Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Irani, Manza dhe Përgjegjësia e Fjalës Publike

Nga Pirusti News
1 158 Shikime
SHPERNDAJE

Analiza nga Pirusti News

Në ditët e fundit, disa media “click-kërkuese” kanë hedhur në qarkullim hipoteza alarmiste mbi një sulm të mundshëm nga Irani ndaj Manzës, duke ngritur pikëpyetje që prekin drejtpërdrejt ndjeshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Kjo analizë vjen pikërisht si përgjigje ndaj atyre zërave që ushqehen me frikën, jo me faktin.

Distanca gjeografike nuk është strategji lufte, por në vijë ajrore distanca mes Iranit dhe Manzës është rreth 2,500 km.

Po, Irani posedon raketa me rreze të mesme që teorikisht nuk mund të arrijnë këtë distancë, pasi dihet, nuk shkojnë më shumë se 2000 km.

Por politika ndërkombëtare nuk funksionon me “po”-ra teknike. Ajo funksionon me kosto, pasoja dhe balancë fuqish. Shqipëria është vend anëtar i NATO. Çdo sulm ndaj territorit shqiptar do të aktivizonte mekanizmin e mbrojtjes kolektive. Kjo nuk është retorikë patriotike,  është arkitekturë sigurie e nënshkruar dhe e garantuar.

Nga raketat tek realiteti.

Hipotezat për sulme balistike janë spektakolare për tituj portalesh, pasi realiteti gjeopolitik është më i ftohtë dhe më racional:

  • Një akt i tillë do të përbënte përshkallëzim të drejtpërdrejtë me aleancën më të madhe ushtarake në botë.
  • Kostoja ushtarake dhe ekonomike për agresorin do të ishte shkatërrimtare.
  • Shqipëria nuk është objektiv prioritar strategjik në skenarët realë të konfliktit global.

Pra, kapaciteti teknik nuk përkthehet automatikisht në vullnet politik.

Rreziku real: lufta hibride

Nëse ekziston një dimension real tensioni, ai është në fushën kibernetike dhe informative.

Sulmet ndaj sistemeve digjitale, operacionet e dezinformimit dhe presioni diplomatik janë forma shumë më të përdorura dhe më të leverdishme në konfliktet moderne sesa raketat balistike. Këtu duhet përqendruar vigjilenca, jo tek skenarët apokaliptikë që prodhojnë klikime.

Paniku si produkt mediatik, frika shitet, pra klikimi paguhet, Por përgjegjësia publike kërkon maturi.

Të ushqesh panik pa indicie reale operative është të dobësosh qetësinë qytetare dhe besimin në institucionet e sigurisë. Media nuk është megafon i paranojës; ajo duhet të jetë filtër racionaliteti.

Përfundim!

  • Nuk ka indikacione publike për një kërcënim ushtarak të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
  • Rreziku për popullsinë është shumë i ulët.
  • Shqipëria mbrohet nga arkitektura kolektive e sigurisë euro-atlantike.

Mes panikut të prodhuar dhe realitetit strategjik, zgjedhja është e qartë:

Informim me fakte, jo alarm me hipoteza.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest