{"id":12934,"date":"2020-06-06T15:25:11","date_gmt":"2020-06-06T15:25:11","guid":{"rendered":"http:\/\/pirustinews.com\/?p=12934"},"modified":"2020-06-06T15:29:28","modified_gmt":"2020-06-06T15:29:28","slug":"oficeri-i-policise-pashk-tusha-ju-rrefej-per-here-te-pare-mbi-ngjarjet-e-policanit-te-vititit-1992-kur-protestat-e-ketij-qyteti-tronditen-politiken-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934","title":{"rendered":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>-Pjes\u00eb nga ditari \u201cjeta ime n\u00eb policin\u00eb e shtetit\u201d- <\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Arrestimet e t\u00eb dyshuarve, presione e k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr jet\u00ebn nga protestuesit, lajmet e TVSH-s\u00eb, politizimi i ngjarjes, shpjegimet n\u00eb Hetuesin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, prononcimi n\u00eb TVSH, debati politik n\u00eb Parlament, biseda e takimit me Ilir Met\u00ebn<\/em><\/strong><em>.<\/em><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me urdh\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb Ministrit t\u00eb Br\u00ebndsh\u00ebm me dat\u00eb 24 Gusht 1992 jam nisur me sh\u00ebrbim p\u00ebr n\u00eb qytetin e Poli\u00e7anit, <strong>p\u00ebr t\u00eb ndihmuar e mb\u00ebshtetur shefin e komisariatit t\u00eb asaj kohe Maks Guri.<\/strong> Uzina e Poli\u00e7anit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb objekt strategjik i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe sigurohej me forca ushtarake. <strong>Prej afro nj\u00eb muaji rrjesht kishin vazhduar protestat dhe grevat e punonj\u00ebsve t\u00eb uzin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin t\u00eb ishin t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb uzin\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00ebtar p\u00ebr \u00e7do familje<\/strong>. Ishte krijuar komisioni i grev\u00ebs sipas ligjit dhe <strong>drejtohej nga shtetasi Namik Ahmeti<\/strong>. Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb grev\u00ebs, nuk kishte patur asnj\u00eb konflikt me policin\u00eb lokale t\u00eb Poli\u00e7anit. Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Poli\u00e7an takohem me shefin e komisariatit, i cili m\u00eb b\u00ebri prezent situat\u00ebn e grevist\u00ebve, k\u00ebrkesat e tyre ekonomike, si dhe disa masa q\u00eb ishin marr\u00eb nga Ministria e Mbrotjes p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e grev\u00ebs, duke iu afruar asistenc\u00eb sociale atyre punonj\u00ebsve q\u00eb ishin larguar nga puna.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit u diskutua edhe p\u00ebr dy-tre informacione verbale t\u00eb pa vertetuara, se t\u00eb nes\u00ebrmen mund t\u00eb sulmohet uzina edhe p\u00ebr faktin se Drejtori i uzin\u00ebs i em\u00ebruar nga Ministri i Mbrotjes, nuk ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr punonj\u00ebsit dhe sindikalist\u00ebt. <strong>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat ishte q\u00eb drejtori t\u00eb mos em\u00ebrohet nga Ministri i Mbrotjes, por nga bordi i uzin\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb sindikat\u00ebn.<\/strong> Efektivi i post\u00ebs s\u00eb policis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit ishte af\u00ebrsisht 16 punonj\u00ebs policie. P\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb ishte krijuar nuk kishte asnj\u00eb forc\u00eb policore shtes\u00eb, gjith\u00e7ka ishte menaxhuar me parametrat normal\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb grevist\u00ebve. Rreth or\u00ebs 8:00 t\u00eb dat\u00ebs 25 Gusht 1992 vajta n\u00eb stacionin e policis\u00eb, kontaktova me komandantin e post\u00ebs, e pyeta rreth situat\u00ebs n\u00eb uzin\u00eb si dhe planizimin e sh\u00ebrbimeve. <strong>Po k\u00ebshtu e pyeta se ku ndodhej shefi i komisariatit Maks Guri, por komandanti i post\u00ebs mu p\u00ebrgjigj se ka shkuar her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb Ministri. P\u00ebr momentin mbeta i shokuar dhe i shtrova nj\u00eb pyetje vetvetes, <\/strong>p\u00ebrse t\u00eb jem un\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku ai q\u00eb drejtonte komisariatin dhe mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Ministri. N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb kisha nj\u00eb suport politik si\u00e7 kishte shefi i komisariatit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb isha larguar menj\u00ebher\u00eb nga Poli\u00e7ani<strong>. Megjithat\u00eb komandanti i stacionit\u00a0 t\u00eb policis\u00eb nuk kuptoi asgj\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimin tim. N\u00eb vijim i thash\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb telefon drejtorin e uzin\u00ebs dhe ti k\u00ebrkonte takimin q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebja me t\u00eb<\/strong>. P\u00ebrgjigjia u dha se drejtori kishte dy-tre dit\u00eb q\u00eb nuk dukej n\u00eb qytetin e Poli\u00e7anit, ai flinte i qet\u00eb pran\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Beratit. K\u00ebrkova takim me kryeinxhinierin e uzin\u00ebs, mesa m\u00eb kujtohet e kishte emrin G\u00ebzim, i cili m\u00eb priti n\u00eb zyr\u00eb rreth or\u00ebs 9:00. Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit q\u00eb po b\u00ebnim rreth situat\u00ebs, brenda uzin\u00ebs kan\u00eb hyr\u00eb forc\u00ebrisht n\u00eb zyr\u00eb rreth 60-70 ish punonj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin tej mase t\u00eb irrituar ndaj drejtorit i cili kishte larguar nga puna t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, simpatizant\u00ebt, militant\u00ebt e partis\u00eb Socialiste dhe kishte marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn n\u00eb uzin\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt dhe simpatizant\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. <strong>M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se kishte nga nj\u00eb familje 2-3 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar q\u00eb ishin aktivist\u00eb t\u00eb partis\u00eb Demokratike. <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat e grevist\u00ebve ishte q\u00eb mund\u00ebsisht t\u00eb ishin n\u00eb pun\u00eb, nga nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do familje. P\u00ebrballja, fyerjet dhe p\u00ebrplasja me grevist\u00ebt q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr<strong>. Fillimisht ata m\u00eb rrethuan me tavolionat e zyr\u00ebs dhe nuk m\u00eb lejuan q\u00eb t\u00eb dilja jasht\u00eb, pas 20 minutash debatesh kryeinxhinieri arriti q\u00eb t\u00eb m\u00eb nxjerr\u00eb nga zyra dhe un\u00eb largohem me vrap jasht\u00eb rrethimit t\u00eb objektit. Konstatova n\u00eb at\u00eb moment q\u00eb kryeinxhinieri si banor i Skraparit kishte autoritet<\/strong>. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb beja bisedime dhe u futen protestuesin n\u00eb zyr\u00eb, nj\u00eb ushtar i sh\u00ebrbimit t\u00eb postobllokut ka q\u00eblluar n\u00eb aj\u00ebr 2-3 her\u00eb me automatik, p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjet forc\u00ebrisht n\u00eb territorin e uzin\u00ebs. S\u00eb bashku me komandantin e stacionit t\u00eb policis\u00eb jam ngjitur me shpejt\u00ebsi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e kodr\u00ebs mbi uzin\u00eb duke par\u00eb djegiet, shkat\u00ebrrimet, d\u00ebgjoheshin shp\u00ebrthime me eksploziv\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kohe, e cila ka zgjatur reth 3-4 or\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 12:00 kam informuar drejtorin e Rendit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme si dhe z\u00ebvend\u00ebs Ministrin e Brendsh\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar, <strong>si dhe p\u00ebr shkat\u00ebrrimet t\u00eb ndodhura n\u00eb uzin\u00eb. Rreth or\u00ebs 13:00 ka mb\u00ebrritur n\u00eb Poli\u00e7an shefi i komisariatit Maks Guri,<\/strong> t\u00eb cilin e kam informuar duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb fyer p\u00ebr \u00e7ka kishte ndodhur. Rreth or\u00ebs 15:00 ka mb\u00ebrritur n\u00eb <strong>Poli\u00e7an z\u00ebvend\u00ebs Ministri i Brendsh\u00ebm, i ndjeri Astrit Mehja, t\u00eb cilin e kam informuar holl\u00ebsisht p\u00ebr gjith\u00e7ka kishte ndodhur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me mua personalisht,<\/strong> por dhe p\u00ebr djegiet dhe shkat\u00ebrrimet e ndodhura n\u00eb uzin\u00eb. Pas takimit me mua \u00ebsht\u00eb marr\u00eb takim dhe me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit <strong>Z. Arshin Tusha, me t\u00eb cilin ka shk\u00ebmbyer replika t\u00eb ashpra t\u00eb nd\u00ebrsjellta. Z. Mehja i \u00ebsht\u00eb drejtuar duke i th\u00ebn\u00eb Z. Tusha, se ju socialist\u00ebt e keni djegur uzin\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mbani p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale,<\/strong> nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr me kund\u00ebr akuza nga kryetari i Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 18:00 n\u00eb komisariatin e policis\u00eb Berat bazuar n\u00eb informacionet dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dispononte policia e Skraparit, <strong>\u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb arrestohen rreth 13 grevist\u00eb si autor t\u00eb dyshuar t\u00eb djegieve dhe shkat\u00ebrrimeve n\u00eb uzin\u00eb.<\/strong> Nd\u00ebrmjet t\u00eb arrestuar\u00ebve n\u00eb list\u00eb ishte edhe kryetari i grev\u00ebs, Namik Ahmeti. Po k\u00ebshtu edhe nj\u00eb grua e quajtuar Mereme mesa me kujtohet. Nga drejtuesit e operacionit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb plani p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimet. Rreth or\u00ebs 05 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 26 Gusht 1992, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimi i k\u00ebtyre shtetasve nga forcat speciale dhe nga ato t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb. \u00c7do grup q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte arrestimet kishte p\u00ebrgjegj\u00ebs nga nj\u00eb oficer, me q\u00ebllim q\u00eb veprimet t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb ligjshme. Asnj\u00eb punonj\u00ebs policie i forcave speciale nuk ka p\u00ebrdorur dhun\u00eb gjat\u00eb operacionit policor, si dhe asnj\u00eb nga t\u00eb arrestuarit apo\u00a0 pjes\u00ebtar t\u00eb familjes s\u00eb\u00a0 tyre nuk kan\u00eb kund\u00ebrshtuar forcat speciale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 06:30 t\u00eb dat\u00ebs 26 Gusht <strong>1992 kur u mor\u00ebn vesh arrestimet e b\u00ebra, banor\u00ebt e Poli\u00e7anit u mblodh\u00ebn n\u00eb sheshin e qytetit dhe vendos\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronin aty deri n\u00eb lirimin e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/strong>\u00a0 Nd\u00ebrsa po l\u00ebvizja rrug\u00ebs bashk\u00eb me Maks Gurin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, p\u00ebrball\u00eb bashkis\u00eb rast\u00ebsisht kemi kontaktuar me Kryetarin e Bashkis\u00eb Arshin Tusha i cili k\u00ebrkoi sqarime rreth arrestimeve q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nga forcat speciale. Un\u00eb sapo kam filluar t\u2019i jap sqarimet, na kan\u00eb rrethuar qindra banor\u00eb t\u00eb qytetit, disa prej tyre p\u00ebrdorinin edhe fjal\u00eb fyese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj meje. <strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i kam th\u00ebn\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb tek zyra p\u00ebr tu sqaruar p\u00ebr faktin se nuk mund t\u00eb bashk\u00eb bisedojm\u00eb n\u00eb ket\u00eb situat\u00eb q\u00eb po krijohet nga banor\u00ebt. Edhe Kryetari i Bashkis\u00eb u dakort\u00ebsua menj\u00ebhere, ndaj pa e zgjatur shkuam n\u00eb zyr\u00eb, n\u00eb katin e dyt\u00eb mesa m\u00eb kujtohet.<\/strong> Sapo kemi hyr\u00eb br\u00ebnda kan\u00eb ardhur n\u00eb ambjentet e zyr\u00ebs dhe t\u00eb korridorit qindra protestues, duke k\u00ebrkuar me \u00e7do kusht lirimin e t\u00eb arrestuarve. Banor\u00ebt hyn\u00eb forc\u00ebrisht n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb e kisha tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu shprehur, p\u00ebr faktin se \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thuhej duhej menduar mir\u00eb, pasi nga eg\u00ebrsia e k\u00ebrc\u00ebnimet masive q\u00eb b\u00ebheshin mund t\u00eb rrezikohej jeta ime n\u00eb ato momente. <strong>Kryetari i bashkis\u00eb Arshin Tusha me gjith\u00eb njohjet shoq\u00ebrore e miq\u00ebsore t\u00eb tij, b\u00ebri t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr ti larguar protestuesit t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ishin rreth 200-300 n\u00eb korridore e n\u00eb zyr\u00eb<\/strong>, por ishte e pamundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, pasi nga momenti n\u00eb moment protestuesit po shtoheshin n\u00eb num\u00ebr. Policia lokale u mbyll n\u00eb ambjentet e godin\u00ebs dhe nuk e mori n\u00eb asnj\u00eb rast inisiativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar protestuesit e irrituar ndaj\u00a0 meje personalisht, e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 9:00\u00a0 protestuesit e pranish\u00ebm n\u00eb zyr\u00eb\u00a0 <strong>b\u00ebn\u00eb prezent vendimin q\u00eb kishin marr\u00eb sipas t\u00eb cilit, ne t\u00eb dy nuk do t\u00eb dilnim t\u00eb gjall\u00eb nga kjo zyr\u00eb, pa liruar v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb plagosuar e gjakosur gjat\u00eb arrestimit<\/strong>. Rreth or\u00ebs 10 kur situata arriti kulmin e ashp\u00ebrsis\u00eb, ju kam k\u00ebrkuar\u00a0 leje protestuesve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb tualet. Fillimisht u b\u00eb debat, ca thonin po po po, ca thonin jo jo jo, pas 30 minutash debatesh t\u00eb forta, m\u00eb mori kryetari i bashkis\u00eb dhe m\u00eb shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb tualet. M\u00ebnj\u00ebher\u00eb kam nxjerr\u00eb pistolet\u00ebn nga k\u00ebll\u00ebfi, jam kam dor\u00ebzuar kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, kam hequr kr\u00ebh\u00ebrin e fishek\u00ebve dhe i kam hedhur n\u00eb vrim\u00ebn e tualetit. Situata ishte aq kritike sa mendoja se individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mund t\u00eb m\u00eb merrnin pistolet\u00ebn dhe t\u00eb na vrisnin t\u00eb dyve, p\u00ebr ngjarjen e arrestimeve. Rreth or\u00ebs 11:00 dy helikopter\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Br\u00ebndshme fluturonin mbi qytetin e Poli\u00e7anit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb telefon Ministri i Br\u00ebndsh\u00ebm Bashkim Kopliku i cili m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: Pashk ruaj qet\u00ebsin\u00eb, situat\u00ebn do ta zgjidhim shum\u00eb shpejt, forcat speciale, t\u00eb FNSH dhe disa grupe t\u00eb gatshme t\u00eb komisariat\u00ebve t\u00eb policis\u00eb i kemi n\u00eb Berat dhe do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0<strong>Gjat\u00eb bisedimit me Ministrin nj\u00eb protestues i irrituar m\u00eb ka marr\u00eb forc\u00ebrisht receptorin e telefonit dhe i ka th\u00ebn\u00eb: D\u00ebgjo Bashkim Kopliku po t\u00eb jesh burr\u00eb hajde n\u00eb Poli\u00e7an, mos na provoko me helikopter, do\u00a0 ta presim kok\u00ebn.\u00a0 Sapo mbaroi bised\u00ebn i thash\u00eb k\u00ebtij protestuesi si i flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Ministrit t\u00eb Br\u00ebndsh\u00ebn, ai mu p\u00ebrgjigj se dhe ti kriminel, je si puna e atij. <\/strong>Sa m\u00eb shum\u00eb koha po kalonte, shum\u00eb protestues i zbuten marr\u00ebdh\u00ebniet me mua personalisht, kjo edhe p\u00ebr faktin se p\u00ebr ish shefin e komisariatit Gjon Suli kishin shum\u00eb respekt banor\u00ebt e Poli\u00e7inat i cili ishte shkarkuar nga detyra e liruar nga policia, sepse iu kishte dh\u00ebn\u00eb automjetin deputet\u00ebve socialist\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen e Parlamentit. Nd\u00ebrsa ndaj Maks Gurit fyerjet, presionet deri edhe mosdh\u00ebnia e ujit p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, zbatimi u komand\u00ebs \u00e7ohu-ulu dhjetra her\u00eb, ishin krijuan situat\u00eb serioze p\u00ebr jet\u00ebn e tij edhe p\u00ebr faktin se kishte q\u00ebn\u00eb\u00a0 n\u00eb forumet drejtuese t\u00eb Partis\u00eb <strong>Demokratike dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i ndryshimeve politike, n\u00eb rrethin e Skraparit<\/strong>. Mesa m\u00eb kujtohet forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, ato speciale e grupet e gatshme numri mund t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb mbi 100. Rreth or\u00ebs 13:00 kan\u00eb ndaluar tek ura n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit duke sulmuar me shkopinj gome protestuesit t\u00eb cil\u00ebt ishin\u00a0 t\u00eb pakt\u00ebn tre mij\u00eb, pasi ishte p\u00ebrfshir\u00eb i madh e i vog\u00ebl, gra e pleq t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrball\u00ebn me shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs t\u00eb policis\u00eb. <strong>Por dhe kund\u00ebrreagimi i tyre ishte i fort\u00eb, duke p\u00ebrdorur arm\u00eb t\u00eb ftohta si\u00e7 ishin sopata, hanxhar, kumesa, drur\u00eb lopatash e kazmash, mjet\u00eb t\u00eb forta si gur\u00eb e tulla,<\/strong> p\u00ebrleshje e cila zgjati 30 minuta. P\u00ebr pasoj\u00eb pati pasoja me plagosjen e dhjet\u00ebra punonj\u00ebsve policie si dhe t\u00eb dhjet\u00ebra t\u00eb protestuesve, ku n\u00eb 2-3 raste protestuesit ju mor\u00ebn arm\u00ebt forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb duke ua dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, shoq\u00ebruar me fjal\u00ebt<strong>: <em>Largohuni menj\u00ebher\u00eb se jeni f\u00ebmij\u00ebt tan<\/em>\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00c7do veprim q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb rrug\u00eb e n\u00eb shesh un\u00eb e shikoja nga dritarja e katit t\u00eb dyt\u00eb, pasi aty e kisha vendodhjen. Momenti tep\u00ebr prek\u00ebs p\u00ebr mua ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb 50-ve q\u00eb ka ardhur n\u00eb zyr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shprehur: shoku oficer kam gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb, po vdesin p\u00ebr buk\u00eb, jetojm\u00eb me l\u00ebvozhga shalqini, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo masak\u00ebr q\u00eb b\u00ebhet mbi ne. <strong>Un\u00eb menj\u00ebher\u00eb kam nxjerr\u00eb nga xhepi 200 lek\u00eb dhe ia kam dh\u00ebn\u00eb forc\u00ebrisht se nuk pranonte ti merrte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment m\u00eb ka puthur n\u00eb ball\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb larguar, pas 10 minutash me ka sjell\u00eb nj\u00eb ftua me nj\u00eb arom\u00eb ku vite m\u00eb par\u00eb grat\u00eb mirditore i mbanin n\u00eb arkat e rrobeve p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb arom\u00eb. Rreth tre mij\u00eb protestues q\u00eb nga ora 10:00 deri nga ora 13:00 parakalonin n\u00eb rrug\u00ebn kryesore me thirrjet duam buk\u00eb, duam pun\u00eb, Poli\u00e7ani nuk \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto thirrje n\u00eb lajmet e or\u00ebs 16:00 ishin ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht gjat\u00eb edicionit t\u00eb lajmeve, ku ishin cituar e komentuar nga TVSH,<\/strong> se banor\u00ebt e Poli\u00e7anit protestuan me portretet e Enver Hoxh\u00ebs n\u00ebp\u00ebr duar dhe me thirrjet \u2018\u2019Parti Enver jemi gati kurdoher\u00eb\u2019\u2019 si dhe jan\u00eb mbajtuar peng dy oficera policie.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0Pas edicionit t\u00eb lajmeve q\u00eb un\u00eb nuk i kisha d\u00ebgjuar rreth or\u00eb 16:30 nj\u00eb grup protestuesish 50-60 veta kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e bashkis\u00eb dhe m\u00eb jan\u00eb drejtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ultimative duke u shprehur: <strong>Merr urgjent\u00ebsisht Presidentin dhe kryeministrin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnj\u00ebshtruar lajmet e or\u00ebs 16:00, p\u00ebrndryshe do t\u00eb heqim kok\u00ebn o kriminel i Bashkim Koplikut.<\/strong> Menj\u00ebher\u00eb i kam r\u00ebn\u00eb numrit tim t\u00eb telefonit n\u00eb zyr\u00eb ku un\u00eb e dija shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb at\u00eb orar nuk kishte njeri dhe kam folur me shum\u00eb shpejt\u00ebsi duke shprehur <strong>\u2018\u2019Zoti Kryeminist\u00ebr, populli i Poli\u00e7anit ka t\u00eb drejt\u00eb, njer\u00ebzit po vdesin p\u00ebr buk\u00eb, lajmet q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, thirrjet e protestuesve kan\u00eb q\u00ebn\u00eb duam buk\u00eb\u00a0 duam pun\u00eb, un\u00eb jam bashkuar me popullin e Poli\u00e7anit\u2019\u2019<\/strong>, me shum\u00eb shpejt\u00ebsi e kam mbyllur menj\u00ebher\u00eb telefonin. Sapo mbarova bised\u00ebn (e rreme) grupi i protestuesve q\u00eb ishte n\u00eb zyr\u00eb tentoi t\u00eb m\u00eb nxirrte forc\u00ebrisht, <strong>gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk kam pranuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb duke iu v\u00ebn\u00eb kusht se nga kjo zyr\u00eb dal vet\u00ebm me Maks Gurin, me t\u00eb cilin kemi hyr\u00eb s\u00ebbashku. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e imja nuk u mor n\u00eb konsiderat\u00eb nga protestuesit. <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Rreth or\u00ebs 18: 00 m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb telefon prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Maks Haxhia, pasi m\u00eb ka pyetur p\u00ebr an\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore m\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoja me kryetarin e Bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi prej 7-8 vet\u00ebsh<\/strong>, me q\u00ebllim t\u00eb shkonin n\u00eb Berat dhe t\u00eb shikonin gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb arrestuar\u00ebve n\u00eb dhomat e baraburgimit. Sapo ardhi kyetari i Bashkis\u00eb e njoftova mbi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Mbaj mend q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb debat gati nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb. Pasi u kthye p\u00ebrfaq\u00ebsia, takimin me prokurorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm e b\u00ebn\u00eb prezent me qend\u00ebr z\u00ebri e cila ishte e <strong>vendosur n\u00eb podiumin ku drejtohej protesta. Situata filloj t\u00eb qet\u00ebsohej, nd\u00ebrsa n\u00eb zyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb nuk kishte fyerje, presione e k\u00ebrc\u00ebnime. Mbaj mend q\u00eb dy miq t\u00eb familjes time me lidhjet e tyre q\u00eb kishin n\u00eb Poli\u00e7an, m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb paketa me cigare dhe m\u00eb kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen e tyre me q\u00ebllim q\u00eb un\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb se situata do t\u00eb zgjidhej shum\u00eb shpejt.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 22:00 ka ardhur n\u00eb qytetin e <strong>Poli\u00e7anit nj\u00eb grup deputet\u00ebsh i Partis\u00eb Socialiste i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga deputet\u00ebt Servet P\u00ebllumbi, Sabit Brokaj, Bashkim Caka dhe Ilir Meta.<\/strong> Nuk di se \u00e7far\u00eb bisede e thirrje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet\u00ebt n\u00eb tribun\u00ebn e protest\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb fakti se rreth or\u00ebs 23:00 ka ardhur n\u00eb zyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb deputeti Ilir Meta i cili na ka pyetur t\u00eb dyve p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore si dhe p\u00ebr zhvillimet e ngjarjeve, q\u00eb kishin ndodhur deri n\u00eb ato momente. Zoti Meta m\u00eb ka shprehur se ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga protestuesit q\u00eb t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim, se nuk je mbajtur peng. <strong>Un\u00eb\u00a0 pasi i thash\u00eb se n\u00eb krahasim me Zotin Maks jam trajtuar m\u00eb mir\u00eb, protestuesit kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb nxjerrin dy her\u00eb forc\u00ebrisht gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kam pranuar duke v\u00ebn\u00eb kusht se nuk dal i vet\u00ebm pa Maksin.<\/strong> Nd\u00ebrsa deklarat\u00ebn nuk ua jap deputet\u00ebve, por vet\u00ebm organeve hetimore edhe p\u00ebr faktin se kam statusin e ushtarakut t\u00eb cilin asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk e shkel.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Deputeti Meta mu p\u00ebrgjigj: <strong>Jam plot\u00ebsisht dakort me mendimin tuaj, do t\u2019ua b\u00ebj prezent protestuesve dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb zgjidhet situata.<\/strong> Zoti Meta n\u00eb tribun\u00ebn e protest\u00ebs ju ka b\u00ebr\u00eb prezent protestuesve mendimet e mija dhe u ka k\u00ebrkuar lirimin ton\u00eb t\u00eb m\u00ebnj\u00ebhersh\u00ebm nga zyrat e Bashkis\u00eb. Shum\u00eb protestues d\u00ebgjoheshin nga q\u00ebndra e z\u00ebrit m\u00eb thirrjet PO PO PO, por kishte dhe nga ato q\u00eb shpreheshin JO JO JO. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb deputeti Meta i shoq\u00ebruar nga dhjetra protestues ka ardhur dhe na ka nxjerr\u00eb nga zyra. N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb kan\u00eb ardhur edhe punonj\u00ebsit e policis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit, ku un\u00eb u jam shprehur \u2018\u2019zhdukuni q\u00eb k\u00ebtej se nuk dua t\u2019ju shikoj me sy\u2019\u2019.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth or\u00ebs 24 jemi nisur s\u00ebbashku me <strong>Maks Gurin p\u00ebr n\u00eb komisariatin e Beratit ku na priste n\u00eb takim Z\/ministri i Br\u00ebndsh\u00ebm. Biseda e z\u00ebvend\u00ebs Ministrit me deputetin Ilir Meta ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr, duke b\u00ebr\u00eb akuza t\u00eb nd\u00ebrsjellta politike p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar, pra duke e politizuar ngjarjen n\u00eb ekstrem.<\/strong> Me dat\u00eb 27 kam dh\u00ebn\u00eb shpjegime para hetuesve t\u00eb Hetuesis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, konkretisht para Zotit Fatos Qato i cili shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb koleg, e n\u00eb prani t\u00eb prokurorit t\u00eb rrethit t\u00eb Skraparit Luan Kalo\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt me shum\u00eb dashamir\u00ebsi dhe respekt shoq\u00ebror m\u00eb kan\u00eb pyetur holl\u00ebsisht rreth ngjarjes q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kisha shkuar n\u00eb Poli\u00e7an. Pas 4 or\u00ebsh shpjegimesh, kan\u00eb ardhur n\u00eb <strong>Berat Z\/ministrja e Br\u00ebndshme, Lutmilla Pajo (e ndjer\u00eb) e cila m\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb jap nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr TVSH rreth ngjarjes s\u00eb ndodhur n\u00eb Poli\u00e7an.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Diktimi q\u00eb mu b\u00eb prej saj q\u00eb un\u00eb t\u00eb shpreja se <strong>deputeti socialist Ilir Meta m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb se nuk jam mbajtur peng, nuk e pranova<\/strong>. Un\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera i shpreha se nuk do ta cil\u00ebsoj as se esht\u00eb deputet socialist<strong>, por do t\u00eb them deputeti i Parlamentit Ilir Meta. Intervista ime \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e plot\u00eb pa u \u00e7ensuruar, si\u00e7 ishte realiteti i ngjarjes. Me dat\u00ebn 27 Gusht Ministri i Brendsh\u00ebm Bashkim Kopliku n\u00eb parlament gjat\u00eb diskutimit rreth ngjarjes, ka akuzuar Ilir Met\u00ebn se oficerit t\u00eb policis\u00eb Pashk Tusha i ke b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklar\u00ebt\u00eb me shkrim,<\/strong> se nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur peng. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Ministri Kopliku se kam informacion me shkrim nga oficeri i policis\u00eb. Deputeti Ilir Meta pas k\u00ebsaj akuze ka k\u00ebrkuar\u00a0 kaset\u00ebn e TVSH dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00ebse Pashk Tusha ju ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb, qenka i pa burr\u00eb dhe mashtrues. E v\u00ebrteta q\u00ebndronte krejt ndryshe q\u00eb un\u00eb jo q\u00eb nuk kisha dh\u00ebn\u00eb informacion as me shkrim as verbal, por nuk kisha takuar as Ministrin e Brendsh\u00ebm p\u00ebr ti shpjeguar rreth k\u00ebsaj ngjarje. \u00c7\u00ebshtja e ngjarjes s\u00eb Poli\u00e7anit u politizua n\u00eb ekstremitet, rrethanat e k\u00ebsaj ngjarje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i kam shpjeguar edhe kryetarit t\u00eb Hetuesis\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshmn\u00eb t\u00eb asaj kohe zoti Prel Martini, i cili nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloji nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar th\u00ebniet e mija, me q\u00ebllim q\u00eb un\u00eb t\u00eb shmangia \u00e7do lloj keq interpretimi dhe disinformimi rreth k\u00ebsaj ngjarje, kam marr 3 dit\u00eb raport mjek\u00ebsor dhe jam larguar p\u00ebr n\u00eb Mirdit\u00eb. P\u00ebr deklarimet e mija nuk kam patur asnj\u00eb pasoj\u00eb me ecurin\u00eb time n\u00eb karrier\u00eb gjat\u00eb viteve 1992-1997. <strong>Rreth ngjarjes jan\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar si d\u00ebshmitar okular n\u00eb seanc\u00ebn gjygj\u00ebsore me 13 t\u00eb pandehur.<\/strong> Personalisht vler\u00ebsoj q\u00ebndrimin korrekt e ligjor t\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Luan Kolo\u00e7i e t\u00eb grupit t\u00eb hetuesis\u00eb t\u00eb kryesuar nga Fatos Qato.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dua t\u00eb ve\u00e7oj se k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe me munges\u00eb t\u00eb theksuar informacioni i cili kusht\u00ebzohej vet\u00ebm nga nj\u00eb stacion i vet\u00ebm televiziv q\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, TVSH, familja ime dhe t\u00eb af\u00ebrmit e kan\u00eb p\u00ebrjetur me shum\u00eb ankth, p\u00ebrfshir\u00eb miq e shok\u00eb. Kur TVSH kishte dh\u00ebn\u00eb lajmin p\u00ebr t\u00eb cilin fola m\u00eb lart, pra se oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha ishte marr\u00eb peng n\u00eb Poli\u00e7an, familja ime e kishte p\u00ebrjetuar keq, jo vet\u00ebm bashk\u00ebshortja dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe v\u00ebllez\u00ebrit dhe n\u00ebna ime n\u00eb Mirdit\u00eb. I shqet\u00ebsuar mbi k\u00ebt\u00eb situta\u00eb, n\u00eb kushtet kur nuk kishte asnj\u00eb telefon apo m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr komunikimi, v\u00ebllai im Prenga ishte nisur me urgjenc\u00eb nga Mirdita p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, ku fillimisht ishte ndaluar n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion mbi situat\u00ebn dhe fatin tim. N\u00eb takimin me drejtorin e Rendit Agim Shehu v\u00ebllai im \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb shum\u00eb i fyer, pasi drejtori i policis\u00eb kishte aluduar sipas tij, se ishte paaft\u00ebsia ime q\u00eb ishim mbajtur i bllokuar nga protestuesit e Poli\u00e7anit. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt t\u00eb paqart\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb mij nga Mirdita, Lezha, Kurbini e Tirana i jan\u00eb bashkuar v\u00ebllait tim n\u00eb Tiran\u00eb dhe kan\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr tu nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Poli\u00e7anit, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb prej andej me \u00e7do \u00e7mim. Theksoj se mos dh\u00ebnia informacion mbi situat\u00ebn time i kishte alarmuar n\u00eb ekstrem ata. Por n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me bashk\u00ebshorten nat\u00ebn e ngjarjes i kam k\u00ebrkuar domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb asnj\u00ebri t\u00eb mos niset drejt Poli\u00e7anit, p\u00ebr arsye se jam sh\u00ebndosh e mir\u00eb dhe situata do t\u00eb zgjidhej shum\u00eb shpejt. V\u00ebllai im ka komunikuar paraprakisht para se t\u00eb niseshin n\u00eb Poli\u00e7an me bashk\u00ebshorten time, e cila u ka b\u00ebr\u00eb me dije k\u00ebrkes\u00ebn time q\u00eb askush t\u00eb mos udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb jugun e vendit ku isha un\u00eb. P\u00ebr fat k\u00ebta jan\u00eb bindur dhe situata mori rrjedha normale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kujtoj m\u00eb shum\u00eb respekt kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit Arshin Tusha i cili me kontributin e tij institucional, lidhjet shoq\u00ebrore, familjare e miq\u00ebsore ndikoi pozitivisht p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb gjakderdhje gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb ndaj protestuesve, ku p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn e krijuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb i kishte politika dhe aspak banor\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb Poli\u00e7anit, e aq m\u00eb pak strukturat e policis\u00eb<\/strong>. Vler\u00ebsim maksimal kam p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb Poli\u00e7an p\u00ebr t\u00eb drekuar bashk\u00eb me ta p\u00ebr\u00a0 q\u00ebndrimin ligjor q\u00eb un\u00eb kisha mbajtur. Vler\u00ebsimi ndaj meje ishte i lidhur edhe me respektin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb kishin Poli\u00e7anasit p\u00ebr mirditor\u00ebt, duke p\u00ebrmendur meritat e <strong>Gjeneral Gjin Marka Toma, Komisar\u00a0 Brigat\u00ebs 6 Sulmuese me sekretar rinie Ramiz Alin\u00eb, t\u00eb cilit si\u00e7 shpjegon Gjeneral Rahman P\u00ebrllaku, Gjenerali Toma ishte drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ta lironte nga burgu e t\u00eb vdiste pran\u00eb familjes. Fatkeq\u00ebsisht Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb<\/strong>. Gjenerali vdiq n\u00eb burgun e Burrelit. Nder dhe respekt p\u00ebr gjeneralin e t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Poli\u00e7anit, me t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrballa me nj\u00eb situat\u00eb kritike p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, e timen personale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb jet\u00ebn time kam qen\u00eb krenar se familja ime, jo vet\u00ebm ajo e vogla por edhe ajo nga e cila kisha prejardhjen ishte nj\u00eb familje q\u00eb m\u00eb motivonte, por edhe p\u00ebr faktin se trava e Mirdit\u00ebs kishte nxjerr\u00eb figura motivuese jo vet\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn dhe mirditasit, po edhe p\u00ebr mbar\u00eb kombin. Ata jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por mund t\u00eb p\u00ebrmendim disa prej tyre <strong>si Pjet\u00ebr P\u00ebrlati gjenerla i koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit, Gjon Gazulli, Ambroz Marlaskaj, Abat Prend Do\u00e7i, At\u00eb Gjergj Fishta, Anton \u00c7eta, Ndrec Ndue Gjoka dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Pjes\u00eb nga ditari \u201cjeta ime n\u00eb policin\u00eb e shtetit\u201d- Arrestimet e t\u00eb dyshuarve, presione e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"gallery","meta":{"footnotes":""},"categories":[701,709,705],"tags":[],"class_list":["post-12934","post","type-post","status-publish","format-gallery","hentry","category-aktualiteti","category-kryesor","category-politike","post_format-post-format-gallery"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"-Pjes\u00eb nga ditari \u201cjeta ime n\u00eb policin\u00eb e shtetit\u201d- Arrestimet e t\u00eb dyshuarve, presione e&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-06T15:25:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-06-06T15:29:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"528\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pirusti News\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@AleksanderNdoja\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pirusti News\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934\"},\"author\":{\"name\":\"Pirusti News\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\"},\"headline\":\"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs\",\"datePublished\":\"2020-06-06T15:25:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-06T15:29:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934\"},\"wordCount\":4445,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"AKTUALITETI\",\"KRYESOR\",\"POLITIKE\"],\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934\",\"name\":\"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-06-06T15:25:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-06T15:29:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?p=12934#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"name\":\"Pirusti News\",\"description\":\"Media Qendrore\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#organization\",\"name\":\"Pirusti News\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/03\\\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg\",\"width\":528,\"height\":528,\"caption\":\"Pirusti News\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"},\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/pirustinews\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/AleksanderNdoja\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674\",\"name\":\"Pirusti News\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pirusti News\"},\"description\":\"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\\\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\\\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA\",\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/www.pirustinews.com\",\"https:\\\/\\\/www.facebook.com\\\/aleksander.ndoja1\",\"ndoja.aleksander\",\"https:\\\/\\\/www.youtube.com\\\/channel\\\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/pirustinews.com\\\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News","og_description":"-Pjes\u00eb nga ditari \u201cjeta ime n\u00eb policin\u00eb e shtetit\u201d- Arrestimet e t\u00eb dyshuarve, presione e&hellip;","og_url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934","og_site_name":"Pirusti News","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","article_published_time":"2020-06-06T15:25:11+00:00","article_modified_time":"2020-06-06T15:29:28+00:00","og_image":[{"width":528,"height":528,"url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pirusti News","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@AleksanderNdoja","twitter_site":"@AleksanderNdoja","twitter_misc":{"Written by":"Pirusti News","Est. reading time":"22 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934"},"author":{"name":"Pirusti News","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674"},"headline":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs","datePublished":"2020-06-06T15:25:11+00:00","dateModified":"2020-06-06T15:29:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934"},"wordCount":4445,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"articleSection":["AKTUALITETI","KRYESOR","POLITIKE"],"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934","url":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934","name":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs - Pirusti News","isPartOf":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website"},"datePublished":"2020-06-06T15:25:11+00:00","dateModified":"2020-06-06T15:29:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/?p=12934#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/pirustinews.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Oficeri i policis\u00eb Pashk Tusha: Ju rr\u00ebfej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi ngjarjet e Poli\u00e7anit t\u00eb vititit 1992, kur protestat e k\u00ebtij qyteti trondit\u00ebn politik\u00ebn e Tiran\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#website","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","name":"Pirusti News","description":"Media Qendrore","publisher":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/pirustinews.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#organization","name":"Pirusti News","url":"https:\/\/pirustinews.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/pirustinews.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/163089452_126826016115949_1510232624871391015_n.jpg","width":528,"height":528,"caption":"Pirusti News"},"image":{"@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/pirustinews","https:\/\/x.com\/AleksanderNdoja","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/pirustinews.com\/#\/schema\/person\/49e4dea445d83fd893f9144b63d6e674","name":"Pirusti News","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b0b81374b266b92c04517600982743c472994ee3291ffa98bd6fb44d0ee2524c?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pirusti News"},"description":"@2017 - Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara. \u201cT\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e k\u00ebtij materiali jane pjes\u00eb ekskluzive e patjetersueshme e \u201cpirustinews.com\u201d sipas ligjit nr.35\/2016 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit\u201d dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d. Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjet\u00ebrsimi etj, pa autorizimin e administratorit t\u00eb \u201cpirustinews.com\u201d, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas nenit 179 t\u00eb ligjit 39\/2016\u201d. Lejohet \u00e7do shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme. Administrator Aleksand\u00ebr NDOJA","sameAs":["http:\/\/www.pirustinews.com","https:\/\/www.facebook.com\/aleksander.ndoja1","ndoja.aleksander","https:\/\/www.youtube.com\/channel\/UCMtiWgFH2p-JpSyhXNauCSA"],"url":"https:\/\/pirustinews.com\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12937,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12934\/revisions\/12937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/pirustinews.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}