{"id":12323,"date":"2020-01-09T11:40:43","date_gmt":"2020-01-09T11:40:43","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=12323"},"modified":"2020-01-09T11:40:43","modified_gmt":"2020-01-09T11:40:43","slug":"mirdita-dhe-abat-preng-doci-ne-kendveshtrimin-e-edit-durhamit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323","title":{"rendered":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nga: Dr. Rovena VATA<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mirdita n\u00eb syrin e udh\u00ebp\u00ebrshkrueses Edit Durhami \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb kultur\u00eb nd\u00ebrkohore, pasi aty kan\u00eb gjalluar s\u00eb bashku miti i malit me gjith\u00eb kontekstin e tij, prania e qenieve mitike, pra or\u00ebt dhe zanat me mrizet e tyre, mend\u00ebsia e shqiptar\u00ebve, mal\u00ebsori me lahut\u00ebn, \u00e7iftelin\u00eb, me mikpritjen, me veshjen komb\u00ebtare, me t\u00eb folmet e tyre karakteristike, <strong>me doket, zakonet, me bes\u00ebtytnit\u00eb, me vajzat virgj\u00ebresha dhe modelin heroik t\u00eb tij<\/strong> &#8211; trimat epik\u00eb legjendar\u00eb dhe historik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tradit\u00ebn shqiptare n\u00eb Mirdit\u00eb, ajo e gjen mir\u00ebfilli edhe n\u00eb personazhet q\u00eb ka takuar, p\u00ebrgjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb saj n\u00ebp\u00ebr zonat e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Durhami n\u00eb vepr\u00ebn e saj: <strong><em>\u201cNj\u00ebzet vjet ngat\u00ebrresa ballkanike\u201d<\/em>, <\/strong>e p\u00ebrshkruan abatin e Mirdit\u00ebs, Preng Do\u00e7in, nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Lidhjen e Shqiptare t\u00eb Prizrenit, si nj\u00eb mal\u00ebsor i malit, por edhe malin me k\u00ebto cil\u00ebsi, p\u00ebrmes Abat t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Durhami e cil\u00ebsonte k\u00ebshtu Abat Do\u00e7in, n\u00eb librin e saj:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cPreng Do\u00e7i fliste me nj\u00eb men\u00e7uri t\u00eb madhe. Ndoshta ishte nj\u00eb nga m\u00eb largpam\u00ebsit nacionalist\u00eb shqiptare. Nga lart\u00ebsia e k\u00ebtij vendi n\u00eb soditnim Shqip\u00ebrin\u00eb: vargje malesh si val\u00eb t\u00eb gurta t\u00eb nj\u00eb deti t\u00eb madh, q\u00eb ngriheshin drejt nj\u00eb qielli mrekullisht t\u00eb kalt\u00ebr dhe humbisnin n\u00eb larg\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb horizonti t\u00eb kuq\u00ebrrem\u00eb. Ai i ngrente duart me kryelart\u00ebsi dhe entuziaz\u00ebm drejt k\u00ebsaj pamjeje\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shqip\u00ebria dhe n\u00eb ve\u00e7anti Mirdita \u00ebsht\u00eb vizituar shpeshher\u00eb nga udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj, si: Franc Nop\u00e7a, Rose Wilder Lane, por udh\u00ebtarja angleze Edit Durham mbetet mike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e shqiptar\u00ebve, e n\u00eb ve\u00e7anti e Mirdit\u00ebs, ajo viztoi shum\u00eb fise t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut si dhe i paraqiti ato kudo n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edit Durhami fliste me pasion p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe la gjurm\u00ebt e vizitave t\u00eb saj t\u00eb shkruara n\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebr \u00e7do ndjesi q\u00eb pati kur i vizitoi nga af\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb ver\u00ebn e 1908-s, Edit Durhami, pasi b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, ajo vendos t\u00eb kthehet n\u00eb Mirdit\u00eb dhe prej andej t\u00eb vizitoj\u00eb edhe Shkodr\u00ebn. M\u00ebnyra sesi e prit\u00ebn Durhamin n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Veriut, ishte objekti i librit t\u00eb saj nj\u00eb vit pasi kishte vizituar k\u00ebto zona me titullin (Shqip\u00ebria e Ep\u00ebrme) \u201cHigh Albania\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ajo p\u00ebrshkruan me detaje \u00e7do fis dhe krahin\u00eb si dhe ku ngjasojn\u00eb apo dallojn\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb udh\u00ebtimet e saj n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Ep\u00ebrme, si\u00e7 edhe e quan autorja, asaj i la p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7anta Mirdita. Mirdita e njohur p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb, mikpritjen dhe zakonet e saj tipike shqiptare, p\u00ebrshkruhet nga nj\u00eb udh\u00ebtare e huaj fem\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndales\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb Mirdit\u00eb Durhami e b\u00ebri n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, atje ku jan\u00eb akoma rr\u00ebnojat e manastirit t\u00eb lasht\u00eb benediktin. Ajo nuk harron pa p\u00ebrmendur abatin dhe faktin se ai di shum\u00eb gj\u00ebra, por n\u00eb librin e saj e gjejm\u00eb se p\u00ebrmendet edhe mali i shenjt\u00eb i Rumij\u00ebs, q\u00eb ndodhet n\u00eb Malin e Zi, ku autorja do shprehej:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u201cVazhduam rrug\u00ebn me kuaj n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb shteg shk\u00ebmbor, deri n\u00eb maj\u00eb t\u00eb Malit Shaint (Mali i Senjt\u00eb), ku qe selia verore e abatit, q\u00eb ngrihej para nesh p\u00ebrkundrejt qiellit dhe ndaluam pran\u00eb rr\u00ebnojave t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb manastirit benedektin, t\u00eb cilat i kishin dhen\u00eb emrin malit t\u00eb abatit titullin q\u00eb mbante. Pastaj u ngjit\u00ebm me k\u00ebmb\u00eb deri te sht\u00ebpia e kapela e vog\u00ebl prej druri. Abati di shum\u00eb gj\u00ebra; nd\u00ebr t\u00eb tjera ka ditur t\u00eb ngrej\u00eb selin\u00eb e tij veriore n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb Europ\u00eb. Posht\u00eb shtrihet nj\u00eb sken\u00eb e eg\u00ebr e mrekullushme. Gjith\u00eb Shqip\u00ebria shndriste n\u00ebn ndri\u00e7imin e praruar, q\u00eb e nd\u00ebrprisnim aty k\u00ebtu hije t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kalt\u00ebrrema-Rumia p\u00ebrtej liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb vagullt-kreshta e ashp\u00ebr e dh\u00ebmb\u00ebzuar e Shal\u00ebs, shum\u00eb larg n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Gurit t\u00eb Kuq, me malet e Dibr\u00ebs p\u00ebrtej\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ajo jep t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb librin e saj n\u00eb lidhje me Mirdit\u00ebn dhe sidomos me m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs atje, por habia e saj m\u00eb e madhe ishte p\u00ebr abatin kur shkruan se:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u201cNga sht\u00ebpia e kapedanit vajta te ajo e abatit, q\u00eb qe truri i Mirdit\u00ebs, ndoshta personaliteti m\u00eb i fort\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. Sa her\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi, nj\u00eb nga pyetjet e para q\u00eb b\u00ebn kushdo, qoft\u00eb ky prift, njeri dosido, apo dhe konsull i cilitdo vend, \u00ebsht\u00eb: Po abati \u00e7\u2019mendon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Po k\u00ebt\u00eb s\u2019e di asnj\u00ebher\u00eb askush.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u2019 \u00ebsht\u00eb nevoja &#8211; shkruan Edit Durhami &#8211; t\u2019ju flas p\u00ebr kish\u00ebn e tij, t\u00eb projektuar prej atij vet\u00eb, m\u00eb e madhja n\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsin\u00eb, as p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijes europiane, e as p\u00ebr mikpritjen e tij princore. K\u00ebto i din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vizitojn\u00eb Shkodr\u00ebn e pastaj b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim lart n\u00eb male. Kur vajta un\u00eb aty, ai vet\u00eb s\u2019qe n\u00eb sht\u00ebpi, por qe e motra, e cila me p\u00ebrshendeti me p\u00ebrzem\u00ebrsi si t\u00eb ishim t\u00eb njohura t\u00eb vjetra, <strong>dhe prifti i Oroshit, m\u00eb b\u00ebn\u00eb nderet e sht\u00ebpis\u00eb. Por Oroshi pa abatin \u00ebsht\u00eb si \u2018Hamleti\u2019 pa Hamletin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prenk Pasha s\u2019kishte ardhur ende\u201d.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Abati ishte Preng Do\u00e7i, i lindur n\u00eb 1846 dhe i shkolluar n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Rom\u00eb. Ai kishte sh\u00ebrbyer si famullitar n\u00eb Mirdit\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve \u201979 t\u00eb shekullit t\u00eb XIX-t\u00eb. Kund\u00ebrshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me malazez\u00ebt gj\u00eb q\u00eb shkaktoi d\u00ebbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide n\u00eb Vatikan e d\u00ebrgoi si misionar n\u00eb Njufaundlend n\u00eb SHBA n\u00eb 1881. Mendohet se ai \u00ebsht\u00eb shqiptari i par\u00eb q\u00eb jetoi gjat\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas p\u00ebr vite me radh\u00eb sh\u00ebrbeu si sekretar i nuncit apostolik n\u00eb Kalkut\u00eb, pik\u00ebrisht atje ku vite m\u00eb pas N\u00ebn\u00eb Tereza do t\u00eb ngrinte misionin e saj t\u00eb famsh\u00ebm. P<strong>reng Do\u00e7i u lejua t\u00eb kthehej n\u00eb Mirdit\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 1888. Nj\u00eb vit m\u00eb pas u shugurua abat i Abacis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn Lleshit n\u00eb Orosh,<\/strong> nj\u00eb post q\u00eb i dha mund\u00ebsi t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej figurave m\u00eb kryesore t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb 1899, s\u00eb bashku me dy prift\u00ebrinj t\u00eb tjer\u00eb, Ndoc Nikajn e Gjergj Fisht\u00ebn, ishte bashk\u00ebthemelues i shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d, prej s\u00eb cil\u00ebs kemi sot alfabetin latin t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Durhami n\u00eb librin e saj n\u00eb lidhje me Mirdit\u00ebn shprehet se ata e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb theksuar raportin e tyre me fen\u00eb e krishter\u00eb. Pasi dihej se Mirdita ishte e vetmja zone, q\u00eb nuk u prek nga myslimanizmi n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit t\u00eb Turqis\u00eb dhe e ruajn\u00eb me fanatiz\u00ebm edhe sot e k\u00ebsaj dite, nga ku mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb dal\u00eb edhe shprehja: \u201cDh\u00e9 me dh\u00e9 e fe me fe\u201d. Ku nd\u00ebr t\u00eb tjera, Durhami do t\u00eb shkruante:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u201cPasi hym\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb, kaluam p\u00ebrmes t\u00eb tjer\u00eb pyjesh t\u00eb mrekulluesh\u00ebm me bredh, pastaj dol\u00ebm n\u00eb nj\u00eb plaj\u00eb t\u00eb madhe me ca kasolle trashanike aty k\u00ebtu-ku rrinin barinjt\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs. Prej andej dol\u00ebn q\u00eb vrapuan t\u00eb na uronin mir\u00ebseardhjen, duke na sjell\u00eb ca en\u00eb druri me qum\u00ebsht e nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe djathi deleje q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn ta merrnim si dhurat\u00eb: \u201cFal\u00eb Zotit\u201d! Thirri Marko. \u201cTani jemi n\u00eb tok\u00eb t\u00eb krishter\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb shkruar n\u00eb Mirdit\u00eb ajo q\u00eb dallon Durhami \u00ebsht\u00eb mikpritja e tyre edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panjohur dhe sidomos t\u00eb huaj, ajo flet jo vet\u00ebm p\u00ebr mikpritjen, por edhe p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone, kur shkruante se:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201c<strong>Kapedan Marko Ghoanni, kush\u00ebri me Prenk Pash\u00ebn<\/strong>, pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb ftonte n\u00eb sht\u00ebpi po qe se do shkoja n\u00eb Orosh, ndaj dhe kur mb\u00ebrrit\u00ebm atje, duke par\u00eb se s\u2019kshin ndonj\u00eb zi, shkuam aty. Ai vet\u00eb s\u2019qe n\u00eb sht\u00ebpi, por v\u00ebllai, kapedan Nue bashk\u00eb me t\u00eb kush\u00ebririn, na prit\u00ebn me mikpritjen m\u00eb t\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Syt\u00eb e udh\u00ebtar\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrshkruar \u00e7do detaj, ajo nuk l\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb gjeti atje, artitektur\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb tyre si dhe arredimin e sht\u00ebpive mirdit\u00ebse. Durhami lutet q\u00eb ky zakon i arredimit t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb mos ndryshoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, madje as kur fyrma evropiane t\u00eb k\u00ebt\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebto male, pasi thot\u00eb autorja:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cSht\u00ebpia e madhe prej guri lart n\u00eb faqen e malit, me ato dhomat e saj t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb ajrosura mir\u00eb e t\u00eb lyera me t\u00eb bardha, nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb madhe t\u00eb mbuluar, si dhe mobilie solide t\u00eb b\u00ebra vet\u00eb, t\u00eb latuara e t\u00eb gdhendura sipas stilit t\u00eb vjet\u00ebr shqiptar (sa keq sikur ndonj\u00eb dit\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga mobiliet e r\u00ebndomta europiane, t\u00eb b\u00ebra me makineri) \u00ebsht\u00eb banesa e duhur p\u00ebr nj\u00eb prij\u00ebs malesh, n\u00eb harmoni me dinjitetin e thjesht\u00eb t\u00eb t\u00eb zot\u00ebrve\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Durhami p\u00ebrmend n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb saj edhe tiparet e djemve t\u00eb Mirdit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i quan madh\u00ebshtor\u00eb dhe q\u00eb rrobat e zon\u00ebs s\u00eb tyre u rrinin fort bukur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cH\u00ebngr\u00ebm nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer me dy t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Na sh\u00ebrbenin djelmoshat e familjes, q\u00eb dukeshin madh\u00ebshtor\u00eb e mesjetar\u00eb me rrobat e bukura mirditore\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Durhami mb\u00ebrriti n\u00eb Mirdit\u00eb dhe u familjarizua me ta, ata shprehnin frik\u00ebn e tyre asaj se mos vall\u00eb ligjet e reja, do t\u2019ua hiqnin privilegjet q\u00eb ruanin q\u00eb prej shekujsh dhe d\u00ebshir\u00ebs se modernizimi i Perandoris\u00eb Osmane, sikurse kishin premtuar xhonturqit, do t\u2019ua p\u00ebrmir\u00ebsonte jet\u00ebn, ku Durhami shprehet:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u201cDhe shpresova q\u00eb Kushtetura s\u2019kish p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb humbjen e asaj \u00e7\u2019ka qen\u00eb e mir\u00eb dhe e bukur n\u00eb jet\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ajo jep edhe t\u00eb dh\u00ebna historike se sa sht\u00ebpi ishin n\u00eb Mirdit\u00eb, sa bajraqe si dhe m\u00eb kryesorja q\u00eb sihte zakon q\u00eb fiset t\u00eb cilat ishin gjak me nj\u00ebri-tjetrin nuk mund t\u00eb lidhnin martesa mes tyre, pasi:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cMirdita kishte aty te tre mij\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb tha i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb krishtera, dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga pes\u00eb bajraqe, nga t\u00eb cil\u00ebt Oroshi, Spa\u00e7i dhe Kushmeni kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gjak me Shal\u00ebn e Shoshin, ndaj dhe s\u2019mund t\u00eb lidhin martesa as mes tyre e as me Shal\u00ebn e me Shoshin. Kur kish nisur shtypja turke, ata kishin ardhur nga malet e Pestrikut, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Gjakov\u00ebs. Lek Dukagjini, than\u00eb ata, kish qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt e tyre dhe n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut sundonte n\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsin\u00eb; dhe Lura at\u00eb koh\u00eb kish qen\u00eb pjes\u00eb e zot\u00ebrimeve t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Durhami jep t\u00eb dh\u00ebna edhe p\u00ebr dy figura historike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar, p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun dhe p\u00ebr Lek\u00eb Dukagjinin. Leka dhe Sk\u00ebnderbeu kishin lidhje farefisnie me nj\u00ebri-tjetrin dhe ajo \u00e7far\u00eb ishte karakteristik\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Mirdit\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb fis tjet\u00ebr ishte se grat\u00eb e Mirdit\u00ebs mbanin veshur gjurdin e zi p\u00ebr t\u00eb vajtur Sk\u00ebnderbeun, nd\u00ebrsa n\u00eb fiset e tjera ishte ve\u00e7ori vet\u00ebm p\u00ebr veshjet e meshkujve, si bie fjala:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cSk\u00ebnd\u00ebrbeu kish lidhje farefisnie me Lek\u00ebn, m\u00eb than\u00eb ata, ndaj dhe grat\u00eb e Mirdit\u00ebs mbajn\u00eb veshur gjurdin e zi p\u00ebr t\u00eb vajtur Sk\u00ebnderbeun, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb fiset e tjera ndodh vet\u00ebm n\u00eb veshjet mashkullore\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Kthell\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bised\u00eb e gjat\u00eb mes udh\u00ebtares angleze dhe burrave mirditor\u00eb. I gjith\u00eb thelbi i diskutimit \u00ebsht\u00eb pagesa e taksave. Anglezja thoshte se duhet nisur nga pagesa e taksave, k\u00ebshtu q\u00eb shteti t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, rrug\u00eb, shkolla, spitale, hekurudha p\u00ebr qytetar\u00ebt e tij. Mir\u00ebpo, paguanin taks\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr gjakmarrje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cMikprit\u00ebsit e mi u habit\u00ebn kur mor\u00ebn vesh sa shum\u00eb taksa ne paguanim n\u00eb Angli dhe u shpreh\u00ebn se kjo fliste p\u00ebr nj\u00eb administrim t\u00eb keq, p\u00ebr \u00e7ka ma do mendja kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Po ama e pranonin se vet\u00ebm p\u00ebr gjakmarrje, n\u00eb Mirdit\u00eb paguanin nj\u00eb goxha taks\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Udh\u00ebtarja angleze rr\u00ebfen se cilat ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u00ebnyrat e rregullimit dhe marrjes s\u00eb gjakut. Ajo shprehej se Mirdita ka rregullat e veta p\u00ebrsa i takon gjakmarrjes dhe m\u00eb pas shpejgon se:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb mbar\u00eb Mirdit\u00ebn qen\u00eb shtuar shum\u00eb vrasjet. Flitej se do t\u2019i jepej fund gjak\u00ebsive, ndaj dhe t\u00eb gjith\u00eb nxitonin t\u00eb lanin hesapet e vjetra sa kishte akoma koh\u00eb. Mirdita kishte ligjet e saj t\u00eb ve\u00e7anta i takonte gjakmarrjes. Menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb nj\u00eb burri, ai q\u00eb e kishte vrar\u00eb duhej t\u2019i paguante kapedanit nj\u00eb ka, si dhe pes\u00eb lira turke. M\u00eb pas mblidhje nj\u00eb mexhlis q\u00eb vendoste \u00e7\u2019taksa t\u00eb tjera do duhej t\u00eb paguante. Sht\u00ebpia nuk i digjet. Gjoba ndyshon nga dhjet\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebzet dele apo dhi, sipas mund\u00ebsive q\u00eb kishte. P\u00ebr t\u00eb arritur paqen do t\u2019i duhet t\u00eb kryej\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe tarif\u00ebn p\u00ebr mexhlisin, shkojn\u00eb n\u00eb rreth 60 lira. Pas nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebve t\u00eb para, kur mendohet se dikush mund t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb gjaknxhet\u00ebsi e sip\u00ebr, mund t\u00eb merret hak vet\u00ebm ndaj pal\u00ebs fajtore dhe jo ndaj cilido t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligjit t\u00eb vjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt q\u00eb rr\u00ebfen udh\u00ebtarja e huaj ishte edhe fakti se mirditor\u00ebt derdhin gjak edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nderi, ajo pohonte se:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtje nderi Mirdita mund t\u00eb derdh\u00eb dhe n\u00eb fakt, ka derdhur rr\u00ebke gjaku\u201d.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb saj ajo jep edhe nj\u00eb fakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi b\u00ebhen martesat n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re q\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe se k\u00ebto martesa b\u00ebheshin pa pyetur nusen apo dh\u00ebndrin, mjaftonte t\u00eb ishin prind\u00ebrit dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb martes\u00eb, por d\u00ebshira e t\u00eb rinjve nuk merrej parasysh dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb ajo rr\u00ebfen i p\u00ebrmbyset situata, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cU ul\u00ebm p\u00ebrdhe p\u00ebrreth sofr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngren\u00eb dark\u00eb. Ai m\u00eb tregoi me dor\u00eb vajz\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb madhe, nj\u00eb vajz\u00eb e lezetshme gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Tani do duhej t\u00eb qe e martuar, m\u00eb tha ai. Ai e kishte pas fejuar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Kishin caktuar dit\u00ebn e dasm\u00ebs. Prifti dhe dh\u00ebndri kishin qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gati, kur ajo kishte th\u00ebn\u00eb se s\u2019donte ta merrte at\u00eb p\u00ebr burr\u00eb. S\u2019e kishte par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Prifti s\u2019kish pranuar t\u2019i martonte pa dhen\u00eb ajo p\u00eblqimin. Ata, prind\u00ebrit qen\u00eb p\u00ebrpjekur ta detyronin. Por at\u00ebher\u00eb, dh\u00ebndri me shum\u00eb kavaleri, u kishte ofruar t\u00eb hiqte dore prej saj pa k\u00ebrkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjak, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb arsyeshme se s\u2019donte nj\u00eb grua q\u00eb s\u2019e donte dhe se p\u00ebr t\u00eb ajo mund t\u00eb shkonte t\u00eb martohej me k\u00eb t\u00eb donte. Ky qe i vetmi rast q\u00eb un\u00eb has kur refuzimi i vajz\u00ebs p\u00ebr t\u2019u martuar, pranohej n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb arsyeshme. Marko, q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb mendje hapur, shprehu mendimin se p\u00ebrgjith\u00ebsisht fejesat q\u00eb f\u00ebmij\u00eb nxjerrin telashe. Por i ati e kund\u00ebrshtoi e tha se qe i mendimit se \u201cAjo duhet t\u00eb martohet me at\u00eb q\u00eb ua un\u00eb e jo at\u00eb q\u00eb do ajo\u201d. Kur erdhi koha p\u00ebr t\u00eb fjetur, mua m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb jorgan ku t\u00eb shtrihesha. Kurse t\u00eb tjer\u00ebt u shtrin\u00eb e fjet\u00ebn p\u00ebrdhe, ku t\u00eb mundnin mbi d\u00ebrrasa\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Dhe s\u00eb fundi Durhami nuk l\u00eb pa p\u00ebrshkruar edhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi e qethin kok\u00ebn mirditor\u00ebt, ishte edhe kjo nj\u00eb ve\u00e7ori q\u00eb i dallonte nga t\u00eb tjer\u00ebt, shprehet ajo:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cMirditor\u00ebt nuk e rruajn\u00eb aspak gjithnj\u00eb kok\u00ebn, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e fiseve t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste, ata rruajn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb mjaft t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb t\u00ebmtha. Meq\u00eb dy prej pes\u00eb bajraqeve kan\u00eb tjet\u00ebr gjak, s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur p\u00ebrse tipat e njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb aty ndryshojn\u00eb aq shum\u00eb. Nga nj\u00eb an\u00eb nj\u00eb tip i gjat\u00eb, me sy t\u00eb p\u00ebrhim\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb tip trupvog\u00ebl e zeshkant\u00eb cilin e has shpesh, si dhe, padyshim, gjith\u00eb rastet e nd\u00ebrmjetme\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Dr. Rovena VATA Mirdita n\u00eb syrin e udh\u00ebp\u00ebrshkrueses Edit Durhami \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[709,710],"tags":[2568],"class_list":["post-12323","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-kryesor","category-personazh","tag-rovena-vata","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Dr. Rovena VATA Mirdita n\u00eb syrin e udh\u00ebp\u00ebrshkrueses Edit Durhami \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-09T11:40:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit\",\"datePublished\":\"2020-01-09T11:40:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323\"},\"wordCount\":2997,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"keywords\":[\"Rovena vata\"],\"articleSection\":[\"KRYESOR\",\"PERSONAZH\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323\",\"name\":\"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-01-09T11:40:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12323#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News","og_description":"Nga: Dr. Rovena VATA Mirdita n\u00eb syrin e udh\u00ebp\u00ebrshkrueses Edit Durhami \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2020-01-09T11:40:43+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit","datePublished":"2020-01-09T11:40:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323"},"wordCount":2997,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"keywords":["Rovena vata"],"articleSection":["KRYESOR","PERSONAZH"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323","name":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2020-01-09T11:40:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12323#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mirdita dhe Abat Preng Do\u00e7i n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Edit Durhamit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12325,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12323\/revisions\/12325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}