrëshen, ndërsa pothuajse gjithë shokët e klases i caktuan te punojnë në minjere. Kjo nuk do zgjaste shumë se përpara ishte detyrimi për të shkuar ushtar.

Ushtrinë e mbarova gjatë viteve 80 dhe 81, por dhe këtu fati nuk më la pas. Pikërisht atë vit unë dhe një ushtar tjetër, që më vonë do bëhej mjek i nderuar Gjon Dedaj (i paste drite shpirti) kemi zënë vend të parë në rrang ushtrie, në qitje indirekte kunder objektivave detare në Tale te Lezhes, me top 85-mm.

-Në intervistë jeta duket si një film, ndaj dhe ushtria do mbaronte një ditë?

Në janar 1982 kthehem nga ushtria dhe ndalem në Rrëshen duke filluar pune direkt ne NN. Sëpari me ndihmen e shefit te kuadrit Frrok Tusha i cili me burrëri e fisnikeri ai nuk kërkoi letra fshati siç ndodhte rëndom në kësi rastesh,  pasi ishte mik i vjeter i Babës dhe raporti me Gjonin ishte shumë i mirë pasi, ishte ingjinjer në Ndermarrjen e Ndertimit.

Pas disa muajsh Ndermarrja me inkuadron te drejtoj brigaden “Rinia” duke filluar ndërtimin e lagjes së Fermës, ku kemi realizuar pallatet e para  dhe disa objekte ushtarake te Reparti.

-Po në këtë ndërmarrje e cila kishte parësore punën fizike, a u inkuadrove si sportist?

Ndërkohë për shkak të një dëmtimi në gju me “Minatorin” dhe inkuadrohem me kolegjumin e Gjyqtarve me kryetar kolegjumi prof Nikoll Toma, Elez Kasemi Gjovalin Kola, Skender Sinani, Spartak Noja Vladimir Pashaj,  Esat Vata Albert Arapi.

-Referuar viteve afroi viti 1991 me erën e ndryshmeve demokratike. Si ndikoi kjo në ecuarinë tënde më punën dhe sportin? 

Fund vitet 80-te me levizjet e shpeshta në qytete të ndryshme si Tiranë Shkodër Durrës Vlorë e tjerë,  degjoja nga afër klimen e zbutur te pushtetit të ashpër 45-vjeçar për arsye te erërave perëndimore që po frynin në anën lindore te Europës e kryesisht në Ballkan.

Kisha dëshirë të isha pjesë e lëvizjes së re demokratike dhe ndoshta kisha luajtur rol edhe ma përpara me format dhe mundësinë për kohën. Edhe pse isha entuziast, do hiqja dorë kur një nga drejtuesit e levizjes demokratike që kishte propoganduar shumë ekstremisht pushtetin 45 – vjeçar, madje në momentet e duhura mund te kishte ndimuar shumë çështjen time dhe të familjes, me thote:  Albert ti je aktivist i mire dhe meriton te jeshë në Partinë Demokratike.

Nuk u besoja veshëve dhe vendosa të lë Rrëshenin për të shkuar në Lezhë. Edhe atje disa shkokë më dhanë dokumentin e PD-se për ta plotësuar vetë me të dhënat e mia. Disa arsye të forta bënë që unë të mos e plotësoja kurrë, ndaj e ruaj edhe sot të pa plotësuar. Nuk qëndrova shumë në këtë mëdyshje, ndaj për këtë arsye dhe disa të tjera vendosa të lë Shqipërinë për të marrë rrugët e mërgimit.

-Le të ndjekim rrugët e mërgimit. Fillimisht ku?

Ishte viti 1993 kur mora rrugën drejt fqinjit tonë jugor, Greqisë por pa sukses, ndaj ndërrova kahje nga perëndimi për të ndjekur ëndrrën e herëshme drejt Italisë, për tu vendosur në qytetin Friulan Udine. Në 1994 zhvendosem në “kryeqytetin” e planetit, në Romë, për lehtësi “sogiornoje”.

Fati e deshi që në festën e Pashkëve 5 prill 1995, bashkë me rrëshensat Loro e Flora Gjika, Mark e Esma Beleshi, do dëgjojmë meshën e shejtë nga Papa Gjon Pali dhe prekja e dores së ATIT SHEJTE,  do ishte momenti ma i veçantë në jetën time.

 Ne fund te 1995 persëri ne Udine me nje grup italianesh dhe emigrantë shqiptarë ishim inisiatoret e Shoqatës Italo-Shqiptare ‘INSIEME’ (SEBASHKU)  ku qëllimi kryesor ishte mbrojtja dhe mbështetja e emigrantëve shqiptarë kundër qëndrimit të ftohtë te qeverisë dhe komunitetit Italian, ndaj emigranteve shqiptarë.

Edhe këtu nuk do rrinim duarkryq, ndaj më 28 nëntor 1988 bashkë me ish gazetarin e mirënjohur të demokracise Ylli Jasa, organizojmë festën e Pavarsisë, në vigjilje te luftës së Kosovës, si dhe 555 VJET SKENDERBE.

Në këtë festë morën pjesë perveç emigranteve shqiptarë nga Udine, Venecia Trieste etj, morën pjesë shumë miq italianë si Martino Skovakriku, ish zv ministri i mbrojtjes se Italisë në vitet 80-të, Gianfranko Cosati  që ishin dhe anetarë të AKADEMISE EUROPEISTIKE për një Europë pa kufi,  Ana La Fatta e tjerë. Këtë festë e bekoi edhe miku i shqiptarve, Tarcisio Bordignon.

Një organizim i tillë sherbeu shumë në zbutjen e qëndrimimit të ashpër te komunitetit italian, ne raport me luftën e Aleancës kundër makinës ushtarake Serbe, për lirine e popullit Dardan.

Ne organizimin e kësaj feste ndihmuan vëllezërit e mij që tashmë ishim bashkuar ne Udine, si Gjoni dhe Arbeni i cili  bani filmim dhe fotot e festes, si dhe Gëzim Agolli korografi i mireënjohur i Durrsit, që përgatiti ne kohë rekord grupin e valleve dhe recitimeve, që fëmijet tanë interpretuan.

-Pritja e emigrantëve shqiptarë të Kosovës në Itali, dhe roli i komunitetit shqiptar.

Në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, në Udine erdhën shumë emigrantë kosovar. Si përherë me aktivistin e shquar Ylli Jasa u bë e mundur pritja dhe akomodimi i shumë kosovarvë ku ambjenti i bisnesit te tij u kthye në sallë akomodimi, po ashtu tek Kisha “San Pio X-mo” me ndihmen e klerikëve të nderuem italiane Aldo Moreti dhe Tarcizio Bordignon u pritën shumë emigrantë. Tek shpia jone e madhe, në katin e parë ishte një sallë e madhe që kishte sherbyer vite më parë si mërkatë, bashkë me Gjonin dhe Arbenin dhe Kastriotin e përgatitem me krevatë e komodina duke strehuar rreth 10 veta me kushte normale banimi.

-Nga përtej Adriatikut, në përtej oqeanit. Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 26 Gusht 1999 familja jonë do rrugëtonte për  USA. Atë ditë të shënuar na përcollën shumë veta ne aeroportin e Ronchi  Legionari te Triestes, ku do përshkonim Milano – New York – Tempa Florida, ku do na priste kushrini im, Gjergji.   

Në dhjetor 1999 zhvendosemi ne qytetin e motorrit (motor city) Detroit, Michigan. Në fillim marsin e vitit 2000 në Madison Heights fillojm futbollin,  ku përfaqsoheshim dhe në aktivitete te ndryshme te komunitetit shqiptar dhe nga komunitete te tjera.

Të parët që kemi filluar: Gëzim Gjoni, Agustin Shqalsi, Zef Brozi, Nevruz Nazarko, Aleks Gjoni, Aleksander Nikolli, Gjergj Shqalsi, Fatmir Çela, Aldo Njebza, Zef Lleshi, Albert e Mond Gega, Bujar Gjoni, Edi Gjoni etj, ndërsa në rolin e gjyqtarit, Pjeter Jaku.  

Futbolli përveç anës sportive, bashkon shumë veta ku shërbente edhe per njohje por edhe për mundësinë për punë, sidomos per sapo ardhurit.

Në vitin 2004 marr pjesë  në mbeshtetje të Yesly Clark për President, ish gjeneralit të NATOS që goditen makinen ushtarake serbe për çlirimin e Kosovës, organizuar nga konsullata e nderit në Detroit.

Në SHBA në vitin 2006 kryej një kurs kulifikimi per trainer Futbolli, UNITED STATES SOOCCER FEDERATIONM për ekipe amatore, ku për disa vite marr pjese në mësimet treguese e promovuese për futbollistet e rinj te komunitetit shqiptarë, pranë Albanien-Amerikan Club. Angazhimet vijojnë me protesta para Shtëpisësë Bardhe, per lirimin e shqiptarve te burgosur ne Mal të Zi me rastin e takimit te ambasadorit Malazez me George Bush.

-Kemi dëgjuar për shumë angazhime të komunitetit shqiptar në SHBA, a mund të na listoni disa më të spikaturat?

Përveç sa cituam më lart ishim pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga Shoqata intelektualëve Shqiptarë e drejtuar nga Zef Brozi, në përkrahje të misionit amerikan në Lindjen e Mesme, kryesisht ne Irak.

Gjithashtu në bashkëpunim me “Kuvendin” qe drejtohej nga z Pjeter Jaku organizojmë “DITEN PRANVERORE” me aktivitete Letraro-Sportive ku u zhvillua kampionat futbolli volejboll. Jemi angazhuar edhe në kontribute humane për njërëz në nevojë, si në rastet për  Luljeta Përbashën, Dila Taçin, uniformat e futbollit në Kurbnesh, Muzeun e Orkestres Frymore tek Pallati i Kulture e tjerë. Të mos harrojmë se për mbështetjen e operacionit pë Dila Taçin, kontribuan njëlloj dhe bashkëqytetaeret tanë këtu, si Aleksander Nikolli, Paulin Marku, Agustin Gjoka, Gjeuland Marku, Gasper Lekgega, Viktor Toma, Gëzim Gjoni, Martin Gjoci, Ernest Tusha, Albert Arapi.

-Prej disa kohësh drejtoni shoqatën “Mirdita” në SHBA, cilat janë synimet?

Po prej datës 8 maj të vitit 2022 Zgjidhem Kryetar i Shoqates MIRDITA. Me 24 Tetor 20022 shënohet aktiviteti masiv i kësaj shoqate me organizimin e kupës ”Arbëria” në futboll, ping-pong, shah etj. Dita festive u mbyll me një darke festive ku spikati kënga dhe vallja kombëtare si u ndanë çmime në fusha të ndryshme. Në të ardhmen do të ketë zhvillime pozitive, pasi shumë projekte janë në rrugën e duhur.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest