Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Familja, apo shkolla. E kujt është përgjegjësia më e madhe në edukimin e fëmijëve?!!

Nga Pirusti News
1 319 Shikime

-Nga Nok MRRUKU, mësues në pension-

Dy janë faktorët historik kryesorë të edukimit të fëmijëve – prindi dhe shkolla. Tendeca për t’ja lënë përgjegjësinë në edukim, njerës apo tjetrës palë ka patur vazhdimisht. Shkolla argumenton se prindi mund të jetë një faktor edhe kushtezues në edukim. Ai e ushqen, e vesh, e mbath, e plotëson në dëshira e miqësi me bashkëmoshatarë, ndërsa në shkollë e çojnë në moshën 6-7 vjeç. Gjatë 24 orëve të një dite, vetëm 6 orë qëndrojnë në shkollë, ndërsa 18 orë të tjera në familje (shtëpi) etj.

Nga ana tjetër familja thotë: fëmijën t’a kam dorëzue, nuk kam aftësi pedagogjike edukimi, ju keni profesionin për ta edukukuar e përderisa shkolla ka shembuj pozitivë nga ku mund të mësojnë të gjithë, të mësojë edhe fëmija im. Por nuk kam kohë të merrem dhe, mund te  ndodhë  që asnjëherë në muaj të mos kontaktojë për të marrë informacion për sjelljen dhe ecurinë në mësime. Të shikuara të ndara, këto dy qëndrime që në konceptim, japin pritshmëri jo të kënaqëshme. Prandaj e para gjë që duhet të arrijmë është të bashkojmë këto dy faktorë për të qenë unik në proçesin e edukimit dhe  mësimit. Vazhdimisht bëhen përpjekje dhe rastet më të publikuara tregojnë se inisiativën e ka pasur më sëshumti shkolla, për harmonizimin e një programi edukimi të fëmijëve (nxënësve) në jetë.

Por jo gjithmonë dhe me interesin e duhur  është përgjigjur familja (prindërit). Atje ku ka ekzistuar më dukshëm bashkëpunimi, ecuria e edukimit ka dhënë frutet e saj, ndonëse jo në masën 100 %. Theksojmë se nuk është arritur deri më sot të ketë një përvojë të mjaftueshme nga ku mund të merret eksperiencë, qoftë në disa apo në një shkollë të vetme, apo institucion edukimi. Duke vërejtur me shqetësim këtë proces mendojmë se jemi vonë në kohë, për të ndërmarrë një platformë të gjërë, në të cilën të përfshihen shumë faktorë si të drejtpërdrejtë dhe të tjerë ndihmës, që realizojnë një edukim mirëfilltas sa më natyror dhe të qëndrueshëm. Në radhë të parë edukimi i brezave të rinj, si institucioni më i lartë i arsimit duhet të jetë në preokupimin e Ministrisë së Arsimit.

Mendojmë se është urgjente ndërmarrja e një aksioni kombëtar ku të përfshihen të gjitha institucionet e edukimit, së pari në hartimin e një programi mbarëkombëtar edukimi, me detaje dhe afate kohore, i cili të nisë me diskutime në shkolla me kolektiva dhe prindër dhe në çdo zyrë arsimore. Pastaj me arritjen në një emërues të përbashkët të gjërave më të domosdoshme e më urgjente, të fillojë zbatimi i tij.

Po a janë në masën e duhur të kualifikuar mësuesit për t’a realizuar në parametrat e kërkuar edukimin, apo prinderit të preokupuar siç duhet?

Unë do shpreh disa opinione të cilat i sjell nga pervoja ime gati 40 vjeçare në sektorin e edukimit. Unë kam vënë re mësues të cikleve të ndryshme nga cikli i ulët, 9- vjeçarja e deri në shkollën e mesme, me arsim përkatës dhe me dije të mjaftueshme për lëndën, por që nuk kanë njohuri te mjaftueshme per edukimin. Ata as nuk dinë t’a planifikojnë, pa ba fjalë për hapat që kërkohen më vonë. Kur i pyet pastaj, ata të përgjigjen se nuk i kemi mësuar në asnjë lëndë këto që kërkoni dhe nuk jemi njohur me mënyrat apo mekanizmat e realizimit, konkretisht me nxënësin.

Këtë nuk e thotë vetëm një mësues se në këtë rast po pranojmë përjashtimin dhe do ishim në rregull por gati të gjithë. Atëherë duhet parë tek institucionet arsimore (universitetet) programi, zbatimi gjatë shkollimit se a vlejnë dhe a janë të mjaftueshëm njohurite e marra per  edukimin. Duke u hedhur një sy programeve që realizojne edukimin, përveç një formimi të përgjithshëm edukativ, nuk të bindin se janë të mjaftueshëm. Në veçanti programet e përgatitjes universitare sot, nuk kanë mekanizmat dhe aksesorët e mjaftueshëm të edukimit. Mund të pretendohet se me caktimin e psikologut në shkolla është forcuar ky proces. Po ta mendojmë kështu një psikolog në 400 nxënës, rezulton e pamundur pa diskutuar përgjegjësinë që i është caktuar në shkollë.

Në pedagogjinë e vjetër te Pestalocit klasat kanë mësues kujdestar, pra ai ka barrën kryesore të edukimit. Atëherë a lind i nevojshëm reformimi i programeve me themel për edukimin?

Mendoj qe po. Gati të gjithë mësuesit në shkollë kanë klasë në kujdestari, pavarësisht profilit. Unë do mendoj që ti kthehemi dhe ta zgjerojmë sa të jetë e mundur atë që quhet pedagogjia moshore, në të cilën të sillet përvoja, veçori moshore, praktika që rezultojnë pozitive, mekanizma që e transmetojnë këtë edukim, aksesor të tjerë në ndihmë të edukimit etj.

Nga ana tjetër duhet parë edhe një balancim më i konsideruar i ngarkesës edukative me atë mësimore në favor të asaj edukative, i cili të vijë edhe si një shpërblim i punës dhe mundit të mësuesit. Siç vijuam më lart domosdoshmërisht kërkohen ndërhyrje edhe në programet e gjithë arsimit parauniversitar. Por në qoftëse shprehëm disa mendime deri më tani për shkollën dhe mësuesin, nuk kemi trajtuar asnjë gjë për familjen dhe prindërit.

 Familja shqiptare ndonëse ka marrë mjaft informacion nëpërmjet lëvizjes së lirë dhe të sjelljes së përvojës nga vende të tjera, akoma është larg asaj që duhet të bëjë për fëmijët. Shteti dhe familja europiane i kushtojnë një vëmëndje të veçantë angazhimit të përditshëm të fëmijëve jo vetëm në shkollë e mësime, por edhe në aktivitetet kulturore-sportive. Ata programojnë një mbulim ditor të plotë të kohës së fëmijës. Kjo ka sjellë që fëmijët dhe të rinjtë si e ardhmja e shoqërisë të jenë më premtuese dhe të sjellin më shumë rezultate edukimi, për të rinjtë dhe fëmijët si dhe të sigurojë një të ardhme më të sigurtë të shoqërisë. Prandaj mendoj se, është nyja nervalgjike nga ku mund të vijë vërtetë pritshmëria e kërkuar për këtë çështje.

Të rrisësh dhe të edukosh fëmijën, prindi nuk duhet të mendojë aq shumë për punën dhe as për kohë të lirë në kurrs të edukimit të fëmijës, pasi koha ka treguar se të dyja nuk mund të bëhen njëkohësisht. Njëri nga prindërit duhet t’a ketë të qartë se do jetë në shoqërim gjithë ditor të fëmijëve, në qoftëse dëshirojmë fëmijë të edukuar. Duhet hequr nga mendja, po kush do t’i ushqejë, kush do t’i veshë dhe si do t’i përballojmë si familje financiarisht kërkesat e përditshme jetike. Këto mund të zbuten me kombinime sa të jetë e mundur nga prindërit brenda 24 orëshit dhe kur shteti bëhet më shumë social ai duhet t’a marr përgjegjësinë për të kontribuar, pasi vetëm kështu do amortizohej edhe gjendja stresante e familjes. Por jo gjithçka e zgjidh vetëm koha, në dispozicionin e prindit. Në këtë aspekt duhet menduar edhe për një trajnim të mundshëm të tyre nga ana pedagogjike si dhe integrimi i edukimit me shkollën si institucion më i specializuar.

Ka përvoja të suksesshme nga shumë vende të botës dhe në veçanti të Evropës që mund të merren dhe të praktikohen. Në shumë vende bëhet një gërshetim për edukimin e fëmijëve dhe në fund të çdo viti shkollor (qershor) prindër –shkollë miratojnë planin e përbashkët që do të zbatojnë për edukimin e fëmijëve, vitin e ardhshëm. Shteti atje asiston me qendrat e edukimit për studim, për veprimtari e angazhime si në sporte, aktivitete artistike, guida etj. Pra atje është e njohur filozofia e edukimit – jo t’u mësojmë gjëra sa më shumë fëmijëve, por t’i mësojmë nëpërmjet gjërave.

Kjo arrihet nëpërmjet një kombinacioni dhe ekzigjence të dyanshme familje-shkollë shtet. Vetëm kur të kuptohen rrugët e vërteta të edukimit dhe të ndërgjegjësimit nga të gjithë, vetëm atëherë duhet të kthejmë shikimin në pritshmëritë që duam të arrijmë. Po të ndalemi në një fenomen që në këto dy dekadat e fundit është kthyer në shqetësim i mbarë shoqërisë siç vërehet rëndom përdorimi i celularit dhe televizorit nga fëmijët përfshirë dhe prindërit e tyre, duhet vepruar me urgjencë. Për t’a pushuar nga vaji – fëmijën që në moshën një vjeçare e mësojmë me celular, më vonë 3 vjeç e lart me televizor, me kukulla e programe të tjera, me tablet e smartfon etj. Kjo praktikohet pa ndërprerje saqë mund të vazhdojë me orë të tëra në ditë. Një situatë e tillë e shoqëron fëmijën deri kur fillon klasën e parë, kur ndërpritet për 4-5 orë mësim dhe për të rifilluar përsëri pas orës 13:00.

Kjo ka sjellë dëmtimin e shikimit tek fëmijët, por dhe trullosjen e çorientimin e tyre për të vazhduar në normalitet në mësime. Në këtë rrugë e cila duket pa kthim, dikush duhet të mendojë për t’a ndryshuar, që t’ua ndërpresë dhe t’ua largojë vëmendjen nga elektronika. Hapin e parë  duhet ta bëjnë prindërit, pasi ata janë finaciuesit dhe promovuesit kryesorë. Ajo që e thellon edhe me shumë të keqen është se me këtë që fëmija nis që 3-vjeç do vazhdojë edhe në shkollë 9-vjeçare dhe të mesme, ç’ka pasojat po duken ndjeshëm.

Prandaj nuk ke çfar pret nga mësuesi dhe shkolla, kur ti vetë (prindi) e dërgon me celular në shkollë. Kjo situatë ka sjellë një debat mësues-nxënës, deri në papajtueshmëri në orën e mësimit, duke sjellë ulje të rendimentit të procesit mësimor. Prandaj çdo ditë e vit që kalon, nga testimet e kryera për cilësinë e përvetësimit të programit mësimor në lëndë e klasë të ndryshme, rezultatet po vijnë gjithnjë në rënie. Mendoj se ky është problemi më themelor për familjen dhe shkollën dhe që nuk pret, pra kërkon zgjidhje sa më te shpejt. Vetëm atëherë mund të pritet kthimi i interesit të nxënësve tek mësimi dhe mbarëvajtja e edukimit të dëshiruar nga të gjithë.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest